Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Si të përforcojmë kujtesën?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Si të përforcojmë kujtesën? Empty
MesazhTitulli: Si të përforcojmë kujtesën?   Si të përforcojmë kujtesën? I_icon_minitimeSun Oct 31, 2010 6:45 am

A e harroni shpesh emrin e personit që takoni? A ju ka ndodhur vallë të harroni vendin ku keni lënë çelësin apo të mos jeni të sigurtë nëse e keni mbyllur derën? Edhe pse rrallë secili mund të përjetojë harresa të tilla, shqetësuese është përsëritja e vazhdueshme e tyre.
Sipas një lajmi të publikuar në “Foxnews”, pas moshës 20 vjeçare truri fillon të humbasë neurone dhe trupi fillon të prodhojë më pak kimikate te nevojshme për një punë të favorshme të trurit. Por fatmirësisht ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëni për ta ngadalësuar këtë proces. Ja disa këshilla për të pasur një kujtesë të fortë:

1. Konsumoni ushqime të shëndetshme: një ushqyerje e ekuilibruar nuk është e rëndësishme vetëm për trupin tuaj. Në të njëjtën kohë është e nevojshme dhe për trurin dhe kujtesën. Sipas Akademisë Neurologjike amerikane, konsumimi i frutave dhe zarzavateve të pasura me antioksidues si luleshtrydhe, portokalli, spinaq, karota, domate, brokoli dhe molla vendase ulin me 11 per qind riskun e paralizës.

Ndërsa një studim tjetër tregon se antioksiduesit dhe polifenolet e gjendura tek boronicat dhe rrushi, zhvillojnë aftësinë e qelizave të trurit e cila shërben për komunikimin me njerëzit e tjerë dhe parandalojnë ndikimin nga dëmtimet e trurit.

Bashkë me frutat dhe zarzavatet acidi folik dhe vitamina B parandalojnë humbjen e kujtesës dhe ulin riskun e sëmundjes Alzheimer.

2. Bëni ushtrime: ju duhet të bëni ushtrime për të ruajtur formën e muskujve. Por a dini që ushtrimet i bëjnë mire dhe kujtesës suaj?

Ushtrimi kardiovaskular ndihmon në parandalimin e humbjes së kujtesës. Doktorët mendojnë se ky ushtrim rregullon qarkullimin e gjakut që shkon në tru dhe pakëson humbjen e qelizave të trurit të cilat shtohen në pleqëri. Ekzaminimet e trurit tregojnë se tek burrat në moshë të cilët zhvillojnë ushtrime fizike lëndët gri (truri përbëhet nga dy gjysmësfera të cilat mbështillen me një lëndë gri. Kjo lëndë gri ndryshe quhet korteks dhe kontrollon sjelljen e njeriut, të mësuarin, kujtesën dhe të menduarin) janë më mire se tek ato të cilët nuk bëjnë ushtrime fizike.

Nuk është e nevojshme të merrni pjesë në maratonë për të mprehur kujtesën tuaj. Ushtrimet fizike dhe mendore mund t’ju ndihmojnë në luftën kundër humbjes së kujtesës. Bëjini rregullisht ushtrimet aerobike por mos e teproni. Sepse një dehidratim i shkaktuar nga ushtrimet e tepërta mund të dëmtojë funksionet e kujtesës.

3. Ushtroni trurin: ju duhet ta vini trurin në punë nëse doni ta zhvilloni atë. Duke e mbajtur atë sa më aktiv do të nxisni neuronet të krijojnë lidhje të reja. Kjo gjë mban të freskët kujtimet dhe parandalon humbjen e kujtesës. Mund të bëni shumë gjëra për ta ushtruar trurin. Disa prej tyre janë zgjidhja e fjalëkryqeve, shahu, leximi i librave dhe qëndrimi aktiv. Edhe mësimi i një vegle muzikore, i një gjuhe të huaj apo mësimi i ndonjë gjëje të re është i dobishëm. E rëndësishme është që këta aktivitete të bëhen në mënyrë të vazhdueshme.

4. Merrni përforcues kujtese: shkenca e ka pranuar se përforcues si zinku dhe acidi folik janë të dobishëm në zhvillimin e trurit. Specialistët theksuan se përforcuesit e tjerë ushqimorë ndihmojnë në përforcimin e funksioneve të trurit dhe parandalojnë humbjen e hershme të kujtesës tek meshkujt. Ja disa nga përforcuesit ushqimorë:

- Antioksiduesit: ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nervore dhe zhdukin radikalet e lira të dëmshme.

- Ilaçet bimore ndihmojnë në prodhimin e neurotransmetuesve të përdorur në transferimin e sinjaleve nervore në tru.

- Kumbulla japoneze: e njohur si ilaç popullor, kumbulla japoneze është një ilaç tradicional në përforcimin e kujtesës. Ka një veçori të forte antioksiduese dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut në tru. Në të njëjtën kohë rregullon qarkullimin e gjakut në tru dhe mundëson elasticitetin e enëve të gjakut. Po ashtu u siguron qelizave nervore ushqyerjen më të mire me oksigjen.

- Vitaminat B : vitaminat B të nevojshme në shumë procese metabolike në trup janë të rëndësishme për gjithë shëndetin e trupit. Për sa i përket trurit kemi vitaminën B 12 dhe acidin folik.

Përveç shmangies së problemeve gjatë lindjes, acidi folik është i domosdoshëm dhe për neurotransmetuesin e trurit. Mungesa e acidit folik është e lidhur me humbjen e kujtesës. Bëhet e ditur se personat të cilët kanë një kujtesë të forte kanë një nivel të lartë acidi folik.

Fosfatidikolin dhe fosfatidilserin:këta dy përforcues ushqimorë janë acidet yndyrorë apo fosfopolidet e ndodhura në cipat qelizore. Luajnë një rol të rëndësishëm në elasticitetin e cipës qelizore dhe mbajtjen e saj në trajtë të lëngshme. Në të njëjtën kohë luajnë dhe rolin e lajmëtarëve të transmetuesve të trurit. Niveli i Fosfatidilserinës pakësohet bashkë me yndyrnat. Ky përforcues ushqimor ndalon dobësimin e kujtesës dhe përqendrimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të përforcojmë kujtesën?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faktorët që rrezikojnë kujtesën
» SMS, e-mail dhe chati dëmtojnë kujtesën
» Lëngu i mollës i mirë për kujtesën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: