Edhepse ndriqimi i është zbehur paska që kur shndëriti në skenën botërore në “Italia 1990”, Kameruni prapë nuk është skuadër për t’u nënçmuar në Botërorin 2010. Skuadra afrikane që është më së larti e ranguar në FIFA, ka edhe historinë më të bujshme në botërore nga të gjitha përfaqësueset afrikane.
Kameruni është paraqitur pesë herë në Botërore që është rekorde për shtetet afrikane dhe madje në Botërorin 1990 në Itali pati një ecje historike duke arritur deri në çerekfinale. Këtë rekord ia arriti më pas Senegali në Botërorin 2002 ku arriti po ashtu në çerekfinale.
Mirëpo, Kameruni në tri botërorët e fundit nuk ka arritur të kaljëi përtej fazës grupore. Nga nëntë ndeshje ka fituar vetëm një. Nuk u kualifikua fare në “Gjermania 2006”, pasi në ndeshjen e fundit eliminatore kundër Egjiptit në minutën e fundit e kishte humbur një penallti Geremi. Mirëpo, rrugëtimi i tyre në Afrikë të Jugut u ka ngjallur shpresa të mëdha tifozëve të Kamerunit që po shpresojnë se do të dal një gjeneratë e re.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Edhepse fitorja 2:0 në Maroko ka siguruar kualifikimin, prapë nisma e Kamerunit në eliminatore nuk ishte aq e mirë. Nxorri vetëm një barazim në dy ndeshjet e para. Mirëpo, pasuan dy fitore kundër Gabonit dhe një kundër Togos 3:0. Më pas Kameruni shënoi katër fitore rresht që ishin të mjaftueshme për të siguruar një biletë për në Afrikë të Jugut. Skuadra e udhëhequr nga lojtarët me përvojë si Geremi, Rigobert Song e Idriss Kameni, pranoi vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e raundit final.
Yjet e skuadrës
Sulmuesi kamerunas i Interit, Samuel Eto’o ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshjet eliminatore. Ai është lojtari i parë prej të cilit kundërshtarët duhet të kenë kujdes. Rreziku tjetër në sulm është Pierre Ëebo. Mesfusha përbëhet nga lojtar si Jean Makoun, Stephane Mbia e Alexandre Song, ndërsa për mbrojtje përkujdesen Rigobert Song, Geremi dhe Idriss Kameni.
Trajneri
Fati i Kamerunit i buzëqeshi me ardhjen e trajnerit 45-vjeçar, francezit Paul Le Guen. Ai mori përfaqësuesen nga gjermani Otto Pfister. Le Guen në të kaluarën ka udhëhequr skuadra të mëdha si Lyon, Rangers e Paris SG. Ai solli një profesionalizëm te skuadra e Kamerunit. Vendimi për t’ia dhënë shi.ritn e kapitenit Samuel Eto’os duke ia marrë atë mbrojtësit Rigobert Song, doli i qëlluar.
Rekordet
- Kameruni është eliminuar në fazën grupore të Botërorit “Spanja 1982”, edhepse nuk pësoi asnjë humbje. Humbën mundësinë që të shkojnë në 1/8 e finales për shkak të goldallimit më të keq. Kameruni barazoi në tri ndeshje.
- Kameruni ka luajtur në 17 ndeshje në botërore, numri më i madh i ndeshjeve që ka luajtur ndonjë përfaqësuese nga Afrika. Fitorja e tyre ndaj Argjentinës me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë në fazën grupore të “Italisë 1990”, llogaritet njëra prej befasive më të mëdha në histori të botëroreve.
- Roger Milla mban rekordin si lojtari më i moshuar që shënoi për Kamerunin. Ai ishte 42 vjeç e 39 ditë kur shënoi për “Luanët” kundër Rusisë në Botërorin 1994. Ai po ashtu ka qenë lojtari i parë nga Afrika që ka luajtur në tri botërore.
Deklarata
“Ne sërish kemi bërë njerëzit që të besojnë në këtë skuadër. Është një arritje e madhe për të gjithë ne, që do të jemi në gjendje të luajmë në Botëror. Veçanërisht pasi ky botëror luhet në Afrikë. Ne jemi të rrezikshëm, pasi kemi një kombinim të mirë të përvojës dhe jemi mësuar të luajmë së bashku”, ka thënë sulmuesi Samuel Eto’o.
(Marrë nga fifa.com)