| Mjeksia-Grup
| Zef Serembe | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Zef Serembe Mon Jun 21, 2010 7:18 pm | |
| Zef Serembe (it.: Giuseppe Serembe) lindi më 6 mars të vitit 1844 në Strigari (San Cosmo Albanese) të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik shqiptaro-italian. Studioi në kolegjin e Saint Adrian (Shën Adrian) ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes.
Ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht në Brazil dhe vdiq pak kohë mbas arritjes atje. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin për në Brazil në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj. Me ndihmën e një letre-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro II. Pas një dashuriçke këtu, ai u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte, me sa duket në portin e Marsejës. Iu desh të kthehej në këmbë për në Itali dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në Livorno Demetrio Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë. Hidhërimi dhe depresioni kohor ose forma të tjera të çrregullimit mendor apo shpirtëror e shoqëruan atë gjithnjë dhe e kthyen atë në një vetmitar dhe njeri të pasigurt. Në vetminë e tij ndjenjësore, Italia u bë për të gjithnjë e më tepër dheu i huaj. Në vitin 1866 ai shikoi ngulimet arbëreshe në Sicili duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që shkonte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për 2 vite.
Një vëllim i vargjeve të tija në italishte u botuan në vitin 1895 në Nju Jork. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq në vitin 1901 në Sao Paolo Brazil. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Zef Serembe Tue Jun 22, 2010 6:29 pm | |
| Veprat letrare Shumë prej veprave (punëve) të Serembes (poezi, drama dhe një përkthim i Psalmeve të Davidit) që ai shpesh i rishikonte e i ndryshonte, humbën gjatë jetës së tij endacake. Sa qe gjalle ai botoi vetëm: “Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese” (Poezi italiane e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883 në italisht dhe shqip, “Il reduce soldato, ballata lirica”, 1895 Nju Jork (Kthimi i ushtarit, baladë lirike); vargje vetëm në italisht, dhe “Sonetti vari” (Sonete të ndryshme) Napoli 1891, një përmbledhje shumë të rrallë prej 42 sonetesh me një parathënie (hyrje), me një shkrim të imtë të ndrydhur në vetëm 4 faqe. Ja këtu një copë e parathënies : “ E ky është motivi për të cilin, o Rini e shkëlqyeshme Italiane, vendosa me zemër të thyer të jap për botim këtë vëllimth ku, së bashku me përkthimin fjalë për fjalë të disa këngëve të mia origjinale shqipe, kam futurë edhe disa poezi të miat italisht, të diktuara pothuaj në mënyrë të improvizuar, sipas kërkesës së miqve, me shpresë që me të hollat nga shitja e këtyre të mund t’i grumbulloj mjetet që më janë të nevojshme për t’ia arritur qëllimit që i kam caktuar vetes.” Një poemë u duk edhe në revistën e Zef Skiroit (Giuseppe Schiro) Arbri i Ri me 31 mars 1887. 39 prej poemave te tij shqipe “Vjersha” u botuan pas vdekjes së tij në vitin 1926 në Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe. Punë të tjera tijat u gjendën në arkiva të ndryshëm dhe dorëshkrimet në vitet e fundit dhe disa prej poemave në të vërtetë mbijetuan në përcjellje gojore midis fshatarëve të San Cosmo Albanese. Kjo shenjë e popullaritetit te tij ne vendlindje është tepër për t’u habitur nga që ai pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi larg tij. Vjershat e Serembes kanë karakter të trishtë e melankolik, por shpesh janë patriotike e idealistike në frymëzim. Njohës të letërsisë e radhisin midis poetëve më të mirë lirikë që letërsia shqipe ka pasur ndonjëherë, të paktën para kohëve moderne. Temat e tij shtrihen nga lirika melodioze në dashurinë e evlogisë (fjalëve të ëmbla) për vendlindjen e tij (qoftë Italia, vendlindja e tij apo Shqipëria, toka e ëndrrave të tija), poema elegante mbi miqësinë dhe bukuritë e natyrës (amtyrës), dhe vjersha me frymëzim fetar. Ndër poemat e tij romantike të mallit kombëtar, të cilat fuqizojnë lidhjen letrare me ngritjen e brezit të poetëve të Rilindjes në shekullin e 19-të në Shqipëri, janë lirikat e kushtuara atdheut të tij të humbur, Ali Pashë Tepelenës , Dora d`Istrias dhe Domeniko Mauros. Megjithëse ai mund të ketë qenë atdhetar, ai nuk ishte një poet intelektual që mund të na afrojë kronika poetike mbi të kaluarën e Shqipërisë. Ai qe një poet i ndjenjave, idealeve, vetmisë e zhgënjimit. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Zef Serembe Tue Jun 22, 2010 6:30 pm | |
| SONETET E ZEF SEREMBES
Zef Serembe (1844-1901), ne opusin poetik te krijuar ne gjuhen shqipe, sonetin e ka krijuar me nje prirje dhe sens te dukshem, duke e bere kete forme poetike si nje nga shenjat identifikuese te artit poetik te tij.
Po te kihet para sysh menyra e krijimit te poezise nga Zef Serembe, pra, krijimi edhe ad hoc i poezive, me improvizim te atyperatyshem te vargjeve, me shumezimin e varianteve te se njejtes vjershe nga rasti ne rast, prirja e tij drejt sonetit duket e habitshme. Kjo per arsye se soneti eshte nje forme shume precize nga pikepamja metrike, qe do te thote se kerkon nje organizim shume specifik te vargut. Krijuesit e sonetit rendom njihen si autore te disiplinuar, me prirje per te punuar gjate ne skalitjen e vargjeve dhe ne persosmerine e shprehjes poetike. Ndersa, Zef Serembe ishte nje autor me nje dinamike jetesore larg prehjes e disiplines, larg rehatise e perqendrimit. Duket se ishte vete karakteri i tij ambicioz, shkaku themelor i veshtiresive te jashtme, qe ia nxinin jeten. Zef Serembe nuk kenaqej brenda nje konvence sociale e intelektuale, e cila i ofronte mundesi te kufizuara per t’u afirmuar si personalitet dhe si krijues. Hapesira e ngushte e komunitetit arberesh, izolimi i ketij komuniteti, prapambetja sociale dhe kulturore, prej Zef Serembes perjetohesin si pranga, edhe ne kohen kur ai nuk arrinte ta artikulonte racionalisht pakenaqesine dhe revolten e vet. Perjetimi i detajeve te ambientit te vendlindjes se vet me ritme dramatike, eshte shprehje e shqetesimit dhe e pakenaqesise, me shume se e identifikimit te fuqishem me ate ambient, edhe pse as kjo lidhje nuk mungon.
………….
Nga kjo shperputhje evidente e jetes dhe e krijimtarise se tij, po ku soneti ishte nje forme e preferueshme poetike, behet e qarte se Zef Serembe kishte nje talent jashteserik, i cili edhe ne fushen e krijimtarise poetike thyente konvencat, ngase ai arrinte te krijonte sonetin, ne formen e tij te komplikuar, edhe ne nje bashkebisedim rasti, ne nje darke miqsh, me lehtesi te jashtezakonshme. Fjala vjen, sonetin “Dhuninke Maurit”, poeti e krijoi ne prani te vete Maurit, si nje shenje nderimi per personalitetin e shquar te botes arbereshe. Nese nuk e ka lexuesi kete informacion lidhur me menyren e krijimit te sonetit “Dhuninke Maurit”, e ka te pamundur te vereje ndonje disnivel esencial te ketij krijimi poetik me krijimet e tjera te Zef Serembes. Organizimi metrik i sonetit “Dhuninke Maurit”, eshte krejt brenda skemes se njembedhjeterrokeshit. Poashtu skema rimore ne katrena :abba/ abba dhe ne terceta: cde/edc, eshte precize, si ne shumicen derrmuese te soneteve te tjera te poetit. Disa nga elementet e skicuara ne kete sonet, si portretimi moral i heroit lirik, vleresimi i vepres se ketij heroi nga pikepamja morale dhe nacionale, vleresimi i diturise si nje nga kulmet e arritjes se intelektit njerezor, ne fakt jane nga ato elemente qe perseriten edhe ne krijime te tjera te Zef Serembes, si qendra te ideve poetike te tij. Me nje fjale, qe ne vitin 1860, kur e improvizoi kete sonet, ne nje ndeje rasti, Zef Serembe, ishte krijues me botekuptime te formuara, aq sa ato arrinte t’i artikulonte me nje lehtesi evidente edhe ne formen e rafinuar te sonetit, si te ishin korpus i poezise gojore.
………….
Sonetet e Zef Serembes ne gjuhen shqipe, jane ne koherence te plote me prirjet dhe me realizimet e tjera poetike te ketij autori. Nga kjo pikepamje, Zef Serembe eshte nje poet me origjinalitet te dallueshem qarte, pavaresisht se ne çfare forme poetike shprehet. Rrjedhimisht, sonetet e tij jane brenda qarkut te poetikes serembiane, te ngjizjes se shperthimit momental e impovizimit dhe synimit qe te arrihet pesosmeria e formes poetike, e jo produkt i analogjive apo i shfrytezimit te modeleve te gatshme te poeteve te tjere. Madje as bashkekombesit e tij te famshem, Jeronim De Rada dhe Gavrill i Riu, nuk jane modele per Zef Seremben, sepse ata nuk kane krijuar fare sonetin. Ndersa, poemat narrative te ketyre dy koloseve te poezise shqiptare, nuk ndiqen nga ana e Zef Serembes, as ne kompozicion, as ne ide. Poezia e Zef Serembes pergjithesisht eshte me lirike, me ekspresive, me e shkurter dhe me pak narrative, se poezia e De Rades dhe e Gavrill Dares se Ri.
Nga ana tjeter, as krijimet sonetike te poeteve te medhenj italiane, si Dante Aligieri e Francesko Petrarka, nuk jane ndjekur si modele. Zef Serembe nuk ka krijuar teresi me te medha sonetike, me personazhe te afishuara si shembellim i Beatriçes se Dante Aligierit apo i Laures se Françesko Petrarkes. Konceptimet poetike te Zef Serembes ne krijimet sonetike, nuk jane produkt i koncepcioneve dhe konstruksioneve filozofiko-morale, i procedurave te nderlikuara kompozicionale dhe ideore. Edhe kur nuk jane krijime ad hoc siç eshte soneti kushtuar Domenike Maurit, sonetet e Zef Serembes jane me shume shperthime spontane poetike, qe evidencojne ndonje detaj ose ndonje perjetim konkret intim, ne korelacion me ambientin e jashtem, po qe mbyllet ne nje kornize te reaksionit personal apo te nje vleresimi moral.
Sonetet - perkushtime: ballafaqimi i vlerave te vetes me te tjeret
Ne nivelin e tematizimeve poetike, Zef Serembe ka krijuar sonetet-perkushtime, ndaj disa figurave konkrete te komunitetit arberesh, ose edhe me gjere. Perveç sonetit “Dhuninke Maurit”, sonete-perkushtime jane edhe: “Aliut Tepelenasit”, “Koroneut”, “Shen Merise Virgjer”, “Shen Kozmait e Shen Damjanit” dhe “Zep De Rades”. Koncepti inicues i ketyre perkushtimeve duket te jete impulsiviteti i perjetimeve personale dhe i nevojes se shqiptimit te atyre perjetimeve intensive, pastaj mahnitja me figurat e caktuara dhe iritimi me disa te tjera. Po ne te dyja rastet, poeti veten e sheh ne qender te perjetimit e te vleresimit poetik, moral e njerezor, qofte ne rolin e adhuruesit, ndaj Dhuninke Maurit, Koroneut, Shen Kozmajt e Shen Damjanit, Zep De Rades, qofte ne rolin e gjykatesit, ndaj Aliut Tepelenasit, Shen Meris Virgjer.) | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Zef Serembe Tue Jun 22, 2010 6:30 pm | |
| Kontrollimi rigoroz i shprehjes dashurore - deshmi e moralitetit
Motivi dashurise, qe eshte nje nga motivet qendrore te poezise se Zef Serembes, eshte perjetesuar edhe ne nje sonet te poetit ne gjuhen shqipe, “Fitirja e asana”. Soneti fillon me konstatimin e subjektit poetik per bukurine e vashes dhe vazhdon me pershkrimin e bukurise se saj fizike. eshte nje pershkrim gradual, i qete dhe solemn, deri sa arrin piken kulmore ne vargun e fundit, (“ E nde se kjeshen te Mbiereu te kjelle”), duke e bere bukurine e saj nje fuqi qe i kundervihet edhe ligjit te gravitacionit. Po e tera eshte e realizuar me nje drojtje, me kursim dhe me kujdes te theksuar, thua se poeti ka droje se mos e lendon subjektin e poezise se tij. Po ky kursim ndihet edhe ne sonetin “Zonjes lule”. Ky kontrollim rigoroz i shprehjes, mund te jete deshmi e moralitetit te poetit, perkatesisht e vetedijes se tij per vleresimin moral te komunitetit.
Veterrefimi i sinqerte
Soneti “Fitirja ime”, i perbere nga dy njesi, eshte portetimi me autentik i pamjes fizike dhe i karakterit te poetit Zef Serembe, me vlera edhe per sa i takon autobiografise se poetit. Keto dy njesi sonetike duket se e kane fillesen te nje nevoje e poetit qe te argumentoje shendetin dhe moralitetin e tij faqe te tjereve, o per faktin se vetedija per posedimin e ketyre vlerave e bente krenar, o per faktin tjeter se kishte nevoje qe te fitonte edhe miratimin e te tjereve per ate qe thoshte vete per veten. Pra, me shume se nje nxitje e paster krijuese, per te shpalosur ide e mesazhe poetike, keto dy krijime poetike jane perpjekje per te legjitimuar veten ne ne nje edicion te vleres kulminante konkrete jetesore. Perdorimi i figures se efiksionit per te pershkruar ne detaje pamjen e vet fizike, eshte nje moment interesant ne vepren e poetit Zef Serembe. Ne prapavije te kesaj nevoje personale te argumentimt te shendetit e te moralitetit personal, mund te qendronte ndoshta dyshimi i fshehte i ndokujt ose i shumekujt, megjithese poeti nuk ka fryme polemike ne vargjet e tij. Ka vetem argumentim te shtresuar, te shnderruar ne argument perfundimtar, te panegocueshem, (“ Si jam mire e kodine tas nganjeri”) Pozicionimi i vetes ne poezi, here konkretisht e here si hero imagjinar, eshte nje prirje e natyrshme e romantikeve, prandaj po te shikohet nga kjo ane, Zef Serembe vetem ndjek rrymen e madhe romantike. Por, shikuar nga fati jetesor qe me vone iu rezervua, kjo poezi eshte nje paralajmerim i atij fati te ngjizur ne kunderthenie e ne fatkeqesi, sepse ndarja ndermjet shendetit fizik dhe atij shpirteror, eshte evident.
Struktura metrike e soneteve te Zef Serembes
Sonetet e Zef Serembes te shkruara ne gjuhen shqipe, jane te paramenduara prej poetit brenda natyres strandarde te kesaj forme poetike, pra ne njembeshdhjeterrokesh dhe me nje kombinim te caktuar te rimave. Edhe ne rastet kur sonetin e krijon ad hoc, si sonetin kushtuar Dhuninke Maurit, Zef Serembe manifeston dijen dhe ndjeshmerine qe te respektoje strukturen e kesaj forme poetike. Ne kete sonet te Zef Serembes, dominon si tendence njembedhjeterrokeshi, megjithese haset ndonje oscilim metrik, pra nje pasaktesi ne disa vargje: 2, 6, 8. Skema e rimave eshte: abba/abba per katrenat dhe cde/edc per tercetat, qe do te thote eshte krijuar brenda nje modeli te njohur te sonetit.
Ne katrenat Zef Serembe krijoi sipas skemes se rimes se alternuar abab/abab ne pesembedhjete sonete, ndersa sipas skemes se rimes se kryqezuar ne kater sonete. Ndersa, ne nje sonet ka perdorur nje skeme krejtesisht te çrregullt, abba/cccc, e cila nuk eshte ne pajtim me skemat e kesaj forme.
Sa u perket tercetave, ato jane krijuar ne forme kombinimesh shume te larmishme, gje qe eshte ne pajtim me praktikat e shumices se poeteve qe kane krijuar sonete.
Po ne pergjithesi mund te thuhet se rimat e soneteve te Zef Serembes nuk jane gjetje shume mjeshterore, nuk jane rezultat i ndonje perfeksioni me te forte poetik, i cili do te synonte qe koncentrimin e ngarkeses semantike ta barte ne rima.
Zef Serembe eshte poeti i shperthimeve te forta emocionale, i ligjerimit qe synon transmetimin e informates per ndjenjat e tij personale, per oscilimet dramatike te disponimit te tij. Kjo qasje e ben qe te mos koncentrohet me shume ne menyren e transmetimit, po ne vete transmetimin e informates poetike. Prandaj, poezia e tij, ku perfshihen edhe sonetet, shquhet per nje komunikativitet me te larte.
Po te shikohen brenda vepres poetike te Zef Serembes, sonetet ne gjuhen shqipe, te botuara qofte nga ai per gjallje qofte nga Kozmo Serembe ne vellimin “Vjershe”, nuk paraqesin majat e vlerave artistike te Zef Serembes. Ne planin tematik, ato paraqesin nje intimitet me te thelle, me te dukshem te poetit, qe do te thote se zgjedhja e kesaj forme poetike eshte bere per te shprehur ndjenja me fine, me personale.
Krijimi i sonetit prej tij sot ka nje vleresim te dukshem ne mendimin historiko-letrar shqiptar, sepse sonetet e Zef Serembes ne fakt e konsitutojne nje praktike te krijimit te kesaj forme dhe i krijojne nje nivel solid, i cili edhe ne ditet tona mbetet i admirueshem.
Duhet te theksohet edhe nje vlere e veçante e poezise se Zef Serembes: edhe me mjete te kufizuara gjuhesore, (nje e folme e izoluar, pa zhvillim normal per shekuj te tere), mund te krijohen vepra poetike solide, kur eshte fjala per talente te medhenj. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Zef Serembe Tue Jun 22, 2010 6:31 pm | |
| Sonetet ne italishte
Zef Serembe shkroi nje numer te madh sonetesh ne gjuhen italishte, ose i botoi ne kete gjuhe sonetet qe paraprakisht i kishte shkruar ne gjuhen shqipe. Ne parathenien e vellimit “Canti originali tradotti dall’ albanes” te vitit 1883, Zef Serembe, nder tje tjera shkruan: “ E ky eshte motivi per te cilin, o Rini e shkelqyeshme Italiane, vendosa me zemer te thyer te jap per botim kete vellimth ku, se bashku me perkthimmin fjale per fjale te disa kengeve te mia origjinale shqipe, kam future edhe disa poezi te miat italisht, te diktuara pothuaj ne menyre te improvizuar, sipas kerkeses se miqve, me shprese qe me te hollat nga shitja e ketyre te mund t’i grumbulloj mjetet qe me jane te nevojshme per t’ia arritur qellimit qe i kam caktuar vetes.” 8
Pra, vete autori e ben te qarte se keto sonete jane botuar ne gjuhen italishte, ndersa origjinali ne shqip nuk eshte publikuar.
Edhe Alberto Stratiko, i cili ishte nje njohes i mire i vepres se poetit, ne shkrimin e tij “Manuali di litteratura albanese”, ne vitin 1896, nder te tjera shprehej: “Poezite shqipe, qe jane 32, nuk u publikuan ne origjinal, por u kthyen fjale per fjale prej vete autorit ne nje italishte te paperpunuar dhe jo te perpikte…”9 Ndersa, perkthimet qe jane bere nga studiues te poezise se Zef Serembes, nuk mund te mirren si objekt studimi, sepse ato jane perkthime dhe jo krijimet origjinale te poetit. nuk eshte i Zef Serembes.
Ajo qe eshte e rendesishme per studimin tone, ka te beje me faktin se Zef Serembe e manifestoi prirjen e tij ndaj sonetit edhe ne krijimet ne italishte, dhe se ne fazen e vonshme te krijimtarise se tij, kete prirje e misheroi edhe drejt krijimit te teresive poetike sonetike, si ne rastin e krijimeve “Nje zoti kalabrez”, “Nje fshatarak tagrambledhesit te …cilitdo vis te Italise”, “Ideali im”, “Nje vasheze”, etj. Keto krijime jane konfirmim i prirjes se tij ndaj sonetit dhe i aftesise se tij qe te shqiptoje idete dhe ndjenjat e veta ne kete forme delikate dhe komplekse poetike. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Zef Serembe | |
| |
| | | | Zef Serembe | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|