Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Zelanda e Re

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Zelanda e Re Empty
MesazhTitulli: Zelanda e Re   Zelanda e Re I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 8:53 pm

Zelanda e Re F.0610230400467_m

Pas një kampanje katastrofale katër vite më parë, Zelanda e Re, është kthyer në mënyrë fenomenale nën drejtimin e trajnerit Ricki Herbert. Arriti të kualifikohet në Botëror për herë të parë pas 28 viteve, pas debutimit të saj në “Spanja 1982”. Herbert dhe ndihmëstrajneri i tij Brian Turner, ishin figura kyçe në kampanjën e Zelandës së Re afro tri dekada më parë. Kjo dyshe i bën “Të bardhët” skuadër solide edhe në eliminatoret për Botërorin 2010. Arritën të sigurojnë biletën duke e mposhtur në barazh Bahreinin.
Katër vite pas eliminimit nga Ishujt Solomon, Zelanda ka fituar titullin e Oqeanisë, duke e siguruar njëherit edhe pjesëmarrjen në Kupën e Konfederatave të vitit 2009. Atje treguan përformancë solide, ndonëse startuan dobët kundër Spanjës. Fitorja dramatike në barazh kundër Bahreinit, shtyu popullatën zelandeze të çmendur pas ragbit, që të mbështesë skuadrën e futbollit. Në ndeshjen vendimtare eliminatore kundër Bahreinit në Wellington ishin prezentë një numër rekord tifozësh.



Rruga deri në Afrikë të Jugut
Zelanda e Re doli e para në grupin e saj eliminator në Oqeani pa shumë telashe. Fitoi pesë ndeshjet e para, para se të pësonte nga Fixhi në të cilën ndeshje munguan shumica e futbollistëve titullarë. “Kivit” më pas patën 11 muaj pauzë para se të luanin në dy ndeshje plejofi kundër skuadrës së pestë në Azi. Bahreini doli i pesti në Azi pasi mposhti Arabinë Saudite dhe e fitoi të drejtën të luajë kundër Zelandës së Re. Bahreini në këtë fazë kishte arritur edhe katër vite më parë ku u dorëzua përballë Trinidad & Tobagos.

Në një nxehtësi të madhe, Zelanda e Re arriti të nxjerrë një barazim pa gola në Manama të Bahreinit. Në ndeshjen e kthimit Zelanda e Re arriti të triumfoi me rezultatin 1:0 me një gol të shënuar me gol nga Rory Fallon në minutëtn e fundit të pjesës së parë. Mirëpo, meritë për suksesin pati edhe portieri Mark Paston, që ndali një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit dhe i siguroi biletën Zelandës së Re për në Afrikë të Jugut.Zelanda e Re Lojtart-zelanda-e-re

Yjet e Skuadrës
Kapiteni dhe qendërmbrojtësi Ryan Nelsen, është padyshim lojtari më i mirë i skuadrës. Ai luan rregullisht në Blackburn Rovers me vite dhe është lojtari i vetëm nga Zelanda e Re që luan për një kohë të gjatë rregullisht në Premier Leaguen e Anglisë. Në sulm Zelanda e Re ka disa lojtarë të mirë, ndërsa ndër më të njohurit është Shane Smeltz. Futbollisti më i mirë i Oqeanisë dhe shënuesi më i mirë i A-Leagues së Australisë, Smeltz njihet për aftësitë e tij për të shënuar gola. Është i rrezikshëm si në ajër ashtu edhe në gjuajtje me këmbë. Sulmuesi Chris Killen është lojtar që përshtatet mjaft mirë përkrah Smeltzit, ndërsa opcione janë edhe Rory Fallon dhe i riu Chris Wood.

Zelanda e Re Traineri-zelanda-e-re(1)

Trajneri
Ricki Herbert është njëri prej lojtarëve më të famshëm në histori të futbollit të Zelandës së Re. Ishte lojtar titullar i Zelandës së Re në “Spanja 1982” dhe më pas u bë futbollisti i parë nga ky vend që luajti në Angli. Ai luajti për Wolverhamptonin. Ai mori drejtimin e Zelandës së Re në vitin 2005, ndërsa për disa stinorë ishte trajner i skuadrës së vetme profesioniste në vend Wellington Phoenix, skuadër që luan në A-League të Australisë. Herbert ka formuar një përfaqësuese stabile që tregon përformancë të mirë.



Botërorët e kaluara
Zelanda e Re është paraqitur në botëror vetëm një herë më parë. U kualifikua në “Spanja 1982”, që llogaritet një nga arritjet më të mëdha në sportin e këtij vendi. Skuadra arriti rezultate të mëdha duke fituar kundër Australisë, Arabisë Saudite e Kinës, në një kampanjë prej 15 ndeshjeve eliminatore. Në atë skuadër luante Wynton Rufer, që më pas u bë eksporti më i njohur nga Zelanda e Re. “Të bardhët” në “Spanja 1982” humbën të tri ndeshjet, nga Brazili, Bashkimi Sovjetik dhe Skocia.



Rekordet
- Trajneri Ricki Herbert do të arrijë suskes të rallë duke u paraqitur në Botëror si lojtar dhe si trajner.

- Zelanda e Re është skuadra e dytë me radhë nga Oqeania që është kualifikuar në Botëror. Nga kjo zonë ishte kualifikuar Australia në vitin 2006.



Deklarata
“Ky grup ka dhënë të gjitha, katër vite përkushtim total. Ne jemi kthyer, jemi në Botëror. Afrikë e Jugut, na prit”, ka thënë trajneri Ricki Herbert.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Zelanda e Re
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: