Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit
Homo
sapiens (
Latinisht: "njeri i zgjuar"
ose "njeri i ditur") dhe familjes
Hominidae,
familjes së madhe të majmunëve.
[2][3] Ata
janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë
Homo.
Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte
abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e
problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i
mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë
shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat. ADN-ja mitokondriale dhe
gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës
rreth 200000 vjet më parë.
[4] Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8
miliard.
[5]Si shumica e primatëve, njerëzit janë të shoqërueshëm si natyrë.
Gjithsesi, njerëzit janë shumë më të aftë përsa i përket shfrytëzimit
ose përdorimit të sistemeve të komunikimit për të shprehur dhe shkëmbyer
idetë dhe emocionet dhe gjithashtu për t'u organizuar. Njerëzit
krijojnë struktura komplekse shoqërore të përbëra prej shumë grupesh që
bashkëpunojnë dhe rivalizojnë, duke filluar që nga familja e deri te
kombi. Ndërveprimi shoqëror mes njerëzve ka ngritur dhe përforcuar një
larmi vlerash, normash sociale dhe ritualesh, që së bashku formojnë
bazat e shoqërisë njerëzore. Njerëzit kanë një vlerësim të dukshëm për
bukurinë dhe estetikën, që kombinuar me dëshirën e njeriut për
vetëshprehje, ka krijuar inovacione kulturore si arti, letërsia dhe
muzika.
Njerëzit shquhen për dëshirën për të kuptuar dhe për të ndikuar mbi
mjedisin, duke u përpjekur për të shpjeguar dhe manipuluar fenomenet
natyrore përmes shkencës, filozofisë, mitologjisë dhe fesë. Ky
kuriozitet natyror ka prirë në zhvillimin e veglave dhe aftësive, që
transmetohen dhe trashëgohen në mënyrë kulturore. Njerëzit janë speciet e
vetme që dinë si të bëjnë zjarr, të gatuajnë ushqimin, të vishen vetë,
dhe të përdorin një shumëllojshmëri teknologjish.