Një grup kërkuesish anglezë kanë hartuar listën e tetë simptomave, që më shumë se të tjerat mund të shënojnë praninë e një tumori në organizëm.
Bëhet fjalë për:
- gjak në urinë
- anemi
- gjak në jashtëqitje
- kollë me gjak
- gjëndër ose kokërr në gjoks
- përtypje me vështirësi
- gjakderdhje kur je në menopauzë
- rezultati jo normal i një analize prostate
Sigurisht që janë dukuri të rralla dhe jo domosdoshmërish diktojnë probleme onkologjike, megjithatë, sipas asaj që thonë autorët, një në njëzet raste tregon se janë simptoma të një sëmundjeje të keqe tumorale dhe një arsye shumë e fuqishme për t’iu drejtuar menjëherë mjekut dhe për të bërë analizat e nevojshme.
Për më të rinjtë, nën 55 vjeç, dy janë anomalitë që hyjnë në kategorinë e “alarmit të kuq”: një gjëndër apo një masë në gji dhe kërkesa për një analizë prostate.
Për meshkujt më shumë se 55 vjeç, vëmendje e madhe u kushtohet problemeve që lidhen me përtypjen, që mund të tregojnë një tumor në ezofag, ndërsa për gratë mbi 60, gjaku në urinë kërkon bërjen e analizave urgjente për të parë problemet me veshkat.
Në të njëjtën mënyrë, shpjegojnë në një editorial në revistë, gjendja e një anemie të theksuar mund të jetë shenja e parë e një tumori në zorrë për të moshuarit, por që ka më pak mundësi të ndodhë me një 20-vjeçare. Mjeket porositin se çdo ndryshim i pazakontë apo i vazhdueshëm në trupin tuaj meriton të kontrollohet me kujdes.
Megjithate, studimet tregojne se eshte se reduktuar ndjeshëm vdekshmëria nga tumoret në Europë. Sipas llogaritjeve të fundit, kjo shifër është 10 për qind më e ulët në dhjetë vitet e fundit. Sigurisht që merita për këtë u takon stileve më të mira të jetesës, kurave më të mira dhe kontrolleve parandaluese.
Duke komentuar të dhënat, mjekët saktësojnë se: “Kontrollet dhe diagnoza e hershme kanë kontribuar në reduktimin e vdekshmërisë nga kanceri në qafën e mitrës dhe ai i gjirit, por në rastin e dytë shumë u detyrohet përmirësimit të kurave. Terapitë e fundit kanë luajtur një rol vendimtar në uljen e numrit të vdekjeve nga kanceri i testikujve dhe leucemive”.