Ilaçet antireumatizëm rrisin riskun e ulcerës dhe vdekjes
shendDhimbjet e kyçeve janë ndër arsyet më të shpeshta të cilat na çojnë tek doktori. Për këtë arsye ilaçet ( qetësuese të dhimbjeve reumatizmale) non-steroid anti-inflamator që mundësojnë një përmirësim simptomatik bëjnë pjesë në grupin e ilaçeve të rekomanduara më shumë në recetat mjekësore. Duke theksuar se në Amerikë shkruhen rreth 100 milion receta të cilat rekomandojnë ilaçet non-steroid anti-inflamatore dhe përdoren 40 miliard tableta aspirine pedagogu i degës së Gastrienterologjisë dhe sëmundjeve të brendshme në fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Uludag Prof. Dr. M.Enver Dolar pohoi se në Amerikë ka më shumë se 14 milion ndërsa në botë 300 milion të sëmurë që përdorin rregullisht ilaçet non-steroid anti-inflamatore. Ai deklaroi se tek përdoruesit e këtyre ilaçeve non-steroid anti -inflamator rritet risku i krijimit të ulcerës dhe komplikacioneve tjera (hemorragji, perforacion dhe vdekje).
Tek 25% e të sëmurëve që përdorin ilaçet non-steroid anti-inflamator shihen efekte anësore në sistemin gastrointestinal. Dr. Dolar gjithashtu tha se këta lloj ilaçesh mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve si kolit, hemorragji, ulcerë në sistemin e poshtëm gastrointestinal.
Duke shpjeguar domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të ilaçeve në 10% të të sëmurëve tek të cilët shihen efekte anësore të sistemit gastrointestinal, Dr. Dolar u shpreh se "në 10-15% të të sëmurëve që përdorin vazhdimisht ilaçe non-steroid anti-inflamator shfaqen ulcera gastro-duodenale. Dhe afërsisht 3% e të sëmurëve të këtij grupi preken dhe nga hemoragjia dhe perforacioni. Përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastrointestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni. Në analizat e bëra endoskopike është pare që përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamator rrezikohen dy here më shumë se të sëmurët me gastrit duodenal. Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe non-steroid anti-inflamator brenda javës së fundit. Ilaçet non-steroid anti-inflamator shkaktojnë dhe sëmundje si ulcerë, hemorragji, stricture, kolit në sistemin e poshtëm gastro-intestinal."
Duke theksuar se tek të moshuarit nuk shihen simptoma tipike të ulcerës Prof. Dr. M.Enver Dolar, pohon se shenja e pare e 50% të ulcerave të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator është hemoragjia ndërsa tek 60% e të sëmurëve që kalojnë një ulcerë kërcënuese për jetën vihet re një përdorim i ilaçeve non-steroid anti-inflamator. Ilaçet non-steroid anti-inflamator rrisin dhe riskun e zhvillimit të ulcerës peptike. Dr. Dolar tha se tek 30 % e personave që i marrin rregullisht këta ilaçe shfaqet një ulcerë active , ndërsa përdorimi për një kohë të gjatë i steroideve rrit edhe më shumë rriskun e ulcerës tek personat që kanë vuajtur edhe më pare nga ajo por ky risk nuk lidhet shumë me ilaçet non-steroid anti-inflamator.
Ilaçet non-steroid anti-inflamator që shkrihen në ujë(aspirina) kanë efekte më të forta topical. Në shumicën e ilaçeve non-steroid anti-inflamator ka pak përbërje acidi të dobët i cili nuk mund të jonizohet në mjedisin acidik të stomakut. Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve si aspirina, qetësuesit e dhimbjeve dhe veçanërisht ilaçet antireumatizmale dëmton cipën e stomakut dhe lehtëson krijimin e ulcerës. Dr. dolar gjithashtu thotë se: "kur ilaçet non-steroid anti-inflamator përdoren në mënyrë sistematike klinikisht mund të krijojnë ulçera shumë të thella. Prostaglandinët parandalojnë efektet anësore që mund të shkaktojnë ulçerë të ilaçeve non-steroid anti-inflamator. Mundësia e krijimit të ulcerës nga antikoret Prostaglandin është më e madhe se mundësia e parandalimit të ulcerave të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator prostaglandin analoge. Efektet akute të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator janë erozione sipërfaqësore të mukozës dhe hemorragji. Dëmtimi vihet re menjëherë dhe brenda pesë ditëve përfshihet e gjithë mukoza. Nëse personi vazhdon të marrë këta ilaçe atëherë duke hyrë në punë mekanizma e adaptimit gastritit mund të heqë dëmtimin e mukozës. Fenomeni i adaptimit realizohet me rritjen e shumimit të qelizave të mukozës dhe rregullimin e qarkullimit të gjakut. Nëse procesi i adaptimit nuk është i mjaftueshëm klinikisht tek disa të sëmurë shfaqet ulcera." /gs/