Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kili

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Kili Empty
MesazhTitulli: Kili   Kili I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:03 pm

Kili F.0610164725291_m

Kili është kthyer në arenën botërore të futbollit pas 12 vitesh mungesë. Kili ishte jashtë botërorëve që nga “Franca 1998”, kur udhëhiqeshin në fushë nga sulmuesit Marcelo Salasin dhe Ivan Zamorano. Kili synon që të përmirësojë përformacën që kishte arritur në vitin 1998 dhe të kalojë fazën grupore. Kili i drejtuar nga trajneri argjentinas Marcelo Bielsa, e siguroi me lehtësi kualifikimin në Botërorin 2010, duke bërë kështu që të harrohen përformancat e dobëta në eliminatore për Botërorin 2002 dhe 2006, ku përfunduan në pozitën e nëntë përkatësisht të shtatë në grupin eliminator. Kili më në fund ka gjetur lojtarë të talentuar për të mbuluar hapësirat që lanë Salas e Zamorano. Shpresat janë të mëdha se do të arrihet larg në Afrikë të Jugut.


Rruga deri në Afrikë të Jugut
Skuadra e Bielsas që ka moshën mesatare më të re nga të gjitha skuadrat e Amerikës së Jugut, përfundoi në pozitën e dytë në grupin eliminator, vetëm me një pikë larg fituesit të grupit, Brazilit. Kjo ishte përformanca e tyre më e mirë që kur u prezantua formati i grupit me dhjetë skuadra. Kualifikimi u arrit në tetor të vitit 2009 duke e mposhtur Kolumbinë me rezultatin 4:2. Kili u kualifikua një ndeshje pa mbaruar eliminatoret.
Në përgjithësi Kili gjatë eliminatoreve fitoi 16 nga 33 pikët e saj jashtë Santiagos, një statistikë mjaft impresionuese.
Po ashtu, Kili i përfundoi eliminatoret si skuadra e dytë për nga golat, duke shënuar 32, përfshirë këtu dhjetë nga realizatori më i mirë Humbergo Suazo.
Kili shënoi dhjetë fitore, më shumë se çdo skuadër tjetër në Zonën e Amerikës së Jugut.Kili Lojtari-kili
Yjet e skuadrës
Yjet e Kilit gjenden në pozita më të avancuara. Në vijën ofanzive janë Matias Fernandez, Alexis Sanchez dhe Humberto Suazo, tre futbollistë që luanin së bashku për gjigantin kilian Colo Colo në vitin 2006. Ata më nuk luajnë së bashku, gjenden në tri liga të ndryshme evropiane.
Këta tre po ashtu janë më të pjekur tani. Fernandez njihet për aftësitë e tij dribluese dhe 23-vjeçari aktualisht luan në Sporting të Lisbonës. Sanchez 21-vjeçar është pjesë e skuadrës italiane Udinese dhe vlerësohet si talent i madh. Ndërkohë Humberto Suazo (29) aktivizohet në elitën e futbollit spanjoll me skuadrën Real Zaragoza. Ai njihet si realizator i mirë dhe ka nuahtje të mirë për goli
Kili Treneri-kili(11)

Trajneri
Marcelo Bielsa ishte trajner i Argjentinës në dështimin që u regjistrua në Botërorin 2002 në Kore të Jugut e Japoni. Ende mbahet në mend eliminimi shokues i Argjentinës në fazën grupore të atij botërori. Mirëpo, Bielsa ka mundësi tash që të harrojë atë dështim.
I njohur me nofkën “I çmenduri”, për shkak të përkushtimit të tij unik për lojën, 54-vjeçari nuk ka patur karrierë të madhe si futbollist, mirëpo ai e ka respektin e lojtarëve, trajnerëve dhe gazetarëve kudo që gjendet. Bielsa është një punëtor i madh, karakteristikë kjo që e ka bërë atë të famshëm.

Botërorët e kaluar
- Kili do të marrë pjesë për herë të tetë në një kampionat botëror
- Përformanca më e mirë e Kilit ishte në Botërorin 1962, ku përfundoi në pozitën e tretë.

Rekordet
- Guillermo Subiabre (1930), Leonel Ramirez (1962) dhe Marcelo Salas (1998) janë tre shënuesit më të mirë të Kilit nëpër botërore me nga katër gola.

Deklarata
“Unë nuk e shoh këtë si mundësi për të nxjerr hak për atë që më ndodhi në vitin 2002. Asgjë që do të arrijë në të ardhmen, nuk do të largoj atë dhembje që kam përjetuar atëherë. Gjëja më e rëndësishme është që në Kampionat Botëror lojtarët e mi të jenë në formën më të mirë. Shpresoj që gjërat të ecin mirë për Kilin”, ka thënë trajneri Marcelo Bielsa.
(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kili
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: