Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Franca

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Franca Empty
MesazhTitulli: Franca   Franca I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:23 am

Franca F.0611012818705_m

Franca
Franca kaloi një prag të ri në kualifikimet për Botërorin 2010, pasi kurrë më parë nuk ishe kualifikuar në katër botërore rresht. Të kaltërit në vitet e fundit janë bërë prezantues të rregullt në Botërorin dhe janë renditur në mesin e gjigantëve botërorë të futbollit, që nga fundvitet ‘90. Prezantimi i tyre i mirë në Botërorin e parë në vitin 1930, i solli një përshkrim Përfaqësueses së Francës si skuadër e mirë. Franca herë pas herë ka ditur të prodhojë talentë legjendar, mirëpo vetëm në dekadën e fundit ka arritur të kërijojë një skuadër që ka startuar në çdo turne të madh me shpresa të mëdha se do të dal fituese.
Gjenerata e futbollistëve ku u përfshinë yjet si Zinedine Zidane, Laurent Blanc, Didier Deschamps dhe Fabian Barthez, theu pengesën që e bllokonte Francën, një pengesë të cilën nuk kishte arritur të thyejë Franca e viteve të ‘80 ku luanin futbollistë të mëdhenj si Michel Platini, Alain Giresse, Luis Fernandez e Jean Tigana. Gjenerata e udhëhequr nga Zidane e fitoi titullin e botës në vitin 1998, ndërsa kësaj ia shtoi edhe titullin e Evropës dy vite më vonë.

Përkundër dështimit në Botërorin 2002 të mbajtur në Kore të Jugut e Japoni, Franca prapë nuk ishte përfaqësuese për t’u hedhur poshtë. Madje, ishte shumë afër që të fitoi titullin e dytë të botës në “Gjermania 2006” ku humbi në finale vetëm pas penalltive nga Italia. Në atë natë finale në Berlin, edhe u mbyll kapitulli i Zidanet. Mirëpo, tash “tre kolorët” ende mund të llogarisin në disa prej emrave më të mëdhënj të futbollit. Në skuadër kanë talentë të rinjë që vlerësohen në mesin e më të mirëve në botë, si Franck Ribery, Karim Benzema e Yoann Groucuff.Franca Lojtaret-franca

Yjet e përfaqësueses
Pasi që Zinedine Zidane, Fabien Barthez, Claude Makelele e Lilian Thuram, janë pensionuar nga Përfaqësuesja pas Botërorit 2006, në skenë kanë dal yje të tjerë. I vetmi futbollist që ka mbijetuar nga Përfaqësuesja e Francës që e fitoi titullin e botës në “Franca 1998” është sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry. Ai e ka marrë shiritin e kapitenit te përfaqësuesja.

Në mbrojtje lider është mbrojtësi i Arsenalit, William Gallas, ndërsa për mesfushë janë kompetent dyshja Jeremy Toulalan e Lassana Diarra. Ndërkohë shpërthimi i Yoann Gourcuffit, talenti i Franck Riberys dhe “ringjallja” e Nicolas Anelkas i ka dhënë mjaft opsione trajnerit Raymond Domenech për repartin ofanziv. Në këtë repart gjenden edhe yjet si Karim Benzema e Florent Malouda.Franca Traineri-franca

Publiku francezë ka vlerësuar trajnerin Raymond Domenech si njëri kontrovers, që kur ky i fundit mori kreun e përfaqësueses në vitin 2004. Ai në fillim u lavdërua për aftësitë e tij të komunikimit, mirëpo gjithë opinionet e mira për të u zbehën kur Franca zhgënjeu në Evropianin 2008. Domenech ende është në pritje për të fituar një trofe me Francën, mirëpo ai është futur në histori si trajneri që ka qëndruar më së gjati në krye të “trekolorëve”.

Skuadrat Mulhouse e Lyon ishin fillimi i karrierës si trajner për Domenechun. Ai më pas iu fut punës me përfaqësuese, ku së pari drejtoi U-20 e më pas edhe U-21 me të cilën edhe vendosi rekord. Kjo edhe e ndihmoi atë që të avancohet në Përfaqësuesen “A”.

Si lojtar Domenech kishte qenë një mbrojtës luftarak që fitoi titullin e Francës me Strasbourgun në vitin 1979 dhe Bordeauxin në vitin 1984. Ai po ashtu fitoi edhe Kupën e Francës me Lyonin në vitin 1973 dhe me Paris SG në viti n 1982. Pati edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.

Botërorit e kaluar
Franca është paraqitur në 12 Kampionate Botërore. Deri më tash e ka fituar një herë titullin e botës dhe kjo para tifozëve të saj në vitin 1998. Franca po ashtu ka arritur që të pozicionohet dy herë edhe në vendin e tretë në botëroret e vitit 1958 dhe 1986. Në vitin 1982 nën udhëheqjen e legjendës Michel Platini, Franca pati zënë vendin e katërt.



Triumfet
- Një herë kampione e botës (1998)

- Dy herë fituese i Kupës së Konfederatave (2001, 2003)

- Dy herë kampione e Evropës (1984, 2000)



Deklarata
“Objektivi ynë ka qenë që të kualifikohemi. Ne e kemi ditur se nuk do të jetë e lehtë, por kurrë nuk kam dyshuar. Kemi patur vështirësi në dy vitet e fundit, mirëpo të gjithë kanë patur besim. Këtë besim edhe e kemi justifikuar. Ne e kemi fituar të drejtën për të marrë pjesë në një Botëror të veçantë – në Afrikë të Jugut 2010”, ka thënë trajneri i Francës, Raymond Domenech.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Franca
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: