Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Merkel s’është vetëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Merkel s’është vetëm  Empty
MesazhTitulli: Merkel s’është vetëm    Merkel s’është vetëm  I_icon_minitimeTue Sep 06, 2011 12:04 pm


Kërkesa e kancelares, Angela Merkel për Serbinë që t’i shuajë strukturat paralele në Veri mbështetet nga shumica e shteteve të BE-së, e sidomos nga Franca.

Europarlamentari Bernd Posselt tha për Express se për Veriun nuk ka zgjidhje tjetër përveç integrimit me pjesën tjetër të Kosovës. Ai thotë se është shokuar nga joserioziteti i Dick Martyt, që nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur raportin e tij.

Posselt ka konfirmuar mbështetjen e Parlamentit Evropian për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës dhe i ka bërë thirrje Beogradit dhe serbëve në Veri që të pranojnë Planin e Ahtisaarit si zgjidhja e vetme për të drejtat e pakicave.

Posselt është Raportues për Kosovën i Partisë Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian. Ai është nismëtari i rezolutës me të cilën Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje pesë shteteve të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Parlamentari gjerman ka ardhur për një vizitë në Prishtinë për të marrë informacion rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Megjithëse është përfaqësues i Parlamentit Evropian, ai ka pranuar të komentojë vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel në Beograd, gjatë së cilës ajo kërkoi nga Serbia që nëse dëshiron të marrë kandidaturën për BE gjatë këtij viti, duhet të shuajë institucionet paralele në Veri. Posselt shprehet i bindur se mesazhet e Merkelit dhe Ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle nuk janë vetëm të Gjermanisë.

“Qëndrimi i zonjës Merkel, qëndrimi i Westervelles, është pozicioni i shumicës dërrmuese në Parlamentin Evropian dhe mendoj, edhe i Bashkimit Evropian. Jo i gjitha shteteve, por i shumicës së tyre. Merkel ka thënë shumë qartë atë që të tjerët e mendojnë. Jam shumë mirënjohës për fjalët e qarta në Beograd, sepse ky është opinioni i shumicës në BE. Ajo ka folur në koordinim shumë të ngushtë me Francën. Këtë e them me sinqeritet të madh. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Francën”, ka thënë ai, në një intervistë për Express.

“Zonja Merkel nuk do t’i jepte kurrë ato mesazhe aq të qarta po mos të ishte koordinuar me institucionet e Bashkimit Evropian dhe Francën. Kështu që serbët duhet ta kuptojnë se ky është pozicioni i Gjermanisë por edhe qëndrimi i shumicës dërrmuese të BE’së”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Merkel s’është vetëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Merkel: Serbia t’i zgjidh mosmarrëveshjet me Kosovën
» Serbia i frikësohet vizitës së kancelares Merkel
» Danke Merkel
» Merkel vs Obama për programet ekonomike
»  Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: