Mbrohuni nga të nxehtit Temperaturat e larta janë me të vërtetë shqetësuese për të
gjithë, prandaj këshillat për të ‘mbijetuar’ nga vapa e tmerrshme janë
të shumta, ndërsa disa prej tyre janë të renditura më poshtë.
1. Dalja nga shtëpia atë bëhet në pjesën më pak të nxehtë të ditës. Është e
këshillueshme që të qëndroni në shtëpi nga ora 11 deri më 18.
Fëmijëve e vegjël dhe sidomos të moshuarve iu ndalohet rreptësisht që
të lëviznin në këtë orar dhe kjo pasi janë më të prekurit nga sëmundjet
kronike të temperaturave të larta.
Gjithashtu dhe të rinjtë duhet të shmangin aktivitetet fizike gjatë
drekës.
2. Veshja e rrobave të lehta si në shtëpi ashtu dhe
jashtë saj. Duhet të zgjedhim veshjet te cilat nuk duhet të rëndojnë në
trupin tonë; këshillohet që materialet të jenë pambuku dhe linoje.
Jashtë shtëpisë duhet që të mbrojmë kokën me veshjen e një kapele dhe
gjithashtu syzet e diellit janë mjaft të dobishme në këtë kohë.
3. Në qoftë se largoheni me automjet, mos lini
njerëz apo kafshë brenda, madje edhe për ndalesa të shkurtra.
Nëse keni hyrë në një makinë, dhe ajo mbetet e parkuar në diell
atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është hapja e dyerve të saj për
ajrosje ose përdorimi i ajrit të kondicionuar. Duhet të bëni kujdes dhe
me temperaturën e vendosur në brendësi të makinës e cila nuk duhet të
ketë një diferencë me më shumë se 5 gradë me ambientin jashtë.
4. Rifreskimi i shtëpisë dhe ambientit të punë.
Përdorni grilat e dritareve që të mbrojnë nga ekspozimi direkt ndaj
diellit.
Hapni dritaret në mëngjes herët dhe vonë në mbrëmje dhe kjo për të
për të lënë një ajër të pastër.
Gjithashtu këshillohet dhe përdorimi i ajrit të kondicionuar për të
mbajtur një temperaturë konstante në këto ambiente.
5. Konsumimi i lëngjeve dhe jo i alkoolit. Duhet të
konsumoni sasi të mëdha të lëngjeve ku të paktën këshillohen 2 litër ujë
në ditë.
Përjashtim bëhet vetëm për personat të cilët vuajnë nga epilepsia ose
sëmundje të zemrës.
6. Merrni ushqime të lehta dhe kushtoni vëmendje në
ruajtjen e ushqimeve që prishen, sidomos qumështi, mishi dhe pasta me
krem dhe akullore.
Përdorni perime dhe fruta të tilla si agrumet, luleshtrydhet, pjeprat
dhe perimeve të pasura me antioksidantë (speca, domate, karota,
marule).
7. Konservimi korrekt i farmaceutikëve në kutitë e
tyre larg të nxehtit dhe rrezeve të diellit.
Gjatë verës farmaceutikët duhet të ruhen në një temperaturë që nuk
tejkalon 25-30 gradë C.
Mos i lini ilaçet në makinë por, përdorni mjete ambalazhimi për t’i
ruajtur siç duhet.
8. Kushtojini vëmendje personave në rrezik nga temperaturat e larta.
Në rast të temperaturave të larta, i kushtoni vëmendje të afërmve apo
fqinjëve të moshuar të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë, sidomos në
qoftë se ata jetojnë të vetmuar dhe këshillohet raportimi tek shërbimet
sociale në situata shëndetësore të cilat kërkojnë ndërhyrje.