Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Astrologjia dhe mjekësia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Astrologjia dhe mjekësia Empty
MesazhTitulli: Astrologjia dhe mjekësia   Astrologjia dhe mjekësia I_icon_minitimeSun Jun 06, 2010 5:17 pm

Astrologjia dhe mjekësia


Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë
astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një
krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse
nënshenjat e tyre janë në baraspeshë

Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë.
Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i
horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre
janë në baraspeshë. Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave
duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose
metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me
njëra-tjetrës. Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe
mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores, ujorit, ose
binjakëve. Aspektet e përputhshme në mes të mjekut dhe pacientit ofrojnë
kurajë dhe mirëbesim të dyanshëm, derisa ato të papërputhshme mund të
shkaktojnë aversion të dyanshëm.

Ndikimi i Hënës në shëndetin e njeriut

Pas Diellit, Hëna është trupi qiellor që ka ndikimin më të madh në
organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat përputhet me
kohëzgjatjen e Hënës lunare, ndërsa periudha e fillimit të frytit deri
te lindja e tij, zgjat plot nëntë muaj. Fazat e ndryshme të Hënës
ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme e sidomos të krizave
mentale. Pasi që Hëna është mbledhëse e energjisë së Diellit, ajo
njëkohësisht është edhe transmetuese e kësaj energjie në trupin e
njeriut. Kur një person e ka Hënën e dobët në horoskop, atëherë ai
person do të marrë më pak energji diellore dhe më lehtë u nënshtrohet
sëmundjeve të ndryshme. Hëna ndikon në organet shumë të ndjeshme të
trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra. Po ashtu edhe
shtatzënia, lindja dhe sistemi nervor drejtpërsëdrejti janë të lidhur me
ndikimin e Hënës. Hëna ka ndikim edhe te trashëgimia gjenetike.

Shërimi nën ndikimin e Hënës

Në kohën e Ptolomeut, të pajtoheshe me operacion e të mos e analizoje
mirë pozitën e Hënës, do të thoshte ta rrezikoje jetën personale. Qysh
në kohët e lashta njerëzit nuk operoheshin gjatë ditëve kur Hëna ndodhej
në shenjën e bricjapit, sepse gjatë atyre ditëve dobësohet funksionimi i
organizmit. Po ashtu pacientët atëbotë nuk janë shëruar as gjatë ditëve
kur mbi Tokë paraqitej Hëna e re, sepse gjatë këtyre ditëve besohej se
ndodhin ndryshimet e mëdha atmosferike. Kjo praktikë vazhdon edhe sot.
Koha më e përshtatshme për shërim janë ditët kur Hëna është e
pozicionuar në shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari. Ndërsa nuk
preferohet kurimi gjatë kohës kur Hëna është në perëndim e sipër për
shkak të mundësisë së gjakrrjedhjes së madhe. Mjekët që konsultohen me
astrologji po ashtu nuk operojnë organet, apo pjesët e trupit gjatë
kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës. P.sh. është shumë rrezik të
operohet koka në kohën kur hëna është në shenjën e dashit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Astrologjia dhe mjekësia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Astrologjia dhe shëndeti
» Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: