Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Duhani, shkaku i parë i vdekjeve në botë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Duhani, shkaku i parë i vdekjeve në botë   Empty
MesazhTitulli: Duhani, shkaku i parë i vdekjeve në botë    Duhani, shkaku i parë i vdekjeve në botë   I_icon_minitimeTue Oct 26, 2010 6:35 pm

Përdorimi i duhanit është tani shkaku i parë i vdekjeve në botë. Drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se jo të gjitha vendet e botës po marrin masat e nevojshme për ndalimin e duhanit. Dr. Thomas Frieden, po ashtu përmendi kërcënime të tjera për shëndetin global kohët e fundit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington.
Më tepër se 5 milionë njerëz vdesin çdo vit ngaqë pijnë duhan, shumë prej tyre në vendet në zhvillim. Doktor Thomas Frieden përmend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e të cilëve kundër duhanit kanë pasur sukses. Ai thotë se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende të tjera.
"Duhani është tani shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Ai shkakton më tepër vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria të marra së bashku. Dhe ndryshe nga këto sëmundje, të cilat janë duke u pakësuar, duhani po bëhet tani më tepër shkak i vdekjeve", thotë doktori.
Por pirja e duhanit është jo vetëm një nga problemet kryesore të botës, thotë Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet në trafik po bëhen si epidemi. Ai thotë se çdo vit në trafik humbin jetën më tepër se 1 milionë vetë, mes tyre edhe njerëzit që ecin më këmbë dhe me biçikletë:
“Ajo që do të ndodhë në 20-25 vjetët e ardhshëm, në se nuk marrim masa urgjente, është se vdekjet në trafik do të shtohen nga 2 për qind të të gjitha vdekjeve që përbëjnë tani, në 3 për qind e gjysmë. Ato do të bëhen shkaku i 5-të i vdekjeve në mbarë botën”.
Dr. Frieden thotë se infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, si tuberkulozi, vazhdojnë të jenë një tjetër problem kyç. Ai thotë se një miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe dy miliardë e gjysmë jetojnë në kushte jo të mira sanitare. Ai thotë se në se njerëzit do t’i kishin këto kushte të nevojshme, do të parandaloheshin vdekjet e miliona njerëzve, mes tyre fëmijë që vdesin nga diarreja:
“Ende ka raste të kolerës në shumë vende të botës, gjë që pasqyron dështimin tonë për të siguruar ujë të pijshëm dhe kushtet e nevojshme sanitare”.
Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se SIDA vazhdon të jetë shkaktari kryesor i vdekjeve në Afrikë. Ai thotë se pjesë e problemit është se gjysma e njerëzve të infektuar me virusin HIV, që shkakton SIDË-n, nuk e dinë fare se janë të infektuar:
“Ne e dimë se njerëzit që e dinë se janë të infektuar nga sëmundja është më pak e mundur të ta përhapin infeksionin tek njerëzit e tjerë dhe e vetmja mënyrë për të marrë ndihmën e nevojshme është të dish që je i infektuar”, thotë Frieden.
Dr. Frieden thotë se obeziteti po ashtu është një problem përherë e më shqetësues për shëndetin. Ai thekson se tani në botë ka më tepër persona mbi peshë, se sa nën peshë.
Ai shton se numri i përvitshëm i vdekjeve nga kanceri mund të përgjysmohet, nëse njerëzit e lenë duhanin, kanë një dietë më të shëndetshme dhe aktivitet më të madh fizik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Duhani, shkaku i parë i vdekjeve në botë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkaku i dëmtimit të pankreasit
» Nga pesë infarkte, katër shkaktohen nga duhani
» Duhani, në ç’masë është ai i dëmshëm
» Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
» Frutat, “sekreti” për të hequr dorë nga duhani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: