| Nga Lulzim Logu | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:37 pm | |
| Gjumi i nënës
Sytë i janë mbyllur, merr frymë ngadalë Por nuk mashtrohem, nëna kurrë nuk fle.
Edhe ashtu, nënat janë zgjuar Që të flenë fëmijët mbi dhe’…
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:37 pm | |
| Gështenjat.
Pikin gështenjat Në shtjellën e erës.
Shiu ta lag dritaren Ta zë shikimin.
S’ke ku ti krehësh flokët Ku ti shohësh sytë.
Vetëm zjarri të ndihmon Të më kujtosh.
Si zjarri, kur jam me ty S’di për fikje.
A mendon ndonjëherë A mendon për hirin?!
Pikin gështenjat Në shtjellën e erës.
Në zjarrin prushshumë Piqen të tjerat.
Një e nga një në gji Aty pranë zemrës.
Gështenja të ngrohta Në u ftohshin fjalët…
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:38 pm | |
| Dredhëzat.
Dredhëzat tani nuk i dua më Megjithëse pikojnë lëng të kuq Megjithëse më kujtojnë Buzët e tua.
Veç unë e di ç’kam hequr Për ti harruar… | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:38 pm | |
| Stinë.
Dimri me shiun e ftohtë Shiu i ftohtë, ti që qan.
Vera me diellin e egër Dielli i egër, ti që qesh.
Vjeshta me gjethen e zbehtë Gjethja e zbehtë, ti që ikën.
Pranvera me lumin e etur Lumi i etur , ti që vjen.
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:38 pm | |
| Njeriu.
Njeriu qëkur ëndërron lumturinë e madhe Njeriu sot vdes për një orë liri Njeriu, të vetën pronë, mund ta bëjë hënën Njeriu, zvarriset i mjerë , në uri.
Njeriu, vuan, për të bukurën dhe shpresën Korret nga sida dhe vdes me drogë Njeriu, për atdhe mund ta bëjë dhe marsin Njeriu kryqëzohet si lypsar në botë.
Njeriu, sot matet me kohën, ta mundë atë Njeriu, diku në glob, rrethohet me tel si kafshë Beson pafund, shan pafund zotin Dhe se ndan dot ferrin me parajsë.
Njeriu, qëkur, ëndërron lumturinë e madhe Njeriu, sot vdes, për një orë liri Njeriu, pareshtur thyen mite, piedestale Dhe kurrë s’gjen qetësi.
Ah, njeri! | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:39 pm | |
| Kur të kthehesh.
Kur të kthehesh, do të jetë vonë Zëri më është mekur Dhëmbët më kanë rënë Si ujk i vetmuar flë gurëve të bjeshkës Dhe vdekja rri mbi mua si hënë…
1999.
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:39 pm | |
| Ajo.
Ajo shkoi, siç shkojnë gjërat që vijnë rrallë Kur plaket njeriu, vdes dhe për një puthje
Ajo shkoi, ditët vazhdojnë komplekse Pjesë e zotit të pakënaqur që përsos Në marrinë që quhet lindjevdekje Ajo shkoi…
Ajo shkoi, befas u bë e domosdoshme Rri në mua, ekuilibër i shpirtit të vrarë Dhe çuditërisht jeta s’ndihet boshe Ajo shkoi…
Ajo shkoi dhe kujtohem se duhet vazhduar Se duhet të ndihem prapë i gjallë Por përbuz të qënit e harruar Ajo shkoi…
1999. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:39 pm | |
| Shtëpishkreta.
Vetëm një mace, rron me thërrime Shtëpishkreta, vdes, ngadalë, në vetmi Dikur vilë e bukur, si prej ëndrre Tani po humb në hiç dhe në shi.
Shtëpishkreta ikën pakuptuar Si të gjitha vdekjet tona Sa shumë më dhimbsen lastarët e thyer Dhe dashuritë, shndrruar në jehona…
Bytyç, 1998. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:40 pm | |
| Pa titull.
Mi bënte shuk letrat Puthjet mi përbuzte Flokët s’mi pëlqente Vetëm sytë.
E dija, duhej ikur S’bëja për pasqyrë…
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:40 pm | |
| Ditët e mia.
Ditët e mia të pafajshme Varen në kremastar kujtimesh Të vjetra, të idhta, qajnë pa zë Qajnë duke buzëqeshur.
Ditët e mia krenare, sa s’thuhet Rreziten në diellin, që akoma s’ka lindur Duke besuar se bëhen më të mira Me gjaklindje veshur.
Ditët e mia të vërteta, si fryma ime Idealiste si ëndrrat që shohin, tragjike si ëndrrat që si panë Vdesin ngapak në pritjen e përjetshme Për të qënë më të mëdha.
Ditët e mia, fëmijë kopshti zënë për dore Pa edukatore në trafikun e sotëm të jetës Shtrëngohen rreth vetes ti ikin vdekjes Që si bushtër u leh tek ecin.
Ditë e mia, ikin shpejt pa kuptuar Stinë që meritueshëm, mendoj se janë jetuar Duke larë borxhet e vjetra dhe të reja Pa mëkate njerëzore ngarkuar.
Ditët e mia, shkojnë thjeshtë nga jeta Pa epitaf dhe gur te koka të rëndë Siç shuhen yjet netve të vona të verës Mbi ëndrra të brishta, kur ranë.
Ditë e mia, i kam dashur shumë Ditët e mia, sa fort ju dua Mbi supet tuaja, më zë gjumi Në gjirin tuaj , duke pushuar.
Lamtumirë, ditët e mia që shkuat Mirësevini, ditë të tjera Qoftë lëvduar jeta juaj Qoftë lëvduar , vdekja!
1996. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:41 pm | |
| Fillim vere.
Shuhet pasditja e bukur Në apartamentin komod Brenda muresh dhe qelqesh Kafaz modern.
Troftat lodrojnë në lumë Retë luajnë me avionet e linjës Dhia e egër po kthehet në shpellë Ujku ka nisur sokëllimën.
Dashuria e djegur s’bëhet më Të puthurat bien erë blozë Shpirti, një grumbull hiri Ku gacat, kurrë s’ndizen zjarr.
Por nesër, lind prapë ditë e re E bërë nga zoti për njeriun e lirë I burgosuri qiellin e kujton kurth Dhe nuk e kupton hapësirën.
Shuhet pasditja e bukur Në apartamentin komod Një fillim vere që nuk vjen më S’ka më kthim të asaj që shkoi…
1996. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:41 pm | |
| Letrat që digjen.
Të zverdhura si gjethe Letra dashurie Ferrparajsa ime Peng i kujtimit.
Digjeshin ngadalë Duke kërcitur Sikur brinjët e mia Kur therin dimrit.
Ashtu ngadalë Pa flake të dukshme Digjeshin vetë Dhe digjnin. Tani i iki zjarrit Zjarrit të madh në vatër Nga frika ime Të mos shkel hirin…
1999.
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:41 pm | |
| Hiri.
Endrra ime e hershme Zjarri që s’di për fikje Pengu im i vonë Fikja e hershme Hiri që mbetet Kurrë nuk tretet…
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:42 pm | |
| Shi.
Kullon mbi mua Rrjedh vetes time Ndihem veç lot Ndihem veç mall Ndihem i shuar Pa eshtra, pa muskuj Lëndë pa formë Po i kthehem tokës Molekul dhimbje Pjesë e turbullt e saj.
Po shiu, s’ka faj!...
1 korrik 2001. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:42 pm | |
| Fryma.
Çdo mëngjes, po eci më ngadalë Çdo mesditë, po më merret ngapak fryma Çdo mbrëmje, më herët i afrohem shtratit tim Çdo mesnatë , po ndihem më i vetmuar…
Eshtë fundprill, është fillim maj Por nuk qaj…
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:42 pm | |
| Asgjë me vete
Asgjë me vete s’ke me marrë Kur të shkosh nga kjo botë Përveç dashurisë shumëzuar në kujtime Që përbën shpirtin tënd Më tha së fundi në ndarje e pangopur me dashurinë që i kisha dhënë.
Netve ngujohem në qiellin mbi krye Ku një yll ndizet e shuhet pareshtur Përmbi hënë… S’ka më kohë.
Tani s’ka më kohë për mëkat Në qoftë ky veprim mëkat Kur unë lidhem i tëri pas teje O zot, ato vijat paralele të buzëve tua Hekurudha e vetme për në parajsë?!
Tani s’ka më kohë për mëkat Në qoftë ky veprim marri O zot , ata sytë e tu, shpella pafund Hone ku rashë papritur një ditë Por, kurrë nuk mund të dal perseri?!
Tani s’ka më kohë për mëkat A është vertet mëkat, apo diçka tjetër O zot, tip o ikën papritur prej meje Po kush pas teje, kush pas teje mbetet?!
2008 | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:42 pm | |
| Kuajt.
Ma kanë zënë hisen e hënës duke fjetur në këmbë Në ag’ dielli lind copëtuar pas veshëve të tyre Dhe yjet e fundit rrëzohen në jelet e lagta…
Qentë.
Qentë sonte e qajnë hënën skaj mali Era pastaj e mbulon me re të zeza Vdes e dashura e tyre ulërimash…
Qyqja.
Në muzg mbeti veç ajo me ku ku të mekura Dhe hëna e ngrirë si drapër i ndryshkur Që s’ja priste dot kokën …
Mesnatë.
Dhi e egër piu ujë dhe rrëzoi gurë në hone Mëngjesi mban frymën dhe gjurmën e saj Por kurrë s’munda t’ja shoh sytë…
Qirinjtë.
Sa shpesh digjen netve tona të gjata si kujtime Në pjatën e madhe të natës shuhet shpirti I dashurive të dyllta…
Ora.
Ndalet ora e murit papritur, lavjerrësi bie Veç qelqi që thyhet pastaj, kris një çast Koha vdes si zemër… | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Sat Sep 18, 2010 12:43 pm | |
| Lulzim Logu Lulzim Logu ka lindur në B. Curri, në vitin 1960, shkollën e mesme e ka kryer në vëndlindje, më pas është diplomuar për biologji, në vitin 1984. Me shkrime publicistike, cikle me poezi për fëmijë dhe të rritur, me prozë dhe kritike letrare ka filluar të merret herët, ndërkohë që ka botuar këta libra:
1. Kohën e ëngjëllit - Poezi, 1999, Tiranë 2. Hiri - Poezi, 2002, Tiranë 3. Pinoku I qytetit magjik- Poezi, 2002, Tiranë 4. Tropoja, enciklopedia e vogël, 2008, Tiranë 5. Akoma hiri im - Poezi, 2009, Prishtinë 6. Kujtimet e ujqërve gri - tregime, 2009, Tiranë
Për një kohë të gjatë ka drejtuar Lidhjen e Shkrimtarëve, dega Tropojë, Klubin Letrar: " Tropoja", aktualisht drejton Shoqatën e Shkrimtarëve të Tropojës, është anëtar i Lidhjes së Poetëve Nderkombëtarë të Globit, W.P.S, është botuar në gjuhen angleze dhe ruse, në disa cikle poetikë. Jeton dhe punon në B. Curri. | |
|
| |
Gjon Neçaj Anëtarë i MG
Postime : 1
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu Tue Oct 26, 2010 7:37 pm | |
| Lul,te uroj suksese i dashur mik i mire. Poezi te mrekullueshme dhe me ndjenje. Perzmersisht,Gjoni | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Nga Lulzim Logu | |
| |
|
| |
| Nga Lulzim Logu | |
|