Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Heroi i Ganës ishte afër largimit nga Përfaqësuesja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Heroi i Ganës ishte afër largimit nga Përfaqësuesja Empty
MesazhTitulli: Heroi i Ganës ishte afër largimit nga Përfaqësuesja   Heroi i Ganës ishte afër largimit nga Përfaqësuesja I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 11:41 am

Heroi i Ganës ishte afër largimit nga Përfaqësuesja

Heroi i Ganës ishte afër largimit nga Përfaqësuesja 22-gyan5




Rustenburg, 22 qershor - Para dy vjetësh Asamoah Gyan, ishte afër t'i thoshte lamtumirë Përfaqësueses së Ganës, për shkak të rrjedhave brenda ekipit, por bashkëlojtarët ia ndryshuan mendjen. Dhe mirë bënë. Tash në Afrikën e Jugut, me golat e tij është afër të ndihmojë Ganës drejt një suksesi tjetër të madh - të sigurojë kualifikimin në rrethin e dytë të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010".

Gyan 24-vjeçar ka shënuar të dy golat e ekipit të tij në këtë Botëror, të fundit nga penalltia në barazimin kundër Australisë (1:1). Ai shënoi edhe golin e fitores kundër Serbisë (1:0) dhe përgjithësi golat e tij kanë vlerën e katër pikëve.
Ndeshjen e fundit në grup dhe vendimtare, Gana e luan kundër Gjermanisë.

Tash gëzimi i Asamoah Gyan i njohur si "Asamoah Dance" për shkak të mënyrës se si feston golat nuk është aq i madh sa ishte dëshpërimi në vitin 2008, kur së bashku me vëllanë e tij më të vjetër Baffour Gyan kërcënuan me largim nga ekipi, por insistimi i bashkëlojtarëve bëri që ata të ndërrojnë mendjen.

"Ky Botëror mund të jetë pikë kthimi për mua. Megjithatë, nuk do ta ngarkojë kokën me këto gjëra, sepse Ganës i duhet fitorja dhe kualifikimi në rrethin e dytë", tha Asamoah Gyan.

Gyan kishte një rol të tillë edhe në Kampionatin Botëror "Gjermania 2006" ku pati shënuar golin më të shpejtë. Atëbotë ai pati shënuar pas vetëm 68 sekondash lojë kundër Çekisë. Gana u kualifikua në rrethin e dytë, por Gyan u përjashtua nga dueli me Brazilin për shkak të simulimit.

Asamoah nuk ka pasur fillim të mirë te ekipi francez Rennes pasi përcillej vazhdimisht nga lëndimet. Mirëpo, te Gana ka një tregim tjetër për të. Vitin e shkuar e dërgoi në finalen e Kupës së Afrikës dhe shënoi tre nga katër golat gjatë këtij turneu.

Në pjesën e dytë të edicionit në Ligue 1, ai ka shënuar 13 gola dhe kështu ka bërë me dije se do të jetë ndër më të rëndësishmit te Gana.

"Lëndimet jo vetëm që kanë ndikim në paraqitje, por edhe në vetëbesim. Në fillim pata kohë të vështira. Por, pastaj gjërat u rregulluan dhe edicionin e përfundova në mënyrën më të mirë ne Francë, tash po tregohem i suksesshëm edhe te Gana", tha ai. Trajneri i mëparshëm i Ganës, Claude Le Roy e ka përshkruar Gyanin si miksim mes Didier Drogbës dhe Samuel Eto'os.

"Nuk besoj në një gjë të tillë. Unë jam Gyan dhe do të jem kështu gjithmonë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Heroi i Ganës ishte afër largimit nga Përfaqësuesja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjermania kundër Anglisë në 1/8 e finales Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, pas fitores prej 1-0 kundër Ganës, që po ashtu do të luajë në fazën tjetër falë golaverazhit më të mirë se Australia. Sk
» Donovan: Ishim naivë ndaj Ganës
» Dzeko pranë largimit
» Bent i zhgënjyer pas largimit nga Botërori
» Reina i dëshpëruar pas largimit të Benitez

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: