Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 VV: Qeveria po e lë Kosovën pa Republikë dhe vetëm si kopje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

VV: Qeveria po e lë Kosovën pa Republikë dhe vetëm si kopje Empty
MesazhTitulli: VV: Qeveria po e lë Kosovën pa Republikë dhe vetëm si kopje   VV: Qeveria po e lë Kosovën pa Republikë dhe vetëm si kopje I_icon_minitimeMon Sep 26, 2011 12:08 pm

Serbia kurrë nuk ka pasur bisedime më të suksesshme sesa këto që aktualisht po i zhvillon me Kosovën në Bruksel. Jo për shkak të Qeverisë së Serbisë dhe Borisllav Stefanoviqit, por duke iu falënderuar Qeverisë së Kosovës dhe Edita Tahirit, vlerëson lëvizja “Vetëvendosje”, në një komunikatë për opinionin, që po e japim të plotë.
“Sikur përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve të shumta në vendin tonë të ishte së paku aq sa zelli i saj për t’i diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës me Serbinë, sigurisht që Kosova do të dukej krejtësisht ndryshe. Dy muaj më parë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe kryenegociatori i Serbisë, Borisllav Stefanoviq, u patën dakorduar për tri konkluza lidhur me tabelat e automjeteve, kopjet e regjistrave civilë dhe njohjen e diplomave universitare. Diskutimin me Stefanoviqin për punët e brendshme të Kosovës, znj.Edita Tahiri e vazhdoi dhe e kurorëzoi me marrëveshje të reja, kësaj radhe për vulat doganore dhe kopjet e dokumentacionit kadastral. Këto marrëveshje të reja zëvendëskryeministrja po i bënte përkundër faktit se më 25 e 26 korrik u vra një polic i Kosovës dhe shumë të tjerë u plagosën e lënduan në veri dhe përkundër bllokimit fizik të veriut nga strukturat ilegale e armiqësore të Serbisë, në ballë të së cilave shumë shpesh shihet pikërisht Borisllav Stefanoviq. Zëvendëskryeministres kosovare nuk i mjaftuan faktet e vjetra për Serbinë kriminale e armiqësore dhe, njësoj, nuk i bëjnë përshtypje as faktet më të reja për Serbinë gjithnjë të njëjtë.

Konkluzioni i dakorduar me 2 shtator për vulat doganore i përmban vetëm tri fjali të shkurtëra. Me kaq pak tekst s’kanë mundur të bëjnë më shumë dëm. Në pikën e parë thuhet që “Palët do të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s” Kjo nuk është aspak obligative për Serbinë – ajo gjithmonë do të mund të thotë që përpjekje më shumë se kaq nuk mund të bëjë dhe se këto ishin të gjitha përpjekjet e mundshme nga ana e saj.

Në pikën e dytë thuhet që “Vulat doganore me mbishkrimin ‘Dogana e Kosovës’, siç u është konfirmuar të gjitha palëve të CEFTA-s, do të pranohet”. Kësisoj, Serbia pretendon që ka bërë koncesion i cili duhet të përcjellet nga Kosova me një koncesion tjetër të radhës ani pse në vula nuk shkruan dhe as që është shkruar ndonjëherë fjala thelbësore ‘Republikë’. Sipas kësaj pike, edhe Kosova e pranon vulën e vet, gjë që në shikim të parë duket fort e çuditshme. Mirëpo, qëllimi është që Kosova kështu të zotohet që do t’i mbajë këto vula dhe se as në të ardhmen nuk do ta shtojë fjalën ‘Republikë’ aty.

Për më keq, në pikën e tretë thuhet që “Të gjitha dokumentet dhe komunikimet përcjellëse gjithashtu do ta pasqyrojnë këtë formulim”. Kjo do të thotë që kudo që shkruan ‘Republika e Kosovës’ duhet të bëhet vetëm ‘e Kosovës’. Pra, jo që nuk do të shtohet fjala ‘Republikë’ në vulat e doganave të Kosovës në të ardhmen, por edhe nga dokumentet e komunikimet përcjellëse do të hiqet ajo (nëse ka qenë aty ndonjëherë). Pa dyshim që me dialogun e Brukselit nuk po i shtohet përmbajtje Republikës por po i venitet edhe formaliteti asaj. Prej marrëdhënies asimetrike s’mund të ketë rezultat tjetër: nuk po diskutohet fare për vulat e Serbisë (mbi atë se çfarë vulash do të përdor Serbia), por vetëm dhe vetëm se çfarë vulash do t’i ketë Kosova (e që janë të pranueshme edhe për Serbinë).

Në anën tjetër, në dakordimet për kopjet e dokumentacionit kadastral, sërish fillohet me atë se si palët do të bëjnë “çdo përpjekje për të vendosur një kadastër plotësisht të besueshëm në Kosovë”. Mirëpo, duke mos u specifikuar se çka nënkupton shprehja ‘çdo përpjekje’ kjo gjë patjetër që i lihet vullnetit të Serbisë.



Pika 2 thotë që “Një grup trepalësh, i përbërë nga ekspertë kadastralë nga të dyja palët dhe i kryesuar nga BE, do të monitorojë punën e një agjencie teknike (të përzgjedhur pas konsultimeve me të dyja palët), roli i së cilës do të jetë që të identifikojë zbraztësirat në shënimet kadastrale origjinale të para vitit 1999”. Pra, do të sajohet një organizëm i përbashkët Kosovë-Serbi për një çështje të brendshme të Kosovës.



Në pikën e tretë tregohet që “Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) do t’i marrë kopjet e të gjitha shënimeve origjinale kadastrale të cilat janë larguar nga Kosova. Sipas kërkesës, PBSE do të ofrojë të dhëna të caktuara nga Kosova.” Kjo do të thotë që Kosova s’i merr as kopjet por ato i merr PSBE-ja që nuk e njeh Kosovën dhe ndaj të cilit ne bëjmë aplikim pastaj. Dhe, jo vetëm kaq. PSBE-ja do t’i jep Serbisë informacione të Kosovës me kërkesë të kësaj të fundit.



Më tutje, në pikën 4, thuhet që agjencia teknike e lartpërmendur “do t’i krahasojë të gjitha kopjet e shënimeve kadastrale origjinale të pronës private të para vitit 1999 me kadastrën e rikonstruktuar të Kosovës”. Meqë Serbia nuk detyrohet qartë dhe saktë, natyrisht që kjo agjenci teknike ku bën pjesë edhe vetë Serbia do të mbetet nën mëshirën e Serbisë për t’i parë shënimet kadastrale origjinale. Serbia nuk po e jep dokumentacionin kadastral origjinal sepse konsideron që posedimi i tij është prerogativë e sovranitetit. Rrjedhimisht, i përket sovranit pastaj që të vendos se çfarë mund të shihet prej asaj që është në pronësi të sovranit.



Pika 4 thotë edhe që rastet kur krahasimi tregon se shënimet nuk përputhen ato “do t’i përcillen nga grupi trepalësh një mekanizmi gjyqësor në Kosovë. Ky mekanizëm gjyqësor do të përcaktojë përfundimisht se cilat shënime kadastrale janë të sakta.” Mirëpo, vetëm në shikim të parë duket ca shpresëdhënëse kjo gjë. Pikat 5 dhe 6 na e dëftojnë të kundërtën. Njëherë thuhet që “Shkalla e parë e mekanizmit gjyqësor do të ushtrohet nga një komision i ekspertëve kadastralë dhe pronësorë ndërkombëtarë dhe kosovarë. Shumica e ekspertëve do të emërohen nga PSBE, duke marrë parasysh interesat e të gjitha komuniteteve” E, mandej, thuhet edhe që “Gjykata Supreme e Kosovës do të veprojë si shkallë e dytë e apelit e mekanizmit gjyqësor. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës do të merren nga një kolegjium në të cilin shumicën do ta mbajnë gjykatësit ndërkombëtarë dhe do të jenë vendime përfundimtare dhe pa mundësi ankese.” Pra, gjithçka ndodhet brenda kornizës ‘status neutral’, ku ndërkombëtarët e kanë shumicën e vendimmarrësve dhe fjalën e fundit, gjë që ka qenë kërkesë e Serbisë dhe është gjithsesi e pranueshme për të.

Në vijim, pika 7, duke pohuar që “Agjencia Kadastrale e Kosovës do t’i zbatojë vendimet përfundimtare që dalin nga mekanizmi gjyqësor i lartcekur duke i futur ndryshimet e nevojshme në kadastrin e Kosovës” pranohet që Agjencia Kadastrale e Kosovës, e cila siç dihet është e Republikës së Kosovës, praktikisht do t’i nënshtrohet një gjykimi ndërkombëtar që nuk e njeh Republikën e Kosovës.
Pika e fundit, pra pika 8, e instalon Dialogun si njëfarë institucioni suprem. Pra, Dialogun (me D të madhe) ashtu siç potencohet në këtë pikë përmbyllëse, e që thotë se “Grupi trepalësh implementues do ta monitorojë zbatimin dhe funksionimin e shpejtë të aranzhmaneve të lartcekura dhe do ta njoftojë rregullisht Dialogun lidhur me progresin.”

Serbia kurrë nuk ka pasur bisedime më të suksesshme sesa këto që aktualisht po i zhvillon me Kosovën në Bruksel. Jo për shkak të Qeverisë së Serbisë dhe Borislav Stefanoviqit, por duke iu falenderuar Qeverisë së Kosovës dhe Edita Tahirit, thuhet në fund të këtij reagimi të Vetëvendosjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
VV: Qeveria po e lë Kosovën pa Republikë dhe vetëm si kopje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zgjedhje, vetëm nëse rrëzohet Qeveria
» Ndarja nuk përfundon vetëm me Kosovën
» Më 2010 Kosovën e kanë njohur vetëm 8 shtete
» Miq vetëm në shtrat
» Kompletohet Qeveria me zëvendësministra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: