Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova ilegalisht eksporton me Serbi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosova ilegalisht eksporton me Serbi  Empty
MesazhTitulli: Kosova ilegalisht eksporton me Serbi    Kosova ilegalisht eksporton me Serbi  I_icon_minitimeMon Jun 13, 2011 9:39 am

Eksporti me Serbinë nuk është i bllokuar tërësisht. Pavarësisht
se ky shtet ka vënë bllokadë që tri vjet radhazi për produktet kosovare,
tregtarët vendorë po gjejnë mënyra të tjera për të eksportuar mallrat e
tyre në Serbi. Saktësisht, ky eksport po bëhet nëpër rrugë ilegale.
Disa prej eksportuesve kosovarë po pajisen edhe me dokumente nga
strukturat paralele në vend, e disa prej tyre po e shfrytëzojnë
ilegalisht pjesën veriore të Kosovës për të qarkulluar në tregun e këtij
shteti.
Edhe pse Serbia nuk respekton Marrëveshjen për
Tregti të Lirë, CEFTA dhe nuk pranon vulën e dokumentet e tjera të
Republikës së Kosovës, megjithatë po shfrytëzon forma të ndryshme që të
blejë mallrat kosovare. Sipas të dhënave që ofron Enti i Statistikave të
Kosovës (ESK), në prill të këtij viti në këtë shtet janë eksportuar
mallra në vlerë prej 557 mijë eurosh, ose gati katër herë më shumë se në
të njëjtin muaj të viti të kaluar.
Burime në Doganën e Kosovës bëjnë të ditur për Express se tregtarët
kosovarë për të dalë në tregun e Serbisë po pajisen me dokumente nga
strukturat paralele në vend.
“Eksportimi me dokumente të institucioneve paralele varet më shumë
edhe nga ajo se kush qëllon në ndërrim prej anës serbe, sepse ka disa që
nuk lejojnë qarkullimin edhe me këso dokumente”, ka thënë ky burim për
gazetën.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, pranon se ka
eksport indirekt në këtë shtet, por jo ilegalë. Sipas tij, tregtarët
shfrytëzojnë rrugë të tjera për të shitur mallrat e tyre në Serbi.
“Kompanitë kosovare shfrytëzojnë Malin e Zi e Maqedoninë për të dalë
në tregun serb. Ata fillimisht eksportojnë në këto shtete, e pastaj prej
aty mallrat e tyre dalin në Serbi, edhe pse kjo rrugë u kushton shumë
më shtrenjtë”, ka thënë Stavileci.
E tregtarët kosovarë thonë se nuk janë në dijeni se cilat rrugë
shfrytëzohen për të eksportuar mallrat kosovare drejt këtij shteti.
Sipas tyre, produktet e tyre nuk mund të kalojnë në tregun e Serbisë as
përmes Malit të Zi, e as Maqedonisë.
Që nga shpallja e pavarësisë, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina kanë
bllokuar produktet kosovare dhe nuk i njohin vulat e Republikës së
Kosovës. E, Qeveria shumë shpejt pritet të marrë vendimin që për këto
produkte të aplikojë tarifën doganore prej 10 për qind. Sipas të dhënave
të ESK-së, deficiti tretar është në rritje. Në mars, minusi ishte 163
milionë euro, kurse në prill 166 milionë euro.
Mirëpo, shkalla e mbulimit të importit me eksport është pak më e
mirë, nga 14,1 për qind në 15 për qind. Në tërësi, u eksportuan 29,3
milionë euro, ose 15,2 për qind më shumë. Ndërkaq importi ishte në
shumën 195,8 për qind, përkatësisht 8,7 për qind më shumë. Edhe më
tutje, shtyllë kryesore e eksportit janë metalet bazë dhe artikujt prej
tyre, ku “Ferronikeli” dhe hekuri mbeturinë përbëjnë gati 60 për qind të
eksportit. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova ilegalisht eksporton me Serbi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova Tex eksporton xhinse në Gjermani
» Kosova “eksporton” para të gatshme Publikuar: Sot, më 17 nëntor 2010
» Për Maqedoninë, Kosova ende në Serbi
» Kosova goditet nga një tërmet, në Serbi dy të vdekur
» Kosova, temë e bisedimeve të Lavrov në Serbi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: