Perdorimi i ilaceve te teperta rendojne shendetin
Kishte qene gjithnje shume i perkushtuar ndaj punes dhe familjes, deri sa nje dite, pak dite pasi mbushi 58 vjec, Mario ndryshoi papritur karakter, duke u shnderruar ne nje vartes ndaj lojerave te fatit. Terhiqte shuma te medha parash nga llogaria bankare, me pas filloi te vidhte fshehurazi portofolat e familjareve, u kerkonte te afermve dhe miqve para borxh, duke u treguar genjeshtra.
Bashkeshortja, e cila nuk po e verente ndryshimin, mbeti e shokuar kur pa se edhe bizhuterite e saj ishin zhdukur. Ne fund, kur u zbulua gjithcka, u vu re se gjerat kishin ndodhur per shkak te efekteve anesore te nje ilaci: kur mjeku i familjes zevendesoi pramipexolin (mirapex), nje antagonist i dopamines, me te cilin po kuronte simptomat e semundjes se parkinsonit te Mario, burri u shnderrua ne babain e dashur sic kishte qene gjithmone.
Rasti i Marios tregon se efektet anesore te ilaceve nuk mund te dallohen lehte, por per shkak te ngjashmerive te shumta, perdoren teper. Nje sere studimesh tregojne se reaksionet e nxitura nga ilacet shkaktojne ne 5-7% te rasteve te semure, te cilet duhet te shtrohen menjehere ne spital. Kjo perqindje rritet ne baze te moshes dhe ilaceve te marra. Megjithate, ky nuk eshte thelbi i problemit. Para disa vitesh, nje studim i publikuar ne nje reviste shkencore ka llogaritur se cdo vit, ne spitalet angleze, efektet anesore te ilaceve shkaktonin 250 mije te semure, duke u kushtuar keshtu spitaleve kombetare nje pagese prej 466 milione sterlinash.
Por perse i kushtohet kaq pak rendesi nje problemi shume te perhapur? Shkaqet jane me shume se nje. “Problemi kryesor vjen si pasoje e nje studimi jo te rregullt e te mjaftueshem ne universitet”, thote nje kompani ilacesh. Nder te tjera, informacioni i kesaj industrie ka prirje te nenvleftesoje problemet, e pavaresisht efekteve mbi popullaten dhe kostove, nuk eshte raportuar si problem i shendetit publik; ne fund diagnoza eshte e veshtire.
Veshtiresia per te diagnostikuar nje semundje po rritet gjithnje e me shume. Nje studim i publikuar ne “Archives of Internal Medicine” nga studiuesit e Pensilvanise dhe Karolines se Veriut, ka treguar se ne shtate vjet, nga 1998-2005, efektet anesore te ilaceve jane rritur ne 2,6 here, nderkohe qe pasojat fatale jane trefishuar.
“Efektet e renda anesore rriten me nje shpejtesi kater here me te madhe se rritja e precizonit farmaceutik. Gjithashtu, ilacet me moderne jane absolutisht me te rrezikshme: ne shtate vjet, efektet e renda anesore te 13 ilaceve bioteknologjike jane rritur 15,8 here”, thote nje studiues nga Karolina e Veriut.
Ndoshta me shume te prekur nga ky rrezik jane te moshuarit. Shpesh ata marrin nje “koktej” ilacesh: antidepresive, per tensionin, diabetin, gjumin, madje ka ndodhur qe edhe vete mjeku, i cili u ka dhene receten, t’i harroje pjesen me te madhe te tyre. Pra, ne njefare menyre te moshuarit jane konsumatoret me te medhenj te ilaceve. Sot, efektet anesore te ilaceve jane shkaku i peste i vdekshmerise ne Shtetet e Bashkuara.
Ne fakt, te te moshuarit, organet e ndryshme, si zemra, mushkerite, veshkat nuk funksionojne me si me pare dhe ilacet tentojne te ndihmojne ne funksionimin e tyre. Per kete arsye, me mirekuptimin e mjekut, te moshuarit duhet te nisin terapite me dozen me te ulet, 1/3 ose 1/2 e dozes. Kjo doze mund te rritet me kalimin e kohes nese eshte e pamjaftueshme. Megjithate nuk eshte rruga e vetme per t’u mbrojtur.
Cdo porosi e mjekut duhet te ndiqet me kujdes dhe te pakten cdo 3-6 muaj duhet te vizitoheni per te ulur ne maksimum dozen e ilaceve. Dhe nese kjo ndodh, duhet te merrni ilacet qe jane me te nevojshme. Nje terapi nuk duhet te “kuroje” vetmine ose izolimin. Ne kete rast do te ishte e keshillueshme nje shetitje, apo nje pune e vogel per te hequr mendjen, po ashtu edhe nje antidepresiv. Nese jeni mbipeshe beni pak gjimnastike ose mundohuni te mbani diete.
Per hipertensionin ose kolesterolin e larte, beni mire te ndryshoni stilin e jeteses. Pra te perdorni ilace vetem nese ato jane vertet te nevojshme. Gjithashtu duhet te shmangni ne maksimum te gjitha ilacet e reja qe nuk kane nje perdorim te konsoliduar. “Disa ilace provohen me studime te 800 paciente, te tjere te 20 mije. Efektet anesore me te rralla mund te shfaqen vetem pas hedhjes ne treg”, tregon nje nga drejtoret e repartit te ilaceve.
Jo rastesisht, mes viteve 1975-1999, ne Amerike jane aprovuar 548 ilace dhe 10,2% e tyre jane terhequr nga tregu me kalimin e kohes. Mes viteve 2000-2001, ne Europe, 6 ilace u terhoqen nga tregu, ndersa 10 te tjere moren autorizim per te dale. “Kohezgjatja mesatare e komercializimit per ilacet e terhequra nga tregu, sipas studimeve eshte mesatarisht 4-5,4 vjet”, pohon nje dekane farmakologjie.
Nuk ka ilace te cilat nuk te bejne keq. “Edhe aspirina (nuk ka mbetur i semure me zemer pa e perdorur, sepse ka treguar se ul rrezikun e infarkteve 15-20%) ka efekte anesore si gjakrrjedhje dhe ulcere”, shpjegon nje kardiolog. Per sa i perket paracetamolit, i cili perdoret shume nga te gjithe njerezit, mund te demtoje melcine.
Nje studim i publikuar ne “British Medical Journal” ne vitin 1996 e tregonte si shkakun kryesor per helmim ne Mbreterine e Bashkuar. Kater vjet me vone, nga perdorimi i paket i ketij ilaci, perqindja e te semureve qe vuanin nga melcia ishte zvogeluar ne 65%. Gjithashtu, duhet te beni kujdes me ilacet qetesuese, antidepresivet, ilacet e gjumit. Keto duhen perdorur per ndonje rast urgjent dhe nderprerja duhet te jete e vazhdueshme, sipas keshillave te mjekut.
Gjithashtu para se te pini nje ilac duhet te lexoni gjithmone manualin e perdorimit (ku perfshihen edhe efektet anesore) dhe te beni kujdes karshi cdo ndjesie qe ju krijohet. Nje studim i koheve e fundit ka treguar se pacientet nuk i njohin 37% te efekteve anesore dhe ne pjesen me te madhe te rasteve nuk flasin me mjekun. I pari qe duhet te shqetesohet per efektet anesore eshte personi qe merr ilace.