| Mjeksia-Grup
| Naim Frasheri | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:00 am | |
| Naim Frasheri lindi ne 25 Maj 1846, ne Frasher te Permetit, ku beri mesimet fillore dhe nisi te mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865, familja u shperngul ne Janine ku bashke me vellane e vogel Samiun, mbaroi gjimnazin grek Zosimea. Beri pastaj pak muaj ne Stamboll si nenpunes i vogel ne zyren e shtypit (1870) por iu shfaq turbekulozi dhe u kthye ne vendlindje per klime me te mire. Ne fillm ishte nenpunes "te dhjetash" ne Berat dhe me pas i doganes ne Sarande. Ne kete periudhe beri prova te shkruante vjersha nen ndikimin e bejtexhive e u dha pas vjersherimit persisht, me sukses, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash "Enderimet" (1885). Nen ndikimin e ngjarjeve historike sidomosh Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe te veprimtarise kulturore patriotike te shoqerise se Stambollit Naim Frasheri braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare e re ishte "Shqiperia" krijuar ne 1880 dhe botuar me 1897 ne Stamboll. Naim Frasheri ka qene nder botuesit kryesor te revistes "Drita" e me pas "Dituria". Me 1886 botoi poemen e famshme "Bageti e Bujqesia", "Deshira E Vertete E Shqiptareve " (ne greqisht) dhe kater libra per shkollat "Vjersha per Mesonjtoret e Para" , "E kendimit te cunave kendonjetoreja". Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e Veres" pastaj "Mesimet" (proza patriotike dhe te moralit) dhe "Fjala Fluturake" (vjersha) me 1894. Se fundi, me 1898 botoi poemen e madhe epike "Historia e Skenderbeut" dhe poemen fetare "Qer Belaja" etj. Naim Frasheri vdiq ne 20 tetor 1900 ne Stamboll, ku dhe u varros. Eshtrat e tij me vone jane sjell ne Shqiperi. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:00 am | |
| Lefter , urime per temen qe ke hapur per te madhin N.Frasheri. Deshta ta postoj une nje poezi e cila me pelqen shume , ajo titullohet :
Fjalet e Qiririt
Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, M'është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ënda t'u bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn' e kretë Për atë zotn' e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. Unë dua njerëzinë, Mirësin' e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t'i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt' i kam parë, Mëm' e at' e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj' e balt' e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brënda në det qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë, Lul' e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhësë zjarrtë? | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:00 am | |
| Tjetra ne vazhdim
Mejtimi
Rri mejtohem shumë herë Tek perëndon yll'i zjarrtë, Edhe hapetë një derë, Soje rrjeth një drit' e artë. Retë, nga pak' e nga pakë, Marrën një tjatër fytyrë, Bënenë të kuqe flakë, E deti ndrin si pasqyrë. Oh! sa të bukura janë Fushatë që gjelbërojnë, Qiejtë që s'kanë anë, Luletë që lulëzojnë, Zoqthitë që flasin belbër E fluturojnë ndë erë, Pyll'i veshur më të gjelbër, Deti i qet' e i gjerë, Lumi që nxjerr oshëtimë, Që bubullin nëpër male Dhe ikën me fishëllimë Nëpër fusha me ngadale, Brigjet' e veshurë me bar, Me lule, me gjeth, me fletë, Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar, Ahu me krye përpjetë! Më çdo kënt edhe më çdo vis E më çdo çuk' e çdo brinjë Shoh një plep, një vith a lis, Një qarr, një bush, një dëllinjë. Hap sytë dhe përqark shikonj Fushë, limë, brigje, male, Edhe të shkuarat kujtonj Një nga një, dalengadale. Për ata që janë ndarë Prej nesh, që rrinim gjithë tok Edhe më s'i kemi parë, Që i patmë shpirt edhe shok, Zëmëra më përvëlohet Edhe them vallë ç'u bënë, Kur shoh që koha po ndrrohet Dhe të mugëtit ka rënë, Po rrjeth nëpër hapësirë Edhe sa vete po shtohet, Lint nata me errësirë, Dheu e qielli ndryshohet. Kështu rrotullohet moti, Yjt' e hëna sytë hapin Dhe pas nomit q'u vu Zoti S'rrinë, po gjithënjë çapin. Lumi me një psherëtimë Ikën edhe vete në det, Dëgjohet një bubullimë, Që përhapetë përmbi dhet. Duke shkuar dit' e net, E duke ndërruarë moti, Vemi si lumi në det, Nga Zoti, prapë te Zoti. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:01 am | |
| PERËNDIJA
ç'sheh, është zot'i vërtetë, ç'dëgjon, është zër'i tija, Gjithë ç'ka e s'ka në jetë, Eshtë vetë perëndia.
Mos shiko valëtë p'anë, Mos të gënjenjë rremeti, Të tëra një burim kanë, Gjithë ngrihen pej një deti.
Në det të math e të gjërë çdo valë që të sheh syri, Atje është deti tërë, Po valëtë mirë qyri.
Kur ta zësh gjënë të bërë, Esht' ashtu me të vërtetë, Po ta vësh re gjat' e gjërë, Esht' ajy bërësi vetë. Dhe kush flet edhe ç'gjë flitet, ç'duket e s'duket në jetë, Dhe kush sheh dh'ajo që shihet, Zot' i vërtet' është vetë.
Se e tërë gjithësia, Që nuk' i gjëndetë fundi, Eshtë vetë perëndia, Për atë s'ka vënt gjëkundi.
Eshtë në shesht perëndia, I verbëri s'munt ta shohë, Ajo është gjithësia, I dituri munt ta njohë.
Pe një lulezë kur shohim Dhe të vëmë re një fletë, Me dituri munt ta njohim Q'atje 'shtë zot' i vërtetë.
Eshtë në shesht perëndia, Sicilido munt ta njohë Po s'e mbuloi e padija, Njeriu tekdo munt ta shohë.
Kush do ta shohë të tërë, Të shohë mirë njerinë, Vethen' e tij re të vërë, Atje e gjen perëndinë.
Dhe parajsi dhe skëterra, Dhe engjëlli edhe djalli, Edhe gjithë ç'ka të tjera, Janë brënda tek i gjalli.
Ajy që ka mirësinë, Ka perëndin' e të mirat, Edhe kush ka djallëzinë, Ka djallë e ligësirat.
Më çdo anë e kërkova, Thashë: ku 'shtë perëndia, Po më pasdaj e mësova, Qënke ndaj mej' e s'e dija.
Kërkonja gjetkë ta gjeje Zotn' e math e të vërtetë, Ajy qënëkej ndaj meje, E paskësha unë vetë!
Me fjal' e me agjërime Nuk e gjen dot perëndinë, As me kreshm' e me kungime, Si punojn' ata që s'dinë
Trajstën' e ke plot me bukë, Edhe hiqesh si i mjerë, Dhe ke zën' e thua nukë, E lipën derë më derë.
Eshtë ndaj teje i gjallë, Ti e kërkon nëpër gurë, Në të rrem' e në përrallë, Andaj nuk' e gjen dot kurrë.
Pa s'vdes kurrë perëndia, Po kush vdes në jetë vallë? Gjë s'vdes, sepse gjithësia Eshtë gjithënjë e gjallë.
Qeshë diell, ishnja hënë, U bësh' uj' e balt' e erë, Yll e zok e dash kam qënë, Pa dhe njeri shumë herë.
Sa det i math e i gjerë Edhe sa mijëra valë! Sicil atje do të bjerë, Prapë soje do të dalë.
Mijëra shpirtëra ngrihen, Bijen mijëra të tjera, Vjen dimëri, lulet pshihen, I nxjer prapë në shesht vera.
Nj'është, po ka shumë ngjyrë, Duket sikur s'ka të ngjarë, E sheh fytyrë-fytyrë, Po 'shtë i njëjt' e i pandarë.
Ajy është trëndafili Edhe gjëmb' i trëndafilit, Ajy është dhe bilbili, Ajy dhe zër' i bilbilit.
Mos shiko ç'rrobë ka veshur, Eshtë brenda vet' i qetë, Syr' i t'urtit e sheh xhveshur, Veç ati s'ka gjë ndë jetë.
Zoti është gjithësia, Ajy është gjithë ç'janë, Po kush njeh vethen e tija, S'e kërkon më tjatër anë.
Dhe qelqeja u hollua Dhe vena, pa u përzjenë S'ka ven', është qelqe thua, A s'ka qelqe, është venë.
Unë ndaj teje një pikë, O det i gjer' e pa anë! Të hynj brënda më vjen frikë, Po s'hiqem dot dhe mënjanë.
Të kisha zën' e bilbilit, Gjithënjë do të këndonja Bukurin' e trëndafilit, Dhe kurrë të mos pushonja.
Po ti vetë je, o bilbil, Ti je edhe dashuria, Ti je edhe trëndafili Edhe bukuri e tija.
Ti je ç'është jet' e tërë, Ti je vetë gjithësia, Ti vetë njeri je bërë, More fytyrën e tija.
Oh! det i math e i paanë, Në një stamnë qysh ka hyrë? Ajy q'është gjithë ç'janë, U mbloth tok më një fytyrë.
Më çdo anë që shikova, Pashë mirë që je vetë, Të gjeta tek të kërkova, Zot'i math e i vërtetë.
Pe trupi shpirt është bërë, Edhe shpirti trup në jetë Eshtë bërë, një i tërë Gjithë ç'është, është vetë.
Paskëtaj, o shokë, kurrë Mos kërkoni perëndinë Nëpër mur' e nëpër gurë, Po shihni mirë njerinë.
Zëmr' e njeriut në jetë Eshtë vënd' i perëndisë, Esht' atje zot' i vërtetë, Det' i math i gjithësisë.
Ajy është gjithësia, Edhe udh' e perëndisë, Eshtë vetëm njerëzia, Q'i duhetë njerëzisë.
Mer dorën e diturisë, Pa ajo do të të nxjerë Gjer te fron' i perëndisë, Ndaj soje do të të shpjerë.
Esht' e vërtetë kjo punë, Mos qëndroni n'errësirët, Se këtë s'e gjeta unë, E kanë thënë të mirët. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:01 am | |
| Tradhëtorët
Shokë, kemi në mes tënë Shum' armik' e trathëtorë! Popo! mos u qoftë thënë! Veç që s'kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë Dh' e lanë kombinë tënë E një tjatërë na gjenë! Popo! mos u qoftë thënë!
Lanë zonjën e lëvduar E zunë një kurvë shtrigë, Të ndyr' e të mallëkuar, Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur Dhe mundohenë për botë, Pa dhe bota duke qeshur U thotë: mundohi kotë!
Qysh u bënë Efialtë E nuk e njohin të mirën, Uthullën pandehin mjaltë Edhe dritë errësirën!
Buk' e mëmëdheut zëntë Tradhëtorët e pabesë! Dhe Zoti dërrmën u dhëntë, Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt' armiq i kanë bërë, Armikëtë miq i zunë, Qysh janë fyell të tërë! ç'është kjo e madhe punë!
Fajn' e math kur do ta njohin Njerëzit e mallëkuar? Dritënë pse nuk e shohin, Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë Dhe të liq me të vërtetë, Mëmëdheut bëjnë varrë, Po do të bienë vetë,
Se mbretëron e vërteta, S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë T'ish ashtu, qe prishur jeta, S'kish mbetur gjë e vërtetë.
Ata turpinë fitojnë, Nder' e tyre posht' e hedhin Dhe armikëtë gëzojnë E në errësirët bredhin.
Nuk është kurrë haruar Dh'e mira dh'e lig' e shkretë, Të gjitha janë paguar, S'ka mbeturë gjë në jetë.
Lerini, pa do ta gjejnë, Të vërtetën do ta njohin, Se tani s'e dinë ç'bëjnë, Janë të verbër e s'shohin.
O, popo ç'turp kanë marrë! Janë bërë tradhëtorë Dhe s'janë më shqipëtarë, Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë, Me armikn' e Shqipërisë, S'duanë gjuhënë tënë Armikët' e Perëndisë!
Ndjej, o Zot, se nukë dinë Se ç'bëjnë, janë mahnitur, Rrahin të prishin shtëpinë Pun' e lig' edh' e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë, Të vërtetënë s'e dinë, Do të mundohenë shumë, Pasdaj mënttë do t'u vinë.
Vëllazërin' e harrojnë Dhe kombin e mëmëdhenë, Dhe armikëtë dëgjojnë Edhe s'dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë! Mblithni mëntt' e tupërohi, Mos u bëni trathëtorë, Se pasdaj do të pendohi | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:01 am | |
| BAGËTI E BUJQËSIA
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti, Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.
Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë, E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë, Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem, Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them; Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë, Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.
Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur, Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur, Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë, Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë. Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas, Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas. Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë? - Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija! Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija! Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat, E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat; Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok, Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok, Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur, Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija, Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija, Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji, Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi; Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele, Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.
Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë! E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!
Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë, Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë! Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja, Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja; Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja, Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja, Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë, Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë! Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas, Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas, Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë, Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë, Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë, E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë, Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,
Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar! E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar! Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë? Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë! çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë, Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë, Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë; Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.
Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar, A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?
Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur, Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur; Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi, S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi. Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur, E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur, Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë, Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë. Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë, Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë. Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri, Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari, Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë, Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë; Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan, Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti, Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti, Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë. O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë, Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë! Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini, Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini; Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji, Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori, E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore, Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore, Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule, U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule, Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar, Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar; Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë, Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?
Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi, Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi, E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja, Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja, Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja, Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja. Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim, O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?
O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë, As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija, Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija, Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë, Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë; Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë, Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.
Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë, E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë; Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë, Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë; Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë, Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë. Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar, Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar; Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male, U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale... Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë. Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit, E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.
Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet, Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet; S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë, Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë, As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë, Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë; Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë, Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë, Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë, Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë; S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë, Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë. Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën, Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën. Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë, Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë. Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë, Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë; Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë, Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë; Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan, Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan, Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon, Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon, Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë, Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!
Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit, Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit; Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë; Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare, Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.
Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë, Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë, Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur. Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë, Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë, Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën, I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën, Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë. Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë, Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.
Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija, Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija. Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë, Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë; Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit, Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit. Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar, Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar. O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë! Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë. Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë, Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë. Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi, Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.
Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë, Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë, A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej çamërie Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie? Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime, Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time, Q'është thier, bërë posi një pasqirë, Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë, Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë, Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë? A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje, Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?
Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti, Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji! Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën, E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën, Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën, Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën; Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë, Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.
Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut! Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut! Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë? Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë, Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.
Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë, Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë, Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë, Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.
O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë, Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.
Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit, Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit! Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë, Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë; Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë, Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,
Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë, Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë, I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë, Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.
Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt! Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.
Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë, Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë! O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more! O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore? Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit, Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit? Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron, Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!
Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë, Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë! Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë, Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.
Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë, Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë; Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë, Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë... Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë, Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë; I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë, Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.
Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime, Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime, Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë, Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.
Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija, Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija. Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar, Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.
Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot, Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë, Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.
Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë, Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë, I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë, Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.
Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija, Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija! S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë; ç'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë! Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi, Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi, Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush, Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush; Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni, Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni, Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë, Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë, Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë, Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.
A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën, Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën, Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë, Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë. Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë, Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?
Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë! Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra, Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara, Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë, U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë, Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë, Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.
Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë, Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë, Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë, Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë, Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë, Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë, Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë. O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë! N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë. Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë, Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë; Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit, Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit, Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë, Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë, çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë, Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë. Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë, Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë. Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë, Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.
Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet, Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet, Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera, Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera: Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë, I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë; Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr, E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder, Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija, Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia, Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë, I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.
Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.
Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë, Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë; Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.
Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë, Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë, Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë, Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë -- Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar, Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar; Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime, E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime. Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare, Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare, Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar, Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar; Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta, Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta. Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë, U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë, Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë, A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.
Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar, Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.
Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë, Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.
Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë, O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë! Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë, Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë! Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan, Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!
Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi, Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi; Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit, Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit, Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë, Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë; As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija, Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija. Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë, Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë! Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë, Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.
Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë, E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë, Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti, E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:
Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë, Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë, Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti, Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji. Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë, I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë, Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije, Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije, Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë, Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë. Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë, Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë, Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut, I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut, Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas; Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.
Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë, Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë. Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç, Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç, Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë, Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë. Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar, Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar; I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë, C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë. Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda, Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!
Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë, Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë, Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!
Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje, Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!
Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha, I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la. Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje, Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje! Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë, Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë; Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë, Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë, Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit, Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit, E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë, Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë; Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë, Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë; Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë, Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë. Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë, Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë, Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:02 am | |
| NË DASHTË ZOTI
Nastradini ish qetuar Dhe po rrij duke mejtuar; Po përnjëherë u xgjua, Së shoqes i tha: "O grua, Nesërë jam për në veshtë, Se s'kam vatur këtë vjeshtë, Sindëkur vinja qëmoti." Plaka tha : "Në dashtë zoti." Nastradini i tha : "Unë S'e këllas zotnë në punë, { s'e këllas -- s'e fus} E shoh vetë punën time, E nuk e vë nër mundime, Që të doj' a të mos dojë, Se nukë më flet me gojë." Kështu the, o jetëgjatë! Papo u ngrite me natë, More shportat e gomarë, Po s'të vate udha mbarë! Për rrush del njeriu i mjerë E sjell shkarpa shumë herë. Gjithë bota po punonin E udhëtë po ndrejtonin. Nastradinë kur e panë, E zun' e më nuk e lanë: Gjithë ditën gur' i gjori Mbajti edhe pagë s'mori. I këputur, i drobitur, I lodhur, i kahënitur, Natën në t'errët u kthye, Me pluhurë mbi qyrdye! Erth më der' e trokëlliti, E shoqja nga shkalla xbriti, Tha : "Kush ësht' aty më derë?" Pa tha Nastradin' i mjerë: "Në dashtë zoti, jam unë, Që vajç' e s'bëra dot punë!" Pa më nesëret një fqinjë, Q'ish i varfër e pa linjë, Erth e i kërkoi gomarrë, Duke thënë ca më parë: "Jemi pa buk' e pa ngrënë, Në mulli drithë kam shpënë, Gjer më tani është bluar, Po s'kam kafsh', o i uruar." Nastradini, pa mejtuar, Tha : "Për dru e kam dërguar, Ka vaturë që me natë, I varfëri veshgjatë." Ajy tha "e kam dërguar", Gomari palli në quar! Fqinja tha : "Pse më gënjeni, Të drejtënë s'ma rrëfeni? Ja se ku pëllet gomari, Qysh e ka marë druvari!" Nastradini tha : "S'kam parë Kshu, të besojnë gomarë! Me fjalën time s'je nginjur, Që jam sot plak e i thinjur, Po dëgjon gomarrë ç'thotë, Q'është pa mënt e flet kotë. Njeriu që dëgjon gomarrë, S'e ka punën mbroth e mbarë." Kështu tha, po të vërtetën E thosh gomari, të shkretën. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:02 am | |
| GJUHA JONE Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm' udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë, Po sot në ditët tënë Të metë të mos ketë.
E ka nderuar zoti Gjithënjë Shqipërinë, Ish fort mirë qëmoti, Do bëhet dhe taninë.
Sa ishte trimëria N'atë kohë të vjetrë, Kish emrë Shqipëria, Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë Ka nxjerrë Shqipëria Më pastaj e më parë, Q'i shkruan istoria!
Ajo ish koh' e zjarrtë Dhe kish mundime tepër, Po sot pëndë dhe kartë Na duhet, nukë tjetër.
O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë.
pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie.
Shum'e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s'e kishin të parët.
Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t'i ngrerë Dëmet e marrëzitë.
Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S'mbulohetë me remë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:02 am | |
| LUTJA E NAIMIT
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje, Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje! Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë, Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë, Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë, Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit, Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit, E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë, Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë, Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë, Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë. Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë, Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë. Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë, Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë. Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:02 am | |
| Dëshira
Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Të kem Ditë, Dritë, Jetë, Vetë, Ah, dua, Që thua, Të mos vdes, Po të mbes Përjetë Të ketë Shpirti im Pa mundim Shëndenë Të jenë Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirë, Po kam dhe mall E dëshirë, Zot i vërtetë I gjithësisë! Të rronj përjetë Ndaj njerëzisë! Ti ke në dorë, اdo gjë që të duash; Nukë je i gjorë, Arrin që të thuash; Pa bëhenë gjithë ç'dua, Po të më dëgjosh mua, Le të bëhetë thua, Dhe gjithë janë bërë! Atë që thua ti vetë, Zot i math e i vërtetë! Ajo bënetë në jetë, Edhe mbaronet' e tërë! Ti epi jetë njerëzisë, Shto e beko dhe bagëtinë, Se ti je Zot' i gjithësisë, Në dorëz' e ke mirësinë Njerëzis' epi jetë të gjatë, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinë shkret' e lugënë thatë Mos e shih kurrë, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithë ç'ke Nga të mirat, E të pështirat Hidhi këtje, A vari më ndonjë grep, A mbuloji më ndonjë mal, E lërë vetëm mirësitë, Fal edhe dritë e jet' e ditë Le të prehet gjithë njerëzija E të mos ketë kurrë të këqija; Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë, Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë, E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!
| <TABLE style="TABLE-LAYOUT: fixed" border=0 width="100%">
<TR> <td class=smalltext width="100%" colSpan=2></TD></TR> <TR> <td class=smalltext vAlign=bottom></TD></TR></TABLE> |
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:03 am | |
| Shqipëri, o jetëgjatë!
Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................... ................ Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:03 am | |
| Lexojeni edhe kete pak: HISTORI E SKËNDERBEUT (1898)
VI
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skënderbenë, Po vjen si pëllump i shkruar, Të shpëtonjë mëmëdhenë Shqipëtarët t'i shpëtonjë Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisë, Edhe ty të të nderonjë, Që je krej'i Shqipërisë, Ka pas trima shqipëtarë, Që s'u trembet syri kurrë, Ndë zëmërt të tij ka zjarrë, Ësht' i urt' e trim e burrë. Mirë se erdhe, o verë! Që na prure mirësinë, Dhe për shumë vjet të tjerë E zbukurofsh Shqipërinë. O Shqipërizë! gëzohu, Se të erdhi prapë dita, Lulëzohu, zbukurohu, Të zbriti nga Zoti drita! Edhe juve, o të vdekur, Merri ngaha ky gas pjesë, Që shkuatë buzëpjekur, Nd'atë jetë, paçi ndjesë! O moj vash' e Shqipërisë, Që më rri duke mejtuar, Pa i xhvish rrobat' e zisë, Arriti dit' e uruar. Zbardhi fusha, ndriti mali Nga armët' e trimërisë, Hingëllint'e s'mbahej kali, Që sill mbren' e Shqipërisë Trimatë bashkë me mbretnë, Me nxit posi vetëtimë, U futn' e zunë qytetnë Me të madhe kërcëllimë. Turqit, q'e kishin qytetnë, Papandehurë e panë Që u dha si drita, mbretnë, Pa s'hapnë goj' e gjë s'thanë Se fjala po q'u dëgjua, Që vinte i bir'i mbretit, Shqipërija u lëshua Edhe ju derdhë qytetit; Burrat trima më s'mënuan, Gjith' u mblodhë posi reza, Kryeqytetn' e rrethuan, Armikn' e preu e zeza. Zjente bota, tundej dheu, U ngrit gjithë Shqipërija, Duke thën': "Erth Skënderbeu, Erdhi vetë Perëndija." Mysliman' e të krishterë U derdhë për mëmëdhenë, E kishin të bashkë nderë Si vëllezërë që qenë Pa Zoti nuk' i la shkretë, U bë mbret' i Shqipërisë Trim'i mir' e i vërtetë, U mbarua koh' e zisë. Pleqtë, q'e kishinë parë Në kohët të foshnjërisë, Van' e puthnë duke qarë Dritëzën' e Perëndisë. Gjithë ç'qenë shqipëtarë Me rradhë mbretit i vanë, Si vëllezrë më të parë, E me gas të math e panë. Skënderbegu, bukuroshi, Burri trim pa shok në jetë, Miqtë gjith' i përshëndoshi, Posi vëllath i vërtetë. U sul gjithë njerëzija, Të shihninë Skënderbenë Pleq, të rinj dhe foshnjërija Gjith' e donin shumë mbrenë. Pa Skënderbegu dërgojti, Të parin e turqet pruri, S'e shau dhe s'e qërtojti, Po afër soje e vuri; I tha: "Sulltani harrojti Fjalënë dhe miqësinë! Me ç'sy e faqe dërgojti, Edh'e shkeli Shqipërinë? E dinë bota e tërë, Edhe vet' e di Murati Fjalënë që kishte bërë E besën q'i dha tim ati! E dini si kam lëftuar Për sulltan e për Turqinë, Dhe ajy qysh më ka shuar Vëllezërit' e shtëpinë! S'janë punëra të lehta Këto që janë punuar, Dhe nukë rrinë të pshehta As janë për të harruar, Njeriut që të bën mirë T'i bësh kaqë të këqija, Nuk i bën as nj'egërsirë Këto që bën mbretërija, Të isha turk edhe unë, Ta kisha zëmrënë kllirë, Sot u bënja tjatrë punë, Nuk' u flisja me të mirë. E drejta vetë rrëfehet, E të miratë po njihen, çdo gjënë jetë çpërblehet, E gjësendi nukë lihet. Mbret ndër ju 'shtë djallëzija, Nuk' është kurr' e vërteta, Dhe ligj' është ligësija, Edh'e rremeja e shkreta! Nesrë të ngrihesh pa gdhirë, Merr shokëtë edhe shkoni, E pa bërë ditë mirë, Qafënë ta kapëtoni; T'u ap njerës, t'u përsjellin, E njeri të mos u ngasë, Në mes të tyre t'u pshjellin, Kurrëkush të mos u flasë." Këto fjalëz' i tha mbreti, Turku ndënj e u mejtua Një copë herë së qeti, U vrenjt e u sgurdullua. Po domosdo e dëgjojti, Dolli me mejtim nga dera, Menatë u ngrit e shkojti, Më s'e zuri drekëhera. Kështu e bëri Osmani, Q'ish në Shqipëri i parë, I dërguar nga sulltani, Po s'i vate puna mbarë. Në fortesat gjithë ç'qenë Nga ushtëri' e Turqisë, E dëgjuan Skënderbenë, Q'erth në front të Shqipërisë, Dhe u ra gjithëve pika, Ikn' e lanë Shqipërinë, Më s'shikuan pas nga frika, Po muarrë arratinë. Të pakëtë që kuxuan E s'ikënë si të tjerët, Dëm e kotë u munduan, E pësuanë të mjerët. Rrëmet'i faqes së dheut, Të vij më një vënt' i tërë, S'ja dilte dot Skënderbeut, E gjë s'kishte për të bërë. Menjëherë Shqipërija E hoqi cipën e zisë, Dolli në shesht mirësija, Ra dritëz' e Perëndisë. U hoq nata, erdhi dita, Gazi, kamja, dashurija, E vërteta, miqësija. Mbretëritë e dëgjuan Se u bë mbret Skënderbeu, Mbretëtë gjith' u gëzuan, Këjo punë u pëlqeu. Dërguanë më të parë, Me miqësi, me uratë, Njerzët të urt' e të mbarë Te mbreti i madh jetëgjatë Me mënyrë të pëlqyer E me shumë nder i priti Mbreti, edhe më të kthyer, Gjer në funt të shkallës zbriti. Nga gjithë mbretrët m'i madhi, Që ishte burr' i vërtetë, Dhe shum' i ndjerë, Hynjadhi, Erth te Skënderbeu vetë, Pa u ngrit dhe erdhi vetë Dhe Vlladislla si Hynjadhi, Ndënjnë ditë shtat' a tetë Te shpirt e zëmërëmadhi; Erdh' e panë Skënderbenë, Mbren e ri të Shqipërisë, Q'emër i tij mori dhenë Si emër' i Perëndisë Mblodhi pleqt' e parësinë, Si përsolli dhe Hynjadhë, E Vladisllën, Shqipërinë E vu në sër' e ndë radhë, Mbretëri ishte lirija, Që kish çdo shqipëtar pjesë, Ligë ishte njerëzija, Vëllezërija ish besë. Si e ndritoj Shqipërinë, Vuri punëtë me radhë, Vate të shihte shtëpinë, Po ç'të shohë! një gërmadhë! Mall'i sat ëm'e tyt eti, Skënderbe! atje të shpuri, E madhe gjëmë të gjeti! Ra qielli e të zuri! Dallëndysheja kur kthehet E gjen prishurë folenë, Qysh qëndron e mallëngjehet? Ashtu e gjet Skënderbenë. Gjësendi s'kishte harruar Të kohës' së miturisë, I kishte ndë krahëruar, Me mallthit të njerëzisë! Pa andaj shum' u helmua, Se s'i gjet si i kish lënë, Me psherëtim' u mejtua, Tha: "Nukë qënka thënë!" Ja mbuloj zëmrënë zija, Lottë si gurra i vanë, Në gjith ato të këqija Përnjëherë erdh' i thanë" "Motërat' e zotërisë Të gjitha bashkë po vinë", Pa mbreti në mest të zisë Ndjeu gaz' e la shtëpinë. Me vrap si qifti u kthye, Të shihte motrat' e tija, Zëmëra ju përdëllye, I dha durim Perëndija, Të gjorat motra kur panë Mbrenë trim të Shqipërisë, Të vetëmëthin vëllanë, Ëngjëllin' e Perëndisë, Që më s'e kishinë parë, Si e mori penk Turqija, Në foshnjëri ishin ndarë, Dhe q'atë dit' u ra zija; Pa i kishin shumë mallë N'ato ditët të këqija, I kishinë sy në ballë E shpresë nga Perëndija; Papo bashkëzë të pesa Në mest të tyr'e rrethuan, U zbriti nga Zoti shpresa, Me mall shum' e përqafuan. Zot' i math e i vërtetë! Emri yt qoft' i lëvduar, Të qofshim falë për jetë, Mos qofshim teje mërguar! Ti i dhe nder mirësisë, Dhe zëmrës' së mallëngjyer Në vajt e në mest të zisë Ngushëllimn' i ke rrëfyer! Skënderbe, pa lere vajnë, Se po vinë shqipëtarët, Dhe burratë trima s'qajnë, Lëre, pa lëre të qarët, Se 'shtë në gas Shqipërija, Q'erdhe ti, mbret i vërtetë, Sikur zbriti Perëndija Nga qiejt' e lartë vetë. Pa këndo me ëmbëlsirë, O ëngjëll i ligjërisë, Atë burrë trimn' e mirë, Q'i dh'aqë nder Shqipërisë. Këndo, këndo Skënderbenë, Që s'ka pasur shok në jetë, Që lartësoj mëmëdhenë, Kordhëtari trim me fletë! Lum ti, Shqipëri, o lule, Që pate trim të vërtetë, Kurrë në turp nuk' u ngule, Të la nder të math përjetë! Mos ki keq, se kurdoherë Do ta kesh ditën' e mbarë, Koha ty do të ta bjerë, Si ta pat prurë më parë, Po të dojë fati, plaku, Të t'apë foshnjë të rezë, Qumësht të bënetë gjaku, Dhe më s'sheh ditë të zezë. O kohë, që rrjeth si lumi Edhe s'rri gjëkundi fare, As dremit, as të zë gjumi, Dhe më t'errët hiqesh xvarrë, Hapu, hapu, errësirë! Të shoh mbren' e Shqipërisë, Trimn' e bukur' e të mirë, Nder' e gjithë njerëzisë, Rrethuar me burra trima, Shqipëtarë të vërtetë, Me fjal' e pa blegërima, Me mënt e pa gjë të metë, Në fjalë t'urt' e të qetë, Të but' e të kupëtuar, Në luftë trima me fletë, Posi kuajt' e harbuar, Qysh duken yjtë kur erret, Që ndrijnë në hapësirë, Edhe në mes të të tjerët Prëma ndrin shumë më mirë, { Yll i Mbrëmjes, Afërdita } Ashtu edhe ti më ndrinje, Mbret i math i Shqipërisë, Në mest të shokëvet rrinje Posi drit' e Perëndisë. Zoti dha një vetëtimë, I tërë qielli ndriti, Një gjëmim, një kërcëllimë, Malet' e lart' i trënditi. Oshëtimë dha Tomori, Edhe zjarr e flakë qiti, Flaka qiellinë mori, Gjithësija vetëtiti. Këjo shënjë s'ish e pakë Që dha Zoti mi Tomorë, Nxori zjarr dhe zë e flakë Nga majatë me dëborë! Hodhë syt' e panë malë Dhe gjithë më këmb' u ngrinë, Kur më der u dha një djalë, Tha: "Rrëmet i math po vinë." Se fjala kish marrë vrapnë, Pa kishte mbushurë dhenë, E hapi sa mundi çapnë Dh'e dëgjuan gjithë ç'qenë Shqipërija anembanë Ish në dasm' e në gëzime, Ditën' e liris' e panë, Që e pritin pa durime. O liri e shënjtëruar! Ëngjëlli i Perëndisë, Erdhe me gëzim ndër duar, I dhe dritë Shqipërisë. Vallë kur do të vish prapë, E të na sjellç atë ditë, Përse rri pshjellë me napë? Pa hiqe, të shohëm dritë! Mbreti posi Perëndija, Ishte mbyturë në dritë, Rrij ndaj soje bukurija, Edhe gjithë mirësitë Mejtohej si të shpëtonjë Mëmëdhenë nga mynxyra, Ta ngrer' e ta lartësonjë, Edhe i qeshte fytyra. Parësin' e Shqipërisë, Që i erdhi Skënderbeut, Ati' mbretit t'urtësisë, Mbretit trim të mëmëdheut, Ti ëngjëll, do të ma thuash, E të m'i sjellç në mënt mua, Dhe një nga një të m'i quash, Si ç'i ka ndër mënt të tua. Nga gjithë, q'erdhë, m'i parë, Dukagjini, mbret i ndjerë, Që s'pat shok nër shqipëtarë, Dhe Zahari me të tjerë, Sicili nga vend' i tija U nis e gjithë u derdhë, Të shumë si mizërija Skënderbeut miq i erdhë. Mëndjeshumi Araniti { Aranit Komneni } Me shumë shokë të ndjerë Pej Vlore me vrap arriti, Edhe të tjer' e të tjerë, Tanush Topja dhe Gjon Shpata, Të parët' e Shqipërisë, Erdhë edhe Lato Gjata Ndë rrëmet të parësisë, Edhe Maneshi nga Berati, Moisi Dibrani burrë, Shumë të parë nga Mati, Trima të patrëmbur kurrë Prens' i perëndishm' Urani, Që kish shum' emrë qëmoti, Me burra nga Elbasani, Edhe Boshdar Nartioti, Palë Dushmani i ndjerë, Dhe bukuroshi Gjon Kokë, Një i parë nga çdo derë E me shumë trima shokë. Trimatë nga Malësija Erdhë me armë të lara, U çkul gjithë Shqipërija, Kshu ishin kohët' e para. Gjithë erdh' e u gëzuan Kur e panë Skënderbenë, Dhe me gas van' e qafuan Si vëllezërë që qenë Me zemrë të dëshëruar Mbreti të gjithë i priti, Me fytyrë të gëzuar, I qafoj e i gostiti. Në mest të ati' rrëmëti, Q'ishin mbledhur të tërë E ish mbushurë qyteti, S'kish ku yë hithnje gjilpërë, U ngrit mbreti i ndjerë, Fjalëëmbëli zëbukur, Araniti mendjegjerë, Q'ish i hijshëm' e i dukur, Gjithë trimatë pushuan, Vunë vesh ndë fjalë mirë, Plaknë me mënt e dëgjuan, Që flit me shum' ëmbëlsirë. Tha: "Vëllezrë shqipëtarë! Ju miqthit' e Skënderbeut, Mbretrë, zotërinj, të parë, Gjithë djemt' e mëmëdheut! A e dini, sot, o shokë, Rrezik i math nga Azija Na ka ardhurë mi kokë, Po s'poshtetë Shqipërija; Zot'i madh pastë lëvdatë Që nuk e la Shqipërinë Pa zot, pa mbret e pa atë, Kurrë s'ja zbriti fuqinë, Mbret i gjithë Shqipërisë Sot të jetë Skënderbeu, Erdhi ng'an' e Perëndisë, Të shpëtonjë mëmëdheu; Gjithë, ç'jemi shqipëtarë, Këtë zot për mbret ta njohim, Dhe për të math e të parë, Pa ashtu punë të shohim; Në doni që të shpëtojmë, çë të thot' ajy të bëjmë, Fjalën' e tij ta dëgjojmë Dhe kurrë të mos bëzëjmë. Se turku kërkon ta hedhë Në robëri Shqipërinë, Në zi, në brengë, në zgjedhë, Pa rreh ta bënjë të tinë. Po nukë humb trimërija, Shqipëtarët s'e harrojnë, Do t'i ndritonj' urtësija, Se t'urtëtë kupëtojnë." Kshu the, plak i perëndishmë! Mbret' i ndjer' e i lëvduar! T'ish njeriu i tanishmë, Mase s'të kishte dëgjuar; Po ata të gjithë ç'qenë, Zotërinjt' e urtësisë, E njohnë mbret Skënderbenë, Mbren' e gjithë Shqipërisë, Mbret mbi mbretërët të tjerë, Mbi gjithë ç'ishin të parët, Mbret e trim e burr' i vlerë Përmbi gjithë shqipëtarët. Gjithë përnjëherë thirrë Parësija dhe rrëmeti Me gas shum' e me dëshirë, Sa u tunt gjithë qyteti: "Mbret i gjithë Shqipërisë Do të jetë Skënderbeu, Edhe hij' e Perëndisë, Q'i kish mallë mëmëdheu." Paskëtaj të gjithë ç'qenë Mbledhur atje atë ditë, E rrethuan Skënderbenë, Ajy në mest posi dritë Së pari mbretëtë vanë Edhe pleqtë e të parët, Dorën' e besën' i dhanë, Pastaj gjithë shqipëtarët. Papa edhe mbretëritë E njohnë mbret Skënderbenë, Edh'e njohnë q'atë ditë Më të math nga gjithë ç'qenë Të gjith' e vunë të parë, Kordhëtar' e Shqipërisë, Të math mi gjith' ushtëtarë, Se do t'i binin Turqisë, Sa nder mori Shqipërija, Edhe ç'emrë shqipëtari, N'ato ditët të atija, Q'u bë nga gjithë m'i pari! Ishte i par' i të paret, Edhe krej'i ushtërisë, Ball' i gjithë luftëtaret Dhe i gjithë njerëzisë. Skënderbe, o jetëgjatë, Më nise këngë dhe valle, M'u zbavite dit' e natë, Me miqthit' e tu u çmalle! Sa lodra e sa gëzime! Sa gjahe dhe bredhj' e vrape, Dhe kalori e dëfrime, Derën' e parajsës hape! Kuajvet, që hingëllinin, Flak' u delte nga potkonjtë, Dhe armët' e lara ndrinin, Me vrap nxitonin langonjtë. O kohë që nxiton shumë, Poshtë kurrë nukë bije, Po ikën me vrap si lumë, Ato që merr, ku i shpije? Shtrigë, kuçedr' e pabesë! Ha djemthitë q'i pjell vetë! Asnjë nukë munt të mbesë Pa ngrën' ajo goj' e shkretë? Edhe dielli, q'ep dritë, Edhe hëna do të vdesë? Edhe yjtë nonjë ditë Do t'i hash me të pabesë? Evropa ishte e shuar Edhe gjithë njerëzija Nga frika ishte tmerruar, Prit' shpëtim nga Shqipërija. Gjithë mbretrëtë që qenë, Shqipëris' i prunë besë, Dhe mbren' e saj, Skënderbenë, E kishin të par' e shpresë, ç'u bë emr'i Shqipërisë, Dhe liri e saj e ndjerë? Ajo drit' e Perëndisë Vallë më s'vjen tjatrë herë? Në kurt kurrë Shqipërija Nukë hyri, e në zgjedhë S'e ka shtënë Perëndija Edhe nukë do ta hedhë, Po kërkon emrin' e vjetrë Dhe nderë që pat njëherë E s'e kish nonjë vent tjetrë, Zoti sërish do ta bjerë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:05 am | |
| PELLASGËT-SHQIPËTARËT
Ishte një ditë Që pellasgjitë Posi një dritë Mbuluan dhenë Duall ng' Asia Si mizëria Dhe me ania E hodhë denë.
Pas pakë herë, Duke përzjerë Ca me të tjerë, Bënë elinët, Dhe duke ndarë Syresh një farë, Si ka të ngjarë, Bëri llatinët.
Edhe të tjerët E më të ndjerët, Të papërzjerët, Pellasgjinj mbenë Maqedhoninjtë E ilirinjtë E mollosinjtë, Gjith' ata qenë.
Dhe ata janë Prindërtë tanë, Pastaj na thanë Na shqipëtarë Mundim të themi Ne ata jemi, Atë gjak kemi, Si dhe shtyparë. { tiparin }
Thot' Herodoti, Në Tomor zoti Shtëpi qëmoti Kishte Dhodhonë Eshtë m'e vjetër Ngaha çdo tjetër, Shumë më tepër, Kjo gjuha jonë.
Ne kurdoherë Burra të ndjerë Edhe të vlerë Jemi treguar; Me grekërinë Dhe me Persinë, Me gjith' Asinë Kemi lëftuar.
Me Lekën vamë, { Aleksandri i math } Muntmë Daranë, Datën i dhamë { frikën } Gjithë Asisë Burr' u dëftyem, Të gjith' i thyem, Përmbys e kthyem Fron' e Persisë.
Të tërë dhenë, Den' e sterenë, Sa kombe qenë Në këmb i vumë Dhe mbretëruam Kudo që shkuam, Tekdo lëftuam, Vëndin e zumë.
Me Pirron vamë Romës i ramë, Llatint' i vramë E i tmeruam; Me Skënderbenë Tyrqve sa qenë U dhamë dhenë Dhe i dëbuam.
Kush i goditi Posi petriti E i cfiliti Tyrqit, barbarët? Bota s'kuxonte Që t'u qëndronte, Po kush lëftonte? Ne shqipëtarët.
Pastaj u ndruam, Se s'kupëtuam Dhe nuk e çquam Të mirën tënë Gjaknë për botë E derthmë kotë, Njeri ç'të thotë? Nuk ishte thënë!
Mbajtmë Tyrqinë, Ngjallmë Greqinë, Ndihm' Italinë. Po Shqipërinë? Pse s'u munduam? Për kë lëftuam? Neve ç'fituam? ç'kemi taninë?
| <TABLE style="TABLE-LAYOUT: fixed" border=0 width="100%">
<TR> <td class=smalltext width="100%" colSpan=2></TD></TR> <TR></TR></TABLE> |
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:05 am | |
| UJKU DHE QËNGJI
Ujku pa fe Erth në kope Dhe, si s'pa qën, U fut nër dhën, Një qënq zuri Zëmërguri. Qëngji i tha: "Ore vëlla? E po përse? As më rrëfe Se ç'faj të kam? I vogël jam." Ujku i tha: "Do të të ha! A e mba mënt Më këtë vënt Kur më shave? Më the xhave!" { xhave -- qën që leh më kot } Qëngj' i thotë: "E ke kotë, Unë sivjet Jam përmbi dhet." "Mase, i tha, Qe yt vëlla." "Vëlla, tha, s'kam, I vetëm jam." "Fort mir', i tha, S'paske vëlla, Po jot ëmë ç'pati prëmë { prëmë -- mbrëmë, dje në darkë } Që më qërtoi E më kallëzoi? Do më zinin, Të më vrinin!" Qëngji i tha: "Dy muaj ka Që s'më rron më, Ah, ah, im më!" Dhe s'duroi dot, Po qau me lot. "E yt atë, Një brigjatë, Më pat vrarë Mon' e parë," Tha makuti, Shpirtladuti, Dhe më s'mënoi; Më s'e mundoi, Po posht' e vu Edhe e zu Nga lëfyti Edh' e mbyti, Se të ligut, Zëmërshtrigut, Nuk i vjen keq Për një që heq. { të heqësh -- të vuash | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:05 am | |
| FJALËT E QIRIRIT
Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s'e duronj dot. Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë. Kur më shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë, Unë jam në shpirtit tuaj, Mos më kini për të huaj, M'është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ënda t'u bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem, Dua ta djek trupn' e shkretë Për atë zotn' e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë, Bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. Unë dua njerëzinë, Mirësin' e urtësinë, Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni. O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t'i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron. Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë. Gjithë tuajt' i kam parë, Mëm' e at' e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt. Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar, Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj' e balt' e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli. Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brënda në det qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë Bënem qëngj e kec i pirë, Lul' e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhësë zjarrtë? | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:11 am | |
| Shqipëtar' ish i vërtetë, Trim i bukur e i qetë, Fjalënë që ip, s'e kthente E s'doj kurrë të gënjente. Të miratë gjithë ç'janë I kishin prinditë tanë. Bima pillte kallinj tetë, Nëntë, dhetë, dymbëdhetë. Të tërë dhenë ta rrihnje, Plak të kërrusurë s'shihnje, Veç kalliri unjte kokë, Nukë dilte përmi shokë. . . . . . . . . . . . . . . . Vasha fill e vetëm shkonte, Njeri kurrë s'e shikonte, Në flori ngarkuar shkonje, Gjësendi nukë pësonje. Kish ahere Shqipëria Gjithë ç'kërkon njerëzia, Zot'i math e kish uruar, Pa ishte fatbardhësuar, Kishtej njerës të vërtetë, Trima burra pa të metë, Kish kamjen' e dashurinë, Mirësin' e urtësinë, Ish e tërë një fëmijë, At' e mëm' e bir e bijë, Kish bulmet e pem' e drithë, Edhe të miratë gjithë. Mijëra vjet kështu shkuan, Shqipëtarëtë s'u ndryshuan, Patnë gjith' ato që duhen, Kishinë nder' e lirinë, Pa dhe gjithë mirësinë, Se njeriu e njerëzia Ushqehenë nga liria. Njeriu lindi i liruar, Pasdaj e kanë penguar. * * * Gjithë botënë romanët E vunë poshtë, veç tanët U pren' udhën' e s'i lanë, Pa shumë lufëtra ngjanë. U mbyt në gjak Shqipëria, Po rop s'u bë njerëzia, Nuk' u bë rop shqipëtari, Po qëndroi si ish së pari! Dha shpirtin e gjakn' e derdhi, Në zgjedhë si kau s'erdhi, Mburoi nderr' e Shqipërisë Dhe sendrën' e njerëzisë! Mbajti lirin' e ra vetë, Trimërinë s'e la shkretë. Pa kur erdhë egërsirat Me të gjitha të pahirat, Si hynë, shqeh e të tjerë, Duke vrar' e duke prerë, Të gjithë kombet' i zunë Dhe në kurt të keq i shtunë, Njeri përpara s'u dilte, Gjithëkush udhën' u çilte. Vetëm prindit trima tanë "Gjer aty, barbar'!" u thanë. Dhe kur erdhë nga Asia Të shumë si mizëria Tyrqitë, q'ishinë trima Dhe binin si vetëtima, Pa më thoni kush lëftonte Edhe gjësendi s'pësonte? Vall' elinët a bullgarët! { elinët -- elenët, grekët } Apo neve shqipëtarët? Njeri tjatërë s'kuxonte, Veç shqipëtari lëftonte! Ajy prap' e ka shpëtuar Evropënë e verbuar. Kush nuk e di Skënderbenë, Që nderojti mëmëdhenë? "Lum ti, moj Shqipëri!" thashë, Armët e ti' kur i pashë Ndë Belvedere në Vjenë, Sikur pashë Skënderbenë. Dhe sot nga armët e tija Kullon fjeshtë trimëria! E di njerëzi e tërë Atë zot ç'punë ka bërë Kur hiqte Skënderbeu shpatë, Trimavet u ipte datë! Burra të veshur në hekur Dhe luftëtarë të pjekur, Q'ishin në luftë kaluar Përmi kuaj të harbuar, Kur hiq me kordhët të prehtë, Q'ishte si pëndëz e lehtë, Posi pjepërin i priste, Në vdekje pa ndjer' i klliste, Njerin' e kalën e çante, Të dy më katër i ndante. Mirësin' e trimërinë, Dhe mëndjen, e urtësinë T'ati zoti njeri kurrë S'e ka pasur nonjë burrë. Vet' ajy burr' e trim ishte, Edhe shokëtë që kishte, Si Tanushi me Uranë, E Moisiu me Hamzanë, Si Maneshi e Muzaka, Që hidheshin posi flaka, E si Lekë Dukagjini, Si Perllati, si Mardini, Zënëbisha, Araniti, Gjon Koka, q'ish si hastriti, Kont, prens, mbretër e të tjerë, Burra të vler' e të ndjerë. Qenë trima të vërtetë, Nuk u bënë rop në jetë. Opopo! ç'kanë lëftuar, E ç'punë kanë punuar! Sa mbretër e prensër qenë, Njohnë të math Skënderbenë, Zun' udhën e urtësisë, Ishinë lark marrëzisë, Për Shqipërinë lëftonin, Madhëritë nuk' i donin, Po kishin vëllazërinë, S'e qasninë djallëzinë, Pa lan'emërë përjetë, Zotërinjtë e vërtetë, Veç Shqipërinë mejtonin, Të tjeratë i harronin, S'kishin ata thashetheme, Të këqija e të rreme, Donin gjithë mëmëdhenë Dhe kombin' e Skënderbenë, Kush i rrij kundrejt Tyrqisë, Veç burrat' e Shqipërisë, As Sërbij' as Bullgaria, As Elladha as Vllahia, As Venetia qëndronte, As tjatërë komp kuxonte. Evropa ishte e shuar, Njerëzit të mallëkuar, Kishin vdekurë nga frika, Nga Tyrqit' u binte pika, U trëmpnë gjithë me radhë, Dhe Vlladisla me Uniadhë, Si gjithë këta të rinjtë, Dhe papa e vyzandinjtë Më një ditë Konstandinë Tyrqit' e zunë dh'e pshinë, Kostandinopoj' e ndjerë S'u mbajt, po ra menjëherë. Grekërit' ishin të vdekur, S'hanin dot barut e hekur, Le të mbahen me lëvdatë Grekërëtë posi gratë, Me fjal' e me thashetheme, Janë të gjitha të rreme. Kishte vdekur njerëzia, Rronte vetëm Shqipëria, Veç shqiptari lëftonte, Njeri tjatërë s'kuxonte. Kordhëtar tjatërë s'gjenë, Tyrqitë, veç Skënderbenë. Skënderbeu me të parët, Me të gjithë shqipëtarët, I qëndruanë Tyrqisë, I dhanë nder Shqipërisë, Ata duall' e lëftuan, Gjith' Evropën' e shpëtuan. Te Skënderbeu kishte shpresë Aher' Evrop' e pabesë. Rrëfe, o mal' i Sopotit! Edhe ti, Tomor'i zotit! Me oshëtimë tregoni, E me vetëtimë thoni, Dhe ti, fortes' e Beratit! E ju, bregoret' e Matit! Folë, fol' o Drin'i shkretë! Q'i ke parë me sy vetë Të tër' ato ligjërime I mer vesh zëmëra ime. Këto gjithë po i dimë, Më tëhu tani të vimë. Pas Skënderbeut Shqipëria Nukë ra në të këqija, Se në kurt' kurrë s'ka rënë, Poshtë njeri s'e ka vënë, Se shqipëtari ish burrë, Nënë zgjedhë s'hyri kurrë. . . . . . . . . . . . . . . Nder' e vjeftënë e mbajti, Dhe sedrënë nuk e ndajti, Nuk e harroi mëmëdhenë Dhe lirin' e Skënderbenë, I huaj në vëndit tënë S'shkelte dot, se nuk ish thënë Retë muntte të përpinte, Në Shqipëri s'munt të vinte; Fill e vetëm shqipëtari Udhëtonte si m'i pari, Me mbledhët të pleqësisë Shihej pun' e Shqipërisë Ligë kishin të vërtetën, Që sbukuron gjithë jetën, Kishin udhë urtësinë, Besë kishin njerëzinë, Udhërëfenjës e dritë Kishin gjithë mirësitë. Gjithë sa qenë të parë Dhe me mënt e kordhëtarë, Q'i dhanë jetë Tyrqisë E nder të math Shqipërisë, Të tër' ishin shqipëtarë Sa bënë punë të mbarë, Si Qyprilit' e të tjerë Burra me emr' e të ndjerë. Shqipëtari mbretëronte, Ajy lëftont' e gjykonte. . . . . . . . . . . . . . . Shqipëria ishte zonjë E kishte të madhe pronjë, Shqipëria kurdoherë Ka nxjerrë trima të vlerë, Mehmet Alin', Ibrahimnë, Gjikënë, Gjolekë trimnë, Rrapon e Ali Pashanë, Silahdarë e Shkodranë E shumë njerës të tjerë, Si këta dhe më të ndjerë. Ishte vash' e Shqipërisë Ajo zonj' e urtësisë, Dora Distra nga Përmeti, Q'ish në diturit si deti. Gjithë gravet u ka dhënë Nder dhe mëmëdheut tënë. E kush e bëri Morenë? Gjithë shqipëtarë qenë. S'ish shqipëtar Marko Suli? Xhavella e Miauli? Bubulina e Kanari? Shqipëtar bir shqipëtari. Me armët të Shqipërisë Iu hoth themeli Greqisë, Po grekërët e pabesë, Që iu bënë zot Moresë, S'e duanë shqipëtarë, Kërkojnë t'i bëjnë varrë! Po kush bën në këtë jetë Varr' e shokut, bije vetë. Nukë trëmbet shqipëtari Nga greku e nga bullgari, Nga Mal'i Zi, nga Sërbia Nukë trëmbet Shqipëria. S'trëmbet kurrë shqipëtari, Dhe sot ësht' ajy i pari, Bota gjith' e kanë parë Në luftëra shqipëtarë, Plevna, Shipka s'u harua, Koha shumë s'u mërgua. Neve muntmë venetjanët Dhe barbarët e romanët, Turqinë edhe Persinë, Afrikënë e Hindinë. . . . . . . . . . . . . . Gjithë njerëzit e dinë Kush e bashkoi Italinë. Cilët për vdekj' e për kokë Garibaldi kishte shokë? Shqipëtar ishin të tërë, Ata punë kanë bërë. Edhe sot lul' e Tyrqisë Janë djemt' e Shqipërisë, Njerës t'urt' e të vërtetë, Të ditur e pa të metë. Edhe sot është i zoti Shqipëtari si qëmoti, çdo punë që ka punuar, Kurdo e ka trashëguar. Këto të vërteta janë, E të rrema brënda s'kanë Njeriu po të mësonjë, Këto do t'i kupëtonjë. Eshtë fjalëz e vërtetë, Që tjatërë komp në jetë S'i arrin dot shqipëtarit, Burrit trim e punëmbarit. Ka nxjerrë e do të nxjerrë Shqipëria kurdoherë Burra t'urt'e të vërtetë, Ka pasur dhe do të ketë. I ka dhënë perëndia Gjithë ç'donte Shqipëria, Se e ka ngrehur përjetë Zot i math e i vërtetë. Shqipëria s'copëtohet, Kurrë nukëvarfërohet, Posi hëna përsëritet, Kurrë nukë kahënitet. . . . . . . . . . . . . .
* * *
Gjithë ç'jemi shqipëtarë, Jemi një fis e një farë, Kemi të tërë një shpresë, Një gjak, një gjuhë, një besë, Besë kemi perëndinë Dhe ligë vëllazërinë, Jemi gjithë shqipëtarë, S'jemi të çar' e të ndarë, Jemi shtëpi e fëmijë, At' e mëm' e bir e bijë. Mëmë kemi Shqipërinë Edhe motër urtësinë, Kemi ndihmës trimërinë, Mëm' e atë perëndinë, Se asaj i prumë besë, Të gjith' atje kemi pjesë. . . . . . . . . . . . . . . S'jemi as turq as kaurë, Mos e thoni këtë kurrë, S'jemi grekër as bullgarë, Jemi vetëm shqipëtarë Ky emërë na ep nderë, Pa s'na duhenë të tjerë, Kemi gjuhëzënë tënë, Zot'i math na e ka dhënë, Dhe komp e mëmëdhe kemi, Të humbur në jetë s'jemi. Ajy që s'do mëmëdhenë Dhe kombin e vetëhenë, Dhe gjuhënë që flet vetë, S'është njeri i vërtetë. Ata quhen tradhëtorë, Janë të mjer' e të gjorë, Faqezes e gënjeshtarë Dhe të paqën' e të marrë, E lenë mënjanë nderë E lipin derë më derë Ata janë posi berri Edhe të ndyrë si derri. Nder e vjeftë s'munt të ketë Njeriu i tillë në jetë. Gjithë ç'jemi shqipëtarë, Jemi një s'jemi të ndarë, Kët' emërë mjaft e kemi Dhe na ep nder kur e themi, Eshtë emr'i Skënderbeut, Emr'i gjithë mëmëdheut, Me kët' emrë të bekuar Tanëtë janë lëvduar. Selenik e tatëpjetë Ka qënë dhe do të jetë Vënd'i tër' i Shqipërisë Me ndihmët të perëndisë. O ju fqinjtë e pabesë! Mos bini me atë shpresë, Shqipëria s'copëtohet, Shqipëtari nukë ndrohet. Ju e njihni shqipëtarë, E kini parë më parë, Po mos delni nga kufitë Edhe lini marrëzitë. Që të kemi miqësinë Të gjithë dhe dashurinë, S'ka njeri të marrë pjesë, Për të zonë do të mbesë I zoti 'shtë shqipëtari, Ajy që ka qën' i pari, S'ka njeri tjatërë pjesë, Pa nukë ka besa-besë. Shqipëria ka të zonë, Q'e ka pasur gjithëmonë, Me qënë gjall shqipëtari, ç'kërkon greku dhe bullgari? Dhe Mal'i Zi e Sërbia ç'kërkojnë nga Shqipëria! Hiquni, o të pabesë! Se e zeza do t'u presë! Djemt' e Skënderbeut përjetë Janë burra të vërtetë, ç'e pandehtë shqipëtarë? Të vdekur, q'i bëni varrë? S'e dini ç'u ka punuar? S'më ngjan t'i kini haruar. Kush ia ka me të pabesë Shqipërisë, do të vdesë, Do të vdes' e të humbasë, Nga nakari të pëlcasë, Shqipëria do të rronjë, Paskëtaj të mbretëronjë. . . . . . . . . . . . . . Në pastë nër shqipëtarë Pakë grekër e bullgarë, Pakë shqipëtarë janë Vallë nëpër fqinjtë tanë? Ne duam vëllazërinë, Dashurin' e miqësinë, . . . . . . . . . . . . . Pa luftës s'i trëmbet kurrë, Shqipëtari është burrë. Edhe Evropa e tërë Sonte me ne është bërë, Se të drejtën ne e kemi, Ne të zott' e vëndit jemi. . . . . . . . . . . . . . . Sot për sot Maqedhonia, Thesprotia, Mollosia, Dhardhania, Iliria, Paravea, Haonia Që u thoshinë qëmoti Bota, po s'u thosh i zoti, Bëjnë gjithë Shqipërinë, Edhe fqinjtë ton' e dinë. Tani, djemt' e mëmëdheut! O të bijt' e Skënderbeut! Ju, o vëllezër e shokë! Pa mblithni mënttë në kokë, Xgjuhuni, o shqipëtarë, Se afëroi dit' e mbarë! Mos vini veshnë në botë, Si të dojë le të thotë. Gjithë ç'jemi shqipëtarë, Jemi një komp e një farë, Edh' e tërë Shqipëria Eshtë një si perëndia. Lereni mënjanë fenë, Të shikojmë mëmëdhenë, Të jemi miq në mest tënë Dhe shokë, si kemi qënë, Ta shtojmë vëllazërinë, Dashurin' e miqësinë. . . . . . . . . . . . . . Jemi djemt' e mëmëdheut Gjithë dhe të Skënderbeut, Sicili le të besonjë Sikundër të kupëtonjë, Po feja të mos na ndanjë, Në xgjedhë të mos na mbanjë. Përpiqi për vethet tuaj, Mos për bot' e për të huaj. Eshtë dit' e diturisë Sot e koh' e urtësisë S'bën dot punë marrëzia, Padija e foshnjëria, Poshtë ndarja e nakari, Qoftë lark nga shqipëtari, Rroftë bashkimi përjetë, Q'e fali zot'i vërtetë! Ta kemi vëllazërinë, Miqësin' e urtësinë, Një fjalë gjithë të themi E një dëshirë të kemi: Të nderojmë mëmëdhenë, Gjuhënë e vetëhenë, Shqipërinë ta shpëtojmë, Së gjithash ta lartësojmë Atë kemi gjithë mëmë, Në të huaj nuk' e lëmë Pa njeri të mos kuxonjë Ta pres' e ta copëtonjë. Shqipëri, o jetëgjatë! Ty të kemi mëm' e atë Dhe për ty do të lëftojmë, Gjersa të të trashëgojmë! Për ty gjithë, dit' e natë, Mejtohemi gjer' e gjatë. Ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, 7 As drobitesh, as pengohesh. Më ke gjithë bukuritë E të tëra mirësitë: Ke fusha me lule shumë, Lumënj të mbëdhenj pa gjumë, Male të lart' e të veshur, Buzën' e detit të qeshur; Gjithë gazë ta dha zoti, Ta ka falur që qëmoti; Më je dritëzë në dritë, Me të gjitha mirësitë. Për ty shumë do të thoshe, O Nuseja bukuroshe! Ti s'plake kurrë në jetë, Posi perëndia vetë! Vdekja edhe pleqëria, Shëmëtimi, dobëtia, Ty s'ta zënë dot pëqinë, Mësa zënë perëndinë! Ke pjell' aqë të vërtetë, Sa s'nëmërohen në jetë, Pa ke pjellë Skënderbenë E gjithë trimat sa qenë. Ke sot djem t'urt' e të mirë, Trima me shumë dë shirë. Nukë vdesin shqipëtarët, Janë vet'ata të parët. Dardha nënë dardhët bije, Dit' e sotme qe dhe dije, Nukë shuhet njerëzia, Vdes e ëma, rron e bija, Rron i biri, q'është vetë I ati që qe ndë jetë. Trëndafili, që ep er1%, çeletë sërish në verë. Ju priftërë mjekër gjatë, Q'u quan kombi uratë, Uratë e perëndisë, Q'është drit' e gjithësisë, Munt të bëhi të pabesë Për të mirët të Moresë? ................... ......... Hrroni dot mëmëdhenë? E pse? ç'e kemi Morenë? Krishti grek nukë ka qënë, Dhe besën ata s'e bënë. Dhe ju hoxh' e ju dervishë Mos shihni xhami e kishë, Si kisha 'shtë dhe xhamia, Tekdo është perëndia, Pa të tërë njerëzinë Zot' i math e ka të tinë, Se përpara perëndisë Nj'është tuf' e njerëzisë Kush ka zëmrë të qëruar, Munt të jet' ajy m'i çquar, Se po vetëm urtësia N'afëron te perëndia. Ta doni keq perëndinë, Po bashkë me Shqipërinë. Shqipëri, të qofsha falë! Të kam mëm' e më ke djalë, Në gjit tënt ngrihem e bije, Ti ke fuqi perëndie, E mer në gjit bukurinë Dh'e nxjer prapë kur hap gjinë. Trëndafil' i kuq me palë, Që nga gjiri yt ka dalë, Është gjaku i një mbreti, Që prëhje ndë gjit tënt gjeti. Nga të mos nxjerç lule m'erë Ti, që këllet kurdoherë Ndë gji vetë bukurinë? Gjithë tek ti ven' e vinë. Parrajs' e vërtetë vetë Është Mëmëdheu në jetë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:11 am | |
| PARRAJSA
O vëllezrë shqipëtarë! Pa të zëm' udhën e mbarë, T'i bijem pas urtësisë Dhe dritës e diturisë, Të mos rrimë n'errësirë, Se nuk është pun' e mirë. Neve që qemë njëherë Në gjithë botët të ndjerë, Dhe të par' e të lëvduar, E të rënd' e të dëgjuar, Trima të fort e të mirë, Të rrimë sot n'errësirë. . . . . . . . . . . . . . Ishin trima prindit tanë, Pa emrë përjetë lanë. Aleksandr'i Math i ndjerë Dhe shumë shokë të tjerë, Q'ishinë me të të parë, Qenë gjithë shqipëtarë. Muntnë së pari Greqinë, Pasdaj muntnë dhe Persinë. Zunë dhe Hind e Afrikë Burratë trima pa frikë. Faqen e dheut e fituan, Më çdo anë mbretëruan. Selefqinjtë, Ptolemenjtë, { Selefqinjtë -- dinstia e } Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë, { Seleukidëve (312-64 p.k. në} S'qen' as grekrë as bullgarë, { shtetin e Seleukidëve, me } Ishin burra shqipëtarë. { kryeqytet Antiokinë (në } Kombinë tën e nderuan { Turqinë e sotme). } Dhe Evropën e shpëtuan { Ptolemenjtë -- dinasti që ka } Nga kurt' i zi i Persisë, { sunduar në Egjipt (305-30 p.k.)} Dh'i dhanë nder Shqipërisë. { Themeluesi i saj, Ptolemeu, ka } Pirrua romanët mundi { qënë prijës në ushtrinë e } E gjithë jetën e tundi. { Aleksandrit të Madh } Kostandin'i Math, q'i thonë, Dh'ajy ish nga fara jonë. Gjithë njerëzit e mbarë, Thua, qenë shqipëtarë. Shqipëtari ka lëftuar, Dhe ajy ka mbretëruar. Aleksandr' i Math Greqinë E kishte bërë të tinë, Me luft' e kishin marë Prindit tanë kordhëtarë, Pa në Thivë njerës lanë, { Thiva -- Teba, qytet-shtet në } Thivasit u ngren' i vranë, { Greqinë e vjetër } I vranë me të pabesë, Pas zakonit të Moresë. Shqipëtarët kordhëtarë Thivësë i vunë zjarrë! S'i kursyenë gjë zjarit, Vetëm shtëpin' e Pindarit, Se ish vjershëtor i ndjerë Dhe i parë mi të tjerë. Shqipëtarët pas Greqisë Iu lëshuanë Asisë, Njeri kurrë nuk i mundi, As u qëndroi dot gjëkundi, Gjithë përpara i vunë, Faqen e dheut gjith' e zunë. Burr' i math i Shqipërisë Ndënji në fron të Persisë, E arratisnë Daranë, { Darai III } Njerëzi e ti e vranë! Aleksandri dha lirinë, E shpëtoi nga xgjedh' Asinë, I dha nder dhe Shqipërisë, Mëmës së ti, q'i dha sisë, Përkujdesi njerëzinë Dhe pruri qytetërinë, Bëri udhë e qytetë, Pru gëzim në gjithë jetë Edhe sot Aleksandria Na rrëfen punët e tija. Evropën e ka shpëtuar Nga njëxgjedh e mallëkuar. Këto punë shqipëtarët I bënë, ata të parët, Ata të parëtë tanë, Edhe emërë na lanë. Edhe Pirroja ish burrë, Që s'ka pasur shokë kurrë. Ay romasit i mundi, Italinë tër' e tundi; Tekdo që kishte lëftuar, Botën e kish tëmerruar. Kshhu edhe shumë të tjerë Shqipëtar' ishin të ndjerë. Ishte mëm' e trimërisë Edh' e zonj' e urtësisë Shqipëria kurdoherë, Që nxirte burra të vlerë. Trima burra të vërtetë Sa kanë qënë në jetë Të gjithë ajo i polli, Trimëria soje dolli. Qe dhe një koh' e një ditë, Që polli dhe perënditë, I pat pjellë Shqipëria, Pa u falej njerëzia, Dhe besoninë qëmoti Që në Shqipëri rrij zoti, Vij rremet i njerëzisë, E i falej Shqipërisë. Tomori nuk ësht' i pakë, Që nxjer dhe sot zë pa flakë, Se rrininë perënditë Ndë atë natë e ditë! Prindit tanë i besonin Perëndit' e s'i mërgonin. Perëndi e trimërisë Ishte mëm' e Shqipërisë. Shqipëtari trim me fletë Rronte gjithënjë në jetë, Shigjet' e ti vrëngëllinte, Vdekjenë me vet' e shpinte! Perëndi e bukurisë Me shijët të gjithësisë, Q'ësht' e bardhë si dëborë Nuk e lij kurrë Tomorë, Flinte në shtratthit të artë Shtat' i bardhë posi kartë. Leshërat i kish të arta Edhe faqezët të zjarta, Ballë, gushë, krahëruar, Llërë, pulpë, këmbë, duar, Pej drite ishinë bërë, Sikundër dhe trup' i tërë. Si dëbor' e kishte gjinë, Pa sill nër mënt bukurinë! { Prandaj të sillte ndër mënd b. } Kur kthehej e të shikonte, Zëmrënë ta përvëlonte. Zën' e kishte si bilbili, Faqetë si trëndafili, Diellin e urdhëronte, Në gjit të saj perëndonte, Në shtratthit të saj e vinte, Edh' e mbant' e nuk e linte, Tërë natën e pushtonte, Pa në mëngjest e lëshonte. Hëna këto duke parë, Dhe duke tretur e tharë, Ligej fort shum' e drobitej, Kahënitej e venitej, Se i haj zëmrën nakari, Që djek i shkreti si zjarri. Perëndi e bukurisë, Q'i ip dritë njerëzisë, Nga gjir' i saj dritë qitte, Hënënë e përsëritte, I ip pjesë bukurie Edhe shij' e drit' e hije. . . . . . . . . . . . . . . . Dhe fqinjët e Shqipërisë, Armikët e perëndisë, Kshu treteshin nga nakari, se ish burrë shqipëtari. Sa mbretërë të dëgjuar, Në Shqipëri të uruar, Sa burra të fort' e trima, Me vështrim si vetëtima, Kan' ardhur e kanë shkuar, Dh' emri s'u është haruar! Me ta bashk' ish trimëria, Dhe me ta ish urtësia, Të dyj' ato mbretëronin, Mëmëdhen' e lulëzonin, Ish parrajsë Shqipëria, Se ishte gjall mirësia. Bukuri e perëndisë, Perëndi e bukurisë, Këmbergjëntë, leshflorinjtë, Duke mbledhurë pëqinjtë, Në Shqipëri tekdo shkelte, Bari mbint' e gjethi çelte, Dhe luletë lulëzonin, E bilbilëtë këndonin. Ajo dhe në re qëndronte, Edhe nd'erë fluturonte, Tekdo vij, ip bukurinë, E përndante mirësinë. Bëheshin mollëtë ftonjtë, Portokaletë, lemonjtë, Manatë, rrushtë, qershitë, Fiqtë, arratë, lajthitë, Pjeshka, thana, vadhja, shega, Ulliri me shumë dega, Gruri, misëri, peceli, Elbi, tërshëra e meli. Ish i veshur vëndi gjithë, Dhe pill shumë pem' e drithë, Drur'i dardhësë me dardhë Ish si zonja sisëbardhë. Nër fushatë luleshumë Lumënj vrapmëdhenj pa gjumë Shkoninë duke kënduar Me kanisk të math nër duar. Ata mëmë kanë renë, E ajo ka atë denë. Dheu, kafshëtë, bagëtia, Shpestë, gjithë njerëzia, Pin' ujët e tyr' e prëhen, Dhe bimërat pa të s'bëhen. Tek shkonte lum' i uruar, Q'ishte si ar i kulluar, Kafshëtë dhe bagëtia, Lëçinin si mizëria. Edhe grat' e Shqipërisë Gjithë me foshnjë në sisë, Sicila ish mbretëreshë Dh'e bukur si pëllumbeshë S'shihnje një gjë të shëmtuar Dhe pa gas e të helmuar. Edhe vashëzë mes'hollë I kuqte faqja si mollë, Dorën q'e kish pej ergjëndi, S'e hiqte nga avlëmëndi, Gjithë ç'i duhej në jetë, I bënte të tëra vetë. Në viset të Shqipërisë S'kish gjë përveç mirësisë, Moskamja dhe varfëria E të tjera të këqija? Kurrë në Shqipëri s'ishin, Mase dhe emërë s'kishin. S'kish as kurva as kurvarë, as të liq kish as kusarë, Gjithëkush vetë punonte, E njeri nukë përtonte; Sicili fort mirë shkonte, Haj, pij dhe tepëronte; Këto me djers' i fitonin, Më shumë nukë kërkonin, Se kish duk nga perëndia Dhe uratë Shqipëria. Ish shumë trim shqipëtari Dhe i bukur si fill ari, Si burratë edhe gratë Ishinë trime me shpate, Ish ligë vëllazëria, Edhe besë miqësia. Shqipëria gjithë nderë Kisht' e ishte shum' e ndjerë. Shqipëtari ish i mirë, Dhe kish emër të pavdirë. Shqipëria shum' e vlerë Ish e madh' e gjat' e gjerë, Se ahere s'ishin shqehtë, As maxharëtë, as vllehtë, Ishin gjithë shqipëtarë Në atë kohët të parë, Qeltëtë kishinë fqinjë, { keltët, galët } Q'ishinë brinjë për brinjë. Ishte një tjatrë jetë, Shi t'artë shtininë retë, Ish një ver' e gjithënjëshme E një kohë shum' e bëshme, Dhe në dimërë vërritë, Që mbaninë bagëtitë, Ishinë plot manushaqe, Dheu kish bukuri mi faqe. . . . . . . . . . . . . . . | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:42 pm | |
| SHqiperi me male shume Shqiperi me fusha plot Djemte e tu te kane lene ,vetem, Djemte e tu jane neper bote.
Ti o vend qe mbijetove , Neper shekuj luftra te zeza, Sot s'po ndihesh je tulatur, Je braktisur nga keta breza.
Nga keta breza te emigruar, Qe vendin e tyre lane, Gjithsekush ne pune te tij, Sot robetohen per dynjane.
Nje jete me te mire kerkojne, Endrra shohin pa mbarim, Dhe nje gje nuk e kuptojne, Jeta s'eshte ne emigrim.
Por do te vi nje dite do te vij, E koken pas do te kthejne, Te mbuluar me lote malli, Do te kujtojne memedhene.
Truallin qe i lane te paret, Qe ma gjak ka c'do lendine, Token qe me mund i rriti, Vendin ku kane femijerine.
E te gjithe atje do te kthehen, Do te vine se kane nje gjak, S'do te kursejne me asnje gje, Per te te nzjerre nga ky batak.
Se je zonje e te takon, Moj Shqiperi me zemer te madhe, C'do shqiptar kudo ne bote, Eshte krenar bir i kesaj nane.
Jam Shqiptar e Shqiptar ndihem, Do therras sa fryme te kem, Ta degjoje e gjithe bota, Thirrjen time per atdhene. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:44 pm | |
| QIELLI
Natë e qetë, hëna e bukur plot me dritë, Fllad i ëmbël, toka hapur ka stolitë, Zogu i mëndjes po më sulet drejt nga qielli, N’hapësirat plot me afsh e dritë dielli. Herë bëhet shok e mik me yjet vetë. Herë gjer te çerdhja-e Kashtës shkon përpjetë. Nuk sheh tjetër po veç dritë bukurie, Vetëtimë e zjarr vështrimesh Perëndie. Një shkëlqim që s’ka fillim e s’ka mbarim... Kupëtim, fuqi pasqyrë-e Zotit tim... ?’është, ç’është kjo-e paana Gjithësi? Dhe ky rregull dhe ky libër që sheh ti? Kjo e kaltër hapësirë e paanë. Këto drita që kufi e numër s’kanë? Këto yje trupergjëndë e faqeartë, Që vërtiten me nxitim e dritëqartë? Kjo natyrë dhe ky det, burim i jetës? Këto ligje, këto pamje të së fshehtës? ?’janë vallë këta trupa gjithë zjarre. Këto botëra plot dritë shkëlqimtare? Përplas krahët Kasht' e Kumtërit ngadalë, Posi shtegthi mu në çerdhen ku ka dalë Që një botë e re të lindë prej asaj Dhe të endet me të tjerat kjo pastaj. Si shigjetë ajo ecën, më s’qëndron, Nëpër qiellin vërtitet, vallëzon, Rend gjithmonë dhe qirinë mu në gji, Endacake, pa qëndrim e pa shtëpi. Po nga vallë vjen ajo posi shtërngatë, Me kaq vrull e derdhur leshërat e gjatë? Rrugn’e saj nuk mund ta gjejnë sytë tanë, Se vështrimet e njeriut të shkurtër janë. Mbështet këmbët mbi eterin dhe vërtitet, Përshkon qiejt tej e tej që të flladitet, Shumë i bukur je, o qiell i madhërishëm! Ngazëllues je, empir i pakufishëm! Fund e anë, jo më s’ka kjo hapësira, Mbushur është plot me trupa e shkëndira, Mund ta thonë dot të fshehtën qiellore Këjo gjuhë dhe kjo gojë njerëzore? O ti qiell dritëderdhës, magjiplot! Fund e krye me të fshehta ti je plot. Një të madhe mençuri fsheh ti në gji Të panumërt janë yjet që ke ti. ?’është vallë, ah ky ligj i madhërishëm? Drita, hiri i Krijuesit të fuqishëm. Dhe pse vdekjes s’i shpëton asgjë në jetë - Përveç Zotit që ka qenë e do të jetë - Nuk humbet dhe nukë zhduket asnjë send, Që të gjitha pranë Zotit zënë vend. Q’andej vijnë, atje kthehen përsëri, ?do gjë vdiret veç fytyrës së atij Edhe yjet aq të bukur, pamjedlirtë, Këmbakëmbës i ndjek vdekja e pashpirtë, Që të nxjerrë nga i riu plakn’e vdarë, Zoti vdekjen anembanë ka shpërndarë. Do të njohësh të vërtetën o shpirtdlirë? Asohere Gjithësinë vreje mirë! Si i ditur hidh një sy nga qielli i lartë! Të gjesh fron’e madhështisë së llagartë... Po ti hesht, o krimb i tokës, dhe dëgjo, Gjer te - e qiellit e fshehta ti mos shko! Një pik’ujë vrej në botë o i gjorë, Që të shohësh në të mijëra frymorë! Mençuri e Zotit shfaqet në çdo vend, Plotfuqin’e tij shikojmë në çdo send. Kur kaq drita dhe të fshehta ke përballë, Mbi të qenët dhe mosgjënë mos bëj fjalë! Para teje o ti det pa skaj i gjerë, Më vjen turp, ah, më vjen turp një mijë herë. Këto fara xhevahiri anembanë Nga e Zotit mbretëri një botë janë. Mbylle gojën, mos u ndje o ti bilbil, Krahët ulur rri te yti trëndafil! Që nga qielli mendja ime të kërcasë, Në të fshehtëzën e dashur të humbasë. Të lexoj “fytyrn’e e Zotit ke aty” Dhe Selinë të zbulojnë këta sy. Se ç’do bëhem pas kësaj më s’di ç’të them, Pas kësaj, ah s’do të jem, jo s’do të jem... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:44 pm | |
| PRANVERA
Moj pranverë që të ngjall me frymën tënde Vashë e brishtë dhe fytyrëzergjëndë! Jota është e natyrës pamja e dëlirë, Jotja është e lulishtes era e mirë, Ty mikeshë të çoi Zoti moj në tokë, Për të varfërit të bëri mik për kokë. Era jote ern’e mikes më sjell mua, Dhe vetit’e saj të shpirtit ti m’i thua. At’ i dhimsur për jetimët je pa fjalë, Hiri yt, moj bir për nënën që s’ka djalë, Dora jote rruzullim gjat’e gjerë E ka bërë nuse, dritë, ngjyr’e erë. Ngazëllim nga ti ka marrë Gjithësia Ujërat, drurët, mizat, gjithë shpezëria. Shpirt nga ti ka marrë toka e pajetë, prandaj botën po e shoh si dua vetë. Ti nga qiejët ke ardhur, moj pranverë, Ta bësh botën një lulishte plot me erë, Hir ke sjellë nga Selia ti e brishtë, E ke bërë botën krejt trëndafilishtë. Po si Qielli po qesh Toka e çelitur Po shkon lumi mu në mes duke buçitur. ?do mënjollë, bimë e dru veshur me fletë Veç nga ti, moj, kanë marrë vlag e jetë. Njeri kryet me kurorë prej floriri, Tjetri prehrin plot me copa xhevahiri Shkundërmon nga era bota anekënd Plot me perle, lale, ar dhe me ergjënd, Flladi, prozhmet, zogjtë, ujët ndër burime Janë mbushur plot me tinguj, ligjërime. Moj pranverë! Meqë ardhur ti na ke Si kujtim të Perëndisë, moj te ne, Hidh një sy mbi varrn’ e mikes... që zymbyli Nga savani të shpërthej’ e trëndafili, Një nargjiz nga sytë e dehur, të begatë, Një zymbyle nga cullufeza e gjatë! Kur të kthehesh tjetërherë - më dëgjo! Po s’qeshë unë, sipër varrit më kalo! Ndalu pak te dheu i varrit dhe atbotë Posi vesë derdh mbi mua ti ca lotë! Që të mbij’nga balta ime trëndafili, Dhe nga eshtërat të dalë, moj zymbyli | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:45 pm | |
| KORÇA O vëllezër shqipëtarë, Gëzohi që erth kjo ditë Kaq' e mir'e kaq'e mbarë, Që sjell gjithë mirësitë! Kjo është një dit'e rezë, Që bie vëllazërinë E dëbon jetën e zezë Dhe ndarjen e marrëzinë. Ta lusimë këtë ditë, Q'e bekoi zot'i vërtetë Dh'e dërgoi me shumë dritë, T'i mbes'emëri përjetë. Sot e vumë gurr'e parë, Sa'sht'e bekuar kjo ditë! Zot'i math e pruftë mbarë E na dhëntë urtësinë! Hapu, hapu, errësirë! Pa jakë tëhu, o dritë! Se arriti koh'e mirë, U gdhi nata, u bë ditë. Sot niset një tjatrë jetë, Të rremenë posht'e shtije, Mbretëron fjal'e vërtetë, Dhe të mirat gjith'i bije. Zot'i math qoft'i lëvduar, Q'e nxjer në shesht të vërtetën, Se ajo sij ka buruar, Pa e ndritur jetën. Lumja ti, moj korç'o lule, Q'i le pas shoqet' e tua! Si trimi në ball'u sule, Ta paçim përjetë hua! Kushdo që është sot burrë Dhe shqipëtar i vërtetë, Emëri s'i shuhet kurrë Dhe nderi i rron përjetë. Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmblë, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë! Kjo 'shtë mëm' e mirësisë, Që bije qytetërinë, Gasthin e vëllazërisë, Njerëzin' e ësinë. S'jemi grekër as bullgarë, Asgjë tjetër nukë jemi, Jemi vetëm shqipëtarë, Në kët'emër nderr'e kemi. Ky emr' është shum' i mirë, Se më s'jemi të gënjyer, Nukë jemi n'errësirë, E njohëmë gjën' e vjyer. Perëndia na e lëntë Përjetë ta trashëgojmë, Edhe kurrë mos e dhëntë Ta humbim e ta harrojmë! Të lemë mëmënë tënë E të marimë një shtrigë! Zoti mos e pastë thënë! Pun'e keq'e shum'e ligë. O, sa qenë të gënjyer Ata që vuan për botë! Turp të math kanë rrëfyer, Punuanë fare kotë. Pa mejtoni, o të gjorë, Efialtin, Pafsaninë, Që u bënë trathëtorë Dh'e gjenë më perëndinë. Nga gjithë ç'kemi kënduar Për të njohur vetëhenë, Kaqë gjë kemi mësuar, Të nderojmë mëmëdhenë. Se njerëstë gjithë vdesin, Po jeta s'mbetet e shkretë, Gjuha, mëmëdheu mbesin Të patundurë përjetë. Me zëmërë të gëzuar Dhe me gjithë shpirt uroni! Zotërinjt' e zotëruar, Gjithë përnjëherë thoni: Rroft' e qoftë Shqipëria Dhe kombi e gjuha jonë! Lulëzoftë dituria, Edhe ndihmës paçim zonë. GJUHA JONË Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm' udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë. Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë, Po sot në ditët tënë Të metë të mos ketë. E ka nderuar zoti Gjithënjë Shqipërinë, Ish fort mirë qëmoti, Do bëhet dhe taninë. Sa ishte trimëria N'atë kohë të vjetrë, Kish emrë Shqipëria, Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. Sa burra kordhëtarë Ka nxjerrë Shqipëria Më pastaj e më parë, Q'i shkruan istoria! Ajo ish koh' e zjarrtë Dhe kish mundime tepër, Po sot pëndë dhe kartë Na duhet, nukë tjetër. O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë. Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. Shum'e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s'e kishin të parët. Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t'i ngrerë Dëmet e marrëzitë. Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S'mbulohetë me remë | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Mon Jun 21, 2010 7:45 pm | |
| EMRI I ZOTIT Zot i vërtetë, Bota e tërë Gjithë ç'ke bërë E ç'ka në jetë Të gjitha ç'janë Yje dhe diej, E dhé e qiej, Një gjuhë kanë, Që thotë emrin tënt! Ngado që shikonj, Atë emër dëgjonj. E shoh më ç'do vënt. Dheu, që rrimë ne, Duke mbleruar, E kam dëgjuar, Që thotë se ç'je. Yjtë me dritë, Duke kërcyer, E duke kthyer, Nat' edhe ditë, Re me gjëmim Zoqtë me fjalë, Deti me valë, Lumi me rrëmbim Lulja me erë, Dhe me bukuri, E me mituri, Kur çel në verë, Emrin tënt thonë, Ty të tregojnë E të lëvdojnë, Ty gjithë monë! Po njeriu, o Zot! S'ta di emrin tënt, Se s'gjendet me mënt. Ah! S'e thotë dot; Njeriu nukë munt, Se gjuhë s'i dhe Që të thotë ç'je, O fuqi pa funt! Dielli kur del, A tek perëndon, Zogu kur këndon, E gjethi tek çel, Bukur tregojnë, Emrin që ke, Rrëfejnë ç'gjë je, Dhe më gëzojnë. Në gjithë botë Vetëm njeriu s'di Rri si çilimi E s'mundet ta thotë! Me zë të zjartë, Donja të flisnja, Edhe t'i grisnja, Retë si kartë, Si vetëtima; Apo si lumi, Që s'e zë gjumi, Me oshëtima! Falmë nga togu Q'është e ç'shohëm Nga gjithë ç'njohëm, Zën' e një zogu, Të rri më një vënt, Edhe më lerë, Të them një herë, Një herë emrin tënt | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Thu Jun 24, 2010 9:10 am | |
| HISTORI E SKËNDERBEUT (1898)
I
Këndo, ëngjëll, urtësinë Edhe gjithë mirësitë, Skënderben' e trimërinë, Q'i dha Shqipërisë dritë. Të lumtë goja, këndona, Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë, Skënderben' e madh tregona, Trimnë burrë, Zotn' e naltë. Punëtë që ka punuar Kordhëtari i vërtetë, Kombinë duke nderuar Dhe Shqipërinë përjetë. Nga gjiri i Perëndisë Pa m'i sill nër mënd të mija, T'i ap dritë Shqipërisë Nga shpirt'i ndritshëm i tija. Ëngjëll i bukur, pa zbritmë, Dhe me dritët të uruar Shko përpara mej'e ndritmë, Të shoh gjithë ç'kanë shkuar. Që kur ngrehu gjithësinë Zot'i madh e i vërtetë, Ka bërë dhe Shqipërinë E shqipëtarët në jetë. Shqipëria kurdoherë Ka qënë shum' e lëvduar, Ka pasur burra të ndjerë, Trima t'urt' e të dëgjuar. Pati mbretër' e të parë Fort të mëntshim e të mirë, Burra, trima, shqipëtarë, Që kan' emrë të pavdirë. Ishte vënt' i Perëndisë Që së pari Shqipëria, Mëmëdheth'i urtësisë, Që del soje mirësija. Aleksandr'i Math e burrë, I cili s'pat shok në jetë, Nukë ka pasurë kurrë Dhe kurrë do të mos ketë Piro trimi e të tjerë Burra shumë të lëvduar, Që kanë qënë një herë, Edhe sot s'janë harruar, Qenë gjithë shqipëtarë, Ishin djemt' e Shipërisë, Nuk' ishin greq e bullgarë, Po nga vënd'i Perëndisë. Pirroja mundi romanët Armikët' e njerëzisë, Aleksandr'i Math persanët, Egërsirat e Azisë. Kë të zësh ngoje më parë Nga burratë e vërtetë, Q'ishin gjithë shqipëtarë, E s'u erdhi shok në jetë! Gjithë botën' e pushtuan, Afrik', Europ', Azi zunë, Lëftuan e mbretëruan, Nën' urdhërë gjith' i vunë. Edhe kur erdhë romanët, S'u shkel fare Shqipërija, As nga shqeht' e venetianët, S'e zu kurrë dobëtija. Shqipëtari në kurt s'hyri, S'e shpërnderoj Shqipërinë, Kurrë nukë ju tremb syri E nuk' e humbi fuqinë. Rrinte me kordhë në dorë, Shkrefëtinte si dragua Nëpër male me dëborë, E kurrë s'u qetësua. Armikët u dobëtuan, Shqipërija ngriti krye, Errësirat u mërguan, Drit' e Zotit u rrëfye. Nga të gjitha mbretëritë, Së Krujësë i dha Zoti Më shumë fuqi e dritë, Q'ishte mbret Gjon Kastrioti. Mbretëronte urtësija, Paqja, kamja, nderi, shpresa, Drejtësi e dashurija, Miqësija, besa-besa. Tek po gjëndej Shqipërija Në këto të mira kaqe, Që mbretëron mirësija Dhe ish në prehj'e në paqe, Kur nj' e madhe egërsirë, Duke dalë prej Asije, U përhap si errësirë, Dh'e mbuloi botën si hije. Ish një komb i mallëkuar, Në gjuhët kish dhelpërinë, Syn' e kish të egërsuar, Në zemërt kish djallëzinë Ngado vij e kudo shkonte, Zin' e gjëmënë po shpinte, Vriste, priste, varfëronte, Atje ku shkelte bar s'mbinte; Më nj'anë kishte fuqinë, Gënjeshtrënë m'anët tjetrë, Për të mbytur njerëzinë, Bënej her'ujk, herë dhelprë Përse s'dolli trimërija T'i prit gjurmën' egërsirës, Po vate mbroth ligësija, I zu udhënë së mirës. Ra më dett qytetërija, U ngrit si re errësira, U përhap mi dhet padija, Gjaku, vdekja, shkretëtira! Pa një zgjedh' e keqe shumë Gjithë kombet i mundojti, I la për djall e për lumë, Njerëzia mendje lojti.
Ish ver' e po qeshte moti, Lulet kishin lulëzuar, E mbreti Gjon Kastrioti Në fron rrij duke menduar. Pyjet ishin gjelbëruar, E bilbilëtë këndonin, Dhe bota gjith' e gëzuar, Djemt' e vashatë po lonin. Gjithë gjethet ishin celur, Faq' e dheut ish xbukuruar, Dhe qiell i përkëdhelur Ish si ergjënd i kulluar. Shqipëtarët të gëzuar E të gjithë burra, trima Edhe të lar' e të ndruar, Me armë si vetëtima. Vashatë bërë si pylli Nëpër sheshe po kërcenin, Sicila ndritte si ylli, E hënës i shëmbëllenin. Kur tfaqen njerës të huaj, Dalën në shesht disa vetë, Gjithë të hipur në kuaj, Po ngjiteshinë përpjetë. Të ndryshmë së gjithash ishin, Shtat, zakon, robë, fytyrë, Sjellj'e gjuhë tjatrë kishin, Qenë t'egrë si mynxyrë! Ne der' e pëlasës xbrinë, Shqipëtarë në shkallë Me miqësi shum' i prinë Dhe brënda në dhom' i kallë. Parësi e mbretërisë Me një nder të math i priti, Pas udhës së miqësisë Me fjalë t'ëmbël i gostiti. Të huajtë si u çlodhë Dhe djers e pluhurë fshinë, Dhe mëndjen më vënt e mblodhë, Se udha e loth njerinë, Dy më të parët, që qenë, Përnjëherë nxuar zënë, Thanë: "Duam pakë mbrenë, Diç i kemi për të thënë". Në dhomët të parësisë Hynë dhe mi from të lartë Panë mbretn' e Shqipërisë, Në dorë i dhanë një kartë. Këta ishinë në fjalë, Dita shkonte, nata vinte, T'errëtit' e mbuloi malë, Hëna dolli dhe po ndrinte. Prunë buk' e gjell e venë, Dhe ndenjnë në mësallë Të gjithë sa njerës qenë, Dhe vetë mbreti në ballë Hangërë ngadal' e pinë Dhe ndenjnë një copë herë, Më pastaj të gjith' u ngrinë, Gjithëkush vate të flerë. Nata dhe s'e kishte ngritur Atë pëlhurën e zezë, Hëna me sy të venitur Po perëndonte si rezë Yll'i mëngjezit po ndrinte, Dhe bilbilëtë këndonin, Vesa gjithënje po binte, E luletë lulëzonin. Mbreti u ngrit i helmuar Edhe e dërgoi njerinë, Shërbëtor e papërtuar, Mblodhi gjithë parësinë. Të mëdhenj edhe të parë Edhe gjithë pleqësia, Ç'qenë çel' e luftëtarë, E shumë nga vegjëlia, Në mbledhë të gjithë rrodhë Pas mënyrës së lirisë, Bashkë me mbrenë u mblodhë Si t'afërt' e të shtëpisë Gjithë burra të vërtetë Edhe nd'ar e n'ergjënt veshur, Shpirtmir' e trima të qetë, T'urt' e me buzë të qeshur. Në mest u ngrit Kastrioti, Tha: "Vëllezrë shqipëtarë! Një brengë na pruri moti, Pa do menduar më parë: Si mundimë të shpëtojmë Nga kjo brengë Shqipërinë, Duhetë të kuvëndojmë, Ndaj u kërkova taninë. Tyrqit duallë ng'Asia Edhe në Evropë erdhë Rrëmet, posi mizëria, E shumë gjakëra derdhë Nga Andrinopoja hynë, Muarrë dhe Grekërinë, Tani ndër ne kanë synë, Të na hedhin në greminë! Sa mbretrë të Shqipërisë, Si dhe të tjerët i mundi! Ra rrebesh i Perëndisë, Gjë të gjallë s'la gjëkundi! Ushtarëtë lëftuan, Për mëmëdhethin u vranë, Veç nja dy mbretrë shpëtuan, Në Romë ne Papa vanë. Murati, që s'na peshonte, Nga ne kërkon miqësinë, S'di ç'dhelpëri mejton sonte, Se po e njohëm Tyrqinë Më ngjan se po bën gatinë, Qytetn' e math rreh të marrë, { Kostandinopojën } E pas ati djajt' e dinë Kujt do t'i sulet më parë. Pas Romës' së re ka tjetrë Qëllim zënë që taninë, T'i derdhet Romës' së vjetrë, Të marrë dhe Italinë Dhe Lindjen dhe Perëndimnë Kërkon tejpërtej t'i zërë, Gjith' atje e ka qëllimnë, Botën' në dorë ta vërë. Sot për sot na ka nevojë, Andaj kërkon miqësinë, Pa ndryshe s'na flit me gojë, Gjithë bot'atë e dinë. Qëllimet i psheh Murati, Rreh e pandeh të gënjenjë, Ësht' i pshehtë si lugati, Po koha do ta rrëfenjë. Thotë q'është mik përjetë, Më s'do gjë nga Shqipëria, Po veç një penk do të ketë, T'i vendoset miqësia; Dhe për penk s'kërkon gjë tjatrë, Nukë sheh tjatrë nevojë, Po do djemt' e mi të katrë, Të rrinë n'Andrinopojë Pakë koh' atje të rrinë Me ata që t'i dërgojmë, Dhe të venë e të vinë, Sa herë që t'i kërkojmë Se froni pa zot në mbettë, Se po erthm' e do të vemi, Një e tillë në na gjettë, Vdekjen në dorë s'e kemi, Thotë se do t'i dërgonjë Më të madhë Shqipërisë, Pas meje të mbretëronjë Ndë udhët të miqësisë. Këto fjal' e thashetheme T'i thosh tjatrë, i besonja, Mbret i ndershëm s'flet të rreme, Fjalës së tij s'i dyshmonja. Me gjithë këto them unë Të bëhetë miqësia, Eshtë m'e mirë kjo punë Se të prishet Shqipëria, Them ta bëjmë miqësinë, Sulltanë kshu ta pushojmë, Pastaj të zemë gatinë, Luftënë ta prëmëtojmë, Se puna u kupëtua, Edhe fjala ësht' e bëre, Evropa tani u xgjua, Janë lidhurë të tërë. Përnjëherë mbretëritë Tyrqitë do t'i lëftojnë, U afëru'ajo ditë T'u bijem e t'i dëbojmë. Janë të fort e të shumë, Dhe fati u vete mirë, Vinë rrëmet posi lumë, Bijenë si egërsirë! Të bëhemi një me fqinjë Dhe me t'gjithë mbretëritë, E pastaj le të na vijnë, Si të mbarojmë gatitë, Pa djemtë neve i gjejmë, Le të rrinë të mësojnë, Kur të duam i rrëmbejmë, Gjësendi nukë pësojnë. Djemtë si shpirtin i dua, Po më shumë Shqipërinë Mos thoni q'u frikësua, Prandaj zuri miqësinë. Si vëllezërë tani thoni, Faqeza e si të lirë Atë që të kupëtoni Për të nderçim e të mirë." Mbreti fjalën' e mbarojti, Pastaj vuri re të parët, Një nga një gjith' i shikojti, Ata po i mir të qarët. Mbreti plak u hoq mënjanë, Pa u ngrit një trim më këmbë, Shikoi një her' anembanë, Hekurin' e haj me dhëmbë! Ish Kamani, q'ishte burrë, Më trim nga gjithë të parët, Nuk' i trëmbej syri kurrë, Pa e donin shqipëtarët; I holl' isht'e pak' i gjatë, Nukë kish shumë mustaqe, Vij si i zeshkët e i thatë E s'kish fare mish mi faqe; Kishte gjithë urtësinë, Me një zë të ëmblë fliste, Fjal' e tij e bint njerinë, Dhe gjuha hekur i priste. Mori kordhënë ndër duar E qëndroi në mest si burrë, Me fytyrë t'ashpëruar, Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrë! Kurrë s'trëmbet Shqipëria, Nukë vdiq, po ësht' e gjallë, Tjatrë përgjegje Tyrqia Nukë do përveç me pallë! Shqipëtari, trim i vlerë, Kurrë nuk' u frikësua, E të trëmbet këtë herë! Mbret! o zotthi im, ç'më thua? Apo s'e dimë Tyrqinë, Nuk' e kemi dhe mësuar E s'ja njohëm djallëzinë, Gjer më sot që ka punuar? Na bën si miq këtë herë, Se ka të tjerë qëllime, Mos pandehni të na lerë Pa të këqij hidhërime. Mjerë! mjer' ajy i gjorë, Që i sjell besë në fjalë, Bije në lak e në dorë Edhe çpejt po s'mund të dalë. Mbret i ndershim dhe ju shokë, Mos haroni trimërinë, Mblithni mëndjenë në kokë, Ngrihi të zëmë kufinë. Trimëria, trimëria! Mban lirin' e mëmëdhenë, Unë shpreh te perëndia T'i hedhimë përtej denë. Qysh të zëmë miqësinë Me atë që na bën varrë? Turku vëndet, gjith' e dinë, Me ç'djallëzi i ka marrë Gjithënjë kështu punojnë, Kombet me lajka i ndajnë, Pa miqësin' e harrojnë, Dhe një nga një i përlajnë Kur ka armikë të tjerë, Të bën mik sa t'i volitnjë, A mbaroi ata njëherë? Prite, vjen të të goditnjë. Miqësirra të vërteta S'ka njeriu i pabesë, Përveç shpata dhe shigjeta, Ato janë për ne shpresë. Tjatrë gjah kërkon të zërë, Andaj rreh të na gënjenjë, Më atë krah të na vërë, Gjersa kohën të na gjenjë. Dhe s'ia dini dhelpëritë? Ka dy faqezë mësalla, Kshu rreh të fitonjë ditë me të këtilla përralla. S'e dini ç'kanë punuar Gjithë mbretrët' e Tyrqisë? Sa frone kanë rrëzuar Me lajkat të dhelpërisë? Ata djemthitë, që thoni, Janë shpres' e Shqipërisë, Me ç'sy e faqe kërkoni T'ia dërgoni penk Tyrqisë? Si të msojnë ligësitë E të mirat t'i harrojnë, Të çpikinë djallëzitë, Pastaj të na mbretërojnë? Do të marrënë zakonet E këqija të Azisë, Pa njeriu si të mësonet, Më s'i ndahet djallëzisë. Si të rriten nënë xgjedhë, Nukë bënenë të lirë, Pastaj s'e hodhëm dot ledhë, Po mejtohi që sot mirë. Ata duhet të mësojnë, Të bëhenë të vërtetë, Të lëftojn' e të gjykojnë Pas nevojës që të jetë. Unë gjall e me të gjallë S'munt të bënem aq' i gjorë, A e shihni këtë pallë? Do të vdes me të në dorë! Se turpin e Shqipërisë S'e shoh dot me sy në jetë, Dhe miqësin' e Tyrqisë kurrë s'e zë të vërtetë Trimëri në mos na mbeti, E më s'jemi shqipëtarë, Të shuhet gjithë rremeti, Se kjo 'shtë pun' e pangjarë! Një komp më mirë të vdesë E kshu të mos dobësohet, Gur mbi gur le të mos mbesë Dhe mëmëdheu të shkretohet! A gjall e me nder të rrojmë, Apo në luftë të vdesim, A mëmëdhenë shpëtojmë, A mbi të më të mos mbesim! Ç'kuvëndoni? Pa mejtohi! T'i bënemi rop Tyrqisë? S'kini turp të turpërohi! Shtijem nder' e Shqipërisë! Pa ta bëjmë besa-besë E të mblidhet Shqipëria, Ahere le të na presë, Ta shihni ç'është Tyrqia. Të vdesëm a të shpëtojmë, Se kurti ësht' i keq shumë, Në xgjedhë s'mundim të rrojmë E në robëri për lumë! U përpoqnë prindit tanë, E ruajtnë mëmëdhenë Edhe neve na e lanë, Ashtu sindëkur e gjenë. Kush merr atë turp taninë Që të humbasë përjetë? Pastaj ata që të vinë Ta gjejnë, qoftë lark, shkretë! Tani, burra shqipëtarë, Pa kujtoni trimërinë, Sicili armët të marrë, E ta shohëmë Tyrqinë Delni, të dalëm të tërë, T'i përgjigjemi Tyrqisë, Pa e shihni si ta zërë Udhën' e mezit t' Asisë Dhe pastaj të mos kuxojnë Për këtej denë të hidhen, Po, edhe kur ta kujtojnë, Laqet' e gjunjët t'u dridhen. Sot duhetë trimëria, Nukë duhet më mentimi, Lark Shqipërisë Tyrqia, Pa tani duketë trimi! Sot neve në dor' e kemi T'i dëbojmë nga kufia, Pastaj kushedi si jemi, Mos të zëntë robëria! Kush ka shpirt prej shqipëtari, Si të parëtë që qenë, I bënet zëmra si zjarri, S'e do gjalljen e vet'henë. Këtë fjalë duke thënë, Erth' e mbyti mallëngjimi, Dhe më nuk e nxori zënë, Po u egërsua trimi. Fjalën përnjëher' e preu, E lottë çurkë iu derdhë, Të gjithë i mallëngjeu, Të tërëve lott' u erdhë. U hoq edhe ndënj mënjanë, I vrënjtur, i zëmëruar, Më nukë dëgjoj se ç'thanë, Po vuri kokën nër duar. Kshu the, o trim i vërtetë! Q'e donje fort Shqipërinë, Të ndrittë shpirti përjetë Qofsh bashkë me perëndinë. Gjithë çel' e parësia Që u gjentnë, me lot qanë, Mëndjen' e fjalët e tija Të pëlqyera i panë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Naim Frasheri Thu Jun 24, 2010 9:13 am | |
| HISTORI E SKËNDERBEUT (1898)
I
Këndo, ëngjëll, urtësinë Edhe gjithë mirësitë, Skënderben' e trimërinë, Q'i dha Shqipërisë dritë. Të lumtë goja, këndona, Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë, Skënderben' e madh tregona, Trimnë burrë, Zotn' e naltë. Punëtë që ka punuar Kordhëtari i vërtetë, Kombinë duke nderuar Dhe Shqipërinë përjetë. Nga gjiri i Perëndisë Pa m'i sill nër mënd të mija, T'i ap dritë Shqipërisë Nga shpirt'i ndritshëm i tija. Ëngjëll i bukur, pa zbritmë, Dhe me dritët të uruar Shko përpara mej'e ndritmë, Të shoh gjithë ç'kanë shkuar. Që kur ngrehu gjithësinë Zot'i madh e i vërtetë, Ka bërë dhe Shqipërinë E shqipëtarët në jetë. Shqipëria kurdoherë Ka qënë shum' e lëvduar, Ka pasur burra të ndjerë, Trima t'urt' e të dëgjuar. Pati mbretër' e të parë Fort të mëntshim e të mirë, Burra, trima, shqipëtarë, Që kan' emrë të pavdirë. Ishte vënt' i Perëndisë Që së pari Shqipëria, Mëmëdheth'i urtësisë, Që del soje mirësija. Aleksandr'i Math e burrë, I cili s'pat shok në jetë, Nukë ka pasurë kurrë Dhe kurrë do të mos ketë Piro trimi e të tjerë Burra shumë të lëvduar, Që kanë qënë një herë, Edhe sot s'janë harruar, Qenë gjithë shqipëtarë, Ishin djemt' e Shipërisë, Nuk' ishin greq e bullgarë, Po nga vënd'i Perëndisë. Pirroja mundi romanët Armikët' e njerëzisë, Aleksandr'i Math persanët, Egërsirat e Azisë. Kë të zësh ngoje më parë Nga burratë e vërtetë, Q'ishin gjithë shqipëtarë, E s'u erdhi shok në jetë! Gjithë botën' e pushtuan, Afrik', Europ', Azi zunë, Lëftuan e mbretëruan, Nën' urdhërë gjith' i vunë. Edhe kur erdhë romanët, S'u shkel fare Shqipërija, As nga shqeht' e venetianët, S'e zu kurrë dobëtija. Shqipëtari në kurt s'hyri, S'e shpërnderoj Shqipërinë, Kurrë nukë ju tremb syri E nuk' e humbi fuqinë. Rrinte me kordhë në dorë, Shkrefëtinte si dragua Nëpër male me dëborë, E kurrë s'u qetësua. Armikët u dobëtuan, Shqipërija ngriti krye, Errësirat u mërguan, Drit' e Zotit u rrëfye. Nga të gjitha mbretëritë, Së Krujësë i dha Zoti Më shumë fuqi e dritë, Q'ishte mbret Gjon Kastrioti. Mbretëronte urtësija, Paqja, kamja, nderi, shpresa, Drejtësi e dashurija, Miqësija, besa-besa. Tek po gjëndej Shqipërija Në këto të mira kaqe, Që mbretëron mirësija Dhe ish në prehj'e në paqe, Kur nj' e madhe egërsirë, Duke dalë prej Asije, U përhap si errësirë, Dh'e mbuloi botën si hije. Ish një komb i mallëkuar, Në gjuhët kish dhelpërinë, Syn' e kish të egërsuar, Në zemërt kish djallëzinë Ngado vij e kudo shkonte, Zin' e gjëmënë po shpinte, Vriste, priste, varfëronte, Atje ku shkelte bar s'mbinte; Më nj'anë kishte fuqinë, Gënjeshtrënë m'anët tjetrë, Për të mbytur njerëzinë, Bënej her'ujk, herë dhelprë Përse s'dolli trimërija T'i prit gjurmën' egërsirës, Po vate mbroth ligësija, I zu udhënë së mirës. Ra më dett qytetërija, U ngrit si re errësira, U përhap mi dhet padija, Gjaku, vdekja, shkretëtira! Pa një zgjedh' e keqe shumë Gjithë kombet i mundojti, I la për djall e për lumë, Njerëzia mendje lojti.
Ish ver' e po qeshte moti, Lulet kishin lulëzuar, E mbreti Gjon Kastrioti Në fron rrij duke menduar. Pyjet ishin gjelbëruar, E bilbilëtë këndonin, Dhe bota gjith' e gëzuar, Djemt' e vashatë po lonin. Gjithë gjethet ishin celur, Faq' e dheut ish xbukuruar, Dhe qiell i përkëdhelur Ish si ergjënd i kulluar. Shqipëtarët të gëzuar E të gjithë burra, trima Edhe të lar' e të ndruar, Me armë si vetëtima. Vashatë bërë si pylli Nëpër sheshe po kërcenin, Sicila ndritte si ylli, E hënës i shëmbëllenin. Kur tfaqen njerës të huaj, Dalën në shesht disa vetë, Gjithë të hipur në kuaj, Po ngjiteshinë përpjetë. Të ndryshmë së gjithash ishin, Shtat, zakon, robë, fytyrë, Sjellj'e gjuhë tjatrë kishin, Qenë t'egrë si mynxyrë! Ne der' e pëlasës xbrinë, Shqipëtarë në shkallë Me miqësi shum' i prinë Dhe brënda në dhom' i kallë. Parësi e mbretërisë Me një nder të math i priti, Pas udhës së miqësisë Me fjalë t'ëmbël i gostiti. Të huajtë si u çlodhë Dhe djers e pluhurë fshinë, Dhe mëndjen më vënt e mblodhë, Se udha e loth njerinë, Dy më të parët, që qenë, Përnjëherë nxuar zënë, Thanë: "Duam pakë mbrenë, Diç i kemi për të thënë". Në dhomët të parësisë Hynë dhe mi from të lartë Panë mbretn' e Shqipërisë, Në dorë i dhanë një kartë. Këta ishinë në fjalë, Dita shkonte, nata vinte, T'errëtit' e mbuloi malë, Hëna dolli dhe po ndrinte. Prunë buk' e gjell e venë, Dhe ndenjnë në mësallë Të gjithë sa njerës qenë, Dhe vetë mbreti në ballë Hangërë ngadal' e pinë Dhe ndenjnë një copë herë, Më pastaj të gjith' u ngrinë, Gjithëkush vate të flerë. Nata dhe s'e kishte ngritur Atë pëlhurën e zezë, Hëna me sy të venitur Po perëndonte si rezë Yll'i mëngjezit po ndrinte, Dhe bilbilëtë këndonin, Vesa gjithënje po binte, E luletë lulëzonin. Mbreti u ngrit i helmuar Edhe e dërgoi njerinë, Shërbëtor e papërtuar, Mblodhi gjithë parësinë. Të mëdhenj edhe të parë Edhe gjithë pleqësia, Ç'qenë çel' e luftëtarë, E shumë nga vegjëlia, Në mbledhë të gjithë rrodhë Pas mënyrës së lirisë, Bashkë me mbrenë u mblodhë Si t'afërt' e të shtëpisë Gjithë burra të vërtetë Edhe nd'ar e n'ergjënt veshur, Shpirtmir' e trima të qetë, T'urt' e me buzë të qeshur. Në mest u ngrit Kastrioti, Tha: "Vëllezrë shqipëtarë! Një brengë na pruri moti, Pa do menduar më parë: Si mundimë të shpëtojmë Nga kjo brengë Shqipërinë, Duhetë të kuvëndojmë, Ndaj u kërkova taninë. Tyrqit duallë ng'Asia Edhe në Evropë erdhë Rrëmet, posi mizëria, E shumë gjakëra derdhë Nga Andrinopoja hynë, Muarrë dhe Grekërinë, Tani ndër ne kanë synë, Të na hedhin në greminë! Sa mbretrë të Shqipërisë, Si dhe të tjerët i mundi! Ra rrebesh i Perëndisë, Gjë të gjallë s'la gjëkundi! Ushtarëtë lëftuan, Për mëmëdhethin u vranë, Veç nja dy mbretrë shpëtuan, Në Romë ne Papa vanë. Murati, që s'na peshonte, Nga ne kërkon miqësinë, S'di ç'dhelpëri mejton sonte, Se po e njohëm Tyrqinë Më ngjan se po bën gatinë, Qytetn' e math rreh të marrë, { Kostandinopojën } E pas ati djajt' e dinë Kujt do t'i sulet më parë. Pas Romës' së re ka tjetrë Qëllim zënë që taninë, T'i derdhet Romës' së vjetrë, Të marrë dhe Italinë Dhe Lindjen dhe Perëndimnë Kërkon tejpërtej t'i zërë, Gjith' atje e ka qëllimnë, Botën' në dorë ta vërë. Sot për sot na ka nevojë, Andaj kërkon miqësinë, Pa ndryshe s'na flit me gojë, Gjithë bot'atë e dinë. Qëllimet i psheh Murati, Rreh e pandeh të gënjenjë, Ësht' i pshehtë si lugati, Po koha do ta rrëfenjë. Thotë q'është mik përjetë, Më s'do gjë nga Shqipëria, Po veç një penk do të ketë, T'i vendoset miqësia; Dhe për penk s'kërkon gjë tjatrë, Nukë sheh tjatrë nevojë, Po do djemt' e mi të katrë, Të rrinë n'Andrinopojë Pakë koh' atje të rrinë Me ata që t'i dërgojmë, Dhe të venë e të vinë, Sa herë që t'i kërkojmë Se froni pa zot në mbettë, Se po erthm' e do të vemi, Një e tillë në na gjettë, Vdekjen në dorë s'e kemi, Thotë se do t'i dërgonjë Më të madhë Shqipërisë, Pas meje të mbretëronjë Ndë udhët të miqësisë. Këto fjal' e thashetheme T'i thosh tjatrë, i besonja, Mbret i ndershëm s'flet të rreme, Fjalës së tij s'i dyshmonja. Me gjithë këto them unë Të bëhetë miqësia, Eshtë m'e mirë kjo punë Se të prishet Shqipëria, Them ta bëjmë miqësinë, Sulltanë kshu ta pushojmë, Pastaj të zemë gatinë, Luftënë ta prëmëtojmë, Se puna u kupëtua, Edhe fjala ësht' e bëre, Evropa tani u xgjua, Janë lidhurë të tërë. Përnjëherë mbretëritë Tyrqitë do t'i lëftojnë, U afëru'ajo ditë T'u bijem e t'i dëbojmë. Janë të fort e të shumë, Dhe fati u vete mirë, Vinë rrëmet posi lumë, Bijenë si egërsirë! Të bëhemi një me fqinjë Dhe me t'gjithë mbretëritë, E pastaj le të na vijnë, Si të mbarojmë gatitë, Pa djemtë neve i gjejmë, Le të rrinë të mësojnë, Kur të duam i rrëmbejmë, Gjësendi nukë pësojnë. Djemtë si shpirtin i dua, Po më shumë Shqipërinë Mos thoni q'u frikësua, Prandaj zuri miqësinë. Si vëllezërë tani thoni, Faqeza e si të lirë Atë që të kupëtoni Për të nderçim e të mirë." Mbreti fjalën' e mbarojti, Pastaj vuri re të parët, Një nga një gjith' i shikojti, Ata po i mir të qarët. Mbreti plak u hoq mënjanë, Pa u ngrit një trim më këmbë, Shikoi një her' anembanë, Hekurin' e haj me dhëmbë! Ish Kamani, q'ishte burrë, Më trim nga gjithë të parët, Nuk' i trëmbej syri kurrë, Pa e donin shqipëtarët; I holl' isht'e pak' i gjatë, Nukë kish shumë mustaqe, Vij si i zeshkët e i thatë E s'kish fare mish mi faqe; Kishte gjithë urtësinë, Me një zë të ëmblë fliste, Fjal' e tij e bint njerinë, Dhe gjuha hekur i priste. Mori kordhënë ndër duar E qëndroi në mest si burrë, Me fytyrë t'ashpëruar, Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrë! Kurrë s'trëmbet Shqipëria, Nukë vdiq, po ësht' e gjallë, Tjatrë përgjegje Tyrqia Nukë do përveç me pallë! Shqipëtari, trim i vlerë, Kurrë nuk' u frikësua, E të trëmbet këtë herë! Mbret! o zotthi im, ç'më thua? Apo s'e dimë Tyrqinë, Nuk' e kemi dhe mësuar E s'ja njohëm djallëzinë, Gjer më sot që ka punuar? Na bën si miq këtë herë, Se ka të tjerë qëllime, Mos pandehni të na lerë Pa të këqij hidhërime. Mjerë! mjer' ajy i gjorë, Që i sjell besë në fjalë, Bije në lak e në dorë Edhe çpejt po s'mund të dalë. Mbret i ndershim dhe ju shokë, Mos haroni trimërinë, Mblithni mëndjenë në kokë, Ngrihi të zëmë kufinë. Trimëria, trimëria! Mban lirin' e mëmëdhenë, Unë shpreh te perëndia T'i hedhimë përtej denë. Qysh të zëmë miqësinë Me atë që na bën varrë? Turku vëndet, gjith' e dinë, Me ç'djallëzi i ka marrë Gjithënjë kështu punojnë, Kombet me lajka i ndajnë, Pa miqësin' e harrojnë, Dhe një nga një i përlajnë Kur ka armikë të tjerë, Të bën mik sa t'i volitnjë, A mbaroi ata njëherë? Prite, vjen të të goditnjë. Miqësirra të vërteta S'ka njeriu i pabesë, Përveç shpata dhe shigjeta, Ato janë për ne shpresë. Tjatrë gjah kërkon të zërë, Andaj rreh të na gënjenjë, Më atë krah të na vërë, Gjersa kohën të na gjenjë. Dhe s'ia dini dhelpëritë? Ka dy faqezë mësalla, Kshu rreh të fitonjë ditë me të këtilla përralla. S'e dini ç'kanë punuar Gjithë mbretrët' e Tyrqisë? Sa frone kanë rrëzuar Me lajkat të dhelpërisë? Ata djemthitë, që thoni, Janë shpres' e Shqipërisë, Me ç'sy e faqe kërkoni T'ia dërgoni penk Tyrqisë? Si të msojnë ligësitë E të mirat t'i harrojnë, Të çpikinë djallëzitë, Pastaj të na mbretërojnë? Do të marrënë zakonet E këqija të Azisë, Pa njeriu si të mësonet, Më s'i ndahet djallëzisë. Si të rriten nënë xgjedhë, Nukë bënenë të lirë, Pastaj s'e hodhëm dot ledhë, Po mejtohi që sot mirë. Ata duhet të mësojnë, Të bëhenë të vërtetë, Të lëftojn' e të gjykojnë Pas nevojës që të jetë. Unë gjall e me të gjallë S'munt të bënem aq' i gjorë, A e shihni këtë pallë? Do të vdes me të në dorë! Se turpin e Shqipërisë S'e shoh dot me sy në jetë, Dhe miqësin' e Tyrqisë kurrë s'e zë të vërtetë Trimëri në mos na mbeti, E më s'jemi shqipëtarë, Të shuhet gjithë rremeti, Se kjo 'shtë pun' e pangjarë! Një komp më mirë të vdesë E kshu të mos dobësohet, Gur mbi gur le të mos mbesë Dhe mëmëdheu të shkretohet! A gjall e me nder të rrojmë, Apo në luftë të vdesim, A mëmëdhenë shpëtojmë, A mbi të më të mos mbesim! Ç'kuvëndoni? Pa mejtohi! T'i bënemi rop Tyrqisë? S'kini turp të turpërohi! Shtijem nder' e Shqipërisë! Pa ta bëjmë besa-besë E të mblidhet Shqipëria, Ahere le të na presë, Ta shihni ç'është Tyrqia. Të vdesëm a të shpëtojmë, Se kurti ësht' i keq shumë, Në xgjedhë s'mundim të rrojmë E në robëri për lumë! U përpoqnë prindit tanë, E ruajtnë mëmëdhenë Edhe neve na e lanë, Ashtu sindëkur e gjenë. Kush merr atë turp taninë Që të humbasë përjetë? Pastaj ata që të vinë Ta gjejnë, qoftë lark, shkretë! Tani, burra shqipëtarë, Pa kujtoni trimërinë, Sicili armët të marrë, E ta shohëmë Tyrqinë Delni, të dalëm të tërë, T'i përgjigjemi Tyrqisë, Pa e shihni si ta zërë Udhën' e mezit t' Asisë Dhe pastaj të mos kuxojnë Për këtej denë të hidhen, Po, edhe kur ta kujtojnë, Laqet' e gjunjët t'u dridhen. Sot duhetë trimëria, Nukë duhet më mentimi, Lark Shqipërisë Tyrqia, Pa tani duketë trimi! Sot neve në dor' e kemi T'i dëbojmë nga kufia, Pastaj kushedi si jemi, Mos të zëntë robëria! Kush ka shpirt prej shqipëtari, Si të parëtë që qenë, I bënet zëmra si zjarri, S'e do gjalljen e vet'henë. Këtë fjalë duke thënë, Erth' e mbyti mallëngjimi, Dhe më nuk e nxori zënë, Po u egërsua trimi. Fjalën përnjëher' e preu, E lottë çurkë iu derdhë, Të gjithë i mallëngjeu, Të tërëve lott' u erdhë. U hoq edhe ndënj mënjanë, I vrënjtur, i zëmëruar, Më nukë dëgjoj se ç'thanë, Po vuri kokën nër duar. Kshu the, o trim i vërtetë! Q'e donje fort Shqipërinë, Të ndrittë shpirti përjetë Qofsh bashkë me perëndinë. Gjithë çel' e parësia Që u gjentnë, me lot qanë, Mëndjen' e fjalët e tija Të pëlqyera i panë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Naim Frasheri | |
| |
| | | | Naim Frasheri | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|