Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Letërsia e vjetër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Letërsia e vjetër  Empty
MesazhTitulli: Letërsia e vjetër    Letërsia e vjetër  I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 6:45 pm

<blockquote> <blockquote>

Hyrje



</blockquote> </blockquote>
<blockquote>

Letërsia e vjetër shqiptare

lindi dhe u zhvillua në mesjetë, kur vendi
ynë nën zgjedhën osmane, në kushtet
e shoqërisë feudale, ku ideologjia sunduese
ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe
përmbajtja
e saj është kryesisht fetare. Të nisur
nisur nga qëllime atdhetare, shkrimtarët
e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore

e didaktike, si:
"Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit ,
"Gramatika„
e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime
tërësisht
laike si ndonjë poezi e Budit, shume vjersha

të bejtexhinjve etj.
Atë që s'mund ta bënte letërsia
e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë
gojore, me krijimet e bukura folklorike, që
përbëjnë
një monument kulture të pandërprerë
gjatë gjithë qenies së tij, që
nga kohët më të lashta.
Shkrimi më i vjetër shqip që njohim
deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri
i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë
deri tani, është "Meshari„ i Gjon Buzukut,
botuar më 1555. Ky është libri i parë
i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri
i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi
shqiptare të shkruar në gjuhë të
tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më
e rëndësishme e këtij lloji është
"Historia e Skënderbeut„ e Marin Barletit
botuar rreth viteve 1508-1510 .
Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë
letërsinë e tre shekujve. Në qoftë
se në shekullin XVI u shkrua vetëm
"Meshari",
në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në
gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang
Bardhit, Pjetër Bogdanit etj., në Veri.
Një grup tjetër përbën prodhimi
letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme
të Shqipërisë së Jugut dhe të
Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë,
Elbasan, Gjirokastër dhe Janinë. Sidomos
në shekullin e XVIII dhe në gjysmën
e parë të shekullit të XIX, ky prodhim
përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve,

të tregëtarëve dhe të fshatarësisë
së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik
e kulturor të qyteteve të këtyre anëve.
Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve
1720-1770
Ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000
banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike
dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi
një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha
e shkolla të shumta; ndër to edhe një
shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur
Akademia
e Re, e ngritur nga Bushatllinjtë e
Shkodrës.
Kishte, gjithashtu, një biblotekë dhe një
shtypshkronjë, të njohura për kohën.
Rëndësi të veçantë jo vetëm
politike, por edhe kulturore mori Janina
sidomos në
kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi
janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja
(sh.XVIII).
Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII),
Anonimi
i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit
XVIII),
trimi suliot Marco Boçari, peshkopi Grigor
Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanë
kryesisht
karakter fetar ose mësimor, janë fjalore
disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë
kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe
në shkrimet e tyre përdorin kryesisht
alfabetin
grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i
Elbasanit,
Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e
ndonjë
tjetër, që krijuan edhe alfabete të
veçanta të shqipes, duke dashur të
vënë në dukje individualitetin e gjuhës
shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e
tjera.
Fakt i rëndësishëm i jetës letrare
të shekullit të XVIII dhe fillimit të
shekullit të XIX është krijimtaria
e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet

arab) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko
Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga
Berati: Zenel
Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga
Konispoli; Dalip
e Shahin Frashëri, nga Frashëri; Salih Pata
e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Një degëzim të veçantë
të letërsisë së vjetër shqiptare
përbënte letërsia arbëreshe, prodhim
i shqipëtarëve të emigruar në
Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.
Kjo letërsi njohu një rrugë të
gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri
nër ditët tona. Ndër autorët e
saj më të dëgjuar, mund të përmendim
Lekë Matrënga (1560-1619); Niko Katalano
(1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741);
Nikollë
Filja (1682-1769). Një etapë të re
në letërsinë e vjetër arbëreshe
shënuan veprat e Jul Varibobës (shek XVIII),

ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i
trajtimit
të materialit, por edhe cilësia e lartë
artistike, traditë e që u çua pastaj
me përpara nga shkrimtarët arbëreshë
të Rilindjes Kombëtare (De Rada , Dara (i
riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe
e përfaqësuar me një numër të
vogël veprash, rëndësia e letërsisë
së vjetër qëndron, në rradhë
të parë, në faktin se ajo është
shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar,

e qëndresës së tij kundër pushtuesit
e kulturës së huaj. Nëpërmjet
veprave të kësaj letërsie u ruajt e
gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe
tradita për shkrimin e saj.
</blockquote>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Letërsia e vjetër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letërsia moderne
» Letërsia e Pavarësisë
» Letërsia e Bejtexhinjve
» Letërsia Shqiptare
» Letersia shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: