Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Spanja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Spanja Empty
MesazhTitulli: Spanja   Spanja I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 8:59 pm

Spanja F.0610213322586_m

Nga nota një deri në dhjetë, përformancës së Spanjës në eliminatoret për Botërorin 2010, mund t’ia japësh vetëm atë maksimale. Spanja ka fituar të dhjetë ndeshjet, ndërsa shënoi 28 gola dhe pranoi vetëm pesë. “Furia e Kuqe” ishte e dyta në eliminatore për nga golat. Po ashtu, gjatë kampanjës eliminatore u vërejt edhe pjekuria futbollistëve. Vetëm pak përfaqësuese në botë posedojnë një skuadër të talentuar si Sspanja. Spanja nuk është ndalur që nga triumfi në “Euro 2008”. Ndonëse herë pas here ka sjellë fytyra të reja në skuadër, prapë loja e saj atraktive me pasime të shkurtëra nuk ka ndryshuar.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Pasi Spanja u shpall kampione e Evropës, skuadrat kundërshtare kërkuan me çdo kusht që ta ndalin atë. Përkundër këtyre përpjekjeve skuadrat gjatë eliminatoreve nuk arritën të marrin pikë nga Spanja. Bosnjë-Hercegovina pësoi ngushtë në Spanjë me rezultatin 1:0, ndërsa po ashtu spanjollët patën telashe edhe kundër skuadrave si Belgjika e Turqia. Kundër këtyre skuadrave u detyrua “të gërmojë” shumë për të nxjerrë fitore.

Në Bruksel e mposhti Belgjikën me rezultatin 2:1 me një gol të shënuar në minutën e 88-të nga David Villa, ndërsa në Madrid e mposhti Turqinë 1:0 me golin e Gerard Piques. Në Stamboll, pati punë edhe më të vështiurë ku triumfoi me 2:1. Mirëpo, ndeshjet tjera ishin të lehta për Spanjën. E mposhti Belgjikën në La Coruna me rezultatin 5:0, ndërsa biletën për në Botërorin 2010 e siguroi dy ndeshje pa përfunduar kampanja pas fitores 3:0 kundër Estonisë.
Por, përkundër kësaj, Spanja nuk u ndal dhe i mposhti edhe Armeninë e më pas edhe rivalin më të afërt në grup, Bosnjë-Hercegovinën me rezultatin 5:2.



Yjet e skuadrës
Suksesi është i bazuar në kualitetin dhe balancën e skuadrës. Spanja në portë ka Iker Casillasin (Real Madrid) njërin prej portierëve më të mirë në botë. Një portier ku mund të mbështetet skuadra. Në mesfushë ka një lojtar të madh si Xavi Hernandez (Barcelona), një lojtar që njihet për pasimet e tij të sakta dhe po ashtu edhe për aftësitë që të shënojë gola. Në sulm ka dyshen David Villa (Valencia) e Fernando Torres (Liverpool), një sulm kualitativ që vetëm pak skuadra botërore e posedojnë.

Spanja Treneri-spanja(1)

Trajneri
Vicente del Bosque ka marrë postin e trajnerit të Spanjës nga Luis Aragonesi pas triumfit të “Furisë së kuqe” në Evropianin 2008. Ai ka ruajtur të njëjtën filozofi të futbollit siç e kishte Spanja me Aragonesin. Mbajti bazën e ekipit. Del Bosque është i njohur për arritjet e tij me skuadra. Ai kishte udhëhequr Real Madridin drej dy trofeve të Ligës së Kampionëve (2000, 2002), dy titujve të Primera Divisionit (2001, 2003), një Superkupe të Spanjës (2001), një Superkupe të Evropës (2002) dhe një Kupe Interkontinentale (2002).

Filozofia e Spanjës me Del Bosquen po ashtu është e bazuar në lojë me pasime të shpejta, ku për këtë lojë ka edhe mesfushorët të kualitetit të lartë. Si rezultat Spanja ka fituar të gjitha ndeshjet pos njëres, që kur ka ardhur Del Bosque. Humbjen e vetme e ka pësuar nga SHBA-ja në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave 2009.



Botërorët e kaluar
- Spanja ka marrë pjesë në 12 boëtrore, duke mos munguar në asnjë që kur dështoi të kualifikohej në “Gjermania 1974”.
- Spanja rezultatin më të mirë në Botëror e ka arritur në “Brazili 1950”, ku zuri pozitën e katërt.



Rekordet
- Spanja ka shënuar dhjetë fitore nga dhjetë ndeshje në eliminatore për Botërorin 2010.
- Spanja ishte skuadra e dytë për më së shumti gola të shënuar në Zonën eliminatore të Evropës. Vetëm Anglia e Fabio Capellos shënoi më shumë gola.



Deklarata
“Ne kemi lojtarë të mirë dhe një skuadër mjaft të rafinuar, mirëpo ka disa skuadra shumë të forta në Botëror. Synim e kemi titullin e botës dhe jemi në dijeni se do të jetë e vështirë. Ne ndoshta nuk jemi favorit, por jemi në mesin e favoritëve”, ka thënë trajneri Vicente del Bosque.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Spanja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Spanja kundër Portugalisë në të tetën e finales
» Spanja, skuadra e vitit
» Spanja regjistron fitoren e parë
» Spanja regjistron fitoren e parë
» Marchena: Spanja do ta mposhtë Kilin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: