Kombinatorika •
Kombinatorika merret me studimin e bashkësive të fundme, me grupimin e elementeve të tyre sipas ndonjë kriteri të caktuar, me renditjen e elementeve etj. Kuptimet themelore të kombinatorikës janë
permutacioni,
kombinacioni,
variacioni,
multibashkësia etj. . Ajo është e lidhur ngushtë me degë tjera rë matematikës si
Algjebra,
Teoria e gjasës, dhe
Gjeometria, dhe ka zbatime të shumta në
Shkencat kompujterike në
Statistikë etj. Aspekte të kombinatorikës konsistojnë në llogaritjen e numrit të objekteve të cilat plotësojnë ndonjë kriter të caktuar përbën objektin e studimit të
Kombinatorikës numerike, Gjetjen e elementit ose objektit më të madh ose më të vogël ose zgjedhjen optimale këto probleme i studjon
Kombinatorika ekstrmale, poashtu zhvillimi dhe gjetja e strukturave të cilat i plotësojnë objektet kombinatorike, i studjon
Kombinatorika algjebrike.
Kombinatorika më shumë merret me zgjidhjen e problemeve se me ndërtimin e një teorie, por kjo nuk do të thotë se gjatë këtij zhvillimi nuk është ndërtuar një teori e fuqishme e kombinatorikës sidomos në fund të shekullit XX . Njëra nga pjesët e kombinatorikës është edhe
Teoria e grafeve.
Matematikani i cili është i specializuar në kombinatorikë quhet
kombinatorist.
//
Historia e kombinatorikësGjurmë të kombinatorikës gjejmë te Xhainistët në Indi matematikani
Pingala e zbuloi metodën e përcaktimit të numrit të kombinacioneve të një numri të dhënë shkronjash, prej të cilave zgjedhim 1, 2, etj.
Mahavira rreth vitit 850 i dha formulat e përgjithshme për gjetjen e numrit të permutacioneve dhe kombinacioneve të një bashkësie të fundme.
Bhaskaracharya për kombinatorikën përdorte emërtimin
Anka Pasha në
Lilavati. Ai dha disa formula të reja në kombinatorikë.
[1] Disa arritje të rëndësishme janë dhënë nga grekët e vjetër dhe kinezët. Disa matematikan arab dhe çifut kanë përdorur konceptet e permutacionit dhe kombinacionit gjatë vështrimeve astronomike p.sh. Rabbi ben Ezra rreth vitit 1140). Libri i parë modern i shkruajtur me subjekt kombinatorikën është
Ars Conjectandi i shkruajtur nga matematikani i shquar
Jacob Bernoulli i cili u botua në vitin 1713.
Kombinatorika numerikeKombinatorika numerike është fusha më klasike e kombinatorikës, ajo merret me llogaritjen e numrit të konfiguracioneve të cilat përkufizohen nga elementet e një bashkësie të caktuar objektesh. Shumica e problemeve të cilat hasen në kombinatorikën numerike kanë formulim të thjeshtë kombinatorik p.sh disa prej tyre janë
Numrat e Fibonaccit,
Numrat e Catalanit,
Numri i permutacioneve,
kombinacioneve,
Particioni i numrit natyral Particioni i bashkësisë,
Kompozicioni i numrit natyral etj.
Kombinatorika analitikeKombinatorika analitike merret me studimin e strukturave kombinatorike duke shfrytëzuar konceptet nga
Analiza komplekse dhe nga
Teoria e gjasës. Përderisa kombinatorika numerike nxjer formula eksplicite duke i shfrytëzuar p.sh
funksionet gjeneratrisa kombinatorika analitike përfundimet i jep me
formula asimptotike.