Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Japonia përballet me krizë bërthamore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Japonia përballet me krizë bërthamore  Empty
MesazhTitulli: Japonia përballet me krizë bërthamore    Japonia përballet me krizë bërthamore  I_icon_minitimeTue Mar 15, 2011 8:50 am

Japonia përballet me krizë bërthamore  14-fukushima4

Tokio, 14 mars -(E plotësuar) – Japonia të hënën përballej me krizë bërthamore, pas shpërthimit hidrogjenor në një reaktor dhe zhveshjes së tubave që bartin lëndët djegëse në reaktorin tjetër, vetëm disa ditë pas tërmetit shkatërrimtar dhe cunamit që shkaktoi vdekjen e të paktën 10.000 personave.
Rrugët, hekurudhat dhe portet janë dëmtuar në pjesën dërrmuese të verilindjes japoneze, derisa vlerësohet se kostoja e fatkeqësive të shumëfishta që përfshinë këtë shtet brenda ditëve të fundit ka arritur në të paktën 170 miliardë dollarë. Analistët thonë se ekonomia japoneze madje mund të kthehet në recesion.
Ekipet shpëtimtare kanë vazhduar kërkimin në rajonin e shkatërruar nga cunami në veri të Tokios, duke u munduar që në të njëjtën kohë të përkujdesen për miliona njerëz që kanë mbetur pa rrymë dhe ujë në atë që kryeministri japonez, Naoto Kan, e ka quajtur si krizën më të madhe në këtë shtet që nga Lufta e Dytë Botërore.
Zyrtarët thonë se të paktën 10.000 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit me intensitet prej 8.9 ballësh të rihterit dhe të cunamit që rezultoi prej tij. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo ka raportuar se 2.000 trupa të pajetë janë gjetur të hënën vetëm në dy qyteza bregdetare.
“Është skenë nga ferri”, ka thënë Patrick Fueller nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, duke iu referuar gjendjes në qytezën verilindore bregdetare të Otsuchit.
“Gjendja këtu është e pabesueshme, pothuajse gjithçka është bërë rrafsh me tokë. Qeveria thotë se 9.500 persona, më shumë se gjysma e popullatës mbase ka vdekur dhe unë i druaj më të keqes”.
Frika më e madhe në kompleksin bërthamor të Fukushimas, rreth 240 kilometra në veri të Tokios, është një rrjedhje e madhe e materialeve radioaktive. Në kompleks tashmë kanë ndodhur dy shpërthime, një të shtunën dhe tjetri të hënën.
Agjencia japoneze e lajmeve “Jiji” ka thënë se tubat e lëndëve djegëse janë zhveshur në tërësi dhe lirimi i materialëve radioaktive nuk mund të përjashtohet. Operatori i termocentralit ka konfirmuar se shumë pak ujë ka mbetur në reaktor. Tubat deri më tani kanë qenë të mbuluara pjesërisht nga uji i detit.
“Kyodo” ka raportuar se 80.000 persona janë evakuuar nga zona, duke iu bashkuar më shumë se 450.000 të evakuuarve të tjerë nga zonat e goditura prej tërmetit dhe cunamit në verilindje.
Ekspertët bërthamorë kanë thënë se mbase është hera e parë në historinë 57-vjeçare të industrisë që uji i detit është përdorur për t’i ftohur tubat, një sinjal ky se sa afër është mundësia e një aksidenti të madh në Japoni.
“Injektimi i ujit të detit në bërthamë është masë ekstreme”, thotë Mark Hibbs, ekspert bërthamor.
Në një central bërthamor të energjisë në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti masiv dhe cunami, ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër.
Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.
Të shtunën pati ndodhur një eksplodim në reaktorin numër 1 të këtij centrali, njofton REL.
Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raporton se afro 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që ishte goditur më së shumti nga cunami.
Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.
Kryeministri Naoto Kan ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, prej Luftës së Dytë Botërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Japonia përballet me krizë bërthamore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Japonia kërkon ndihmën e agjencisë bërthamore të KB
» Dialogu në krizë
» BE fton Iranin për bisedime bërthamore
» Energjia Berthamore- Hyrje
» Japonia befason Kamerunin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: