Algjeria
Algjeria do t’i jap fund një mungese prej 24 viteve në botërore, posa të paraqitet për herë të parë në fushë në “Afrikën e Jugut 2010”. “Dhelprat e shkretëtirës” edhepse kanë fituar Kupën e Afrikës edhe pasi ishin paraqitur për herë të fundit në Botërorin “Meksika 1986”, prapë kanë kaluar një kohë të gjatë në hije, derisa ngadalë janë bërë sërish një forcë garuese në fillim të këtij shekulli. Grupi i tashëm i futbollistëve të Algjerisë po ndjehen më të fortë se kurrë më parë dhe kanë besim të mjaftueshëm për të bërë një paraqitje historike në “Afrikë të Jugut 2010”.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Algjeria arriti deri te bileta për në Botërorin 2010 erdhi nëpërmjet barazhit duke e mposhtur në Khartoum të Sudanit, Egjiptin më 18 nëntor të vitit 2009 me rezultatin 1:0. Algjeria gjatë eliminatoreve ka vuajtur dhe ka impresionuar. Ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet eliminatore që i pati në shtëpi në raundin e dytë dhe të tretë, mirëpo humbi humbi tri ndeshje si mysafire, barazoi në dy dhe fitoi vetëm një. Si rezultat në raundin e dytë kualifikues përfunduan në krye me vetëm një pikë më shumë, duke triumfuar në grup që kishte përfaqësuese si Gambia, Senegali e Liberia. Në raundin e tretë eliminator përfundoi me pikë të njëjtë me Egjiptin dhe golëdallim të njëjtë. Pë këtë arsye bileta e fundit nga Zona e Afrikës u vendos në një ndeshje barazhi në teren neutral. Atë ndeshje e fitoi Algjeria.
Yjet e skuadrës
Shënuesi i golit që i dërgoi “Dhelprat e Shkretëtirës” në Afrikë të Jugut, Antar Yahia, është një prej futbollistëve kyç i skuadrës. Ai statusin e yllit të Algjerisë e ndan edhe me lojtarët tjerë si Madjid Bougherra, Nadir Belhadj dhe portierin Lounes Gaouaoui. Mesfusha është forca më e madhe e Algjerisë. Në të bëjnë pjesë kapiteni Yazid Mansouri, ndërsa në krah luajnë Karm Ziani e Mourat Meghni.
Në fund sulmuesi Karim Matmour, ka vërtetuar se është shumë i rrezikshëm për portat kundërshtare.
Trajneri
Pas një karriere modeste të futbollit në vendlindje dhe për pak kohë edhe në Francë, “Mjeshtri” Rabah Saadane, shpejt nisi zejën e trajnerit. Ai shpejt gjeti angazhim në kombëtare. Në fillim mori drejtimin e grupmoshave të reja. Në vitin 1982 ai ishte pjesë e stafit të trajnerëve të Algjerisë në Botërorin 1982 në Spanjë, ku befasoi në ndeshjen e parë duke e mposhtur Gjermaninë Perëndimore me rezultatin 2:1.
Katër vite më vonë ai mori drejtimin e Përfaqësueses së Algjerisë, mirëpo pagoi çmimin për rezultatin e dobët në Botërorin 1986 në Meksikë. Saadane sërish mori Përfaqësuesen e Algjerisë në vitin 1999, mirëpo për një kohë të shkurtër. Më pas ishte trajner edhe nga viti 2003 deri më 2004. Ai së fundi u emërua trajner i Algjerisë në vitin 2007.
Në konkurrencë të klubeve, trajneri e ngriti Kupën e Kampionëve të Afrikës me skuadrën marokene Raja Casablanca në vitin 1982 dhe Ligën e Kampionëve të Arabëve me skuadrën ES Setif në vitin 2007.
Botërorët e kaluar
Afrika e Jugut do të jetë paraqitja e tretë për Algjerinë në botërore. Ata do të mundohen të arrijnë një rezultat më të mirë se që patën në paraqitjen e tyre të parë në Botërorin 1982. Ata bënë histori duke e mposhtur Gjermaninë Perëndimore me rezultatin 2:1 dhe Kilin me rezultatin 3:2. Mirëpo, humbën ndeshjen nga Austria 2:0 dhe u eliminuan nga faza grupore. Katër vite më vonë në Meksikë, Saadane me Algjerinë arriti të marrë vetëm një pikë duke barazuar me Irlandën e Veriut 1:1, para se të pësonte nga Brazili me rezultatin 1:0 dhe nga Spanja me rezultatin 3:0.
Rekordet
Algjeria ka fituar Kupën e Shteteve të Afrikës në vitin 1990
Deklarata
“Kualifikimi i jonë ka bërë të mundur që shteti të figuroj sërish në hartë. Është kënaqësi dhe nder të jesh pjesë e këtij triumfi. Jam i prekur kur shoh se sa gëzim i kemi dhënë njerëzve tanë. Është një shembull i mirë që u kemi dhënë të rinjëve”, ka thënë trajneri Rabah Saadane.
(Marrë nga fifa.com)