Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gjeografia e Shteteve

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:35 pm

Danimarka

POPULLSI- Me 1 janar 2006 popullsia e
Danimarkës ishte:
- Gjithësej 5.427.459
- 56.969 banojnë jashtë në Gronlandë
- Dhe 48.164 në Ishujt e Farsit
- Afër 1.1 milionë janë nën moshën 17 vjet
- Afër 800.000 janë mbi 65 vjet
- Preciz 3 milionë banorë janë në moshë aktive të punës
- Danezët përbëjnë 1,1% të popullsisë të BE
GJEOGRAFI
Danimarka përbëhet nga gadishulli Jylland dhe nga 406 ishuj
Sipërfaqja e përgjithshme është: 43.098,29 km2
Gjatësia e përgjithme e bregdetit:7.300 km
Maja më e lartë: 173 m
BRUTO NACIONAL PRODUKTI
1.551.5 miliardë korona (2005, i llogaritur ne prill 2006)
KUSHTETUTA SHTETËRORE E DANIMARKËS
Rregullat kryesore për atë se si të organizohet dhe të udhëhiqet shteti
quhet kushtetuta shtetërore. Kushtetuta shtetërore e Danimarkës u
miratua në 1849 dhe më pas është ndryshuar në 1953. Ajo përmban këto
rregulla:
- Formën udhëheqëse të Danimarkës
- Të drejtat dhe obligimet e banorëve, p.sh. të drejtën e fjalës së lirë
dhe të drejtën për votim
UDHËHEQJA DEMOKRATIKE
Demokraci domethëne udhëheqje e popullit. Në Danimarkë popullata ka
ndikim politik nëpërmjet politikanëve të zgjedhur me votën e popullit.
Kjo quhet një demokraci reprezentative.
PUSHTETI ËSHTË I NDARË
Për të siguruar demokracinë pushteti është i ndarë në mes Kuvendit,
Qeverisë dhe Gjykatës.
DANIMARKA ËSHTË ANËTARE E BE (BASHKËSISË
EVROPIANE)



Danimarka është anëtare e BE, dhe kjo dmth se Danimarka merr pjesë në
një bashkëpunim ekonomik dhe politik me 26 shtete të tjera.

Udhetim në tokën e vikingëve



Kohë më parë kisha dëgjuar stacione radiotelevizive, që njoftonin se
Danimarka ishte "shpallur" vendi më i lumtur në botë. Në fakt, këtë do
ta thoshte kushdo që ka vizituar tokën e vikingëve, këtë vend të bukur
nordik. Kontaktin e parë me danezët e pata në Aeroportin Ndërkombëtar të
Kopenhagës. Që kur zgjata dorën për të dhënë pasaportën, e ndjeva
mikpritjen. Pas pak u gjenda në sallën e mbërritjes. Takova vajzën,
Albanën, kisha vite pa e parë, nuk përmbahesha nga gëzimi. "Ule zërin, -
më pëshpëriti ajo, - këtu në vende publike askush nuk flet me zë të
lartë". Dolëm nga aeroporti dhe pas pak makina jonë mori drejtimin për
në Albertslund, në periferi të Kopenhagës, ku ne do të qëndronim. Pas
disa minutash, mes gjelbërimit dhe luleve u shpalos pamja e një qyteze
vilash të reja dykatëshe me një planimetri të shkëlqyer. Por mrekullia
më e madhe e kësaj qyteze qëndron në parqet që e rrethojnë atë. Rrugë të
asfaltuara, të ndriçuara natën me neon, përshkonin hapësira të gjelbra,
që dukeshin si të shtruara me tapet. Duke shëtitur, aty-këtu na zinte
syri skulptura nga më interesantet të gdhendura në trungjet e thara të
pemëve, një njeri i veshur si indian, një grua me foshnjën në duar, një
luan.


Ekologjia

Albertslundi është zona më ekologjike në botë, shkruante një gazetë
lokale, por po të vizitosh edhe qytete të tjera do të bindesh se e
gjithë Danimarka është Albertslund. Në këtë vend nuk njihet korrupsioni.
Politikanët, përveç pagës së përcaktuar me ligje, nuk njohin asnjë
privilegj tjetër. Asnjë personalitet, përfshi edhe kryeministrin, nuk
mban bodigard. Niveli i jetës në Danimarkë është nga më të lartët në
botë. Këtu, çdo qytetar merr rrogë, pension ose asistencë. Asistenca
është kaq e lartë, saqë i plotëson të gjitha nevojat jetike për të bërë
një jetë normale. Kështu që nuk shikon në rrugë lypsa apo të varfër, por
nuk ka as miliarderë. Danimarka, ashtu si Suedia dhe Norvegjia, ka
sistem të sigurimit social të organizuar dhe të financuar për të gjithë
qytetarët, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, ku p.sh, në Angli
përfitojnë vetëm ata që kanë më shumë nevojë. Në Danimarkë, një student i
diplomuar fiton asistencë deri sa fillon punën, po kështu ndodh me dikë
që humbet vendin e punës. Papunësia këtu kap një shifër nga më të
ulëtat në Evropë. Danezët janë sa të pasur po aq edhe kursimtarë, e
urrejnë shpërdorimin. Fëmijët dhe të moshuarit janë gjithnjë në qendër
të vëmendjes.


Turizmi

Danimarkën e vizitojnë çdo vit rreth 7 milionë turistë. Qendra kryesore
turistike është Kopenhaga, që shpesh e quajnë qyteti i gjelbër. Këtu
ndodhet Tivoli i famshëm, krijuar në vitin 1843, Galeria Kombëtare e
Arteve, Muzeu Kombëtar, Pallati Mbretëror, skulptura e famshme "Vajza e
bukur e detit", gjysmëpeshk - frymëzuar nga përralla e shkrimtarit të
madh danez H.K.Andersen, si dhe kështjella madhështore, jo larg
Kopenhagës, ku sipas Shekspirit, është zhvilluar drama e Hamletit. Në
rrugë nuk sheh asnjë polic, jo zakonisht, të paktën. "A ka policë
këtu?", - pyes unë. Albana qesh dhe më tregoi një grua që po rregullonte
lulet në anë të rrugës. Ajo është edhe police, edhe ndihmësmjeke. Në
rast se shikon që ti po shkel ligjin, për shembull, nëse rreh fëmijën
tënd, për dy minuta ta sjell policinë dhe fëmijën e merr nën kujdestari
shteti. Po kështu, në rast se ty të bie të fikët, ajo të jep ndihmën e
shpejtë dhe lajmëron ambulancën. Këtu të gjithë përpiqen të bëjnë diçka
për të tjerët, në një mënyrë ose në një tjetër. Dhe mbi të gjitha, janë
kaq atdhetarë. Mua vazhdon të më bëjë përshtypje që në oborret e të
gjitha shtëpive, në një shtize të lartë valëvitej flamuri danez. E pyes
Albanën nëse është ditë feste. "Jo, - përgjigjet ajo, - ata gjithmonë
ashtu i mbajnë, është pjesë e krenarisë daneze".


Danimarka, "qoshja" e njerëzve të lumtur
Sekreti: balanca dhe harmonia që kanë mes njëri-tjetrit

Tre vjet më parë, nëse do të pyesnit një person nga Danimarka për
sekretin e lumturisë, me siguri që do të kishit marrë si përgjigje një
të ngritur të supeve. Por sot, po t‘ia ribënit të njëjtit person të
njëjtën pyetje ka shumë mundësi që të përballeshit me një të qeshur të
çiltër dhe me një sërë shpjegimesh. Faktikisht, ata njihen si njerëzit
më të lumtur të botës dhe kjo sigurisht që ka ndikimin e vet në gjendjen
e tyre të brendshme, që manifestohet dukshëm edhe së jashtmi. Që nga
viti 2006, Danimarka, një vend me një popullsi shumë homogjene e me mbi 5
milionë banorë, që ndodhet në brigjet veriore të Evropës, konsiderohet
si "qoshja" më e lumtur në botë. Dhe kjo pas një vëzhgimi e studimi të
hollësishëm të dy burimeve të ndryshme. Rezultati i këtyre studimeve ka
ndryshuar kryekëput imazhin që ekzistonte për Danimarkën dhe danezët në
botë, si një vend ku njerëzit janë të zymtë, të mbyllur në vetvete, të
depresionuar dhe kanë numrin më të lartë të vetëvrasjes në të gjithë
planetin. Me pak fjalë: mjerë danezët! Në fakt vendi i mrekullueshëm
është një model i një bashkëjetese harmonike mes njerëzve të moshave dhe
shtresave të ndryshme, që vazhdon të jetojë me buzën në gaz edhe në
këtë epokë shndërrimesh të mëdha e globalizmi. Ky rezultat i ri si dhe
përqendrimi i madh mediatik rreth tij ka zgjuar një debat të madh mes
vetë danezëve në lidhje me këtë fenomen, që i bën ata ndër kombet më me
fat në botë. Në fakt nuk është vetëm çështje fati, sepse për të arritur
deri këtu, danezëve u është dashur edhe shumë punë dhe përkushtim, e mbi
të gjitha një mënyrë optimiste të menduari e të pari të jetës, të cilën
e konsiderojnë edhe aleaten më të mirë të suksesit të tyre shpirtëror.
"Ky përfundim na ka dhënë mundësinë që të reflektojmë në lidhje me atë
çka jemi, dhe ajo çka jemi është një vend i balancuar në mënyrë të
përsosur", thotë një pronare e një kompanie turistike. Në fillim të
vitit 2006 ishte ajo që kishte qenë prej qindra vitesh: një vend i qetë
dhe i stabilizuar, i njohur në botë përmes famës së përrallëtarit të
famshëm Hans Kristian Andersen, Kopshteve të Tivoplit dhe kështjellës së
famshme, ku Shekspiri vendosi ngjarjet e tragjedisë së famshme të
Hamletit. Për sa i përket turizmit, ai ka qenë në rënie të lirë që prej
dhjetëvjeçarësh. Të pakët kanë qenë ata që kanë marrë rrugën drejt
Danimarkës, për të kaluar ditët e lira edhe pse ai është një vend me një
natyrë të mrekullueshme dhe me shumë mundësi për të kaluar një kohë me
të vërtetë të paharrueshme. Por ndoshta pengesë është bërë edhe moti me
vranësira të herëpashershme. Më pas, në korrikun e atij viti, një
studiues i Universitetit anglez të Leiçesterit publikoi listën e vendeve
më të lumtura të botës, duke argumentuar e justifikuar të gjitha arsyet
e një renditjeje të tillë. Bëhet fjalë për një studim të mirëfilltë, të
bazuar në shumë të dhëna. Raporti nxirrte në pah se arsyet e situatës
së mirë shpirtërore të danezëve ishin një përzierje e faktorëve
ekonomikë, socialë, të kujdesit shëndetësor eksesit në shkollim,
standardeve të jetesës. Danimarka ka një sistem shëndetësor tërësisht
falas dhe ka një nga përqindjet më të larta të Prodhimit Kombëtar Bruto
për frymë. Një nga pikat e forta të saj janë edhe shkollat, të gjitha të
cilësisë shumë të lartë. Lajmi i renditjes së Danimarkës në krye të
klasifikimit për sa i përket lumturisë, u përhap shumë shpejt. Nils
Martiny, një student 26-vjeçar i antropologjisë sociale i Universitetit
të Aarhusit, qyteti i dytë më i madh i Danimarkës, e kaloi vitin e
fundit të shkollimit në Peru duke bërë kërkime shkencore. Edhe aty,
lajmi i studimit në fjalë ishte përhapur dhe ishte një nga temat e
diskutimit. Sipas Nilsit, ata ishin shumë të çuditur, pasi ideja që kanë
kudo, edhe në këtë vend për njerëzit nordikë është ajo e njerëzve shumë
të rezervuar dhe shumë seriozë e mbi të gjitha që nuk dinë të gëzojnë
jetën si njerëzit e tjerë, duke pasur gjithmonë kryesore zbatimin e
rregullave strikte. Por të huajt nuk janë të vetmit që janë habitur me
këtë renditje të Danimarkës. Edhe vetë danezët, të paktën disa prej
tyre, mbetën shumë të çuditur. Edhe pse në përgjithësi njerëzit janë në
gjendje të mirë shpirtërore, ata kanë tendencë që të mos i shprehin
hapur emocionet e tyre, sikundër bëjnë rëndom njerëzit në gjerësi e
gjatësi të tjera gjeografike të planetit. Danezët si dhe nordikët e
tjerë janë më të vetëpërmbajtur, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë
të lumtur së brendshmi. Pra bëhet fjalë vetëm për një mënyrë shprehjeje
e jo të ndjeri. Megjithatë, rezultati është shumë i vërtetë dhe nuk ka
asnjë stisje apo fryrje të tij. Në fillim të kësaj vere, qendra
studimore shkencore suedeze, "Vëzhgimi i Vlerave Botërore", e cila
përdor një metodologji shumë origjinale dhe të ndryshme nga ajo që u
përdor në universitetin britanik, për të nxjerrë renditjen e vendeve më
të lumtura të botës, publikoi një studim sipas të cilit edhe një herë
danezët ishin njerëzit më të kënaqur dhe më në humor të mirë të
planetit. Studimi nënvizonte se shkaqet më të rëndësishme të mirëqenies
së vendit janë liria për të zgjedhur jetën që dëshiron të bësh,
ekuilibri dhe balanca mes gjinive dhe tolerancë e pakicave. Edhe një
herë, Danimarka mori çmimin maksimal. Po çfarë ka Danimarka kaq të
veçantë që ne të tjerët nuk e kemi dhe si pasojë nuk ndihemi aq mirë sa
ndihen danezët? Arritja e një ekuilibri, balance brenda vetes sonë,
sigurisht që është një nga arsyet kryesore. Lumturia në shumë shoqëri
nordike, të cilat renditen në krye të klasifikimit në të dyja studimet,
qëndron te një kombinim perfekt i forcës ekonomike dhe programeve
sociale. Mënyra e funksionimit të Danimarkës mbështetet te taksat e
larta dhe te një rishpërndarje shumë bujare e të ardhurave të shtetit te
të gjitha shtresat e popullsisë, veçanërisht tek ato që janë më në
nevojë. Kjo për amerikanët, veçanërisht përbën një anatemë të vërtetë.
Rishpërndarja e të ardhurave të shtetit ka bërë që vendi të ketë një
sistem shëndetësor shumë të fortë, të ketë një masë pensionistësh me të
ardhura që i sigurojnë një jetë shumë të mirë si dhe shkolla e
institucione të tjera publike të nivelit të lartë dhe krejtësisht falas.
Danimarka është një vend me kokë, por edhe me zemër. Rrjeti i fuqishëm i
sigurisë sociale që "I përkund" danezët që nga momenti i lindjes deri
në vdekje është mikpritës edhe për të huajt. Një amerikane 55-vjeçare që
vendosi të jetojë në Danimarkë ka mundësi që të konvertojë sistemin
amerikan të pensionit me atë danez dhe të marrë më shumë përfitime në
vendin nordik. Disa njerëz mendojnë se një nga shkaqet e lumturisë së
danezëve është bërja e diçkaje që quhet Hygge dhe që shqiptohet "hooga".
Danezët thonë se kjo fjalë është e vështirë që të përkthehet, por ka të
bëjë me konceptin e një ndjenje dashurie dhe lidhje të veçantë
familjare. Esenca e tij është të lënët e gjërave në rrjedhën e tyre,
relaksimi i plotë i mendjes dhe trupit dhe kalimi i një kohe sa më të
gjatë me familjen e mbi të gjitha kryerja e aktiviteteve të përbashkëta.
Por cilat do qofshin arsyet për lumturinë e danezëve, të dy studimet e
fundit tregojnë qartazi një gjë: përveç gjithë përparësive ekonomike e
sociale, ka diçka në and-në e danezëve që i bën ata ta shohin dhe
përjetojnë ndryshe jetën, madje kanë edhe diçka që nuk e kanë
skandinavët e tjerë dhe që mbetet një mister. "Është mistika e kombit
tonë. Fqinjët tanë na duan për këtë veçori, por nuk do ta kuptojnë dot
kurrë se përse bëhet fjalë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:36 pm

Bosnjë-Hercegovina

Emri i shkurtër: BOSNJA

Emri zyrtar: Bosnje-Hercegovinë (BiH)

Vendndodhja: Europa juglindore, gadishulli i Ballkanit

Sipërfaqja: 51,129 km2

Kryeqyteti: Sarajeva

Pavarësia: 19 dhjetor 1990 nga Jugosllavia

Festat Kombëtare: Dita e Republikës së Bosnjes, 25 nëntor; Dita e

Pavarësisë, 1 mars; Dita e Republikës serbe, 9 janar

Kushtetuta: 14 dhjetor 1995

Popullsia: 3,922,205 (vlerësim i vitit 2001)

E drejta e votës: 18 vjeç; shtetas i Bosnje-Hercegovinës

Etnia: serbë 31%, boshnjakë 44%, kroatë 17%, jugosllavë 5.5%, të tjerë
2.5% (1991)

Gjuha: boshnjake, serbisht, kroatisht

Feja: muslimane 40%, ortodokse 31%, katolikë romakë 15%, protestantë 4%,
të tjerë

Burimi: Libri i Fakteve Botërore i CIA-s

Vendndodhja: Europa juglindore, në kufi me Detit Adriatik dhe Kroacinë

Koordinatat gjeografike: 44 00 V, 18 00 L

Sipërfaqja: e përgjithshme: 51,129 km2 tokë: 51,129 km2 ujë: 0 km2

Sipërfaqja - e krahasuar: pak më e vogël se Virxhinia Perëndimore
Kufijtë tokësore: të përgjithshëm: 1,459 km vendet kufitare: Krocia 932
km, Serbia dhe Mali i Zi 527 km (312 km me Serbinë, 215 km me Malin e
Zi)

Vija bregdetare: 20 km

Të drejta detare: NA

Klima: verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë; rajonet me lartësi të madhe
kanë verë të shkurtër, të freskët dhe dimër të gjatë, të ashpër;
përgjatë bregdetit dimër të butë, me rreshje

Terreni: malor dhe kodrinor

Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Deri Adriatik 0 m pika më e lartë:
Magliç 2,386 m

Burimet natyrore: qymyr, hekur, bokside, mangan, pyje, bakër, krom,
plumb, zink, hidroenergji

Sistemi politik

Bosnje-Hercegovina është një shtet demokratik, që funksionon sipas
shtetit të së drejtës dhe me zgjedhje të lira dhe demokratike. (Korniza e
Përgjithshme e Marrëveshjes për Paqe në Bosnje-Hercegovinë).

Vendi është i ndarë në dy njësi administrative - Federata e
Bosnje-Hercegovinës e mbizotëruar prej kroatëve dhe muslimanëve
boshnjakë (Federata) dhe Republika Sërbska (RS) e mbizotëruar prej
serbëve të Bosnjes. Bërçko në Bosnjën veri-lindore është një njësi
administrative vetë-qeverisëse nën sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës;
ajo nuk është pjesë as e Federatës, as e RS-së.

Niveli shtetëror

Presidenti

Bosnja-Hercegovina ka një presidencë prej tre anëtarësh (boshnjak,
kroat, serb), të zgjedhur nga një votim i drejpërdrejtë popullor për një
mandat katër-vjeçar. Kryesia e presidencës tre-palëshe zëvendësohet me
rotacion çdo tetë muaj. Kryetari është kreu i shtetit. Funksionet e
presidencës janë kryesisht në fushën e politikës së jashtme, emërimi i
ambasadorëve, traktatet ndërkombëtare, bashkërendimi me organizatat
ndërkombëtare dhe jo-qeveritare, etj.

President: Borislav Paravac (kryetar qysh prej 10 prill 2003, anëtar i
presidencës qysh nga prilli 2003 - serb); anëtarë të tjerë të
presidencës së rradhës tre-anëtarëshe (çdo 8 muaj): Sulejman Tihiç (qysh
prej 28 tetor 2002 - boshnjak) dhe Dragan çoviç (qysh prej 28 tetor
2002 - kroat)

Legjislativi


Pushteti legjislativ i vendit është në duart e një Asambleje
Parlamentare dydhomëshe e Bosnje-Hercegovinës, e cila mblidhet në
kryeqytetin Sarajevë. çdo dhomë ka një kryetar dhe dy zëvendëskryetar
(një serb, një kroat dhe një boshnjak).

Dhoma e Përfaqësuesve [Predstavnicki dom] është një organ prej
42-anëtarësh, të zgjedhur nga votimi i listave të partisë nga një prej
dy zonave zgjedhore shumë-vendëshe (Federata e Bosnje-Hercegovinës
28-vendëshe, Republika Serbe 14-vendëshe) për një mandat prej 2 vjetësh.


Dhoma e Popujve [Dom Naroda] ka 15 anëtarë (5 serbë, 5 boshnjakë dhe 5
kroatë) të zgjedhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga Dhoma e Popujve
të Federatës dhe Asambleja Kombëtare e RS-së për një mandat prej 2
vjetësh.

Ekzekutivi

Një Këshill i Ministrave, i ngarkuar me drejtimin e politikës së
jashtme, asaj ekonomike dhe fiskale, përfaqëson qeverinë kombëtare.
Kryetari i saj (gjithashtu i quajtur Kryeministër) emërohet nga
presidenti dhe caktimi i tij/saj i nënshtrohet miratimit nga Dhoma e
Përfaqësuesve. Ministrat dhe zëvendësministrat e tyre emërohen nga
Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu duhet të miratohen nga
Dhoma e Përfaqësuesve. Sipas Kushtetutës, jo më shumë se dy-të-tretat e
të gjithë ministrave mund të caktohen nga territori i Federatës. çdo
ministër ka dy zëvendësministra, të cilët nuk mund të jenë prej të
njëjtit komb përbërës si ministri. Kryetari, ministrat dhe
zëvendësministrat e tyre formojnë qeverinë, e cila tashmë ka 6 ministra
dhe 12 zëvendësministra.

Niveli i njësisë

Presidenti çdo njësi ka një president dhe zëvendëspresident, të cilët
janë anëtarë të ekzekutivit.

President i Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës: Niko Lozançiç (qysh
prej 27 janarit 2003)

*shënim - presidenti dhe zëvendëspresidenti zëvendësohen me rotacion çdo
6 muaj

President i Republikës Serbe: Dragan çaviç (qysh prej 28 nëntorit 2002 -
post 2 vjeçar)

Legjislativi

Parlamenti i Federatës është organi legjislativ dydhomësh i Federatës së
Bosnje-Hercegovinës. çdo dhomë ka një kryetar dhe një zëvendëskryetar.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 140 anëtarë dhe Dhoma e Popujve ka 80 anëtarë,
përfshirë 30 kroatë, 30 boshnjakë dhe 20 të tjerë. Anëtarët e
Parlamentit të Federatës zgjidhen për një mandat dy-vjeçar.

Asambleja Kombëtare serbe është një organ njëdhomësh, prej 83-anëtarësh,
i zgjedhur me votim popullor në Republikën Serbe, me përfaqësim
proporcional. Anëtarët zgjidhen për një mandat dy-vjeçar.

Ekzekutivi

Qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës kryesohet nga Kryeministri
dhe Zëvendësi i tij dhe përfshin 12 ministra e zëvendësit e tyre, si dhe
dy ministra pa portofol.

Kryeministër (FBiH): Ahmet Haxhipasiç (që më 14 shkurt 2003)

Qeveria e Republikës Sërbska kryesohet nga Kryeministri dhe përfshin
katër deputetët e tij dhe 17 ministra.

Kryeministër (RS): Dragan Mikereviç (që më 17 janar 2003)

Gjyqësori


Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë: katër zgjidhen nga Dhoma
e Përfaqësuesve e Federatës boshnjake/kroate, dy anëtarë nga Asambleja
Kombëtare e Republikës Sërbska dhe tre anëtarë jo-boshnjakë zgjidhen nga
presidenti i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Një gjykatë e re shtetërore, e krijuar në nëntor 1999, ka juridiksion
mbi çështjet në lidhje me ligjin në nivel shtetëror dhe juridiksion
apeli mbi çështjet e iniciuara në njësitë.

çdo njësi ka një Gjykatë të Lartë dhe një numër gjykatash të ulta.
Federata ka gjykata kantonale plus një numër gjykatash bashkiake dhe
Republika Sërbska ka pesë gjykata bashkiake.

Administrata Ndërkombëtare


Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) mbikqyr zbatimin e aspekteve civile
të Marrëveshjes së Dejtonit. OHR ka pushtete të gjëra për të ndërhyrë
dhe mundet, për shembull, të shkarkojë nga detyra politikanë për
mosarritjen e përmbushjes së kushteve të marrëveshjes së Dejtonit.
Përfaqësuesi i Lartë emërohet nga Bordi Drejtues i Këshillit të Zbatimit
të Paqes (PIC) dhe miratohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara.

Misioni i OSBE-së në Bosnje-Hercegovinë e mori mandatin në dhjetor 1995,
për të nxitur vlerat demokratike, për të vëzhguar dhe çuar më tej të
drejtat e njeriut, për të organizuar dhe mbikqyrur zgjedhjet dhe për të
zbatuar kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të sigurisë.

Agjencia për Rregullimin e Komunikacionit - (CRA) Një organizatë e
pavarur vendase, drejtorët e të cilës emërohen nga OHR. Funksioni:
rregullimi i komunikimeve nëpërmjet shpërndarjes së liçensave për TV,
radio, telefonë celularë, etj.

SFOR është një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga NATO, që numëron
pothuajse 20,000 trupa. Autoriteti ushtarak i përgjithshëm është në
duart e Komandës së Lartë Aleate të NATO-s në Europë. Gjenerallejtnant
Majkëll L. Dodson është Komandanti i tanishëm i SFOR-it.

Forca jo të NATO-s janë përfshirë në operacion mbi të njëjtën bazë si
forcat e NATO-s, që marrin urdhëra prej komandantit të SFOR-it,
nëpermjet selive qëndrore përkatëse shumëkombëshe të njësive të tyre.
Vendet kontribuese jo të NATO-s përfaqësohen nga oficerë ndërlidhës të
SHAPE (Selia Qëndrore e Lartë e Fuqive Aleate në Europë).

Forca e Posaçme Policore Ndërkombëtare e OKB-së (UNIPTF) nuk është e
armatosur dhe është ngarkuar për mbikqyrjen e policisë vendase
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:36 pm

Sofia, Kryeqyteti i Bullgarise

Nga e kaluara sovjetike tani nuk ka ngelur më asnjë shenjë në Sofje.
Asnjë simbol, përveç ikonave të vjetra të kohës bizantine. Mauzoleumi i
shokut Georgi Dimitrov, themeluesi i Bullgarisë
socialiste, i ndërtuar brenda gjashtë ditëve e gjashtë netëve, tani nuk
është më. Edhe pallati i dikurshëm mbretëror sot është bërë selia e
muzeut etnografik, ndërsa shtëpia e partisë, ish-tempulli i dikurshëm
socialist, është shndërruar në kinema dhe diskotekë madhështore.



Dikur, për përëndimorët shteti i vogël socialist që shtrihej në
juglindje të Evropës dhe në veriperëndim të gadishullit ballkanik
ishte krejtësisht i panjohur, ishte thjesht një zonë e verbër në hartën
gjeografike. Në qendër, rrugët e pastra,gjelbërimi pa fund, butikët dhe
supermarketet madhështore anembanë vendit i japin një tjetër pamje dhe
njëkohësisht varrosin kohët e ashpra të komunizmit. Në të njëjtën
rrugicë mund të ndeshesh me sinagogat hebraike, xhamitë myslimane dhe
kishat ortodokse në stilin neobizantin, të shohësh koleksionet
arkeologjike apo ikonat e mrekullueshme të mbledhura nga gjithë vendet
evropiane të Lindjes, të vendosura bukur në katedralen Aleksandër
Nevski, e trashëguar nga bullgarët që në vitin 1912, për të falënderuar
rusët që i çliruan nga sundimi shumëshekullor otoman. Në të gjithë
vendin punohet me euro, edhe pse hyrja e monedhës së përbashkët
evropiane duket se do të vonojë të paktën edhe disa vjet. Në kryeqytet
janë hapur restorante italiane dhe kafe franceze. Të rinjtë flasin një
anglishte të kuptueshme dhe shumë prej tyre një italishte që të mahnit.
Të zhgënjyer nga 18 vjet kapitalizëm postkomunist dhe pesimistë mbi
nivelin e korrupsionit të vendit, janë të shumtë ata që mendojnë se roli
kryesor i institucioneve evropiane pas hyrjes nw BE do të jetë ai që të
vëzhgojë me kujdes sjelljen e klasës drejtuese dhe të kufizojë në
maksimum shkeljet e të drejtave të njeriut e padrejtësitë.Që nga rënia e
komunizmit, ata që kanë lënë vendin kanë qenë fshatarët që shohin në
kantieret ose në familjet e Spanjës dhe Italisë mundësitë e vetme për të
fituar, si dhe me mijëra të diplomuar që kanë gjetur një punë shumë
herë më të paguar se në vendin e tyre në Francë apo në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.Në qytet thuajse nuk ekziston asnjë familje që nuk
ka të paktën një të afërm në Përëndim. Problemi nuk qëndron vetëm te
varfëria, por mbi të gjitha te pasiguria e një vendi, që në fillim ka
parë elitat e saj të shkatërruara nga komunizmi dhe pastaj fuqinë të
përfundojë në duart e ish-komunistëve.Lufta kundër korrupsionit tani
është një prioritet absolut. Shpresa e një të ardhmeje më të mirë u
është besuar të rinjve krenarë, që nuk mendojnë për t‘u larguar nga
vendi i tyre. Sot, Sofja, pas asaj të kaluare të trishtueshme, është pa
dyshim qendra kryesore administrative, industriale, universitare i të
gjithë vendit. Me një popullsi prej 1.3 milionë banorësh, është
njëkohësisht edhe qyteti më i madh dhe me dendësinë më të madhe të
popullsisë në republikën bullgare. E vendosur në pjesën përëndimore të
vendit, nën hijen e malit Vitosa, në vend numërohen rreth 16 institute
universitare, mes të cilave edhe Universiteti i Sofjes i themeluar në
vitin 1889.

Ekonomia

Gjithçka nga ndërmarrjet e kaluara është fshirë dhe në Sofje gjenden
rreth 800 shoqëri të mëdha private. Si rrjedhojë e ekonomisë së
planifikuar, rreth 50 për qind e GDP-së prodhohet në kryeqytet.Janë
përqendruar selitë qendrore të institucioneve financiare. Rroga mujore
në Sofje është më e lartë në gjithë vendin, rreth 530 leva, ndërsa në
sektorë më të vështirë mund të arrijë deri në 680 leva.

Shpresa
Në 1 janar të 2008 u mbush plot një vit që nga hyrja e vendit në BE.
Megjithatë, studimet e ndryshme e kanë klasifikuar Bullgarinë në vend të
fundit mes vendeve anëtare të BE-së. Standardi i jetësës është rreth
60% nën mesataren e 27 shteteve të Bashkimit Evropian. Por shpresa vdes e
fundit. Bullgarët e Sofjes mendojnë se 2008 do të jetë një vit ndryshe,
që do të forcojë akoma më shumë pozitën e tyre në Evropë.

Vajzat, kirurgjia plastike dhe patatet e skuqura

Nëse keni vendosur të kaloni mbrëmje të këndshme në kryeqytetin bullgar,
është më mirë nëse vendosni të mos lini pas dorë edhe jetën e natës,
kazinotë dhe lokalet e vogla. Vërtet që në këtë pikë Sofja të mahnit. E
pret nga Budapesti, Sllovakia, Rumani madje edhe nga Hungaria,por
sigurisht jo nga kryeqyteti bullgar."Happy grill" është një pab plot me
ekrane gjigande, sipas stilit të MTV, ku të rinjtë hanë hamburger dhe
ushqime të shpejta të "McDonald‘s". Vajzat kërcejnë mbi tavolina nën
ritmin e shfrenuar të muzikës, ndërsa në fund të banakut një burrë në
moshë të mesme thërret me zë të lartë: "Si ta kaloni natën shkëlqyeshëm.
Mund ta mbash gjashtë orë. 16 apo 17 apo 18 vjeç...Si e doni? Vajza
fantastike. Në disko, në hotel, në shtëpi, ku të duash! Dyqind euro për
gjithë natën. Ku gjen më mirë? Ai që i
bën reklamë "mallit" të tij, është një bullgar me një palë syze të mëdha
të vëna në sy, që tregon se klientët më të shpeshtë janë italianët.
Pasi e përsërit disa herë "ofertën",bullgari lë në tavolinë ngjitur me
pjatën e mbushur me patate të skuqura, një kartëvizitë. Me sa duket,
turizmi seksual është fati i pashmangshëm në marrëdhëniet mes vendeve të
pasura dhe atyre në zhvillim. Një tjetër bum në Sofje gjatë vitit që
sapo u mbyll pati edhe biznesi i lidhur me kirurgjinë plastike.Ajo
filloi të hynte në jetën e njerëzve të arsimuar dhe me një pozitë të
mirë zyrtare dhe shoqërore, sidomos pas shfaqjes së një programi në
televizionet vendase që tregonte se si mund të shndërroheshe në një
tjetër njeri falë bisturisë. Në të gjitha klinikat në qytetet kryesore
të vendit punojnë rreth 30 kirurgë plastikë, të cilët së bashku bëjnë
mes 2500 dhe 3000 operacione në vit me çmim shumë herë më të ulët se në
Evropën Përëndimore apo në SHBA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:36 pm

Shtetet më të vogla në botë

Në të gjithë botën, janë 17 mini-shtete të pavarura, duke filluar nga më
i vogli, deri te më i madhi. Secili nga ta ka një sipërfaqe më të vogël
se 360 kilometra katrorë. Nëse do të bashkohej sipërfaqja e këtyre 17
shteteve, do të mund të fitohej një shtet pak më i madh se Rhode Island.
Madje, edhe Singapori i vogël është tepër i madh krahasuar me këtë
listë (ai ka mbi 400 kilometra katrorë)! Ja lista...

Vatikani - 0.36 kilometra katror -
Shteti më i vogël në botë me popullatë prej 770 banorësh, asnjëri prej
tyre nuk është banor i përhershëm. Shteti më i vogël, që është i
rrethuar me bazilikën e Shën Pjetrit, paraqet qendrën shpirtërore të
botës romano-katolike (me rreth 1 miliard besimtarë). I njohur edhe si
Selia e Shenjtë, Vatikani është i rrethuar me Romën.

Monako - 1.1 kilometër katror - Shteti
miniatural i Monakos shtrihet përgjatë rivierës franceze në Mesdhe,
afër Nicës. 32,000 njerëz jetojnë në shtetin që njihet për kazinotë e
Monte Carlos dhe për princeshën Grace. Shteti, me ndërprerje, është i
pavarur që nga shekulli XIII.

Nauru - 13.6 kilometra katrorë -
13,000 banorët e ishullit Nauru në Paqësor, jetojnë mbi shtresat e pakta
të fosfatit. Shteti u bë i pavarur në vitin 1968 dhe dikur njihej
formalisht si Pleasant Island (Ishulli i Këndshëm).

Tuvalu - 14.6 kilometra katrorë -
Tuvalu përbëhet prej 9 ishujve korale të një zinxhiri prej 500
kilometrash gjatësi, në Polinezi. Ishujt e fituan pavarësinë në vitin
1978. Ish-Ishujt Ellice kanë 12,000 banorë.

San Marino - 38.4 kilometra katrorë -
Ndodhet në malin Titano, në Italinë veriore.
San Marino ka 29,000 banorë. Pretendon se është shteti më i vjetër në
Evropë, meqenëse
është themeluar në shekullin IV.

Liehtenshtajni - 99.2 kilometra
katrorë - Ky mikro-shtet ka 34,000 banorë. Nga Zvicra e ndan lumi Rhine,
e nga Austria Alpet.

Ishujt Marshall - 112 kilometra
katrorë - Atolet (duke përfshirë atolin më të madh botëror, Kwajalein),
shkëmbinjtë nënujorë dhe 34 ishujt (me popullatë prej 58,000 vetash)
pavarësinë e fituan më 1986; ata dikur ishin pjesë e Territorit të
Mirëbesimit të Ishujve Pacifikë (dhe i administrua nga Shtetet e
Bashkuara).

Saint Kitts dhe Nevis - 166.2
kilometra katrorë - Ky shtet i Karaibeve me 39,000 banorë, pavarësinë e
fitoi më 1983. Nevis është imë i vogli prej dy ishujve dhe e ka të
garantuar të drejtën e shkëputjes.

Sejshellet- 106 kilometra katrorë -
81,000 banorët e grupit të ishujve në Oqeanin Indian janë të pavarur nga
Britania e Madhe nga viti 1976.

Maldivet - 184 kilometra katrorë -
Vetëm 200, prej 2000 ishujve të Oqeanit Indian që e formojnë këtë shtet,
janë të populluar nga 340,000 banorë. Ishujt, pavarësinë nga Britania e
Madhe e fituan në vitin 1965.

Malta
- 195.2 kilometra katrorë - Ishulli ndodhet në jug të
ishullit italian, Sicilia. U pavarësua nga Britania e Madhe më 1964,
ndërsa armata britanike u tërhoq plotësisht nga atje më 1979. Ka 400,000
banorë.

Grenada - 212.8 kilometra katrorë - Ky
shtet i Karaibeve (me popullatë prej 90,000 banorësh), mori pavarësinë
nga Britania e Madhe në vitin 1974. Vendi shtrihet shumë afër
Venezuelës.

Saint Vincent dhe Grenadines - 240
kilometra katrorë - 117,000 njerëz jetojnë në këta ishuj të Karaibeve,
të cilët nga Britania u pavarësuan më 1979.

Barbados - 265.6 kilometra katrorë -
Rreth 280,000 njerëz jetojnë në këtë ishull te Karaibeve, përndryshe
ishullin më verior të Antileve të Vogla. Barbadosi, pavarësinë nga
Britania e fitoi më 1966.

Antigua dhe Barbuda - 273.6 kilometra
katrorë - Kjo popullatë karaibiane numëron 69,000 banorë dhe nga
Britania është pavarësuar më 1981. Tre ishujt që përbëjnë shtetin varen
nga turizmi (sikurse edhe shumë ishuj të tjerë të Karaibeve).

Andorra - 28 kilometra katrorë -
Principata e pavarur e Andorrës bashkëqeveriset nga kryetari i Francës
dhe nga Peshkopi spanjoll i Urgelit. Me vetëm 70,000 banorë, ky
destinacion turistik malor në malet Pirineje, mes Francës dhe Spanjës,
është i pavarur që nga viti 1278.

Palau - 305.6 kilometra katrorë -
Palau (që njihet edhe si Belau), ishte një Territor Mirëbesimi në
Ishujve të Paqësorit. Dikur njihej formalisht si Carolines, ndërkaq
përbëhet nga mbi 200 ishuj të Paqësorit; ka një popullsi prej 20,000
njerëzve. Fitoi pavarësinë në vitin 1994.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:37 pm

Bavaria

Rajoni i Bavarise perben rajonin me malor te Gjermanise, me burime
hidroenergjitike te pasura dhe me pyje te shumta.

Ky rajon perben shpatet veriore te Alpeve, ne lindje te liqenit
Kanstance. Malet bjen ne drejtim te lumit Danub qe kalon ne lindje te
Alpeve Bavareze. Megjithate ne kete rajon nuk mungojne edhe luginat
pjellore..
Lidhja e lumit Ren nepermjet deges Majn, me Danubin ndikon drejtperdrejt
ne poziten e Bavarise.
Ne kete rajon po shtohet me ritme te shpejta industria e aviacionit.
Dega e industrise kimike bazohet ne qymyrin e Ruhrit dhe naften e
Importuar.. Qendrat kryesore te industrise kimike jane Frankfurti,
Hansi, Ovenbah.
Numri i qendrave rurale ne Bavari eshte sa dyfishi i mesatares se
vendit.
Qendra kryesore e Bavarise eshte Mynihu, i cili njihet se kryeqyteti
kulturor i Gjermanise. Eshte gjithashtu qendra me e madhe manifakturore
ne kete zone.

Ausburgueshte nje tjeter qytet i cili
eshte themeluar nga romaket dhe kulmin e tij te zhvillimit e ka pasur ne
mesjete.

Nurembergu qendra e Siemensit dhe nje
qytet i pasur me vepra arti.


Brenda bavarise sot kane ndryshuar gjuha, tradita, zakoni midis tre
fiseve kryesore.
Fise jane:
Bavarezet e lashte ne jug e ne lindje.
Franket ne veri e verilindje.
Bavarezet Svabians ne jugperendim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:37 pm

Londra kryeqyteti i ri i botës

Një studim i fundit, shumë i detajuar, liston kryeqendrat më të
rëndësishme të planetit. Londra ndodhet në krye të njërit prej
klasifikimeve më serioze që janë bërë në lidhje me kryeqytetet e botës,
një klasifikim që e rendit atë të parën ndër shumë qendra e metropole të
tjerë gjigantë për nga performanca ekonomike dhe kulturore. Pas muajsh
të tërë kërkimesh në lidhje me statistika të ndryshme të popullsisë,
tregjet financiare, tendencat e turizmit, transportin dhe të dhënat që
kanë të bëjnë me sportin dhe artin, studimi arriti në përfundimin se:
Londra është kryeqyteti i botës.
Ky studim është kryer nga gazeta britanike "The independent" dhe në të
për herë të parë faktet vendosen në një rrafsh krahasimor me qytetet e
tjera të mëdha të botës. Dhe ato sa po vjen e po shtohen e po përsosen
gjithnjë e më shumë si qendra të mëdha ekonomike, kulturore apo
turistike. Ndër të më agresivet për nga shpejtësia dhe përmasat e
zhvillimit janë Pekini dhe Delhi, por Londra është mbi të tjerat për një
sërë arsyesh. Me njërën prej bursave më të suksesshme e me veprimtarinë
më intensive në botë, si dhe me një vend si City ku "gatuhen" tendencat
ekonomike të planetit, me numrin më të madh të vendeve të konsideruara
nga UNESCO si pasuri botërore, me një "ushtri" restorantesh e lokalesh
që reflektojnë shumëllojshmërinë e banorëve të saj Londra që në fillim i
kishte të gjitha shanset që të qëndronte në krye të klasifikimit, në të
cilin Parisi renditet i treti duke fituar titullin e kryeqytetit të
Evropës Kontinentale dhe këtë falë jetës financiare dhe aeroporteve.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Ken Livingston, deklaroi se studimi
bazohet në multikulturalizimin e një metropoli si Londra për të cilin
qytetarët e saj janë krenarë, duke e konsideruar si një nga pikat më të
forta të metropolit. Dhe të mendosh që në të fliten mbi 300 gjuhë të
ndryshme çka do të thotë se padyshim bëhet fjalë për qytetin më
ndërkombëtar të botës.

Po të pyesësh persona të ndryshëm për kryeqytetin e tyre të preferuar do
të marrësh me siguri përgjigjje të ndryshme. Secili ka arsyen e vet të
pëlqyeshmërisë: për shkak se ka lindur në atë vend, ka jetuar, ose do të
donte të jetonte. Por deri tani askush nuk kishte ndërmarrë një studim
të mirëfilltë mbi të gjitha përsetë që e nxjerrin një kryeqytet të
preferuar për një pjesë të madhe të njerëzve, si dhe një kryeqytet të
preferuar për secilin nga kontinentet. E ndërsa Londra është e para në
fund të tabelës së klasifikimit ndodhet Adis Abeba dhe Beirudi, por ka
edhe të papritura për të gjithë si për shembull rasti i qytetit të
Meksikos që renditet i dhjeti dhe këtë shans ia kanë dhënë vendet që
konsiderohen pasuri e njerëzimit sipas UNSECO-s.

Nju Jorku - kryeqyteti i Amerikës së Veriut

Sigurisht që është një metropol gjigant, madje jo më kot e quajnë
udhëkryqi i botës. Në të fliten 175 gjuhë të ndryshme dhe ka një
sipërfaqe prej 322 kilometra katrorësh. Është vendi ku janë përqendruar
korporatat dhe grataçielat më të mëdha në botë dhe sigurisht edhe
paratë, pra bankat. Londra, ishte i vetmi kryeqytet që mundi t‘ia marrë
trofeun edhe se në vetvete Nju Jorku nuk është një kryeqytet.
Megjithatë, për sa i përket diplomacisë Nju Jorkut nuk mund t‘i mohohet
roli i kryeqytetit të botës për shkak të ndërtesës së Kombeve të
Bashkuara. Për sa u përket të tjerave, ndërtesave, transportit, jetës
kulturore, vendeve të trashëgimisë, Nju-Jorku është i mbushur plot dhe
është një nga metropolet më të shumëllojshme të botës. Për kë ka qenë
është e lehtë që të rendisë gjigantet e qytetit: Statujën e Lirisë,
Qendrën Rokfeller, Parkun Qendror, Muzeumin e Elis Islans apo qendra të
tjera të rëndësishme. Dhe ky është vetëm një fillim. Ajo që të bën
përshtypje është rivaliteti i Londrës me Nju Jorkun në të gjitha
drejtimet, duke filluar me financën e lartë: City për Londrën dhe Wall
Street për Nju Jorkun.

Parisi - kryeqyteti i Evropës

Parisi do të jetë gjithmonë. Është pikërisht natyra e parashikueshme dhe
uniformiteti që e bëjnë të veçantë, të paktën të ndryshëm nga Nju Jorku
dhe Londra, të cilët janë metropole në lëvizje, në ndryshim të vetes
dhe të banorëve të tyre. Dikur ky ishte një realitet që i shkonte edhe
Parisit, sidomos në kohën e revolucionit kur ishte në avangardë të
ndryshimeve. Ai ishte një qytet i dritës, por edhe i errësirës. Kishte
shumë qytete që pretendonin titullin për kryeqytetin evropian. Kështu
ishte Brukseli që mund t‘ia merrte Parisit në aspektin politik dhe
administrativ, por jo kulturor. Vjen më pas Berlini i bashkuar, rinor
dhe energjik, por jo aq intelektual dhe artistik. Roma edhe pse mban
brenda vetes histori mijëravjeçare dhe shumë bukuri, nuk mund t‘i kalojë
kufijtë e Italisë. Sa për Parisin, ai mbetet kryeqyteti ndërkombëtar i
modës dhe i restoranteve më të mira të botës. Mund të mos ketë larminë
etnike të Londrës, por ka shijen e një Evrope të vjetër, tradicionale.
Sigurisht vende-vende, pasi edhe Parisi është shumë i populluar me
emigrantë. Kryeqyteti francez ka një ndër tre aeroportet më të mëdha të
Evropës dhe njëherazi mund të pretendojë se është shtëpia e gjithë
trenave të shpejtësisë së lartë që ekzistojnë nëpër Evropë. Ka dy opera
të mëdha, ah po ka edhe Luvrin brenda mureve të të cilit ndodhet
koleksioni më i madh i artit në botë, si dhe Muzey d‘Orsay, vendi ku
ndodhet koleksioni më i madh i artit të fundit të shekullit 19-të. Është
vendi që publikon numrin më të madh të romaneve në botë. Ço vit dalin
në dritë 1000 vepra të reja artistike. Ka 350 kinema etj., etj. Deri
tani folëm për Parisin si një vend për ta vizituar, por si është ai për
të jetuar? Çmimet e qirave të shtëpive janë astronomike, megjithatë janë
shumë më të ulëta se ato të Londrës dhe Nju Jorkut dhe kjo vlen për të
gjitha të tjerat. Po e ardhmja? Zgjedhjet bashkiake i ka në mars dhe një
nga çështjet kryesore do të jetë: Cili do të jetë hapi i ardhshëm i
kryeqytetit?

Tokio - kryeqyteti i Azisë

Një lokal i vogël ku pihet verë franceze. Një klub nate në të cilin
kumbon ritmi i muzikës braziliane. Një lokal çaji britanik ku mund të
gjesh të gjitha llojet e çajrave që gjendjen edhe në Londër. Këto janë
copëza të kryeqytetit japonez, Tokios ku aziatikja dhe e përbotshmja
përzihen bashkë. Ja cila është edhe arsyeja që Tokio është kryeqyteti i
padiskutueshëm i Azisë. Ja të veçantat. Vetëm 1% e popullsisë së Tokios
nuk është japoneze, por qytetarët janë shumë të interesuar që të
përqafojnë kulturën kozmopolitane, duke filluar që me hapjen dhe
frekuentimin e restoranteve indiane, shfaqjeve muzikale tipike
amerikane, ekspozitave të artit sipas variantit francez, si dhe butikëve
me veshje të stilistëve italianë. Një nga pikat e forta të Tokios është
ushqimi. Të gjithë shefat më të mëdhenj të kuzhinës botërore kanë hapur
lokalet e tyre në Tokio. Zona e blerjeve ose pazareve është një tjetër
pikë e fortë. Ata që duan produkte tipike japoneze kanë magazina të
pafundme ku mund të shuajnë të gjitha llojet e orekseve ushqimore, apo
mode qofshin. Ndërsa për vetë japonezët që duan gjëra perëndimore
ekzistojnë butikët e pafund në një numër të madh rrugësh. Të gjitha
format më të famshme të botës ndodhen në Tokio dhe kanë filialet e tyre
më në zë për Azinë dhe mbi të gjitha kanë edhe një numër të madh
fabrikash. Për sa i përket zbavitjes, Tokio nuk është aspak mono-etnike.
Ndeshjet e Sumos dhe arteve të tjera luftarake janë të këshillueshme
për kë kuron një mjedis tipi aziatik, por njëherazi qyteti ka një oreks
shumë të madh edhe për shfaqje të tjera dhe mbi të gjitha për
kinematografinë, pas së cilës japonezët janë tërësisht të dhënë. Tokio
ka popullsinë më të madhe në botë, aeroportet më të mbushura me njerëz
dhe metronë më të gjatë.

Johanezburgu - kryeqyteti i Afrikës subsahariane


Kajroja mund t‘ia kalojë Johanezburgu si kryeqyteti i kontinentit
afrikan, por çmimi për Afrikën subsahariane është më i rëndësishëm. Me
gjithë problemet dhe kontrastet e mëdha, Johanezburgu dy dhjetëvjeçarët e
fundit ka pësuar shumë ndryshime dhe ndodhet shumë më përpara në
klasifikim se Lagosi i Nigerisë, Nairobi i Kenias apo Addis Abeba i
Etiopisë. Është ndërtuar në një nëntokë të pasur me ar, ndër më të
pasurat në botë. Është qendër e rëndësishme që nga viti 1880, por
zhvillimi iu ndërpre nga Aparteidi. Vetëm pasi Nelson Mandela doli nga
burgu në vitin 1994, rifilloi rilindja e kombit dhe Johanezburgu nisi
sërish të tërheqë vëmendjen e botës për mirë. Shenjat më të mëdha të
zhvillimit mund t‘i shohësh në qendër të qytetit me ndërtimet e reja,
aty ku ndodhet edhe një urë e varur e madhe që mban emrin e Mandelës. Po
aty janë hapur qendra tregtare, muzeume, zyra të mëdha biznesi e vende
ku mund të zbavitesh. Zhvillimi më i madh i takon sistemit hekurudhor.
Punime të mëdha po bëhen për ta përgatitur vendin për mbajtjen e
Kampionatit Botëror të vitit 2010. Ndryshimin më të madh e ka bërë Kodra
e Kushtetutës, vendi i burgut të famshëm ku Mandela kaloi vitet e gjata
të burgut. Aktualisht është shndërruar në gjykatën më të madhe të
vendit. Megjithatë, Johanezburgu e meriton të konsiderohet një shesh
ndërtimi që sapo ka filluar të hedhë shtat. Ende vazhdojnë pabarazitë e
mëdha mes të bardhëve dhe personave me ngjyrë. Pikat e forta të
Johanezburgut ishin numri i madh i fluturimeve ndërkombëtare, ekzistenca
e bursës më të madhe në Afrikë.

Qyteti i Meksikës - kryeqyteti i Amerikës Latine

Ndodhet thuajse në zemër të një vargmali të mbuluar me borë dhe
vullkanik. Pamje e mrekullueshme nga larg është impresioni i parë që u
jep vizitorëve që vijnë me avion. Ka 22 milionë banorë dhe është një
ndër metropolet më të mëdha të botës, që renditet vetëm pas Tokios dhe
Seulit. Disa e quajnë metropol, të tjerët thjesht një fshat gjigant që
përbëhet nga fshatra të vegjël. Në zemër ka ndërtesa të vjetra të
ruajtura nga koha e sundimit kolonial të spanjollëve. Por të parët që
erdhën aty ishin astekët në vitin 1325, të cilët ndërtuan qytetin me
emrin Tenochtitlan. Spanjollët mbërritën dy shekuj më vonë dhe e
rindërtuan atë në gërmadhat e astekëve. Është e çuditshme, por qyteti i
Meksikës ka numrin më të madh të muzeumeve në krahasim me qytetet e
tjera në botë. Është pikërisht ana artistike dhe kulturore që kanë
ndihmuar shumë qytetin të kthehet në një metropol të rëndësishëm dhe të
meritojë emrin kryeqytet i Amerikës Latine. Disa madje e quajnë po aq të
rëndësishëm për Amerikën Latine sa ç‘është Eroma për Evropën. Pikat e
forta që e përzgjodhën janë numri i madh i popullsisë, rrjeti i metrove
dhe vendet e trashëgimisë kulturore.

Dubai - kryeqyteti i Lindjes së Mesme

Një ditë qershori përmes një blloku çimentoje të vendosur në majë të një
kulle shënuan një rekord të ri në historinë botërore: kullën më të
lartë në botë: Burj Dubai, e lartë 509 metra. Por Dubai është shumë më
tepër se kaq. Pas shumë vitesh kthyer në një kantier të madh ndërtimi,
tani ai kryeson pa dyshim në rajon. Shndërrimi i tij nisi në vitin 1966
që kombinon me zbulimin e naftës. Që nga ajo kohë është pikërisht ari i
zi që i ka dhënë jetë dhe dritë një qyteti që sa vjen e po shkëlqen më
shumë se qytetet e tjera të rajonit. Sipas parashikimeve, rezervat e
mëdha të naftës do të mbarojnë në vitin 2025, ndaj deri atëherë vendi
duhet të ketë bërë investime në turizëm e degë të tjera të industrisë,
të cilat do të mbështesin ekonominë e vendit. Por për momentin po
përjeton situatën e tij më të mirë në histori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:37 pm

Madridi, mes ngrohtësisë dhe ngjyrave

Kryeqyteti spanjoll plot jetë e gjallëri


Qyteti plot jetë, i vendosur në një zonë të pasur me bukuri natyrore,
është gjithmonë i gatshëm për të pritur me krahë hapur ata që duan ta
njohin apo ta vizitojnë. Kështu e përkufizojnë Madridin të gjithë ata që
kanë pasur fatin e madh të jetojnë apo ata që e kanë vizituar. Madridi
është një nga metropolet e botës, plot energji dhe gjallëri, ku
mundësitë për t‘u argëtuar gjithë ditën dhe natën janë të panumërta.
Kryeqyteti spanjoll është reflektimi i monumenteve, trashëgimisë së
historisë së shekujve të kaluar, por edhe një qendër moderne plot
gjallëri ku restorantet, kafenetë dhe ndërtesat që mbartin me vete
historinë, të lejojnë të mos heqësh dorë nga komoditeti, shija dhe
argëtimi. Kultura e "vjetër" në muzetë e qytetit nga "Prado" te "Reina
Sofia", duke kaluar përmes Thyssen-Bornemisza me koleksionet e tyre të
famshme në të gjithë botën, ndërthuret me atë që propozohen në "muzeun e
gjallë" të Plaza Mayor, nga një numër i madh artistësh ambulantë. Po
ashtu, muzika dhe ngjarjet që zhvillohen në Teatrin Mbretëror apo në
Auditorin Kombëtar, ku luajnë orkestrat më të mira të botës,
bashkëjetojnë në harmoni të plotë me lokalet ku luhet muzikë "dal vivo"
si xhaz, folk dhe bluz, për të mos folur për flamengon, një protagoniste
e rëndësishme në jetën e natës madrilene. Por gjëja më e bukur që ofron
ky qytet është se aty jetojnë ende familje në shtëpitë tradicionale "de
corrala", të ndërtuara përreth një kopshti dhe që vazhdojnë të
rezistojnë përkrah rrugëve plot trafik dhe qendrave të mëdha tregtare.
Bukuritë arkitekturore të qytetit të lënë pa fjalë, megjithatë një
tjetër pikë e rëndësishme e pasurisë artistike të qytetit është edhe
Pallati Mbretëror, i ndërtuar sipër "Alkazarit" të Habsburgve, ku
ndërthuret stili barok dhe tradita e rezidencave mbretërore spanjolle,
ku madhështia e ndërtimit është në harmoni të plotë me gjithçka që e
rrethon.

Në anën tjetër të "Plaza Armeria" ngrihet Teatri Mbretëror, i shndërruar
në tempullin e lirikës në dhjetë vitet e fundit. Por pavarësisht
bukurisë magjepse, madrilenët krenohen me dëshirën e madhe për të jetuar
dhe për të shijuar orët e natës. Jeta e natës në Madrid është kaq e
gjallë, saqë qyteti duket sikur nuk fle kurrë. Shumica e lokaleve
qëndrojnë hapur deri në agim. Vendet ku spektakli është i garantuar janë
të shumta, megjithatë madrilenët e kanë zakon që shumicën e festave t‘i
bëjnë nëpër rrugë, përveç netëve të ftohta të dimrit. Sapo klima
ngrohet paksa, ata dalin pothuajse të gjithë nga shtëpia, duke u
zhvendosur nga një vend i qytetit në tjetrin, nga një darkë në një
koncert, nga një lokal në një tjetër vend të mrekullueshëm. Me pak
fjalë, e gjithë kjo shpjegon kuptimin e shprehjes së famshme që përdorin
spanjollët: "Nga Madridi në Parajsë", njëlloj sikur duan të thonë: nuk
ekziston ndonjë vend tjetër më i mirë në botë për të jetuar "Ne nuk do
të dalloheshim ndryshe, nëse nuk do të dilnim pas mesnate të rrimë
jashtë deri në agim dhe pastaj të shkojmë në punë", thotë një vajzë
rreth të 30-ve. Nga ana tjetër, Madridi konsiderohet një nga vendet më
të mira në Spanjë për sa i përket traditës kulinare. Gatimet
tradicionale që ofrohen janë të gjitha të mrekullueshme, si për shembull
"Callos" apo "Cocido" i përgatitur me mish, lajthi dhe perime, apo tava
me patate dhe ëmbëlsirat e shumëllojshme, karakteristike për festat e
ndryshme të vitit.

Ekonomia

Qyteti njohu një zhvillim të madh ekonomik që kur u zgjodh kryeqyteti i
vendit. Hovi industrial nisi nga mesi i shekullit të 20-të, sidomos në
sektorët kimikë, metalurgjikë dhe ata të lidhur me konsumin urban,
teknologjinë, elektronikën dhe industrinë farmaceutike. Në vitet e
fundit, përveç aktiviteteve tradicionale, zhvillim të madh kanë pasur
edhe aktivitetet e lidhura me turizmin, kulturën dhe argëtimin. Kulmi i
këtij procesi arriti në vitin 1992, kur Madridi u cilësua si kryeqyteti
evropian i kulturës. Qyteti ka një nga metrotë më të mëdha të botës.
Aktualisht, metroja e Madridit renditet e dyta në Evropë dhe e gjashta
në botë. Në vend vepron një rrjet autobusësh urbanë që përfshin më shumë
se 1900 mjete megjithëse shumë përdorin edhe shërbimet hekurudhore.
Aeroporti ndërkombëtar i Madrid-Barajas është porta aeroportuale më e
rëndësishme e gjithë Spanjës dhe një nga më të mëdhenjtë në botë.
Përfaqësitë e kompanive më të fuqishme të tregut botëror nuk mund të
mungonin kurrsesi në një qytet të tillë. "Në Madrid nuk mungon asgjë.
Qyteti të ofron gjithçka për të jetuar si në parajsë", tregon
administratori i një prej bankave më të mëdha në vend.

Historia


Madridi u zgjodh si kryeqyteti i vendit, duke zëvendësuar Toledon në
vitin 1561, nga princi Filipi II. Nga viti 1601 deri në 1606-ën,
kryeqyteti u transferua përkohësisht në

Valladolid. Madrilenët i quajnë ndryshe edhe Gatos (mace). Shumë
mendojnë se ky "pseudonim" i detyrohet faktit që ata pëlqejnë të flenë
vonë, nuk darkojnë kurrë para orës dhjetë, dhe pastaj dalin takohen me
miqtë e tyre në mesnatë dhe pastaj dalin xhiro, thjesht duke folur apo
duke u ulur sa në një lokal në tjetrin deri në agim. Por edhe pse
"pseudonimi" është ideal, nuk i detyrohet aspak stilit të jetesës së
tyre. Shpjegimi i tij i ka rrënjët thelë në histori. Madridi u themelua
nga Muhamedi I, djali i Abdurramanit me emrin Magerit. Qyteti mbrohej
nga mure të larta dhe kishte vetëm tri porta hyrëse. Tentativat e
kristianëve për të pushtuar Madridin patën sukses vetëm në kohën e
Alfonsit VI. Gjatë betejës finale të qytetit, një ushtar i ri u ngjit me
duar në murin e lartë (tamam si një mace) dhe zëvendësoi flamurin arab
me atë kristian. Që nga ajo kohë, të gjithë madrilenët njihen si
"gatos".

Popullsia

Pikërisht në kohën kur qyteti u bë kryeqytet i vendit, popullsia e tij
pësoi një rritje të lehtë, kjo edhe si pasojë e numrit të madh të
emigrantëve që vërshuan në qytet. Duke nisur nga vitet ‘70-të, Madridi
nisi të humbte popullsinë, tendencë që u përforcua në fillim të
shekullit 21 për shkak të rritjes së madhe të emigrimit. Sot Madridi
numëron 3.099.834 banorë dhe është një nga kryeqytetet me dendësinë më
të madhe të tyre, pas Londrës dhe Berlinit.

Dashuria për sportin


Të gjithë e pranojnë hapur se ajo që i bën vërtet krenarë në të gjithë
botën është se kanë një skuadër të madhe si Reali i Madridit. Pothuajse
të gjithë madrilentët dhe pjesa më e madhe e spanjollëve e adhurojë
skuadrën e tyre me një histori të "artë". "Reali i Madridit është pjesë e
jona. Është skuadra më e mirë në botë. Është vetë Spanja", tregojnë
disa djem që sapo janë kthyer nga ndeshja e kampionatit spanjoll. Edhe
pse qyteti ka skuadra të tjera jo më pak të rëndësishme si Atletiko
Madrid dhe Getafe, dashurinë për Realin e Madridit nuk e zëvendëson dot
askush që prej themelimit të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeTue Mar 29, 2011 7:17 am

Zvicra është e vendosur në sistemin e vargmaleve të larta të Alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyrorë ndërmjet shteteve të Evropës së Mesme dhe të atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli transit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohore e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.
Regjionet gjeorafike
Regjioni Malor
Alpet Zvicrane
Alpet Zvicrane përbëjnë tërësinë gjeografike më të rëndësishme në të cilën rrallë kund në botë ekzistojnë ndryshime aq të mëdha në hipsometrinë në një sipëraqe relaticvisht të vogël. Alpet shtrhen ne një gjatësi prej 300 km dhe gjerësi 80-120 km.

Regjoni i Pllajës
Regjini i Pllajë ose Mittelland , siq quhet ndryshe , gjendet ndërmjet Maleve të Jurës në veriperëndim dhe Alpeve në juglindje në një depression paraalpin. Shtrihet prej Liqenit të Zhenevës deri te Liqeni i Bodenit në gjatësi prej 270 km dhe gjerëi 50 km. Pllaja e Zvicres përfshinë 30% të territorit në të cilën jetojnë më se 60% të popullsisë së shtetit. Është njësia më e ulët gjeografike e Zvicrës e cila mesatarisht gjendet në lartësinë 500 m.
Relievi
Relievin e Zvicres e bëjnë Alpet të cilat e përfshijnë pjesën jugore, juglindore dhe lindore të shtetit. Në një sipërfaqe më të madhe shtrihen Alpet Perëndimore, të cilat me relievin lartmadhor, me coptimin e theksuar të relievit, me lugina të tërthorta dallohen prej Alpeve Lindore,të cialt janë më të ulëa dhe kanë shtrirje më të vogël në Zvicer.
Klima
Klima e Zvicrës, edhe pse varet nga shumë faktorë, coptimi i relievit dhe shtrirja e theksuar vertikale e përcakton karakterin e saj. Në pjesën jugore, në luginat që janë të mbrojtura pej erërave të ftohta, ndihet ndikimi i klimës medhetare, ndërsa viset perëndimore janë nën ndikimin e e Oqeanit Atlantik. Regjimi termik në Cyrih në janar është 0,12 C, në korrik 19,6 C, dhe reshje vjetore 1,092 mm. Reshjet janë gjithënjë më të mëdha në pjesët më të larta të relivit në të cilat arrin më tepër se 2,000 mm. Përkundër tyre në Ronën e Epërme , në rethinën e Gjenevës sasia e reshjeve mezi arrinë 600mm.Ka klime malore alpine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeTue Mar 29, 2011 7:17 am

Gjermania ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik dhe detin e Veriut, në mes të Holandës dhe Polonisë në veri të Austrisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L dhe 349,223 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,798 km 2 ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 3,621 km që e ndajnë atë nga Danimarka (68 km), Polonia (456 km), Çekia (646 km), Austria (784 km), Zvicra (334 km), Franca (451 km), Luksemburgu (138 km), Belgjika (167 km) dhe Holanda (577 km).
Relievi
Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta,në pjesën jugore e posaçërisht në Bavari tereni është malorë dhe përshkohet nga Alpet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit në Wilstermarsch (lexo: Vilstemásh) është 3.54m nën nivelin e detit (-3.54m) kurse më e larta në lartësi mbidetare prej 2,962 metrave në vendin e quajtur Zugspitze (lexohet: Cugshpicë).
Klima
Pjesa më e madhe e Gjermanisë ka një klimë transitore, në të cilën dominojnë erërat e lagështa perëndimore. Klima varet prej Oqeanit Atlantik, përkatësisht Rrymës Veri-Atlantike, që është pjesa veriore e Rrymës së Golfit. Ky ujë i ngrohtë i prek zonat që kanë dalje në Detin e Veriut përfshirë gadishullin Jutland dhe zonën përgjatë Rinit, që derdhet në Detin e Veriut. Rrjedhimisht në veriperëndim dhe në veri, klima është oqeanike; Reshjet i hasim gjatë tërë vitit me maksimumin gjatë verës. Dimrat në këtë pjesë janë kryesisht të butë kurse verërat priren si të freskëta, megjithëse temperaturat mund të tejkalojnë 30 °C (86 °F) në disa periudha. Në lindje, klima është më shumë kontinentale; dimrat mund të jenë shumë të ftohtë kurse verërat shumë të ngrohta, dhe periudha të gjata thatësie janë shënuar shpesh. Gjermania qendrore dhe jugore janë regjione tranzite ku mund të ketë si klimë oqeanike ashtu edhe kontinentale. Sërish, temperatura maksimale mund të arrijë 30 °C (86 °F) gjatë verës.[1][2]
Hidrografia
Gjermaninë e përshkojnë lumenjtë Ren (Rajna), Ems, Vezer dhe Laba. Rrjedhi prej pjesëve jugore të shtetit dhe gravitojnë në Detin e Veriut. Uji relativisht i mjaftueshëm gjat vitit, pjerrtësia e vogël, mundësia e mirë për lidhje me kanale I kanë mundësuar të shfrytëzohen për lundrim. Ujërat jugorë i mbledh Danubi, i cili Gjemaninë e lidhë me shum shtete të Evropës së Mesme
Pasuritë natyrore
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, ligniti, gazi natyrorë, hekuri, bakri, nikeli, uraniumi, kripa, materiali ndërtimor, pylltaria dhe toka e punueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeTue Mar 29, 2011 7:18 am

Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshin afro 80% të Gadishullit të Arabisë. Asnjë shtet i këtij regjoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli i Arbisë është i ngjashëm me kontinentrin e Afrikës. Zatën, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli i Arabisë ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, e me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë.

Relievi
Në aspektin relievor, Arbinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme : çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit.
Klima
Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihet shkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujton Saharën në kontinentin e Afrikës. Temperaturat janë të larta gjat tërë vitit. Në Riad, në lartësinë prej 577 m, temperature mesatre vjetore është 24,6 ºC, ajo e muajit më të ftohtë e janarit 14,4º C dhe e muajit më të nxetë 33,8º C, ndërsa në lokalitetin Xhida, në Detin e Kuq, temperatura mesatare vjetore është 28,3 C, e muajit më të ftohtë të janarit 23,9 ºC dhe e muajit më të nxehtë e korrikut 31,7 C..

Reshjet janë të pakta dhe të rralla. Ato nuk janë më të mëdha se 100 mm në vit e në shkretira kalojnë vite e nuk bie pika shiut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitimeTue Mar 29, 2011 7:18 am

Turqia ndodhet në pjesën jug-lindore të Evropës dhe në pjesën perëndimore të Azisë.

Sipërfaqja : 780.580 km²
Vija kufitare e Turqisë është 2.627 km e gjatë. Kufizohet me këta shtete

Greqia vija kufitare e gjatë...... 206 km
Bullgaria vija kufitare e gjatë... 240 km
Gjeorgjia vija kufitare e gjatë... 252 km
Armenia vija kufitare e gjatë .....268 km
Azerbajxhanivija kufitare e gjatë... 9 km
Irani vija kufitare e gjatë .......499 km
Iraku vija kufitare e gjatë .......331 km dhe
Siria vija kufitare e gjatë .......822 km
Në Turqi jetojnë përafërsisht rreth 75 milion banorë

Klima e Turqis veqohet e ndryshime te medha.Ajo ne bregdet eshte mesdhetare dhe ne brendsi( Rrafshnalta e Andollides)kontinentale.Ne pergjethsi ajo eshte subtropikale.Cilsohet me reshje te vogla dhe me munges te ujit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Gjeografia e Shteteve Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Shteteve   Gjeografia e Shteteve I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjeografia e Shteteve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kryeqytetet e gjithe shteteve te Botes
» Gjeografia e Drenices
» Gjeografia
» Gjeografia politike
» Gjeografia e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: