BeLti Anëtarë i MG
Postime : 1065
| Titulli: Sëmundjet më të shpeshte të vjeshtës Tue Sep 28, 2010 6:50 pm | |
| Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Shumë ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë? E rëndësishme është të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike. Ja se çfarë sugjerojnë mjekët. Gjatë stinës së vjeshtës ditët shkurtohen në mënyrë progresive, temperatura ulet ndjeshëm, njerëzit janë më të predispozuar për të kaluar më shumë kohë në vende të mbyllura dhe të ekspozohen gjithmonë e më pak në diell. Depresioni Ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje në organizmin tonë një nga mekanizmat më kompleksë të lidhur me prodhimin e serotoninës, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha, na bën të ndihemi energjikë, me humor të mirë dhe të ngrohtë. Ja përse në stinën e verës është më e lehtë të ndihesh më në formë. Ky është edhe shkaku që në stinën e vjeshtës shumë të tjerë ndihen të lodhur, pa energji dhe humor për të përballuar ditën. Duke u reduktuar orët e ekspozimit në diell, reduktohet edhe prodhimi i serotoninës. Po flasim për të famshmen SAD (Seasonal Affective Disorder), quajtur ndryshe depresioni sezonal. Melatonia është një tjetër mekanizëm që kontribuon në “ushqyerjen” e depresionit sezonal. Gjatë ditëve tipike me shi të vjeshtës, drita reduktohet ndjeshëm dhe truri ynë reagon duke prodhuar hormonin e qetësisë dhe gjumit, melatoninën. Kjo e fundit prodhohet në sasi të mëdha nëse jemi të lodhur dhe kemi nevojë për të fjetur e për t‘u çlodhur. Problemi lind në momentin që për shkak të punës dhe impenjimeve të përditshme, nuk është e mundur të flesh, por ke nevojë për vëmendje dhe dinamizëm. Në këtë kontekst është e thjeshtë të ndihemi nervozë, pa humor dhe shumë të lodhur. Depresioni sezonal kurohet nga Xhenseni bima më e njohur për efektet e saj pozitive dhe energjike. Kjo bimë është më e preferuar për t‘u përdorur gjatë ndërrimit të stinëve, dhe vepron shumë shpejt duke na dhënë forcë e na bën të ndihemi mirë. Momenti më i mirë për ta përdorur është mëngjesi, por nëse është e nevojshme mund të përdoret edhe në drekë. Mirë është të pihen një deri në tre gota në ditë. Grifonia Grifonia njihet ndryshe si bima e humorit të mirë. Ajo është një tjetër bimë e domosdoshme në vjeshtë është ajo që njihet me emrin shkencor Grifonia, e cila ka nisur të përdoret gjithmonë e më shumë këto vitet e fundit, duke parë efektet pozitive që ka mbi humorin tonë. Në të vërtetë, ajo është shumë e pasur me 5HTP, një aminoacid që trupi ynë arrin ta kthejë në serotoninë. Ajo këshillohet për të gjithë ata që ndihen nervozë, jo të qetë dhe pa humor. Gjendet në farmaci në formën e kapsulave. Doza e këshilluar është një kapsulë në mëngjes dhe një në mbrëmje. | |
|