Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Paraguai

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Paraguai Empty
MesazhTitulli: Paraguai   Paraguai I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 8:47 pm

Paraguai F.0610231224600_m




Përfaqësuesja ameriko-latine, Paraguai, ka regjistruar kampanjën më të mirë eliminatore në histori të të veten. Paraguai gjendet për herë të katërt me radhë në një botëror të futbollit. Nën drejtimin e trajnerit argjentinas Gerardo Martino, Paraguai shpreson të përmirësojë sukseset e botërorëve të kaluar. Kjo skuadër ka arritur në 1/8 e finales në “Franca 1998” dhe në “Korea e Jugut & Japonia 2002”. Në këto dy botërore u eliminua nga Franca, përkatësisht Gjermania.
Derisa Paraguai e ka mbajtur mbrojtjen stabile, përfaqësuesja ka përparuar në ofanzivë dhe kjo fal sulmuesëve të talentuar që ka. Sulmi i ri mund të bëjë ndryshimin te Paraguai, që synon të shkojë më larg se në Botërorin 2006 në Gjermani ku u eliminua në raundin e parë. Shumica e futbollistëve të përfaqësueses ishin pjesmarrës në atë Botëror dhe shpresojnë të mos pësojnë një goditje të tillë edhe në Afrikë të Jugut.



Rruga deri në Afrikë të Jugut
Paraguai arriti të mbledh 30 pikë në eliminatore për herë të parë që kur është prezantuar sistemi me një grup eliminator prej dhjetë përfaqësueseve në Amerikën e Jugut. Paraguai arriti dhjetë fitore, tri barazime dhe pesë humbje. Mblodhi 33 pikë dhe përfundoi i treti pas Kilit dhe Brazilit. Djelmoshat e Martinos e siguruan biletën në mënyrë impresionuese me fitoren 1:0 që shënuan kundër Argjentinës në Asuncion në shtator të vitit 2009. Presidenti i Paraguait, Fernando Lugo, e kishte shpallur ditë feste duke i mundësuar gjithë shtetit të festojë.

Çelësi i suksesit të Paraguait ka qenë forma e mirë në stadiumin “Estadio Defensores del Chaco” ku fituan shtatë ndeshje. Në udhëtim ata pësuan tri humbje dhe mblodhën në përgjithësi 12 pikë. Me këtë rekord ata bëhen kundërshtar mjaft të papërshtatshëm.



Yjet e skuadrës
Përkundër incidentit të hidhur që do të lë Salvador Cabanasin jashtë Botëroriët, prapë Martino mund të llogarisë në shërbimet e shumë futbollistëve që bëjnë karrierë në Meksikë dhe Evropë. Cabanas njëri prej lojtarëve kyç të Paraguait, ishte qëlluar në kokë me armë zjarri dhe ai i ka shpëtuar më të keqes, mirëpo nuk do të jetë në gjendje të luaj në Botërorin 2010.Mirëpo, prapë emrat më të mëdhenj të Paraguait mund të gjinden në repartin ofanziv. Nuk është e nevojshme të përmendet Roque Santa Cruz që bën karrierë në Angli. Rëndësia e tij në përfaqësuese është shumë e madhe, ndonëse ai mungoi në shumicën e ndeshjeve eliminatore. Mirëpo, të pandalshëm në sulm ishin edhe dyshja Oscar Cardozo e Nelson Valdez, që shënuan 11 gola. Kjo treshe ishte prezente edhe në “Gjermani 2006”.



Trajneri
I lindur në nëntor të vitit 1962 në Rosario, Gerardo Martino, është edhe një trajner tjetër argjentinas që po arrin sukses në futbollin e Amerikës së Jugut. Martino ka bërë emër në vitet ‘90 si një mesfushor ofanziv i talentuar, para se të bëhej trajner në vitin 1998. Pasi punoi për një numër të skuadrave pak të njohura në shtetin e tij, ai ndërroi ambient duke kaluar në Paraguai. Mori drejtimin e skuadrës së njohur Cerro Porteno e më pas Libertad, me të cilat ai arriti suksesin më të madh në nivelin e klubeve.

Shpesh Martino krahasohet me mentorin e tij Marcelo Bielsan. Ai detyrën e trajnerit e Paraguait e mori në vitin 2006 duke e pranuar ftesën për të zëvendësuar Anibal Ruizin. Trajneri mjaft punëtor, vërtetoi se ishte zgjedhje e qëlluar, duke e mbajtur skuadrën në nivel dhe duke vendosur rekord në eliminatoret e fundit.



Botërorët e kaluar
- Paraguai do të jetë për herë të tetë në një botëror të futbollit dhe për herë të katërt me radhë.
- Paraguai kurrë nuk i ka shënuar dy fitore me radhë në një botëror dhe nuk ka arritur më larg se në 1/8 e finales.
- Në ato tetë paraqitje në botërore, ka fituar gjashtë ndeshje, ka barazuar në shtatë dhe kanë humbur nëntë të tjera.



Deklarata
”Sekreti prapa kualifikimit tonë ka qenë fakti se futbollistët dhe i gjithë stafi jonë në Përfaqësuese ka kryer punën me shumë përgjegjësi. Po të kishim dështuar të kualifikohemi dhe të mos përsërisnim sukseset paraprake, atëherë do të bëheshim pikë negative në historinë e futbollit të Paraguait. Të gjithë që marrin detyrën e trajnerit në një përfaqësuese, e marrin për dy arsye: të kenë një punë ose të shënohen në histori. Unë e kam zgjedhur këtë të dytën”, ka thënë trajneri Gerardo Martino.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Paraguai
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Paraguai siguron kualifikimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: