Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.
Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.
Aftësitë kuruese të dardhës janë:
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.
Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.
Përgatitja
Merren 100 gr gjethe të freskëta dardhe apo të thata, futen në një litër ujë të posavluar dhe lihen 30 minuta të mbuluara. Ftohet dhe kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë radhazi.
Merren 40 gr lëkurë apo lëvore dardhe dhe zihen 30 min me 200 ml ujë në enë të mbuluar.
Ftohet, kullohet dhe pihet nga një gotë ujë esëll në mëngjes për 12 ditë me radhë. Çaji përgatitet çdo ditë në temperaturë mesatare.
Për shërimin e hemorroideve merren 50 gr lëvore të thata të dardhës, 10 gr lëvore të thata qepe, 20 gr rrënjë hithrash. Të gjitha përzihen dhe zien për 30 minuta me 250 ml ujë.
Ftohet e kullohet dhe pihet 3 herë në ditë para buke (duhet të pihen 2 doza për 2 ditë).