Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 PERRALLA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:56 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi:
- Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçdra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë...
Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës.
Ajo i tha:
- Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm
në mal të kuçedrës të gjuash!
Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu, me gjithë gurë e drurë. Na i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë dhe shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdha nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlote barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis, fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, por as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kucedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa shpata i ra nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. Kucedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë dhe i tha:
- Tani unë do të ha o djalë se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje dhe të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të ha, bëhu gati.
- Moj kuçedër stërkucedër, unë e shoh se ti do më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që ti kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash.
- Çdo të më japësh ti mua po të të lë të shkosh?
- Do të të jap besën time!
- Mirë, nëma besën e shko.
Djali i dha besën kucedrës, zbriti malin, shkoi drejt e në shtëpi e i tha nënës:
- Zonja mëmë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do më hajë. Unë i dhashë besën se do të kthehem dhe ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do shkoj të më hajë. Nëna lëshoi kujën: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh të shkoje në mal të kuçedrës?
Pse s'më dëgjove mua? Mos shko!
- Jo nënë do shkoj se i kam dhënë besën kuçedrës.
Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën e vdekjes: ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha:
- Të falem moj e bukura ime! Kam ardhur të të lë lamtumirën se unë do të shkoj e nuk kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u mata ta qëlloj. I dhashë besën se do kthehem prapë të më hajë. Pra mbeç gëzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzën në gaz.
- Të vjen keq që do të të hajë kuçedra?
- Jo moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde sa shkoj në vdekje pa asnjë pengesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij sa më shpejt, më pret kuçedra.
- Prit djalë se do të vij dhe unë në mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurët dhe drurët: kuçedra është shumë e keqe, të ha të përvëlon, të përpin.
- Unë nuk vij po të rrish dhe ti me mua përngaherë.
- Nuk mund moj vashë, i kam dhënë besën kucedrës dhe nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur së besëshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do të vij me ty!
Vasha i hipi një kali të bardhë, trimi i hipi një kali të zi e ia morën përpjetë malit të kuçedrës. Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte dhe drithërohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajë këtë bukuri kuçedra? Ah sikur të kisha tre jetë... Do t'ia falja të tria kucedrës që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Të kisha pasur moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria kuçedrës që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e të rroje e lumtur.
Ajo e vështroi tërë gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftë edhe pa mua...
- Kaq shumë më do?
- Shumë...
Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët dhe drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë dhe ia mori këngës:
- Lumja unë e lumja! Kisha një mu bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha t'a përpij"
Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu:
- Mjerë ti mjerë moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë. Dhe ti vetë do hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve dhe do jetë i njerëzve.
Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me një të shikuar vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset.
- Cila je ti moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat? C'është kjo dritë që të furfurin në
fytyrë? C'është ky zjarr që po më djeg kështu?
- Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve për të mirën e të mirëve për shpëtimin e njerëzve.
- C'e ke ti këtë trim moj vashë e bardhë?
- E kam shoqin e jetëve.
- Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët.
- Po ti moj kuçedër e stërkuçedër, çdo të bësh tani ? - e pyeti bija e hënës dhe e diellit, që mbante në dorë një shigjetë drite: pikë e qiellit.
- Meqë ti më munde, unë s'kam vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal kurrë më.
Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të dheut.
Ata të dy - vasha e bardhë dhe trimi i besës - rruan e trashëguan jetë pas jetë. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpatë druvarësh
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:56 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Në një fshat gazmor të vendosur buzë një pylli, jetonte një vogëlushe e
hirshme me nënën e vet. Ishte shumë e bukur. Kishte një fytyrë të trëndafiltë
porsi një mollë, sy të kaltër si qielli i pranverës dhe flokë kaçurrela e të
verdhë si gruri i pjekur.
Përtej pyllit banonte gjyshja e saj, një plakë simpatike, që e donte
shumë të mbesën, së cilës, kur mbushi shtatë vjeç, i kishte dhuruar një mantel
fort të bukur me një kapuç të kuq. Sa herë që dilte nga shtëpia, vogëlushes
i pëlqente ta vishte atë, prandaj gjithë banorët e fshatit ia ngjitën emrin
Kësulkuqja. Sapo mbaronte punët e shtëpisë, vajza vraponte në pyll, ku
jetonin kafshë të vockëla, me të cilat kishte miqësi. Çdo mëngjes herët ajo i
merrte me radhë për të parë nëse kishin ushqim të mjaftueshëm, nëse putra e
ketrushit ishte shëruar dhe nëse lepurushët kishin pushuar së bezdisuri iriqin plak.


Në një mëngjez pranvere, një lepurush i bardhë arriti duke gulquar te shtëpiza e Kësulëkuqes dhe i tha:
Më dërgoi gjyshja e jote. Ka zënë krevatin, ka kollë dhe i janë mbaruar ushqimet. Duhet të nxitosh për tek ajo!

Nëna përgatiti me kujdes një sjportë të vogël plot me gjëra të mira, nëtë cilën vuri edhe një shurup për kollën. Kurse vogëlushja veshi mantelin e saj me kapuç të kuq.



Të lutem, - i tha nëna, - çoja të gjitha këto gjyshes dhe mos u ndalo rrugës sepse nuk do të dëshiroja që të takohesh me njerëz të këqinj.

Vogëlushja u vu për rrugë e shoqëruar nga miku i saj i vogël.



Kaluan pak çaste dhe ajo nuk ishte më e vetëm. Një drenush i vogël doli shpejt nga pylli dhe eci përkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi të mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kërcime të vogla. Shoqërinë e vogëlushes e plotësuan edhe zogjët, që njëri pas tjetrit uleshin mbi shportën e Kësulëkuqes, duke çukitur ndonjë thërrimë nga ëmbëlsira, që nëna kishte bërë për gjyshen. Pas një ore rrugë Kësulëkuqja u tha;
-Tani kthehuni nëpër shtëpitë tuaja pa bërë naze, sepse nënat mund të jenë shqetsuar.

Prisheqefas e disi buzëvarur kafshët e vogla morën rrugën e kthimit por më parë e këshilluan;
-Ki kujdes Kësulëkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrëmja del nëpër pyll dhe, po takoi fëmijë, i hanë përnjëherë. Ec shpejt e mos u ndalo!

-Mos keni merak!...Do të kem kujdes! - tha vajza dhe vazhdoi të ecte vetëm e me hap të shpejtë.


Por në pyll kishte shumë luleshtrydhe të vogla e të kuqe me aromë të mirë dhe Kësulëkuqja mendoi: "Luleshtrydhet e pëlqejnë edhe gjyshes! tani do të mbledhë ca shpejt e shpejt e di t'ia çoj...kam për të humbur vetëm gjusëm minute." Por, luleshtrydhe në këtë anë e këputë një në anën tjetër, kaloi kohë dhe vogëlushja s'po kujtohej.


Papritur dëgjoi një kërkëllimë të lehtë që vinte nga një grumbull shkurresh. Ngriti kokën, shikoi andej dhe
pa dy sy të mëdhenjë.
Kësulëkuqja u rrënqeth dhe filloi të dridhej edhe më shumë kur e kuptoi se ata sy të këqinj ishin sytë e ujkut!


Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u përpjekur ta hollonte e ta ëmbëlsonte zërin, i tha;
-Ku po shkon në këtë orë, vogëlushe e bukur?

-Po shkoj te gjyshja ime e sëmurë për t'i çuar mjaltë, një ëmbëlsirë dhe gjithë ato luleshtrydhe. - u përgjigj Kësulëkuqja.
-E ku banon gjyshja jote? - pyeti prap ujku.
-Përtej pyellit. - tha vajza e padjallëzuar.
Ujku dinak i uroi shërim të shpejtë për gjyshen dhe, pasi e përshëndeti Kësulëkuqen, me katër kërcime të shpejta u zhduk nëpër gjethnajën e pyellit. E habitur vogëlushja morri rrugën përsëri, ndërkohë që ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur në afërsi të shtëpisë së gjyshes.


Që të mund të hynte mbrenda pa e njohur kush, ujku mblodhi një tufë të madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresën se do të dukej si Kësulëkuqja dhe se do të bënte çmos që gjyshja ta kuptonte sa më vonë të ish e mundur se kishte përballë saj ujkun. Iu afrua shtëpisë me hapa hajduti dhe trokiti tri herë në portë.
-Kush është? - pyeti nga mbrenda një zë i hollë.

Ujku plak u përpoq t'i përgjigjej me një zë si fëmijë:
-Jam Kësulëkuqja. Kam ardhur të të sjellë ca ushqim dhe ilaçet.

-Tërhiqe spangon e shulit dhe dera do të hapet. - u përgjigj gjyshja.
Ujku i prapë këtë priste dhe hyri.
-Afrohu, vogëlushe! Hajde e më jep një të puthur! - tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun që po i kanosej.

Ujku nuk priti ta lusnin më. Ai bëri një goxha kërcim dhe e kullufiti menjëherë gjyshen e shkretë.


Pasi e kishte shijuar mirë e mirë ate që hëngri, filloi të rrëmonte në dollap. Gjeti një këmishë nate dhe një shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes në pasqyrë për t'u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjë ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhënë një të shtyrë me putër, pastaj shkoi e u shtri në krevatin e gjyshes, duke pritur Kësulëkuqen, që nuk vonoi të vinte.


Pas pak minutash, në portë u dëgjuan tri trokitje të lehta.
-Kush është? - pyeti ujku, duke u përpjekur të shkërbente zërin e gjyshes.

-Jam unë, Kësulëkuqja, gjyshe! - tha vajza.

Ujku u mbulua mirë me batanije, priti ca, pastaj bërtiti:
-Tërhiqe shulin dhe porta do të hapet!

Kësulëkuqja tërhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportën mbi tavolinë e iu afrua ghyshes.
-Si ndjehesh, gjyshe? - e pyeti.

Ndërkohë, ujku filloi të bënte ca lëvizje të ngathëta, duke zbuluar pa dashur putrat e tijë.


Ujku, që më në fund ishte i ngopur, ra përsëri në krevat i kënaqur dhe fjeti. Kishte humbur në një gjumë kaq të thellë sa që, kur gërrhiste, tundej e gjithë shtëpia sikur po binte tërmet. Në këtë kohë kaloi atypari me pushkën kraheqafë gjuetari Ubaldo, një i njohur i ghyshes. Kur dëgjoi këtë zhurmë, u afrua me vrap te shtëpia dhe mendoi: "Ç'farë mund t'i ketë ndodhur plakës së mirë? "
Ç'është e vërteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjë gjahtar i guximshëm dhe gjatë jetës kishte vrarë vetëm ca miza mbi hundën e vet.
-Në vend që të hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga një dritare gjysëm e mbyllur, që binte në dhomën e gjyshes. Në krevatin e saj pa ujkun të shtrirë qetësisht, që po flinte për shtatë palë qejfe.
-Atëherë Ubaldoja mbushi armën, e futi tytën e saj te dritarja dhe mori çastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, që plasi si një tullumbace.
-Në këtë pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap në shtëpi. Para syve të tijë u shfaqen Kësulëkuqja dhe gjyshja shëndoshë e mirë pranë lëkurës së ujkut, që tashmë kishte ngelur top në vend.
-Ato të ngratat e falenderuan me gjithë zemër Ubaldon, duke e puthur e përqafuar disa herë. Gjuetarit të ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e mashe që po tregonin për të, por ama kuptohej se i pëlqente që, krejt papritur, po e vështronin si hero.
Nbsp Në pyll, kur e morren vesh që Kësulëkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpëtuar, ndërsa ujku i egër nuk do të mund t'i bënte më dëm askujt, të gjithë u gëzuan pa masë. Edhe nëna e fali Kësulëkuqen. Kjo premtoi se, në të ardhmen, do të tregohej më e mënçur dhe nuk do të ndalej më për të biseduar në rrugë me të panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse më të rrezikshmit janë ata që shtiren sikur janë të mirë e të sjellshëm.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:56 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër
njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë.
Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen;
ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.


Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte
mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët
dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye
dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të
vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo
nuk mund t'i bënte gjë shpenzës në ajër. Prandaj zuri vend pak larg dhe
filloi ta mallkojë armiken - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e
të pafuqishmëve.


Megjithatë, shqiponja që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin.
Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi
dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një bacë. Posa e
çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryejënjë erë e fortë, dhe prej
gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë
e madhe.


Nga kjo, zogjët e vegjël të shqiponjës, meqënëse ishin pa krahë,
ranë në tokë gjysëm të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të
shqiponjës.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:57 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Dhelpra e cjapi



Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte
si të dalë. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa
dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur
fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lavdojë duke i thënë se uji ishte
shumë i mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e
shoi etjen, filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej
pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diçka mirë për të shpëtuar të
dy:

Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe
ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra këceu në
shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të
largohet.

Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha:

I dashuri cjap, sikur të kisha aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se so kishe për të dalë.



Njerzitë e mençëm së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e të zbatojnë mendimet e veta.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:57 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Dreri dhe luani

Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri
re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë
madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i
kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë
gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u
largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi
mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me
drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi
për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri
në gojën e luanit, tha me vete:

I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të
më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha
plot besim
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:57 pm

Fshatari, fëmija dhe stërqokat

Ishte koha e të mbjellurave. Një fshatar mbolli grurë dhe e ruante duke
ndejtur në këmbë. Ndërkohë mbërritën fluturimthi tufa të panumërta
stërqokash të zeza kërkëllihëse, e së bashku me to edhe garguj që hanin
farët. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobë të zbrazët. Gargujt,
sipas zakonit. Përgjonin dhe në qoftë se fshatari në atë çast kërkonte
hobenë, iknin para se ta merrte. Mirëpo fshatari mendoi që t'i
mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mësojë fëmijën duke i thëne:
Djali im, duhet ta mashtrojmë me mjeshtëri tufën e zogjve. Pra, kur të
mbërrinë zogjët, unë do të kërkoj bukë, por ti mos më jep bukë, por
hobenë.

Ia mbërritën gargujt dhe e mbuluan tokën. Fshatari këkroi bukë
sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtë nuk ikën, kurse fëmija në vend të
bukës i dha hobenë plot me gurë.

Plaku shtiu njëherë dhe qëlloi një gargull në krye, tjetrin në
këmbë, kurse të tretin në krah; atëherë ata filluan të ikin. Në
ndërkohë u erdhën në ndihmë kojrilat dhe i pyetën se çka u ndoshi. Ata
u thanë:

Ikni prej fisit të prishur njerëzor, i cili ka mësuar që tjetër gjë të llomotitë e tjetër të veprojë.

I tmerrshëm është fisi i atyre që përdorin mashtrimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:57 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Ishte 1 here një baba dhe kishte 3 vajza...Një ditë prej ditesh i shkon mendja ti pyese vajzat e tij sa e donin..-Pyet vajzen e madhe -Sa me do i thotë dhe ajo i përgjigjet - Sa mjalta dhe babai u gezua shumë..- Pyet te dytën dhe e dyta i përgjigjet - Sa sheqeri dhe përsëri babai u gezua.Tani i erdhi radha te tretes .Ajo Ulet afër babait te saj dhe me një ze te ëmbël iu pergjigj - Babi unë te dua sa kripa...Babai bëri një vështrim keqardhes se nuk i pëlqeu përgjigjja e vajzes dhe inatosur i tha - Qe sot e tutje ti nuk je vajza ime me - Ajo u largua e mërzitur dhe qe nga ajo ditë iku nga shtëpia pasi babai dhe motrat nuk e donin me..Mbas disa kohësh vajza gjen një djalë me te cilin dashurohet dhe martohet .Ditën e dasmes fton dhe Motrat dhe Babain e saj.. Kishte shumë te ftuar dhe sherbetore dhe guzhiniere .Vajza vete ne guzhine dhe u thotë guzhinierve ..- Për babain tim do gatuaj unë.Ashtu u tha ashtu u be. Vajza pergatit të gjitha pjatat njelloj si te tjerët por vetëm ne gjërat e pergatitura nuk hedh Kripe.. Vete dhe i sherben Babait te saj...Koha kalonte .Të gjithë hanin me kenaqesi vetëm babai rrinte dhe shikonte te tjerët . Therret njerin nga guzhinieret dhe e pyet kush i ka përgatitur ushqimet dhe ai i bën me dorë nga vajza e tij.. Pastaj I drejtohet vajzes dhe e pyet.. Bijee dashtur pse nuk u ke hedhur kripe ushqimeve..Vajza me një buzeqeshje te ëmbël i thotë - Baba te kujtohet kur me pyete sa me do dhe unë të thashë sa kripa dhe ti me perzure nga shpia ,sepse nuk e doje kripen prandaj dhe unë nuk u hodha kripe ushqimeve sepse ti nuk e doje kripen baba.Babai ul koken dhe largohet i mërzitur pafolur asnjë fjale,sepse e kuptoi qe kishte bërë gabim .Nuk më kujtohet me se ka kohe qe nuk e kam dëgjuar. Kaq besoj se kuptimin ja nxjerrni vete ju.. Kjo është një nga përrallat kur ma tregonte babi kur isha e vogël qe dhe sot e kësaj ditë më kujtohet dhe më ka ngelur ne mendje dhe qe vlen si mësim jo vetëm për mua por për te gjithë. Rilexohemi heren tjetër kur te më kujtohet noj tjetër megjth i paski treguar ato qe di unë. buzeqeshje </BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:58 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Fati i plakut
Na ishte një here një plak i varfer, por shumë i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plotë. Plaku zinte ndonjë cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Një ditë dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjë.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte diçka. Dhe me në fund fija e vjetër e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Një cirua
i vogël, fare i vogël vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dorë. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjetër dhe...
-Të lutem, me hidh përsëri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Të lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unë do të te realizoj çdo
dëshirë qe të kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me një cironke aq te vogël dhe e hodhi ne lume. Ne çast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj një dëshirë!
-Të kisha një torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalën, torba me cironj i erdhi pranë. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, këta pleqte e mirë!) dhe ja tregoi gjithë
historinë...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qe cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nëpër te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dëshirën.
Kur shkoi në shtepi, plaka kishte përfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjë.
Sa here qe plakes i kujtohej ndonjë gjë ajo dërgonte plakun t'ia thoshte këtë
dëshirë cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bënte realitet dëshirën e plakes. Kështu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirë, kuaj, hyzmeqare...Çdo gjë,
çdo gjë. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kërkonte dhe një ditë e urdhëroi
plakun:
- Shko merre cironken tënde te qelbur dhe sille këtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemër dhe cale-cale u nis e shkoi në anë te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne çast mbi ujë. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj një dëshirë!- i tha ajo plakut si gjithmonë.
-Plaka më tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet të vish me mua tani.
Pra...plaka do qe ti ta lesh lumin dhe të vish me mua...
Cironka e vogël heshti. Heshti disa çaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit për të mos dalë me kurrë.

Plaku u kthye ne shtepi..shtëpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kërkuar shumë...
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:58 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Djali ne Rrugë :
Na Ishte Njeher nje djal qe hante nje kacore buke ne mes te rruges po ne ate rruge kaloi nje burre e pa djalin se po han buk ne rruge dhe nuk reagoi diten e dyte perseri e njejta buri perseri nuk reagoi diten e tret buri vinte me nje najllon me embëlsira te ndryshme dhe i tha djali : Meri Keta Embelsira Dhe Shko ne Shtepi Ha sepse perndryshe nuk ti jap dot…
djali u habit dhe e pyeti:
Pse Me Japesh Keta Embelsira Dhe Pse Te Shkoj Ne Shtepi Ti Ngre ?
Buri Ia Ktheu:
Keto Gjera Ti Jap Me Qellim Qe Te Kesh Per Te Ngrene Dicka Me Te Kendshme Dhe Te THem Te Shkosh Ne shtepi sepse me at tregon se ke sjellje dhe han buken ne sofer aty ku duhet e jo neper rruget e lagjes……Djali kujtohej dhe i tha burit faleminderit shume zotri..
I Mori gjerat dhe iku ne shtepi dhe i tregoi babait te vet se cka i kishte thene buri babai i tij e perqafoj dhe i tha : Te Ka Thene mire biri im……Prej asaj dite ai djal me hante buken regullisht dhe jo neper rruge…
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:58 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Çakmaku :

Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C’do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t’i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S’me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qe...
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:58 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Miq te larget :

Taniiii…perpara se te nisim
perrallen u keqen xhaxhi, premtojni xhaxhit se do ta degjoni me
vemendje ate, dhe jo si perrallen e kaluar qe bet zhureeeeem, mire
kolopucat e xhaxhit


hajde i’a nisim tani:

na ishet sec na ishet…na ishte nje here nje arush
gri qe e quanin Matia…Matia jetonte prej kohesh buze nje kenete, brenda
zgavres se nje trungu te nje peme ku me perpara tek kjo zgavra banonte
nje ketrush…

Ishte nje pem shume e madhe, me tre dhoma brenda dhe shume komode.

Aty arush Matia, ndjente fresket gjat veres dhe ngroht gjat dimriiiiiit.

Nje dite prej ditesh, arush Matia pati nje vizitor nga Australia e larget…ishte Koala Krutis, nje shoku i tij i vjeter.

Matia e rregulloj shokun e vet ne nje prej dhomave te medha qe kishte ai.

Kurtis ishte entuziast nga natyra dhe cdo gje i dukej e mahnitshme…Gjithcka ishte ndryshe ne Australi!

Matia e merrte me vete cdo dite shokun e tij te vjeter dhe e shetiste dhe i tregonte te gjitha rrethinat dhe vendet e bukura…

Dy miqt tan, shetisnin gjate neper pyll dhe takonin te gjithe banoret qe jetonin aty.

Nje dite prej ditesh, ata vendosen te ngjiteshin ne mal per te takuar ariun e murrme…
dhe ashtu ben…

u ngjiten lart e lart…deri te shtepia e madhe e ariut te murrme…

Ai i qerasi ata me lemonada si fillim, me pas i’u nxori mjalt per drek, qe arinjt e kan shume qejf….

ariu i murrme, u kenaq shume nga vizita e dy shokeve te vjeter…

me pas te dy shoket, Matia dhe Kurtis, u ngjiten
akoma dhe me lart malit dhe takuan Marmoten simpatike, qe ishte shume
shume e bukul…

Dielli po perendonte dhe dy miqve tane u duhej te ktheheshin ne shtepin e tyre perpara se te errej e te behej nate…

dhe keshtu ben…

Ne mbremje, Matia vendosi t’i bente nje surpiz te
bukur shokut te tij Kurtisit, dhe i hoqi krevatin nga dhoma e tij ku
flinte, dhe e vendosi ate midis dy degeve te pemes, me pas Matia
vendosi dy poce me mjalt mbi deget e pemes dhe aty afer tyre vendosi
dhe nje llampe…

Erdhi ora per te fjetur gjume dhe u futen posht batanieve te dy shoket, dhe qendruan duke pritur…

Pas pak filluan te vinin flutura te bukura shume
shume…te cilat i terhiqnin drita e llampes dhe era e mire e mjaltit qe
kishte vendosur Matia…u mblodhen aq shume flutura te bukura sa Kurtis
nuk donte te flinte ate nate, por donte te rrinte gjithe naten duke
pare fluturat e bukura, qe nuk i kishte pare kurr asnje here, se ne
Australi ku jetonte Kurtis nuk kishte flutura aq te bukura…

Te nesermen ne mengjes kur u ngriten nga gjumi,
Kurtis do largohej serish per ne Australi, dhe po i vinte aq keq qe do
largohej nga ai vend aq i bukur, por edhe Matia nuk donte qe te ikte
shoku i tij…mirepo Kurtis duhej te ikte se kishte len atje femijet edhe
mama arushen vetem per te cilet i kishte marr shume malli…

Dhe keshtu u nis per ne shtepin e tij serish vizitori dhe shoku i ngusht i Matias…


Kurtis e falenderoi shume shume shokun e tij per te gjitha ato surpriza
dhe per te gjithe ate mikpritje qe i beri Matiasi, dhe i premtoi atij
se, heren tjeter do vinte bashke me femijet dhe mama arushen per
vizite….dhe u nis per rruge vizitori jone i dashur…

-Mirupafshim shoku im i vjeter! -i tha Matias.
-Mirupafshim miku im! -tha Kurtis…dhe u nis per rrugen e larget per ne Australi vizitori jone i dashur…
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:59 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">PERRALLA PER MBRETIN LAKURIQ Na

Ishte njehere nje Mbret dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe
sherbetoret e tij, kishte edhe pasuri te cilen e kishte marre nga
mbreteria dhe populli i tij qe jetonte ne varferi. Po afrohej festa e
Mbreterise se tij. Mbreti kishte vendosur qe ate dite te vishej me
bukur se cdohere gjate jetes se tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar
rrobaqepesit me te mire, me te njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk
ishte i kenaqur, pastaj ai filloi te kerkoje neper bote ...
Nje dite ne oborrin e tij mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet
kishin degjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i
thane se po vinin nga nje vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i
qepnin rrobat me te bukura qe s'i ka asnje mbret ne bote
Mbreti u gezua shume kur i degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe
do te behemi Mbreti me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe
gjithe bota do te me njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te
shtrenjte ... Dhe tre rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite,
qe mbretin e tyre ta benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata
...kaluan jave e muaj te tera, por rrobat nuk ishin gati
Mbreti po priste me padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote
... Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si
asnjehere, dita kur do te festonte dhe do te gezonte ne diten e
Mbreterise se tij ... shkoi te rrobaqepesit me ndihmesit dhe
sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene sikur i nxoren nga arka e arte
rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin
rrobat e reja ... - Keto thane ata, jane nga mendafshi me i shtrenjte,
jane shume te holla, saqe ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne
trup?! dhe bene sikur ia veshen ...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-
He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...
Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne rruget e
qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga afer
Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine ...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te cilet ishin mbledhur
ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se Mbreti i tyre i
dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta thoshte askush ...
vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti qenka lakuriq !!! Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:59 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">kur një Zog fillon të cicëroj

Genci i vogël është një fëmij që sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Nëna e zgjon përditë herët sapo agon dielli, e mëson që tani t'i veshi vetë rrobat, dhe e thërret kur e ka mëngjesin gati në tavolinë që Genci të vij e t'ulet për të ngrënë. Ai gëzohet duke parë kukllat tek televizori, dhe herëpas here pyet nënën e tij se pse ka fëmij të këqinj tek përrallat e televizorit. Nëna e tij e sheh duke buzëqeshur, e i thotë Gencit të vogël, "Një ditë kur të rritesh e të bëhesh më i madh do të mësosh biri im. Bota kështu është e ka gjithnjë njërëz të këqinj, po nëse do dëgjosh mamin ti ji gjithnjë djal i mirë." Genci i vogël tund kokën në shënjë pohimi se ai e dëgjon nënën, dhe sepse ai e do shumë atë. Ajo e merr pasi ai mbaron mëngjesin me vete, dhe duke ecur ata të dy shkojnë përdore bashkë për te kopshti ku Genci kalon paraditen me fëmij të tjerë, tek një shtëpi e vogël me oborr, tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Genci e përqafon nënën kur ata arrijnë tek dera e kopshtit, e më pas ajo shkon për në punë. Genci gjithnjë hyn me vrap për tek kopshti që të shoh se kush nga shokët e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thënë se kush vjen i pari, mund të zgjedhi lojrat që ata do të luajnë gjatë ditës. Genci gëzohet shumë kur luan me shokët e tij, dhe të gjithë ata e shohin Gencin si një shok të mirë. Brisilda është gjithnjë ajo që flet me zë të lart, e teta edukatorja gjithnjë e qorton atë të parën. Pastaj vjen Shkëlqimi që nuk di të përmbahet dot tek karrikja duke i rënë me bryl atyre që i ulen afër. Asnjë nga fëmijet e tjerë nuk duan t'i ulen pranë tek tavolina katrore, por megjithatë ai është djali që i bën të gjithë të qeshin, e prapseprap fëmijët e dëgjojnë me gjithë vëmëndje atë kur bën shakatë e tij. Iliri është çuni më i çuditshëm e që me zorr flet, saqë nganjëherë fëmijët harrojnë fare se është edhe ai në loj me ta. Fëmijët ndahen në katër grupe të vogla, secili tek tavolina e tyre që i cakton teta edukatorja në mëngjes. Teuta gjithnjë i buzëqesh Gencit, ajo i buzëqesh të gjithëve, prandaj gjithë fëmijët e thërrasin "Buzëqeshja" në vënd se Teuta. Genci i do shumë shokët e shoqet e tij që përmëndëm, Adelën, Ermalin, Valbonën më kaçurrela, Gjergjin e gjithë fëmijët e tjerë.
Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nëna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thërret dy-tre herë "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parë prej dritares. Ai i thotë edukatores kur ajo është aty, dhe ajo e përqafon dhe e lë të shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorën nënës, e ata të dy shkojnë përdore në shtëpi.

Mbasdite vjen edhe babi në shtëpi nga puna, e nganjëherë ata luajnë bashkë të dy, ndërsa nëna bën ndonjë punë në shtëpi. Babi një ditë solli një zog në shtëpi, dhe kur Genci e pa u gëzua shumë. Ai rrinte gjithnjë në kafaz, dhe nëna i patë thënë Gencit që meqë e donte aq shumë, ai të përkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhënë ushqimin përditë. Genci çdo mbasdite kontrollonte dy kutitë brënda kafazit dhe nuk harronte që t'i linte gjithnjë plotë. Shumë ditë kaluan, mirëpo Genci nuk e dëgjoj asnjëherë të këndoj zogun. Një ditë kur babi e mami ishin të zënë me punë, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalë:
"Zogu vogël pse nuk këndon asnjëherë ti?"
Zogu lëvizi vetëm qëpallat por nuk bëri asnjë zë. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogël çfarë të mungon, mos do të fluturosh i lirë?"
Zogu bëri vetëm një "ciu" por nuk lëvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogël i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derën e kafazit, dhe u largua pak që zogu mos të kishte frikë. Zogu sapo pa që dera ishte e hapur, ai shkundi krahët e filloj të fluturoj i lirë. Menjëherë ai ishte duke fluturuar e me shpejtësi rreth e qark dhomës, e filloj të bëj një cicërim shumë të bukur. Genci i vogël filloj të hidhej lart e poshtëë nga gëzimi se po e dëgjonte më në fund zogun, e se cicërima e tij ishte një tingull shumë i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit në dhomë kur dëgjoj se aty po bëhej shumë zhurmë. Ai pa zogun të cicëroj e të fluturoj me shpejtësi gjithandej, dhe vështroj tek sytë e Gencit një gëzim shumë të madh. Prandaj ai vendosi që mos ta zërë prap zogun, por në vënd ai shkoj të çeli dritaren e dhomës së Gencit. Zogu menjëherë e gjeti rrugën dhe fluturoj i lirë.

Që atë ditë tek dritarja e Gencit jashtë ku duket pema, çdo mëngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon të cicëroj. Tani ai nuk vjen më vetëm, por ai sjellë edhe zogj të tjerë me vete që ta zgjojnë Gencin e vogël çdo mëngjes duke cicëruar tingujt e gëzimit që zogjtë ndjejnë kur ata janë të lirë në fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gëzuar kur dëgjon cicërimat në mëngjes se zogu më në fund cicëron, e bën një tingull të bukur, dhe Gencit nuk i duhet më ta ushqej e të kujdeset për të. Megjithatë Gencit i duket sikur zogun e ka në dhomë.


Mbrapa tregimit të shkurtër: Zogu në kafaz përfaqson mua, ndërsa Genci i vogël çfarë unë nuk pata kur isha fëmij. Kjo për arsye se jam rritur në "vetmi" pa fëmij të tjerë, dhe në fakt edhe larg vllait tim. Nuk i vë dot faj prindërve të mij sepse ata në fakt nuk kanë faj, kështu ishin kushtet e atëhershme të Shqipërisë. Fillimisht më bëri për të qeshur kur përshkruaja fëmijët tek kopshti, dhe unë nuk e dija pse po dilte kështu ky shkrim. Unë dija vetëm se në fund zogu çlirohej i lirë. Kur e rimendova prap fillova të qaj, sepse unë kuptova se ishte jeta ime që unë po përshkruaja. Prandaj iu lutem juve që keni fëmijë t'i jepni sa më shumë gëzim e dashuri atyre, sepse atyre u nevojitet shumë, e ata kanë shumë nevoj për këto ndjenja. Ata janë e ardhmja, e ndaj atyre u duhet mësuar gëzimi e dashuria, prandaj nëse dëshironi mund t'i lexoni këtë tregim atyre para se të fle
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





PERRALLA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PERRALLA
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Dacic: Politikanët serbë po tregojnë përralla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: