Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për
shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse
ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të
fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinë, duket
se janë përgjegjëse për vetitë e saj.
Pak historiTë dhënat që disponohen, zbulojnë se, hudhra, përdoret për rreth 5000
vjet, ndërsa në Kinë, përdoret prej 3000 vjetësh në fushën e mjekësisë.
Historikisht, hudhra është
përdorur në gjithë botën për të shëruar një sere sëmundjesh duke
përfshirë hipertensionin, infeksione si dhe helmimet nga kafshimi i
gjarpërinjve.
Të miratThelbi i hudhrës përdoret për qëllime farmaceutike. Mund të përdoret i freskët, i tharë ose i distiluar. Lidhjet e sulfurit
dhe alisina janë substancat karakteristike të hudhrës me këtë të fundit
përgjegjëse edhe për aromën që ajo ka. Sipas studimeve, alisina është
toksike për qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin
efektin e saj. Kësaj substance i jepet merita edhe për vetitë
antibakteriale, antioksiduese, si dhe për efektet që ka kundër formimit
të trompozave, dhe në uljen e yndyrave në gjak. Efektet antitumoriale
mund të jenë në sajë të lidhjeve të sulfurit, por ndoshta edhe të ndonjë
substance tjetër që nuk është zbuluar deri tashmë për sa i përket
strukturës kimike.
Hudhra ul nivelin e yndyrave në gjak
– Shumë studime janë fokusuar në këtë veti të hudhrës. Në
1993 - '94, studimet treguan qartë se, konsumi i hudhrës, mund të ulë
kolesterolin në gjak, deri në 12%. Megjithatë, studime të mëtejshme,
patën përplasje opinionesh për këtë fakt. Në një studim në vitin 2000, i
cili u mor me të njëjtën temë, u tregua se vërtet hudhra mund të ulë
nivelin e kolesterolit në gjak, por jo me shumë se 4-6%.
Hudhra ul tensionin - Kjo veti e hudhrës
është studiuar, por akoma ngelet me mëdyshje. Disa studime kanë treguar
se, konsumi i hudhrës, ka pasur rezultat ulje të konsiderueshme të
tensionit (rreth 7,7mmHg të tensionit sistolik dhe rreth 5mmHg atë
diastolik). Por, në disa të tjera, ky efekt është parë në pakicë.
Vetitë antitumoriale - Nga kontrolle individuale dhe disa në grup, është
vënë re se, konsum i lartë i hudhrës, por dhe i zarzavateve të tjera të
ngjashme si qepa, preshi etj., lidhet me raste me të rralla të shfaqjes
së kancerit në stomak dhe zorrë të trashë. Gjithsesi ky fakt mbetet për
t'u studiuar më tej.
Të këqijatKonsumi i një deri në dy thelpinj hudhre në ditë, konsiderohet i
sigurt. Efekti më i njohur i padëshirueshëm i hudhrës, është aroma e saj
e papëlqyer dhe era që ajo lë në frymëmarrje. Konsumi i tepruar i
hudhrës, sidomos në stomak bosh, mund të shkaktojë probleme intestinale
(të zorrëve). Janë raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga
përdorimi lokal i hudhrës së papërpunuar. Personat që marrin ilaçe
kundër mpiksjes së gjakut duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e hudhrës,
pasi kjo ndikon në parandalimin e trombozave.
Doza e rekomandueshme: Dozat që
rekomandohen zakonisht në literature janë 4 gr (1-2 thelpinj hudhre të
freskët) në ditë për adultet, ose një tabletë 300 mg (2ose 3 herë në
ditë), ose 7,2 gr tretësirë hudhre në ditë.