Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gazetarja legjendare Helen Thomas del në pension pas komenteve mbi Izraelin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Gazetarja legjendare Helen Thomas del në pension pas komenteve mbi Izraelin Empty
MesazhTitulli: Gazetarja legjendare Helen Thomas del në pension pas komenteve mbi Izraelin   Gazetarja legjendare Helen Thomas del në pension pas komenteve mbi Izraelin I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 2:17 pm

Gazetarja legjendare Helen Thomas del në pension pas komenteve mbi Izraelin F.0608112125941_m
Helen Thomas ka mbuluar Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i viteve 60-të. Dalja e saj në pension vjen pas disa ditë kritikash rreth komenteve të saj javën e kaluar.
Gazetarja Helen Thomas i bëri komentet për gazetarin Rabbi David Nesenoff, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë festonte muajin hebreo-amerikan të trashëgimisë të organizuar nga presidenti Barack Obama.

I pyetur nga gazetari Nesenoff për një koment të përgjithshëm rreth Izraelit, Thomas tha se Izraeli duhet të largohet nga Palestina, të cilën e quajti një tokë të pushtuar. Ajo gjithashtu tha se izraelitët duhet të kthehen në Gjermani, Poloni, Shtetet e Bashkuara apo gjetkë.

Videoja me komentet e Thomas e publikuar në internet, u përhap më shpejtësi në mbarë botën dhe po ashtu u shfaq edhe në televizion.

Në konferencën e ditës së hënë për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Thomas, e cila konsiderohej si dekane e shtypit të akredituar pranë Shtëpisë së Bardhë, mungonte nga rreshti i parë ku ajo ulet zakonisht.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs reagoi kështu kur një gazetar e pyeti lidhur me thëniet e zonjës Thomas.

“Citimet ishin ofenduese dhe të dënueshme. Ajo duhet dhe ka kërkuar falje. Natyrisht këto deklarata nuk pasqyrojnë opinionin besoj të shumicës së njerëzve këtu dhe sigurisht jo të administratës”.

Gazetat Hearst, të cilat publikojnë shkrimin e përjavshëm të zonjës Thomas, njoftuan se gazetarja e cila mbush 90 vjeç në gusht, do të dalë në pension menjëherë.

Përmes një deklarate në faqen e saj në internet, Thomas thotë se ndien keqardhje të madhe për komentet e saj dhe se ato nuk pasqyrojnë atë të cilën ajo e quajti “ besimin që ndiente në zemër se paqja do të vijë në Lindjen e Mesme vetëm kur të gjitha palët e kuptojnë nevojën për respekt të ndërsjellë dhe tolerancë”.

Shoqata e Gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë i quajti komentet e zonjës Thomas të pafalshme, duke thënë se ishin “veçanërisht për të ardhur keq për rolin e saj si pionere e shtypit të akredituar në Shtëpinë e Bardhë.

Mes grave të para që mbulonte ngjarjet e Shtëpisë së Bardhë, gjatë administratës së presidentit John F. Kennedy, Thomas kishte të vetmen karrige me një pllakë të vogël metalike që mbante emrin e saj në konferencën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Debati rreth citimeve të zonjës Thomas vjen ndërkohë që ndaj administratës së presidentit Obama janë ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qëndrimin ndaj bllokadës izraelite kundër Gazës dhe kritikës së thellë të bastisjes izraelite në anijen me ndihma që la 9 njerëz të vdekur. /VoA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Gazetarja legjendare Helen Thomas del në pension pas komenteve mbi Izraelin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Turqia acaron marrëdhëniet me Izraelin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: