Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Meksika

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Meksika Empty
MesazhTitulli: Meksika   Meksika I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:18 am

Meksika F.0611014550643_m

Pas shumë vështirësive që pati në kohët e fundit, ku u ndërruan tre trajnerë dhe më shumë se gjashtëdhjetë futbollistë e veshën fanellën e gjelbër, Meksikës sërish i është kthyer qetësia dhe kjo fal trajnerit Javier Aguirre. Ish-trajneri i Atletico Madridit ka formuar një skuadër duke kombinuar disa talentë të rinj me disa yje që janë stabilizuar tashmë. Ia ka kthyer sërish përfaqësueses besimin.
Me ardhjen e njeriut që ata e quajnë “El Vasco”, Meksika është ngritur nga pozita e pestë në pozitën e dytë në fazën përfundimtare kualifikuese në Zonën e Amerikës së Veriut dhe të Mesme. Meksika fitoi pesë ndeshje dhe humbi një. Po ashtu, pati edhe një barazim. Përfaqësuesja e Meksikës pasi arriti pa shumë vështirësi në Botërorin 2010, tash synim e ka që së paku të kaloi në 1/8 e finales. Në këtë fazë ishin eliminuar në Botërorin e kaluar të mbajtur në Gjermani.

Rruga drejt “Afrikës së Jugut 2010”
Meksika e mposhti pa shumë vështirësi në raundin e dytë eliminator Belizen. Por, në fazën vijuese përfaqësuesja hasi në vështirësi. Në grup pati përfaqësuese si Xhamajka, Kanadaja dhe Hondurasi. Atëkohë, Meksika ishte duke u drejtuar nga suedezi Sven Goran Eriksson. Kualifikimin në raundin final e siguroi vetëm në ndeshjen e fundit dhe vetëm fal golëdallimit më të mirë.

Forma jo e mirë e Meksikës vazhdoi edhe në raundin final. Meksika e nisi me humbje duke pësuar nga SHBA-ja me rezultatin 2:0 dhe po ashtu nga Hondurasi me shifrat 3:1. Kjo shtyu drejt shkarkimit Erikssonin. Në vend të suedezit erdhi Javier Aguirre. Aguirre e kishte marrë Meksikën në këso rrethana edhe rrugës për në Botërorin 2002.
Sërish Aguirre bëri mrekulli duke e transformuar tërësisht përfaqësuesen. Ai nisi me humbje 2:1 kundër El Salvadorit. Por, më pas mposhti secilën skuadër së paku një herë. Meksika e siguroi kualifikimin një xhiro pa përfunduar eliminatoret. Meksikanët përfunduan në pozitën e dytë pas SHBA-së.

Meksika Lojtaret-meksika(1)

Ylli i skuadrës
“Veterani” Cauhtemoc Blanco është ndoshta futbollisti tek i cili tifozët meksikanë duhet të falënderohen për këtë kthim të madh. Blancon e ktheu trajneri Javier Aguirre nga pensionimi. Sulmuesi i talentuar 36-vjeçar u bë simbol i përfaqësueses, duke i ndihmuar futbollistët e rinj si Guillermo Ochoa, Efrain Juarez, Andres Guardado e Giovani dos Santos që të gjejnë formën e tyre më të mirë. Ai së bashku me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Rafael Marquez e bëjnë Meksikën një përfaqësuese mjaft të fortë në Botërorin 2010.

Meksika Traineri-meksika(1)


Trajneri
Javier Aguirre është njëri nga trajnerët më të suksesshëm të Meksikës. Ai e kishte udhëhequr skuadrën “Pachuca” drejt titullit të kampionit të Meksikës në vitin 1999, ndonëse kjo skuadër vlerësohej si autsajdere. Aguirres iu besua puna që të udhëheq Meksikën në rrugën për Botërorin 2002 të mbajtur në Kore të Jugut e Japoni. Ai e mori detyrën e trajnerit të përfaqësueses në periudhën kur të “gjelbërit” ishin në vështirësi gjatë eliminatoreve. Ai arriti të këndell Meksikën dhe e kualifikoi në Botërorin 2002. Në Botëror madje e fitoi fazën grupore duke lënë pas vetes përfaqësuese si Italia, Kroacia e Ekuadori. Por, rrugëtimi i Meksikës në Botërorin 2002 përfundoi në 1/8 e finales ku u eliminua nga SHBA-ja.

Pas Botërorit 2002 ai firmosi kontratë me skuadrën spanjolle Osasuna. Këtë skuadër e solli deri në eliminatore për Ligën e Kampionëve në stinoirin 2005/06. Përformanca e tij impresive me Osasunan i siguroi atij një punë si trajner në skuadrën e njohur spanjolle Atletico Madrid. Ai e udhëhoqi Atletico Madridin drejt pozitës së katërt në stinorin 2007/08. Ai u shkarkua pas përfundimit të stinorit vjeshtor të edicionit 2008/09 të Primera Divisionit. Nga aty ai u kthye si trajner i Përfaqësueses së Meksikës. Sërish detyra e tij ishte të nxjerr nga “lloqi” përfaqësuesen dhe këtë ia arriti.

Botërorët e kaluar
Meksika u kualifikua në 14 botërore të futbollit, më shumë se çdo përfaqësuese tjetër nga zona e Amerikës së Veriut dhe të Mesme.
Meksika përformancën më të mirë e arriti në botërorët 1970 dhe 1986, kur shkoi deri në çerekfinale
“Afrika e Jugut 2010” është Botërori i pestë me radhë në të cilën kualifikohet Meksika. Në katër notërorët e fundit Meksika u eliminua në 1/8 e finales.



Rekordet
- Nën drejtimin e Javier Aguirres, Meksika hyri në një seri prej 12 ndeshjeve pa humbje, para se të mposhtej në një ndeshje miqësore nga Kolumbia. Në atë ndeshje Aguirre aktivizoi vetëm futbollistët që luajnë në kampionatin vendor.

- Në skuadrën e Meksikës që siguroi kualifikimin për në Botërorin 2010 luajnë katër futbollistë që fituan titullin e botës për grupmoshën U-17 në Peru në vitin 2005: Giovani dos Santos, Carlos Vela, Efrain Juarez dhe Hector Moreno.

- Për befasi nuk ishte asnjë meksikanë në Top 20 golashënuesit më të mirë të eliminatoreve në zonën e Amerikës së Veriut dhe të Mesme. Por, 18 futbollistë të ndryshëm të Meksikës kanë gjetur së paku një herë golin gjatë eliminatoreve.



Deklarata
“Ndjehem i relaksuar. Njeriu ndjen një kënaqësi sa herë që arrin objektivin që i caktohet. Është një kënaqësi kur e dinë se nuk i ke lënë në lloç njerëzit që të kanë besuar. Unë jam i lumtur dhe krenar. Kur unë kam marrë detyrën ne ishim në pozitën e pestë në fazën eliminatore dhe ishim nëntë pikë larg vendit të parë. Tash ne kemi siguruar Botërorin”, ka thënë trajneri Javier Aguirre, pasi që siguroi biletën për në “Afrikë të Jugut 2010”.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Meksika
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Meksika nënshtron Italinë
» Maradona: Të respektohet Meksika
» Zidane: Meksika shkeli Francën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: