Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:08 pm

POZITA GJEOGRAFIKE, KUFIJTE, MADHESIA,
VLERESIMI EKONOMIK DHE GJEOPOLITIK


Rrethi I Fierit shtrihet ne jug te Rajonit Perendimor dhe ze një pozite
gjeografike kyçe ne kryqezimin e rrugëve qe lidhin jugun e Shqipërisë me
kryeqytetin.Kufizoh et me Lushnjen ne veri, Beratin ne lindje,
Mallakastren ne juglindje, Vloren ne jug dhe me detin Adriatik ne
përëndim.Siperfaqja e pergjthshme e rrethit te Fierit është 785
km2.Administrativis ht rrethi është I organizuar ne 3 qytete, Fier,
Patos, Roskovec dhe ne 14 komuna (117 fshatra). Popullsia e rrethit te
Fierit është 199,082 banorë.Fieri ka një pozicion gjeopolitik mjaft te
favorshem për zhvillim,pasi largesia nga qendra e qytetit ne drejtim te
portit me te afert Vloren është 36 km, me qytezen e naftes Patosin 8 km
si dhe me kryeqytetin e vendit ku ndodhet dhe aeroporti rreth 100 km.Ne
qytetin e Fierit kryqezohen rrugët qe lidhin pjesen jugore te vendit me
Durresin, Tiranen si dhe ndodhet stacioni hekurudhor.
Të gjithë këta faktore se bashku luajnë një rol percaktues ne zhvillimin
e rrethit te Fierit.Rëndësia e këtyre faktoreve ka dalë me ne pah pas
viteve 90-te.
KARAKTERISTIKA TE PERGJITHSHME TE MJEDISIT NATYROR
Rrethi I Fierit ofron dhe potenciale te rëndësishme natyrore për
zhvillimin e tij.Ne përgjithësi kemi te bëjmë me një rajon fushor me
lartesi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore.Edhe
relievet kodrinore janë pergjithesisht te buta dhe te mundshme për
shfrytezim bujqesor.Ne zonat e rrafsheta zhvillohen tokat e hirta kafe.
Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale qe takohen ne luginat e
Semanit e Vjoses, tokat e kripura qe shtrihen ne Hoxhare si dhe tokat
mocalishte te Roskovecit. Ne rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e
Myzeqese se Madhe, Myzeqeja e Vogel dhe fushat e Frakulles e te
Cakranit.
Fieri ashtu si e gjithë Shqipëria bën pjesë ne brezin e klimes
mesdhetare, dhe dallohet për tipare me te shprehura mesdhetare, e cila
karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate me shkelqim të madh te
diellit dhe dimeri i bute dhe me rreshje te mëdha. Ngricat dhe debora
janë dukuri tepër te rralla. I nxehti fillon qysh nga mesi i pranveres
dhe vazhdon deri në fund te tetorit. Klima e Fierit është e ngrohte
sepse Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur nga lindja prej ererave
te ftohta. Fieri dallohet për numerin e lartë te ditëve me diell
mesatarisht 2800 ore ne vit. Rreshjet kanë rregjim kohor shumë te
crregullt ato janë perqendruar kryesisht ne gjysmen e ftohte te
vitit,sasia mesatare e tyre arrin 980-1000mm/vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:09 pm

Vera ne Fier është e thate dhe shpesh nuk bie shi
për jave te tera. Muajt me te lagesht janë nentori dhe janari, kurse
muajt me te thate korriku dhe gushti. Ererat fryjne ne drejtime të
ndryshme por gjatë dimrit mbizotëron era e jugut, e cila sjell edhe
rreshje te mëdha, ndërsa gjatë veres era fryn nga veriu dhe
veriperendimi. Afersia me detin bën qe klima te jetë e bute dhe vetëm ne
raste tepër te rralla temperaturat te bien nën zero.Temperatura
mesatare vjetore lekundet nga 150C-160C.
Klima e Fierit lejon zhvillimin e një bujqesie shumë degeshe. Gjithashtu
tokat bujqesore mund te shfrytezohen 2-3 here ne vit.
Ne kuadrin e pasurive natyrore rëndësi te veçantë kanë pasurite ujore,
ku përveç detit Adriatik, rrethi pershkohet nga lumenjte Seman, Vjose e
Gjanica.
Semani -281 km i gjatë formohet nga bashkimi I Devollit me Osumin ne
afersi te Beratit.Siperfaqja e pellgut ujembledhes është 5949 km2,
prurja mesatare vjetore e tij arrin ne 96 m3/sek.Semani është nder
lumenjte me eroziv, duke e bërë lumin me eroziv në vend.
Vjose - 272 km I gjatë buron nga malet e Pindit ne Greqi.Siperfaqja e
pellgut ujembledhes është 6700 km2,ndërsa prurja mesatare vjetore e tij
arrin 195 m3/sek.
Gjanica - 67 km buron nga burimet e Pocemit e te Kalivacit.Siperfaqj a e
pellgut ujembledhes është 234 km2.Është një nga lumenjte me te ndotur
në vend, për shkak te derdhjes se naftes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:09 pm

Rrethi ka dhe disa liqene artificiale ku me I
madhi e me I rendesishmi prej tyre është ai I Kurjanit me siperfaqe 375
ha, ujerat e tij përdoren për ujitje.
Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit është transformuar nga
veprimtaria e njeriut. Megjithatë rrethi I Fierit dallohet për disa
lloje bimesh e kafshesh sidomos ne pjeset bregdetare e fushore. Takohen
disa lloje kafshesh si urithi, cakalli, nusja e lales, dhelpra,
shkurteza, mellenja, thelleza e fushes si dhe disa lloje te ndryshëm
zvarranikesh e gjarprinjsh. Ndërsa ne ujerat e detit gjenden shumë lloje
peshqish si qefulli, levreku, koca etj.
Rrethi I Fierit bën pjes ne brezin e shkurreve dhe te pyjeve mesdhetare.
Shkurret perbehen nga nenkati I makies,ku rriten shkurret me gjelberim
te perhershem si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Ne këtë nenkat
bimor rriten edhe disa drure te lartë si selvia, valanidhi, pisha e bute
dhe e eger, qe ne disa raste formojne pyje te vegjel.
Nentoka është mjaft e pasur me lende djegese siç janë gazi natyror dhe
nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzes, e cila është dhe zona
naftembajtese me e madhe ne Shqipëri. Gjithashtu nenetoka është e pasur
dhe me materiale ndërtimi si zhavore, rerera, argjila etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:10 pm

Rrethi I Fierit është një nga rrethet ku shoqëria
njerëzore ka demtuar botën e gjallë, si dhe me ndotjen mjaft te madhe te
ajrit.Ne te bëjnë pjesë disa zona te nxehta mjedisore si : fusha
naftenxjerrese Marinez-Patos, Rafineria e Naftes Ballsh, AZOTIKU. Këto
zona kanë sjelle ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujerave
nentokesore dhe ne kombinim me automjetet e transportit,qe clirojne një
numer të madh gazrash, pluhuri dhe bloze, si dhe kanë bërë qe Fieri te
këtë edhe një ajër tepër te ndotur mbi normat e lejuara. Një nga
problemet kryesore është edhe eleminimi I 850 m3 me tretesire arseniti
dhe arsenati tepër helmues qe ndodhen ne Uzinen e Plehrave Azotike.

POPULLSIA
12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te
Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit
dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga
Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi
prej 50,000-60,000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe
për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet
të madh dhe hijerende “.
Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues,
biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII.
Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes
se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan
muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike
filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon
Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se
qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit.
Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë
edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani,
Margellici, Porteza , Petova etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:10 pm

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit
1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e
Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe
12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940
banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë.
Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte
Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen
banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të
ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati,
Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një
numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një
siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra
te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren
ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar
urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi
një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I
Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë.
Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226 2000 banorë,
dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa
ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:10 pm

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft
ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt
shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e
Mallakastres, Tepelenes, Beratit,Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga
zonat veriore e verilindore te Shqipërisë.
Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa
qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise
për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri.
Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.

Popullsia ne vite e rrethit te Fierit
1926 1960 1985 1990 1997 1999
50377 112.123 226.2 251.115 207.983 199.082
Struktura moshore e rrethit Fier

mosha 0-14 ne % 15-64 ne % 65 + ne %
totali 57.658 28.6 126.657 64 14.765 7.4
femra 28.098 28 64.326 64 7.763 8
meshkuj 29.56 30 62.333 63 7.002 7

Perqindja e popullsise qytetare ne vite

1950 1960 1980 1985 1990 1996 2001
8% 17.10% 27.20% 27.60% 28% 40% 48%
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:10 pm

EKONOMIA
Rethi I Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te
Shqipërisë. Ne këtë zhvillim vecojme tre periudha te rëndësishme kohore :
paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.

Ne periudhën paraclirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur
bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e
popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te
feudalizmit. Një pjesë e fshataresise kishte toke, ndërsa pjesa tjetër
punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925
shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytezuar për kerkimin
e vendburimeve te naftes një siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te
kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA qe morri për shfrytezim një
siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mëdha
mallrash dhe një rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne
këto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtë dhe
ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare,
tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumë
sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerëz te profesioneve të
ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky
fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht
artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin
punishtet e tyre, gjë qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te
familjeve të tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA
I morri ne dorë shoqëria gjermane Continental Oil.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:10 pm

Ne periudhën 45-90, Fieri kthehet ne një nga
qendrat me te rëndësishme industriale te vendit. Këtu u ndertua
kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e
pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget
kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi I
naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe
ushqimore. Për te mbeshtetur këto dege te industrise se rëndë u
ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit për nga
kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji
ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas
u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit,
margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne këto vite
shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe
hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e
dy parqeve me te mëdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I
transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rëndë perparesi morri
dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha
Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km,
ndërsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:11 pm

Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985
Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe
ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te
dytë. Ajo asnjëherë nuk I plotesoi tërë nevojat e popullsise. Megjthate
edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e
prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej për numrin me të madh te
gjetheve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral.
Komplekse blegtorale te rëndësishme kishin NB-te e Roskovecit dhe
Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj.
Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime te mëdha
edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes
se pronesise, nga ajo shteterore ne atë private. Shumica e ndermarrjeve
private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnë ato
te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e
Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret
joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne
industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes
dhe perpunimit te naftes, veprojnë dy nga kompanite me te mëdha ne
Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “.
Ndërsa përsa I përket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime
rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e
prones private dhe te ekonomise te tregut te lirë. Ne rrethin e Fierit
procesi I ndarjes se tokave ka përfunduar ne vitin 1993 dhe toka është
shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin për Token.
Shperndarje e tokes është bërë ne varësi te siperfaqes se përgjithshme
te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kështu çdo person ka
përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle rritjen e shpejte te numrit
te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat
qe operojne ne nivel familjar. Ndërkohë qe nga shoqatat e fermereve po
krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomise se tregut
bujqesor modern.
Sot ne rrethin e Fierit sipas Zyres se Punesimt ka 72.237 te punesuar
dhe 18.135 te papune, ndërkohë qe joekonomikisht aktive janë 51.052. Nga
te punesuarit , 44.591 janë te gjinise mashkullore dhe 27.646 te
gjinise femerore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:11 pm

TURIZMI
PASURITE SOCIAL – KULTURORE

Vlerësimi turistik i këtyre motiveve nenkupton kulturën shpirtërore,
materiale e origjinale. E lemente te tillë si : veshja, këngët dhe
valle, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe
legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh
vlera te rralla e te paperseritshme.

Jeta shpirtërore: Rajoni Vjose – Seman ka veçoritë e veta përsa i përket
jetës shpirtërore. Ky rajon bën pjesë ne krahinen etnografike te
Myzeqese.
Turizmi fetar është lloji me i vjetër i turizmit, praktikuar qe ne kohët
e lashta. Ne rajon egzistojne dy bashkesi fetare, ajo ortodokse dhe ajo
myslimane. Të dy bashkesite fetare jetojne ne harmoni te plotë me njera
– tjetrën. Me shumë interes janë objektet e kultit qe paraqesin interes
nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare.Me vlera te
shumeanshme do të veconim kishen e Shen Marise se Pojanit dhe afrekset e
shekullit XIV qe ruhen aty. Me interes janë pagezimet dhe kurorezimet
qe bëhen ne kishe, si dhe ritet fetare qe i shoqerojne. Ne afersi te
Kolkondasit ne vitin 1813 është ndertuar Manastiri i Shen Kozmait, kun e
24 gusht te çdo viti organizohet Panairi i Shen Kozmait, ku besimtare
nga e gjithë Myzeqeja shkojnë ne ceremoni. Objekte te tjera janë kisha
ortodokse e Shen Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:11 pm

Folklori: Ne këtë rajon janë zbuluar shumë tradita
kombëtare si ne veshje, instrumenta, kenge etj. Prandaj për oferten
turistike te rajonit është mjaft e rëndësishme organizimi i
manifestimeve folklorike dhe format tradicionale te jetës e veprimtarise
se tij. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit të
tyre ndikon ne ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e
shkalles artistike të tyre.
Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar te pasur e te bukur folklorik
ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtërore dhe ndenja
fisnike. Është e vërtetë qe kostumet popullore dhe orendite e tradites
nën pervetesimin e jetës moderne janë zhdukur nga përdorimi i
perditshem, por ato mund te shihen dhe gjenden me tërë bukurine dhe
finesen e tyre artistike ne manifestimet folkloristike e ne muzete
etnografike.

Veshjet e Burrave: Karakteristike ka qenë veshja me kemishe (linjë). Ky
tip veshjesh perbehet nga këto pjesë: kemishe, te mbathura, brezi,
corapet, opingat. Gjeresia e fundit shkonte nga 1015 kinda, kurse menget
bëheshin te gjata dhe te gjëra dhe pergatiteshin me pelhure
liri.Opingat pergatiteshin nga lekura e regjur e lopes ose e buallit.Një
element qe spikat është takia, qe mbahej nga burrat myzeqare ne ditë
dasme, te kremte fetare, ditë pazari etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:11 pm

Veshjet e Grave: Krakteristike ka qenë veshje ne
kemishe e gune, qe perbehej nga jeleku, fanella, kemisha, brezi,
perparesja, guna, mengorja, corapet, shamite e brezit, shamia e kokës
dhe stolite. Këto pergatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.

Kenget dhe vallet: Muzika vokale ka një perdorim me te dendur dhe është
karakteristike për folklorin tradicional, duke perbere një specifike
kombëtare. Vlera e valleve popullore perqendrohet ne kompozicionet e
tyre te cilat mund te jenë edhe primitive, por sit e rrallë ato kerkohen
ne programe turistike.
Me e njohur dhe me origjinale është dyshja e njohur myzeqare e burrave.
Nga instrumentet popullore permendimsazet qe janë te perbera nga
klarineta dhe defi. Kenga polifonike është mbizoteruese ne këtë krahine.
Zakonisht kenga këndohet nga një person dhe te tjerët i mbajnë iso.

Traditat dhe zakonet: Nga vizitore te shumte flitet për zakone te
çuditshme dhe te shumta. Mikepritja është e kultivuar pergjate shumë
shekujve.Respekti për mikun, te huajin pa shperblim është diçka e
veçantë. Datat qe festohen me shumë ne këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori,
fillimi i Vitit te Ri, 6 janari ( dita e ujit te bekuar), pashket
ortodokse, feste te cilrn banoret e këtij rajoni e festojne ne mënyrë
madheshtore me rite te tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezeve
me boje te kuqe. Festa te tjera janë ato te karakterit zyrtar, kombëtar
dhe rajonal për ngjarje dhe figura te medhaja historike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:11 pm

Gatimet: Ne mjaft vende me tradite te zhvilluar
gastronomia perben pothuajse një lloj turizmi. Krahina të ndryshme kanë
gastronomi koralet, kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë etij te gatimit.
Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, lavrake, qefulli etj, por
gjithashtu nder gjellet karakteristike përmenden rosnicat. Meqense
rajoni është fushor një perhapje te madhe kanë shpezet e buta, mishi i
te cilave serviret ne çdo tavoline. Tipike janë edhe ëmbëlsirat te bëra
kryesisht me pete te derdhura si byreku, qumeshtori, bakllavaja. Nga
pijet me te përdorshme janë rakia e rrushit dhe e manit.


Objektet vizitonjese

Muzeu historik: Muzeu historik paraqet ne mënyrë te permbledhur gjithë
historinë shumeshekullore te Fierit. Një vend te rëndësishëm ze
pasqyrimi i monumenteve kulmore te histories krahinore si aktivitetet
patriotike, kryengritjet fshatare, luftërat për liri e pavaresi. Aty
përfshihet edhe kultura materiale popullore, kultura etnografike, e
kultura krishtere.
Biblioteka është një nga institucionet kulturore mjaft te rëndësishme me
ambiente pune te bollshme te cilat e radhisin atë ne një nga
bibliotekat me te mira në vend. Ne ambientet e saj zhvillohen
mesatarisht 60 – 70 aktivitete te llojeve dhe natyrave të ndryshme
artistike, shkencore, sociale. Numri i lexuesve te regjistruar arrin mbi
5000 persona ne vit.
Teatri Bylis i ndertuar ne vitin 1971 është një qendër shumë e
rëndësishme e artit dhe kulturës. Ka një kapacitet prej 400 vendesh. Ne
te organizohen mjaft shfaqje nga trupa teatrore e estrades Fier,
festivale tradicionale lokale dhe rajonale dhe shumë veprimtari te tjera
te larmishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:12 pm

Qyteti antik i Apolonise Kryeqendra e historisë se
Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonise I themeluar ne vitin 587 p.e.s.
nga kolonet korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e
lulezimit te saj ne një siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë.
Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se se ne
shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne
Akademine e Apolonise. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër
vizitore e turiste të huaj te apasionuar pas arkeologjise dhe histories
se lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te
Apolonise janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni.
Prane Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit një symbol i historisë dhe
kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një
kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishen dhe
inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh
ky manastir u shnderrua ne një muzeum, ku ruhen statujat e periudhes
iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu ne një qendër
mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e
reja arkeologjike.
Plazhet Deti perben figuren kryesore ne vleresimin dhe shfrytezimin
turistik rajonal ne rreth 48 km vijë bregdetare. Ne rajonin tonë
dallojme ket plazhe:
Plazhi ne derdhje te lumit Vjose: Ky plazh qe i përket tipit te
bregdetit me rere te trashe duke bërë qe te dallohet qartë nga plazhet e
tjera te rajonit dhe te perafrohet me tepër me plazhet e bregdetit Jon.
Vende – vende rëra e trashe zevendesohet nga zhavorret e permasave te
vogladuke terhequr turiste dhe duke e bërë këtë plazh mjaft interesant .
Plazhi Hidrovor – Hoxhare i përket tipit te bregdetit me rere shumë te
holle. Plazhi ka një rere me vlera te mëdha curative duke terhequr me
tepër moshat e mesme dhe te vjetra.
Plazhi Vjose – Seman shtrihet ne zonen ku me pare ka qenë grykderdhja e
lumit Seman. Ne këtë zone tani kanë mbetur vetëm aluvionet e sjella nga
ky lum gjatë periudhes qe ai derdhej aty.
Plazhi Seman perben një nga lokalitet turistike më interesante te
rajonit. Ky plazh ka një shtrirje prej 3,5 km me një brez 2 m te gjerë.
Dy nga karakteristikat e tij janë rëra e imet dhe e ashper e pasur me
jod dhe pylli i mrekullueshem i pishave. Pozicioni i favoeshem
gjeografik i jep Semanit mundësi për zhvillimin e sporteve ujore net e
ardhmen. Zona përmban dhe disa laguna qe shquhen për variatet e
vegjetacionit dhe specie te rralla shpezesh migratore. Bashke me
turizmin balnear një rol te rëndësishëm ka dhe turizmi rural.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:12 pm

PRESPEKTIVA
Megjithe veshtiresite dhe problemet e shumte qe po shoqerojne këtë
tranzicion ekonomik te vendit, e ardhmja e Fierit paraqitet jo pa
shpresa. Parakushtin e pare për këtë e perbejne potencialet e
rëndësishme natyrore qe përmban. Nentoka e rrethit është mjaft e pasur
me nafte, gaz natyror, argjila, rëra, zhavore qe perbejne një baze shumë
te rëndësishme për zhvillim ekonomik. Një potencial te veçantë perben
edhe vija bregdetare, deri tani e pashfrytezuar sa duhet. Pasuria e
madhe ujore e perfaqesuar nga dy lumenje e mjaft burime natyrore
perbejne gjithashtu një potencial te rëndësishëm natyror edhe për dege
te veçanta te ekonomise se asaj energjitike, peshkimi, turizmit etj.
Potencialet e mesiperme natyrore shtohen me tej nëpërmjet klimes se
ngrohte, pasurive te shumta bimore dhe shtazore. Këtyre potencialeve
natyrore I shtohet edhe potenciali I rëndësishëm human, pasi kanje
popullsi vitale dhe te re.
E rëndësishme është ruajtja, vlerësimi dhe shfrytezimi sa me I mirë I
këtyre pasurive ne mënyrë qe ato te perbejne potencial te vazhdueshem
natyror për një zhvillim te qendrueshme te ekonomise.
Megjithatë ka shumë faktoreqe e pengojne këtë zhvillim si acarimet ne
situaten politike, korrupsioni, kriminaliteti, si dhe roli I madh I
sektorit informal te ekonomise.

BIBLIOGRAFIA
1) Shqipëria Veshtrim Gjeografik , Tiranë 1986, A. Berxolli, P. Qiriazi
2) Fieri ne shekuj, Fier 2004, I.Gjika
3) Historia e Fierit, Kavaje 2001, H.Emiri
4) Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Tiranë 2001, P.Qiriazi
5) Apolonia e Ilirise, Tiranë 1992. N.Ceka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit Empty
MesazhTitulli: Re: Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit   Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Veshtrim gjeografi mbi rrethin e fierit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Henin fiton në rrethin e parë
» Federer me vështirësi në rrethin e tretë
» Murray shfaq fuqinë dhe kalon në rrethin e tretë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: