Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Yao Ming operohet, mendon për përfundim të karrierës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Yao Ming operohet, mendon për përfundim të karrierës Empty
MesazhTitulli: Yao Ming operohet, mendon për përfundim të karrierës   Yao Ming operohet, mendon për përfundim të karrierës I_icon_minitimeSat Jan 08, 2011 11:59 am

Houston, 8 janar - Qendra e Houston Rocketsave, Yao Ming, të enjten i është nënshtruar një operimi në nyjën e këmbës së majtë. Ky operim mund t'i përfundojë kinezit karrierën në basketboll.
Gjiganti 226 centimetra ka qëndruar jashtë parketit që nga 10 nëntori. Në përgjithësi këtë stinor ka luajtur vetëm pesë ndeshje dhe nuk pritet të luajë më në edicionin 2010\2011. Ming po ashtu mungoi gjithë stinorin e kaluar me dëmtim të shputës së këmbës.
"E di se do të jetë një rehabilitim i gjatë. Por, po shikoj përpara që të nis fazën e rehabilitimit. Do të shfrytëzoj këtë pauzë që kam, për të shqyrtuar të gjitha opsionet. Do të marrë një vendim për karrierën, kur t'i afrohem fundit të fazës së rehabilitimit", ka thënë Ming 30-vjeçar.
Mjeku i skuadrës Tom Clanton, ka operuar Yaon në Houston. Yao ishte i zgjedhuri i parë i draftit të NBA-së të vitit 2002. Por, karriera e tij në NBA është përshkruar nga lëndime të shumta. Në shumicën e rasteve problemet u shfaqën në shputën e majtë apo nyjën e këmbës së majtë.
"Shpresoj se ky do të jetë operimi i fundit për të. Është e tmerrshme, ai ka parë më shumë shtretër spitali se çdo njeri tjetër. Ai është një punëtor shumë i madh dhe shpresoj të marrë fund ky fat i keq. Shpresoj që ky operim të jetë i suksesshëm dhe të rikuperohet shpejt", ka thënë aloja e Houstonit, Shane Battier.
Kontrata e Yao Mingut me Houstonin përfundon në fund të këtij edicioni. Houstoni është ende në pritje se çfarë do të vendosë për qendrën kineze. Skuadra aktualisht ka bilanc prej 16 fitoreve e 19 humbjeve.
Yao në tri stinorët e tij të parë në NBA kishte munguar vetëm në dy ndeshje. Problemet me lëndime filluan në edicionin 2005-06, kur mungoi 21 ndeshje, shkaku i një infeksioni në gishtin e tij të madh të këmbës së majtë. Ai më pas theu shputën e majtë në fund të atij stinori dhe mungoi në katër ndeshjet e fundit. Ming luajti 77 ndeshje të stinorit të rregullit në edicionin 2008-09, por mori një dëmtim të shputës dhe iu nënshtrua një operimi të ndërlikuar. Houstoni me kujdes i monitoronte minutat e Yaos këtë stinor. Por, qendra kineze u lëndua më 10 nëntor në humbjen 98:91 nga Washington Wizardsi.
Kur Yao u lëndua, fizioterapeuti i klubit Walter Lowe, tha se duhet të operohet dhe se një operim i tillë mund të mbante kinezin jashtë parketit deri në 10 muaj.
"Vetëm shpreson se me këtë operim ai të kthehet në formë të mirë dhe të jetë në gjendje të marrë një vendim. Të vjen keq për të. Ai është në një dilemë tash, nëse dëshiron të luajë ende apo nëse dëshiron të ketë një jetë kualitative", ka thënë trajneri i Houstonit, Rick Adelman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Yao Ming operohet, mendon për përfundim të karrierës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ballack nuk mendon për kombëtaren
» Operohet Eric Abidal
» Mourinho: Titulli më i vështirë i karrierës
» Inzaghi zbulon sekretin e karrierës
» Milito: Goli më i mirë i karrierës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: