Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Kthehet ne Jete vetem disa ore perpara se ti merrinin organet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Antigona
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 89

MesazhTitulli: Kthehet ne Jete vetem disa ore perpara se ti merrinin organet   Sun Dec 25, 2011 10:43 am

Një 21-vjeçar në SHBA u rikthye në jetë nga një gjendje “e pakthyeshme” kome, vetëm disa orë përpara se t’i hiqnin organet për t’i transplantuar në pacientë të tjerë.

Studenti Sam Schmid, nga Arizona, ishte i shtruar që prej disa javësh në spital pas një aksidenti me veturë dhe gjatë gjithë periudhës së komës ai mbahej në jetë nga një aparaturë.

Sipas mjekëve, truri i tij kishte vdekur dhe do të ishte e pamundur që Schmid të rikuperonte funksionin e tij. Të përballur me këtë të vërtetë të trishtuar, familjarët pranuan që të jepnin organet e të birit për transplantim.

Vetëm disa orë përpara se ai të futej në operacion, 21-vjeçari filloi të jepte shenja jete. “Që prej aksidentit, kam qëndruar përkrah shtratit të tij duke u lutur. Vazhdova të lutesha edhe në ato që do të ishin momentet e fundit të jetës së tim biri, kur papritmas, ai lëvizi dy gishta të dorës”, kujton e përlotur nëna e tij.

Pasi njoftuan mjekët, një skanim i detajuar iu bë trurit të të riut dhe një neurolog arriti në përfundimin se trauma, që në fillim besohej si e parikuperueshme, në të vërtetë nuk ishte e tillë. Hemorragjia që kishte pësuar në tru pas aksidentit ishte pastruar dhe ajo nuk e kishte prekur pjesën më jetike të trurit, transmeton TCH.

Në ditët në vazhdim, Schmid rikuperoi pak nga pak funksionet e trupit dhe ai mund të rikthehet në shtëpi për Krishtlindje pa asnjë problem fizik apo mendor.

Megjithatë, nëse ajo lëvizje e lehtë e gishtave do të kishte ardhur vetëm disa orë më pas, 21-vjeçari sot do të jetonte vetëm në trupat që do të merrnin organet e tij.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kthehet ne Jete vetem disa ore perpara se ti merrinin organet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushqimi sipas shenjave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Kuriozitete-
Kërce tek: