Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët Empty
MesazhTitulli: Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët   Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët I_icon_minitimeThu Jun 17, 2010 11:36 am

Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët


Terapia primare tek fëmijët me dhimbje abdominale kronike
pa simptoma alarmuese është largimi i shqetësimeve rreth sëmundjes; një
përqindje e konsiderueshme e mjekëve klinik përshkruajnë intervenime në
ushqim ose intervenime farmakologjike, përfshirë analgjetikë,
antispasmodikë, sedativë dhe, së fundi, probiotikë.
Sa
efektiv e janë intervenimet farmakologjike si dhe ato ushqimore?

Vaji i mendrës mendohet të qetësojë muskulaturën e lëmuar. Në një
eksperiment, 42 fëmijëve me sindromë irituese të zorrëve u janë dhënë
kapsula me vaj mendre ose placebo. Përmirësimet kanë treguar ndryshime
te 71% nga ata që kanë pranuar vaj mendre, krahasuar me 43% të atyre që
kanë pranuar placebo. Komiteti i pediatërve Amerikan ka konkluduar se
vaji i mendrës, i dhënë për dy javë, mund të përmirësojë simptomat te
këta fëmijë.
Eksperimenti me 14 fëmijë me migrenë abdominale, ka treguar se
pizotifeni është efektiv në uljen e dhimbjeve krahasuar me placebo-n.
Dëshmitë tjera tregojnë një efekt të antagonistëve H2 (famotidin) në
simptomat me dhimbje funksionale abdominale. Famotidina ka përmirësuar
simptomat vetëm në grupin e fëmijëve me simptoma të rënda dispepsie.
Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët Foto-1mjedra
Sa efektive janë intervenimet psikologjike?
Modeli biopsikosocial sugjeron se dhimbja funksionale abdominale është e
lidhur me një varg shkaktarësh, ku janë të rëndësishëm edhe faktorët
psikologjik. Tri eksperimente në këtë aspekt, kanë dëshmuar efikasitetin
e intervenimeve psikologjike behavioriste te fëmijët dhe te familja, në
trajtimin e dhembjeve abdominale.
Si mund ta përmirësojmë kontrollin e dhimbjes kronike
abdominale?

Duke ditur ndikimin shumë-faktorësh në dhimbjet kronike abdominale si
dhe ndikimin e faktorëve familjarë, është e përshtatshme që sëmundja të
kontrollohet në kujdesin primar shëndetësore.
Gjatë kontrollit ditor klinik, një histori e vëmendshme e sëmundjes
dhe një ekzaminim fizik i tërësishëm duhet të jenë të mjaftueshme për
t’i njohur fëmijët me dhimbje abdominale kronike. Nuk duhet harruar se
dhimbja funksionale abdominale ka një ndikim të madh në mirëqenien e
fëmijës.
Dhimbja kronike abdominale te fëmijët zakonisht nuk shkaktohet nga
çrregullime organike.
Diagnostika fokusohet në caktimin e simptomave alarmuese përmes
ekzaminimit të së kaluarës dhe ekzaminimit fizik.
Vlerësimi shtesë diagnostik nuk nevojitet në fëmijët pa simptome
alarmuese.
Karakteristikat familjare ndikojnë në vazhdimin kronik të dhimbjeve
abdominale, më shumë se sa karakteristikat e pacientit.
Një intervenim specifik nuk mund të rekomandohet në rast të mungesës
së dëshmive rreth efekte të dobishme.
Qëllimi është të identifikohen fëmijët e rrezikuar nga dhimbja e
vazhdueshme dhe që lidhet me paaftësinë funksionale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shmangia e shikimit, rrit dhembjet
» A nevojiten antibiotikë për dhembjet e fytit?
» Gratë, më të ndjeshme ndaj dhembjeve kronike
» Shpiket chip-i që bllokon dhimbjen kronike
» Kurat natyrale kundër pagjumësisë kronike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: