Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dialogu në krizë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dialogu në krizë  Empty
MesazhTitulli: Dialogu në krizë    Dialogu në krizë  I_icon_minitimeThu Aug 18, 2011 6:29 am

Dialogu është në krizë të kredibilitetit tani dhe do varet nga zgjidhja e çështjes së doganave, vulave dhe kufijve, tha drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.
Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se dallimi më i madh ndërmjet dialogut të mëparshëm dhe atij aktual qëndron në atë se presioni për të dhënë rezultate mbresëlënëse është më i madh si kurrë më parë.

“Dialogu është në krizë të kredibilitetit tani, dhe do varet nga zgjidhja e çështjes së doganave, vulave dhe kufijve. Tash, nëse BE-ja është në gjendje t’i shtyjë palët të pajtohen me një zgjidhje e cila nënkupton se ka kufij të besueshëm dhe me të cilën zgjidhet çështja e lirisë së lëvizjes, jo vetëm për qytetarët por edhe për mallrat, atëherë mund të thuhet se dialogu është i dobishëm dhe interesant”, tha ai, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse do të ishte e dobishme apo nëse do të jepte shenja të mira që në këtë fazë të ketë diskutime që shkojnë përtej debatit teknik.

“Natyrisht se debatet teknike janë në të njëjtën kohë edhe politike; është politikisht e rëndësishme të dihet se ku qëndron kufiri efektiv. Mirëpo, është joreale dhe e parëndësishme që Prishtina e Beogradi të shtyhen për të bërë koncesione qoftë për statusin e veriut qoftë për statusin e Kosovës”, tha ai.

Çështja kryesore mendoj se do të ishte krijimi i rezultateve të vërteta në dialog-rezultate që rrisin lirinë e lëvizjes në rajon, gjë nga e cila do të përfitonin edhe Prishtina edhe Beogradi.

Sipas tij, shumëçka është në pyetje këtu për Bashkimin Evropian, sepse ky dialog është bërë një projekt prestigj edhe për Catherine Ashton.

Ai tha se kur bëhet fjalë për nisjen e negociatave për anëtarësim, BE-ja do të dëshirojë që Serbia të paktën të mos e dëmtojë njërin nga projektet më të mëdha të politikës së jashtme evropiane e që është stabilizimi i Ballkanit, stabilizimi i Kosovës dhe asistimi në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Knaus tha se kur bëhet fjalë për Kosovën-Brukseli ka dëmtuar kredibilitetin e vet në dy mënyra fundamentale: Njëri, ka të bëjë me marrëveshjet e preferencave tregtare ndërmjet BE-së e Kosovës.

“Fakti që marrëveshjes së preferencave tregtare i skadonte afati dhe që BE-ja nuk mund ta pajtohej me këtë, tregon që edhe në këtë fazë mospajtimet brenda BE-së sa i përket statusit të Kosovës po i dëmtojnë çështjet më praktike. Ky ishte një sinjal i tmerrshëm dhe mendoj që BE-ja do të bënte mirë që ta adresojë këtë krizë të brendshme evropiane.

E dyta ka të bëjë me viza. BE-ja nuk ka qenë, deri më tani, në gjendje-edhe pse autoritetet kosovare kanë përmbushur shumicën e kritereve të ngjashme me ato që i kanë përmbushur shtetet e tjera. Mirëpo, BE-ja nuk ka qenë në gjendje t’ia japë Kosovës një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave. Ka fjalë për një dialog, ka fjalë për një proces në përgjithësi, por BE-ja nuk e ka trajtuar Kosovën me seriozitet që do të thotë se nuk e ka trajtuar atë të barabartë me fqinjët e saj”, citohet të ketë thënë Knaus. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dialogu në krizë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon dialogu
» Japonia përballet me krizë bërthamore
» AKR: Vendi është në krizë institucionale
» Dialogu Beograd-Prishtinë pa ndërmjetës
» Banka Qendrore paralajmëron krizë financiare në Slloveni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: