Gjatesia e tyre eshte 2500 km, kurse gjeresia
180-350 km. Kane trajten e nje harku qe fillon nga gryka e lumit Ind ne
perendim deri ne gryken e lumit Brahmaputra ne lindje.
Ne veri kufizohen me rrafshnalten e Tibetit dhe ne jug me ultesiren e
Indo-Gangut.
Jone male qe jane formuar gjate orogjenezes Alpine dhe shpesh ne to
ndodhin termete.
Malet Himalaje perbehen nga kater vargje malore:
Malet Sivalike ( 900-1200m) jeshte vargu me jugor i cili perfundon ne
ultesiren e Indo-Gangut. Ne veri me ta shtrihen HImalajet e Vogla qe
ngrihen mesatarisht 3500 - 4500 m dhe lartesia max 6000m.
Vargun e trete e perbejne Himalajet e Medha ose Himalajet e Larta.
Lartesia mesatare e tyre eshte 6000 m kurse lartesia max 8848m Maja
Xhomolunga (Everest) Ne kete zone ndodhen 10 nga majat me te larta ne
bote me mbi 8000m si Xhomolunga, Kancenxanga, Lhhose, Makalu,
Dhaulagiri, Nanga-Parbat, Anapurna etj.
Ne Himalaje akullnajat dhe borat e perjetshme zene rreth 10.000
km(katror) te sip. Kufiri i bores se perjetshme shtrihet nga 4500 m ne
jug - 6000 m ne veri. Himalajet kane shume gropa me origjine akullnajore
e tektonike gjithashtu edhe lug me te njejten origjine. Luginat me te
rendesishme jane ato te Kashmirit, Katmanduse etj. edhe qafat sigurisht
qe nuk mungojne, ato jane te lartesive te medha si qafa Nola ne
lartesine 5060 m qe lidh Nepalin me Tibetin ndersa qafa Tongola lidh
Kryeqytetin e Nepalit, Katmandune me rrjedhen e siperme te Brahmaputres
(Cangpo)
Himalajet perbejne nje Barriere te madhe klimatike dhe ndajne rajonet e
veriut me klime te ashper, nga rajonet me ne jug me klime me te ngrohte.
Ne Himalaje klima ndryshon shume e vihet re nje katezim klimatik.
Nga akullnajat e borat e perjetshme te Himalajeve ushqehen lumenj te
till si Indi, Brahmaputra, Satlexhi etj.
Sigurisht qe edhe bimesia ne HImalaje eshte e ndryshme. Shpatet veriore
jane pa pyje e mbulohen nga bimesia stepore. Shpatet jugore kan katezim
te 'bimesise nga pyjet ekuatoriale, pyjet gjethore, konifere e deri te
kullotat alpine.
Ne 1953 maja me e larte e Himalajeve u pushtuan nga ekspedita alpiniste e
udhehequr nga neozelandezi Hilari.