Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sistemi nervor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Sistemi nervor Empty
MesazhTitulli: Sistemi nervor   Sistemi nervor I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 6:28 pm

Sistemi nervor

Organizmi ka disa sensore (receptorë ndjeshmërie), pjesa më e madhe e
të cilëve ndodhet në sipërfaqe, dhe kanë si "detyre" të ndjejnë botën
që na rrethon dhe të informojnë qendrat që përbejnë sistemin nervor
(SN). Informacioni përçohet nëpërmjet sinjaleve elektrike që deshifrohen
nga vetë qendrat dhe perceptohen si "njësi".
Receptorët e lëkurës dhe mukozës së gojës e të hundës janë të
ndjeshëm ndaj ngacmimeve të prekjes, termike dhe të dhimbjes ; meqë ato
na mbajnë në kontakt me botën e jashtme ndjeshmëria e tyre quhet
ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe të specializuar, që ndodhen të
gjithë në kokë, që janë përgjegjës për shikimin, dëgjimin, nuhatjen dhe
shijimin.
Disa receptorë të tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt
skeletore dhe në lidhjet muskul-tendine : janë të ndjeshëm ndaj
ndryshimeve të gjatësisë ose ndja tensioneve të përbërësve të sistemit
muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bëhen aktive kur trupi
lëviz.
Organet e brendshme kanë sensore që perceptojnë dhimbjen dhe trysninë
(për shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (për shembull
sasia e dioksidit të karbonit në gjak).
Të gjitha këto informacione duhet ti dërgohen qendrave nervore të
cilat i integrojnë me njëra tjetrën dhe me atë që ruajnë në memorie, dhe
e përdorin jo vetëm për të na lidhur me botën e jashtme, për të pasur
sensin e vendndodhjes dhe drejtimit në hapësirë dhe për të ditur nëse
forca muskulare që përdoret është e përshtatshme për rezistencën që duam
të mundim, për edhe për të dhëne përgjigje të përshtatshme. Këto të
fundit mund të jenë somatike (nëse ndërhyjnë muskujt skeletore) ose të
brendshme (nëse ndryshohet aktiviteti i organeve të brendshme).
SN është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njeri tjetrin të
përbërë kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale) : ndahet
në dy pjesë të mëdha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet në
kafke dhe në palcën kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) që
ndodhet në gjithë pjesën tjetër të trupit edhe brenda të gjithë
organeve. SNP ku bëjnë pjesë të gjithë receptorët e ndjeshmërisë të
lartpërmendur ka si detyre të perceptoje ngacmimet e ambientit dhe ato
të brendshmet dhe tia dërgojë SNQ dhe me pas ti dërgojë të gjithë
organeve përgjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e
informacioneve që vijnë nga periferia, ti përpunoje dhe ti japë një
përgjigje të përshtatshme.
SNQ përbëhet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (që përbëhet nga
palca e zgjatur, ura dhe truri i mesëm), truri i vogël, truri i
ndërmjetëm. SNp përbehet nga nervat, nyjet e receptorëve ndjesorë, duke
përfshirë organet e aparatit të shikimit, dëgjimit, ekuilibrit, nuhatjes
dhe shijes.
Sistemi nervor 180px-Central_nervous_system.svg

//

Përgjithësime
për sistemin nervor qendror



SNQ përfaqëson bashkësinë e të gjitha formacioneve nervore që ndodhen
brenda kafkës dhe shtyllës kurrizore. Në SNQ ndodhen të gjithë
mekanizmat që bëjnë të mundur përshtatjen e vazhdueshme të individit
ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit. Ky funksion jep përgjigje
mjaft kompleksë nëpërmjet të cilave SNQ rregullon funksionimin e të
gjithë aparateve. SNQ lejon përshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe
ndaj ndryshimeve të manjentit të brendshëm (sistemi nervor vegjetativ).
Ai merr informacione si nga ambienti i jashtëm dhe nga ai i brendshëm
nëpërmjet fibrave që çojnë informacion nga periferia. Kjo mundësi
rregullohet nga prania e disa receptorëve ndijore (retina e syut për
dritën, Aparati i Kortit në vesh për tingujt, receptorët termike të
lëkurës dhe organeve të brendshme për ndryshimet e temperaturës,
receptorët kimike për perceptimin e përqendrimeve jonike, receptorët e
trysnisë për ndryshimet e saj, receptorët hormonale për kontrollin e
funksioneve sekretuese etj)
Këto informacione arrijnë në sistemin qendror ku përpunohen për ti
dhëne një përgjigje të përshtatshme natyrës së ngacmimit të perceptuar
dhe i dërgohen periferisë nëpërmjet fibrave që dalin nga SNQ. Aktiviteti
lëvizor i mirëfillte varet integriteti antomofunksional jo vetëm i
fibrave dalëse po dhe nga formacionet receptoriale që dërgojnë
informacione ndijore në SNQ dhe sidomos nga integriteti i këtij të
fundit që bën të mundur në çdo moment dhënien e përgjigjeve të
përshtatshme.
SNQ shfaqet i ndërtuar nga përsëritja e disa qarqeve. Këto qarqe
përbëhen nga 1) një qelize që ka kontakt me periferinë, ku mbledh
informacionet (neuron ndijor) ; 2) një qelize që i dërgon mesazhe
periferisë për të realizuar kontraktimet muskulore ose aktivitetet
sekretore (neuron lëvizor) ; 3) një qelize që ndërvendoset mes të dyjave
dhe modulon informacionin që vjen me sinjalin dalës (neuron i
ndërmjetëm). Parimet kryesore të funksionimit të SNQ mund të konceptohen
duke imagjinuar një numër shume të madh të këtyre zinxhirëve. Ka
zinxhirë që nuk kanë neuron të ndërmjetëm dhe janë baza e përgjigjeve të
menjëhershme, reflekseve. Në të vërtete edhe zinxhirët ku neuroni i
ndërmjetëm është i pranishëm mund të japin përgjigje të menjëhershme
kryesisht si përgjigje ndaj një gjendjeje urgjete ose për mbrojteje.
Baza e funksionimit të SNQ është neuroni. Neuroni është një qelize e
specializuar në përçimin e shpejte të sinjaleve elektrike që pasi
arrijnë në fund të zgjatimeve të tij çlirojnë substanca kimike nëpërmjet
të cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera. Neuroni mund të
ndryshoje vazhdimisht sasinë dhe cilësinë e këtyre kontakteve duke
krijuar një plasticitet nëpërmjet të cilin SNQ mund të memorizojë
eksperienca të reja.
Teoria e neuronit


Kjo teori mbështet në ndarjen anatomike të çdo elementi nervor nga të
tjerët. Pra SNQ (Sistemi Nervoz Qendror) është i ndërtuar nga
elemente qelizore të ndarë nga forma, përmasat dhe karakteristikat
morfologjike shumë të ndryshme, të lidhura mes tyre nga zona të
specializuara të quajtura sinapsë. Përgjatë aksonit impulsi nervor
përhapet me shpejtësi si një vale që çon në një kthim total të
potencialit elektrik. Kur potenciali arrin në fund të aksonit çliron në
hapësirën ndërqëlizorë midis dy neuroneve një numër të caktuar
neurotransmetuesish që modifikojnë aktivitetin elektrik të neuronit
tjetër.
Palca kurrizore


Përshkrimi
makroskopik i palcës kurrizore



Palca kurrizore është pjesë e SNQ, bashke me trurin me të cilin është
e lidhur drejtpërsëdrejti. Ndodhet në shtyllën kurrizore dhe ka formën e
një cilindri të gjatë, paksa i shtypur para dhe mbrapa, i gjatë rreth
44 cm, me një diametër mesatar 1 cm dhe peshe 28 g. Lidhet me periferinë
me një seri dyfishe prej 33 nervash shpinore që dalin nga shtylla
kurrizore nëpërmjet vrimave ndërvertebrore. Çdo nerv degëzohet në dy
rrënje, një të parë dhe një të pasme, që janë të lidhur me palcën
kurrizore.
Gjatë viteve të para të jetës shtylla e qafës dhe pjesa përkatëse e
palcës kurrizore rriten njësoj, ndërsa shtylla e gjoksit dhe e barkut
rriten me shume se palca përkatëse. Ky fenomen bën të mundur që në fund
të zhvillimit palca kurrizore mos ta mbushi tërësisht në gjatësi
shtyllën kurrizore duke u ndalur në vertebrën e dyte të zonës së mesit.
Meqë nervat shpinore dalin nga shtylla kurrizore nëpërmjet vrimave
përkatëse ndërvertebrore, si pasoje nervat e parë shpinore bëjnë një
rruge horizontale për të dale tek vrima e emergjencës, ndërsa të tjerët
bëjnë një rruge me të pjerrët, derisa të fundit janë të detyruar të
shkojnë pothuajse vertikalisht në crimat përkatëse. Palca kurrizore(PK)
është e rrethuar nga tre fletëza lidhëse qendërsynuese, meningjet
shpinore.
Ne pjesën e poshtme PK hollohet në konin placor ndërsa meningjet të
fijen fundore që fiksohet në faqen e mbrapme të kockës së bishtit si
ligament i bishtit. Ky ligament është e element qëndrueshmërie për
palcën dhe ndihmon për ta mbajtur në pozicion qendror në kanalin
kurrizor. Kështu lëngu i shtyllës jo vetëm që e suhqen paceb por dhe e
mbron duke zbutur trumat dhe shtypjet me skeletin.
PK nuk është uniforme, por ka dy pjesë me të zgjeruara, një në
nivelin e qafës (fryrja cervikale) dhe një në nivelin e belit (fryrja
lombare). Këto fryrje janë pasoje e pranisë së gjymtyrëve të sipërme e
të poshtme. Tek gjymtyrët në fakt ndodhen shume muskuj dhe një inervim
kompleks si lëvizor dhe ndijor, prandaj fibrat nervore janë të shumta.
Kjo sjell një numër me të madh dhe volum të lartë në pjesën përkatëse të
PK, që sjell dhe fryrjet.
Ne sipërfaqe PK ka disa hulli gjatësore që përshkojnë të gjithën. Pk
ndhat në nënujësi që quhen neuromere në të djathte dhe në të majte të të
cilëve shfaqën dy rrënjë një e parme dhe një e pasme. E parmja përbëhet
nga aksone neuronesh lëvizore që inervojnë muskujt skeletore, ose
muskulaturën e lëmuar dhe gjëndrat. Rrënja e pasme përbëhet nga aksone
neuronesh pseudounipolare që vendosen në nyjet shpinore dhe e i çojnë PK
informacionet që marrin nga periferia.
Struktura
e palcës kurrizore



Neqoftese e seksjonojmë tërthorazi PK vihet re se lënda gri ndodhet
në qendër ndërsa e bardha në periferi. Në qendër PK përshkohet nga një
kanal i holle që quhet kanali qendror i cili vazhdon në shtyllën e
trurit dhe brenda tij mban lëngun e shtyllës kurrizore.
Lënda gri është noformë fluture. Pjesa tërthore është lidhja gri ku
kalon kanali qendror, ndërsa krahët ndahet në të parme e të pasme.
Nëse e shikojmë në mënyrë tredimensionale lënda gri përbehet nga
shtylla me neurone, ndërsa e bardha nga fibra nervore që transportojnë
impulset. Quhen shtylla neuronesh nëse janë të gjatë përndryshe marrin
emrin bërthama.
Lënda e bardhe e përbëre nga fibra nervore kryesisht me mielinë
ndahet nga grija nga disa kordonë. Në çdo gjysme të PK dallohen një
kordon i pasem, një Substanca
gri e shtyllës kurrizore
Substanca gri ka neurone me akson të gjatë me mielinë që del nga ajo
dhe neurone me akson të shkurtër pa mielinë që rijnë brenda saj.
Neuronet lëvizore grupohen në pjesën e parme ku formojnë shtylla me
gjatësi të ndryshme ose bërthama. Janë neurone multipolare dhe aksonët e
tyre përshkojnë lenden e bardhe mes dy kordonëve dhe shfaqën të veshur
me mielinë. Pasi dalin nga palca bëjnë pjesë në rrënjët e parme të
nervave shpinore. Ndahen në alfa dhe gama ku të parët shërbejnë për
fibrat muskulore të lëmuara skeletore ku degëzohen dhe çdo dege krijon
sinaps me një fibër muskulore, ndërsa të dytët inervojnë muskulaturën e
lëmuar të boshtit neuromuskulor.
Me hark reflektor kuptojmë kur një akson pasi del nga palca arrin në
një muskul..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sistemi nervor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sistemi i qarkullimit të gjakut
» Sistemi Periodik i Elementeve!
» Sistemi diellor
» Sistemi muskulor
» Sistemi i drejtësisë, i korruptuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Biologji & Kimi-
Kërce tek: