Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG



<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:57 am

Ishte viti 1704. disa javë pas ikjes së xhaxhait të Mihalit, gjyshi vendosi të shkonte në Stamboll ku mori me vete dhe babanë tim që ishte djali më i vogël. Pas shtatë muajsh, vajza lindi një vajzë. Ajo nuk e tregoi kurrë se me kë e kishte pasur fëmijën dhe për shkak të historisë së saj të dhimbshme, fshati e mbylli njërin sy. Gjyshja ime e mbajti në shtëpi foshnjën ashtu siç e kishte bërë me nënën e saj. Gjyshi vdiq në Stamboll dhe babai u kthye në vitin 1709, dhe pak më vonë linda unë. Që kur fillova të kuptoj u lidha me Kostandinën jetime që ishte pesë vjet më e madhe se unë. Ajo më mbante pas dhe unë nuk i ndahesha. Kur u rritëm, të dy e kuptuam se nuk mund të ndaheshim më. U dashuruam dhe vendosëm të martohemi. Nëna ime nuk donte, por unë i thashë se në qoftë se do më ndalonin të martohesha me Kostandinën do ikja bashkë me të nga fshati dhe nuk do shkelja më kurrë këtu. Për gjashtë muaj babai nuk më foli, ndërsa unë prisja miratimin e tij për t’u martuar. Një ditë e nxora Kostandinën jashtë fshatit dhe e zhvirgjërova në pyll. Kur nëna e mori vesh, i tha babait dhe ky e lejoi martesën tonë. Ato vite babai pothuajse nuk ishte në shtëpi sepse merrej me tregtinë e letrës. Vëllezërit e mi po ashtu kishin ikur, njëri në Voskopojë dhe tjetri pas babait. Unë mbeta me nënën, të cilën e doja shumë. Para se të vdiste e pyeta se pse nuk kishte dashur që unë të martohesha me Kostandinën dhe ajo më tregoi për dyshimet e saj për të cilat tani jam bindur edhe unë. Kostandina lindi me sy jeshilë, por të tillë nuk i kishte pasur as nëna e saj jetime dhe asnjëri prej dy djemve që ishin dashuruar me të. Sy jeshilë në fshat kishte vetëm gjyshi im dhe asnjë burrë tjetër. Kur fillova të interesohem, i shtyrë nga dyshimet e mia përvëluese, mësova se xhaxhai i Mihalit, megjithëse ishte martuar dy herë, nuk kishte pasur fëmijë. Vëllai i gjyshit të Ibrahimit, kishte qenë i shkurtër dhe e shkurtër kishte qenë edhe nëna e Kostandinës, ndërsa kjo u bë e gjatë dhe kockëmadhe. Duke e ndjekur nga pas këtë ngjarje, kuptova se pse im gjysh nuk kishte dashur t’ia jepte askujt për grua, nënën e Kostandinës. Ai, me sa duket, e kishte dashur jetimen. Kur ajo u mbars, duke mos pasur mundësi të dështonte fëmijën, sepse kështu do të merrej vesh, si dhe për të mbuluar gjurmët e mëkatit të vet, duhet të ketë qenë gjyshi im që hapi fjalët se njëri nga djemtë e vizitonte të dashurën natën. Nuk e di a është penduar në fund të jetës për këtë krim. Nëna e Kostandinës vdiq pas gjyshes sime dhe e mori të vërtetën me vete në varr. Babai nuk foli kurrë me njeri për këtë gjë. Ai nuk foli as me nënën time, por unë jam i sigurt se ai e ka kuptuar të vërtetën dhe prandaj hezitoi ta miratonte dasmën time. Ndoshta, po të më kishte thënë se Kostandina ishte halla ime unë nuk do dashurohesha me të, por për këtë nuk jam shumë i bindur. Edhe ime bijë, Hana, i ka sytë jeshilë si nëna e saj dhe si askush tjetër në fshat. Tani ajo është martuar me Vasilin, vëllanë e Ibrahimit dhe akoma nuk kanë fëmijë.
Gjergj Komneni pushoi. Fytyra tregonte pamjen e një njeriu të çliruar Aliu nuk e shikonte dot në sy, por duke lidhur ngjarjet mendonte se si në këtë fshat të vogël ishte përsëritur historia e botës. Dhe akoma nuk ka mbaruar, tha me vete dhe iu kujtua Arianiti që përpara disa orësh i kishte thënë, se disa fletë nga historia e tij ishin lagur dhe nuk mund të lexoheshin. E ka lexuar Gjergji, mendoi dhe duke iu drejtuar e pyeti se kush e dinte tjetër të vërtetën. Unë, Kostandina dhe im atë. Po pse ma tregove mua? Nuk erdha të të them këtë gjë, por kur më the se im atë të kishte treguar historinë e familjes e ndjeva se duhej ta plotësoja gënjeshtrën e tij. Ti je kalimtar në këtë fshat dhe nuk ke kohë t’ia tregosh njeriu. Tani që më njeh siç jam mendoj se do të më ndihmosh të mos humb tokat që më takojnë. Përpara se të jenë të tuat ato janë tokat e babait tënd, tha Aliu. Duhet t’ia kërkosh atij jo mua. Gjergj Komneni u errësua, por nuk e dha veten. Pas atyre që kishte dëgjuar, Aliu e kuptoi se sa më shumë e shtynte drejt të atit, aq më i egër bëhej i biri. Nuk ishte hera e parë që e bënte këtë lojë me njerëz nevojtarë si Gjergj Komneni. Nuk kam ndër mend t’i flas tim ati derisa të vdes, tha Gjergji. Dhe në qoftë se unë nuk pajtohem me të, të gjitha pasuritë ai do t’ia lërë Sarës. Im atë është njeriu më dinak që mund të njohësh dhe duke e ditur se toka është gjithçka që kam, më mban të lidhur me këtë kërcënim. Atëherë bëj një djalë dhe martoje me Sarën, që të trashëgosh tokat, u tall Aliu.
Gjergj Komneni u çua në këmbë dhe mjekra e tij e shkurtër filloi të dridhej aq sa Aliut iu kujtua tërbimi i të atit një natë më parë. Unë nuk jam Arianit Komneni që marton djalin me motrën e vet. Jetojmë nën të njëjtin qiell dhe do jemi mbi të njëjtën tokë edhe për pak kohë. por mëkati i tij nuk ka Zot dhe Zoti im nuk i fal mëkatet e tij. Duke u dridhur në këmbë, Gjergj Komneni pështyu përtokë, por Aliu ia bëri me dorë si për t’i thënë se ishte një shaka dhe u përpoq ta qetësonte. Në qoftë se nuk pranon t’i trashëgosh tokat nga dora e babait tënd atëherë unë besoj se ke vetëm një rrugë, foli Aliu prerë dhe seriozisht. Po të dëgjoj, tha Gjergji dhe ia nguli sytë.
Ndiq rrugën e Ibrahimit dhe bëhu mysliman, i tha duke menduar, se Gjergj Arianiti do të tërbohej më keq dhe do zhdukej duke sharë. Por Gjergji nuk lëvizi nga vendi dhe nuk i ndau sytë nga të tijat sikur donte të lexonte fundin e fjalisë që kishte dëgjuar. Nëse bëhem mysliman a do m’i japin turqit tokat e mia, e pyeti me qetësi. Pa dyshim. Turqve do t’u vinte mirë që një djalë i një dere të madhe të krishterë merr fenë e tyre, pa ia kërkuar kush. Unë do t’i bind se tokat e Komnenëve të takojnë ty dhe askujt tjetër. Do të më besojnë po t’u them se kur yt atë dhe vëllezërit e tu ikën nga fshati, ti i punove tokat e tyre për gjithë këto vjet dhe duke qenë se familja juaj ka drejtuar gjithmonë fshatin mund të të bëjnë bej.
Në qoftë se ti më jep fjalën se do më ndihmosh e pranoj. Në qoftë se nuk ka rrugë tjetër për t’u shkëputur nga im atë e pranoj dy herë. Në qoftë se Zoti im i ri nuk i fal mëkatet që fal Zoti i tim ati, e pranoj tri herë, tha Gjergj Komneni sikur po betohej dhe sytë që iu lagën, iu thanë prapë, në çast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:58 am

Aliu iu afrua, e puthi në dy faqet dhe doli jashtë. Thirri një nga trimat e tij, it ha diçka që Gjergji nuk e dëgjoi dhe hyri prapë brenda në shtëpi. Nisu tani, i tha. Imami do të të presë. Thuaj që të kam dërguar unë. Gjergj Komneni i dha dorën dhe u nis. Ftohtësia e asaj dore e përcëlloi Ali Tepelenën. Pasi i tregoi Ibrahimit bisedën me Gjergjin dhe Arianit Komnenin, Aliu u shtri të flinte herët dhe ëndrra e një nate më parë iu përsërit. Kur u zgjua, pa Gjergj Komnenin që bashkë me Ibrahimin ishin ulur në oborr duke ngrënë hurma. Gjergji dukej si një njeri tjetër. Ishte më i zbutur, por dora e tij ishte njëlloj e ftohtë. Si ta vunë emrin, e pyeti Aliu. Ismail, tha ai, Ismail Abdullahu. Po pse pranove të bëhesh Abdulla, o budalla, e ngacmoi Ibrahimi duke i treguar se si e kishte refuzuar të njëjtin mbiemër. Nuk ka nevojë ta ndërrosh mbiemrin, qeshi Aliu. Do quhesh Ismail Bej Komneni. Është më bukur.

Kur Arianit Komneni mësoi se i biri ishte bërë mysliman, mbylli derën e shtëpisë dhe thirri Sarën. Dy ditë ata nuk dolën nga shtëpia. Ditën e tretë, duke u mbështetur në një shkop me gunga, bashkë me Sarën, që mbante arkën e mbushur me libra, shkuan te shtëpia e Hanës. Pavarësisht nga marrëdhëniet mes babait dhe tij, Hana gjithmonë e kishte adhuruar gjyshin e saj. Hapi derën dhe Arianit Komneni iu duk si një profet që ishte nisur për të vdekur. Duhet të iki Hanë, tha ai. Zoti nuk ka dashur që Abrahami dhe Ismaili të rrinë në një fshat. Sara e di ku po shkoj dhe kupton se nuk mund të vijë me mua atje ku do shkoj. Sara do rrijë këtu me ty. Martoje me një njeri të mirë, por vetëm në qoftë se ajo e pranon. I puthi të dyja dhe u nis. Hana qau, ndërsa halla e saj, Sara, filloi të lexonte.
Atë ditë, një erë e kuqe shkretëtire e dogji fshatin. Njerëzit u mbyllën brenda dhe nuk e panë se nga iku Arianit Komneni. Pleqësia nuk u mblodh më dhe të gjitha vendimet që kishte marrë u harruan. Ibrahimi e liroi Mihalin e Zoicës dhe ky, pasi hëngri, fjeti tri ditë. Ali Tepelena ishte nisur për në Janinë duke marrë Thanasin me vete.

11

Kur u bë mysliman, Ibrahimi kishte katër djem. Thanasi që ishte më i madhi, ishte 15 vjet, ndërsa më i vogli ishte 15 muaj. E shoqja nuk pranoi të ndërronte fenë dhe as t’ia ndryshonte emrat të bijve apo t’i bënte ata synet. Kështu që djemtë vazhduan të thirreshin me emrat e pagëzimit Thanas, Petro, Jani dhe Niko. Kur imami erdhi në fshat për bajramin e parë dhe dëgjoi emrat e djemve, e pyeti: Sa myslimanë ka kjo familje e krishterë Ibrahim? Megjithëse ai i tha se i kishte bërë një premtim të shoqes dhe nuk mund ta thyente, imami nuk u bind. Në bajramin e dytë, imami ia përsëriti pyetjen dhe Ibrahimi i dha të njëjtën përgjigje. Por imami u nxeh dhe për ta vënë në sedër i tha se kjo ishte hera e fundit që vinte në një shtëpi, të cilën e komandonte një grua dhe jo një burrë. Pas ramazanit të tij të dytë, gruaja mbeti shtatzënë. Mrekulli, i tha ai, do lindësh një mysliman. Ajo i kujtoi premtimin, por ai i tha se premtimi ishte dhënë për të gjithë fëmijët që kishin lindur para se ai të bëhej mysliman, ndërsa për të palindurit, ai nuk ishte në fuqi. Pesë ditë e pesë net e shoqja as piu, as hëngri. Gratë q e vizitonin i thanë se ajo ishte dobësuar dhe kjo nuk i bënte mirë, madje mund t’i rrezikonte jetën.
Ditën e gjashtë ai dërgoi në qytet Vasilin që të thërriste priftin. Çfarë t’i them, it ha Vasili, ti e di që ai nuk të do. Thuaji se duhet të vijë patjetër për t’i shpëtuar jetën një gruaje të krishterë. Në qoftë se nuk vjen kjo do të vdesë, kështu thuaji.
Prifti erdhi të nesërmen dhe ai i tha: Imzot unë u bëra mysliman, por gruaja dhe katër djemtë e mi mbetën të krishterë. Tani ajo është rëndë prapë. Unë i thashë që fëmija që do të lindë do të jetë mysliman, si babai i vet. Por ajo nuk pranon dhe ka shtatë ditë që nuk fut gjë në gojë dhe unë nuk duroj dot që të vdesë bashkë me fëmijën tim në bark. Fol me të dhe i thuaj që unë i dua njëlloj fëmijët e mi qofshin të krishterë apo myslimanë. Por nuk mund të pranoj që të jemi i vetmi mysliman në një familje të krishterë. Fol me të dhe më ndihmo, u lut Ibrahimi.
Prifti u ngrit dhe u fut në shtëpi. Nuk kaloi shumë dhe doli. Rasa e tij e zezë nuk shquhej fare natën. Ai e kuptoi që prifti po afrohej, vetëm kur një duhmë e rëndë prej njeriu që ka ngrënë me tepricë, ia bllokoi hundët. Ajo do vazhdojë të mos hajë dhe të mos pijë në qoftë se ti nuk bën një zotim të ri, tha prifti. Jam gati, tha Ibrahimi. Do mbaj çdo premtim siç kam bërë deri më sot.
Prifti ngriti kokën dhe tha: Gruaja jote do vazhdojë të jetojë si e krishterë. Katër djemtë e tu po ashtu. Ata do të shkojnë në kishë, do ngjyejnë vezë pashke dhe do hanë mish derri. Askush nuk do t’i shtrëngojë ata të ndryshojnë fenë dhe nëse dikush tenton, ti do ta ndalosh. Ti duhet t’i duash njëlloj fëmijët që ke apo ata që do lindin. Pasuria jote do të ndahet në barazi mes djemve të krishterë dhe myslimanë. Gruaja jote do t’i respektojë pa u ankuar të gjitha detyrimet që Islami të ngarkon ty qofshin në ushqim, në udhëtim, në ramazan apo në shtrat. Por ajo nuk detyrohet të mbajë ferexhe apo të ndajë shtratin me gra të tjera. Fëmijët që do lindin pas këtij zotimi do të jenë myslimanë, si ai ati, nëse janë djem dhe të krishtera si e ëma nëse janë vajza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:58 am

Prifti uli kokën dhe shtoi: kaq kërkon që të mos vdesë. Atij i ishin mbushur sytë. Kurrë në jetën e vet nuk kishte përjetuar një solemnitet të tillë. Gjatë gjithë këtyre viteve, duke u marrë me kafshët dhe Islamin, nuk kishte kuptuar dot se e shoqja kishte fituar pjekurinë për t’ia disiplinuar jetën njëlloj si një institucion, si kadiu, si imami apo si Arianit Komneni në kohën kur ishte kryetar i pleqësisë. E shoqja kishte vendosur barazi mes dy feve nën një çati, gjë që profetët, bashkë me gjithë të urtët e të fortët e botës, nuk ia kishin arritur dot akoma. Ajo e dinte sa e vuante ai që asnjë nga djemtë nuk e kishte ndjekur në Islam. Edhe djemtë ndiheshin keq kur fshati i thërriste: Thanasi i Anës, apo Nikoja i Anës. E si mund t’i quanin ndryshe: Thanasi i Ibrahimit? Shpesh atij i dukej vetja si një deve që ushqehet me vezë pashke. Po mendonte për të gjitha këto, kur prifti e përmendi. Nuk më the a e pranon zotimin? E pse jo, tha ai qetësisht. Që sot nuk do jem myslimani i vetëm në familjen time.

Në majin e vitit 1771 lindi një djalë që ai e quajti Muhamed, me emrin e profetit të tij. Muhamedi lindi synet dhe gjithë fshati u shkul për të parë këtë çudi. Natyrisht që kështu do të ndodhte, thoshte Ibrahimi duke mbajtur djalin e zhveshur në krahë. Muhamedi është myslimani i parë i vërtetë në këtë fshat dhe nuk mund të pranonte të bëhej synet nga një baba që ka lindur i krishterë. Dy vjet pas Muhamedit lindi një djalë tjetër që Ibrahimi e quajti Ali, për nder të Ali Tepelenës, ndërsa katër pas tij, u lind Ademi, që megjithëse ishte djali i shtatë i Ibrahimit, mori emrin e njeriut të parë, Adamit, siç i kishte treguar imami.
Bashkë me fëmijët u shtuan dhe kafshët. Pas kafshëve edhe paratë. Ai e zgjeroi shtëpinë nga prapa dhe ndërtoi një dhomë të madhe gjumi për vete dhe gruan. Oborrin e zhveshur e mbolli me mollë, ndërsa pranë dritares së dhomës së re mbolli një arrë. Kur ne të plakemi arra do jetë fëmijë, kur ne të vdesim ajo do jetë bërë grua dhe do mbushet me kokrra, i tha Ibrahimi së shoqes. Rrugën përpara shtëpisë e shtroi me gurë kalldrëmi të bardhë duke i varrosur një herë e mirë gropat që kishin lënë kryqet e djegur. I nxori të gjitha kafshët nga shtëpia dhe ndërtoi një stallë të madhe me kallama dhe qerpiç jashtë fshatit. Sëmundjet ngjitëse në kafshë u përhapën shumë ato vite, por vetëm Ibrahimi dukej i kënaqur. Atij i vinin me dhjetëra kuaj, lopë, dhi e dele në javë për të kuruar dhe fshati dukej shumë më i madh, sa herë që tufat e kafshëve të shëruara parakalonin nëpër rrugët e tij, si ushtri. Asnjë ushtri tjetër, që kishte kaluar në fshat, nuk kishte qenë më paqësore.

12

Kur Ibrahimi mbushi 50 vjeç në fshat ra kolera.
Në qershor, disa ushtarë turq që vinin nga larg për të shkuar në Janinë, ndaluan disa orë për t’u çlodhur. Ata u lanë dhe pinë ujë, duke futur gojët e etura në çezmat prej guri që kishte ngritur Arianit Komneni, në mes të fshatit. Njëri prej tyre e kishte sjellë sëmundjen nga shkretëtira dhe pa e ditur ia kaloi çezmës së Arianitit. Një djali të vogël, që lagu buzët atje, iu fry barku si kacek dhe ethet e padurueshme ia shkatërruan sytë dhe veshët derisa vdiq. Tek e njëjta çezmë ishte freskuar edhe Vasili, i cili duke bërtitur nga dhimbjet i kërkoi Hanës që ta mbështillte me batanije dhe ta digjte të gjallë, për të mbytur mikrobin. Por Hana nuk pranoi dhe Vasili doli në oborr dhe u ngul mbi një sfurk. Pas tij dha shpirt mbesa e vogël e Mihalit dhe e Zoicës, e cila nuk vuajti gjatë, por vdiq në gjumë e mbuluar me të vjellat e veta. Pas saj u shuan me radhë kuanta e vëllait të Mihalit dhe vetë Zoica.
Ashtu si Mihali përpara njëmbëdhjetë vjetësh, kolera kapërceu gardhin që ndante dy oborret dhe hyri në shtëpinë e Ibrahimit. Ibrahimi luftoi për shumë ditë duke përdorur gjithë dijen që kishte mësuar nga sëmundjet e kafshëve të tij dhe për pak kohë e zbuti kolerën. Por një natë, pabesisht, kolera u zgjua më e uritur se në fillim dhe, para se të linte shtëpinë e Ibrahimit, mori me vete Ademin trevjeçar dhe Anën. Ibrahimi bashkë me djemtë formuan një vig me drurë, e veshën gruan me rroba të bardha dhe i bënë një shëtitje nëpër fshatin e sëmurë, përpara se ta varrosnin në varrezat e të krishterëve. Pastaj morën Ademin e vogël, që nuk kishte nevojë për vig, dhe e varrosën në një vend tjetër jashtë fshatit, aty ku, që nga koh e Arianitit, ishte caktuar varreza e myslimanëve. Ademi shkoi i pari në atë varrezë siç kishte ardhur i pari në jetë Adami, që i kishte dhënë emrin.
Pas tij vdiq Ismail Komneni që kur e kuptoi se nuk kishte shpëtim shkoi tek e bija Hana dhe pa i dhënë dorën nga frika e kolerës, tha se ia linte asaj gjithë tokat trashëgim. Hana e ndoqi nga pas të atin dhe pa sesi ai shkoi në pyll dhe aty ku ishte bashkuar me gruan e tij, duke u dridhur nga të ftohtët, hapi një gropë të cekët dhe u fut brenda. Hana nuk duroi dot dhe nxitoi ta mbulonte.

Për tre muaj fshati i ngjau një spitali lufte. Dyert e shtëpive rrinin hapur, rrugët mbetën të papastruara, të sëmurët dergjeshin nëpër oborre, varrezat ishin mbushur me gropa bosh që njerëzit i bënin gati për vete dhe të afërmit, çezmat e rrugëve u mbyllën, ndërsa uji i pakët nuk përdorej pa u zier në zjarr. Qentë, macet dhe minjtë e ngordhur shtriheshin të lirë në diell për të ushqyer mizat e pangopura.
Turqit e mbyllën fshatin në karantinë, si në një çark dhe askush nuk hyri dhe nuk doli edhe tre muaj pas kolerës. Kur filluan të mbarojnë ushqimet, të afërm dhe krushq të fshatrave fqinjë i linin ato në një vend të caktuar gjysmë ore larg në këmbë ku, pasi ata iknin, shkonte i merrte Petro, djali i Ibrahimit dhe Aleksi, djali i Mihalit. Ushqimet ndaheshin me racion nga Mihali, që duke qenë më i moshuari në fshat, mori rolin e kryetarit të pleqësisë pas vdekjes së Ismail Komnenit, ndërsa ilaçet jepeshin vetëm me urdhër të Ibrahimit që ishte bërë doktori i fshatit. Karantinën e çau vetëm Thanasi, i cili nuk ishte parë në fshat që kur kishte ikur me Ali Tepelenën. Ai bëri kryqin mbi varrin e së ëmës, por nuk shkoi te varrezat myslimane dhe tha që më mirë që nuk e kishte njohur Ademin, se do qante. Thanasi organizoi një grup djemsh me Petron, Aleksin dhe disa të tjerë dhe iu vu punës për të pastruar fshatin. Larguan kufomat e qenve dhe maceve nga rrugët, vunë regjim për përdorimin e çezmave dhe hapën disa gropa të mëdha në të cilat groposën me dhjetëra kokë bagëti të ngordhura. Thanasi e rregulloi vetë kambanën e kishës që dukej sikur ishte ndryshkur nga kolera dhe filloi ta tundte pas çdo vdekjeje. Ibrahimi i rrinte te koka të sëmurëve duke u bërë lavazh me çaj mali dhe raki.
Pas dy muajsh, kolera ishte dobësuar, por nuk ishte zhdukur. Nuk kishte asnjë familje pa një apo dy të vdekur dhe ata që mbetën gjallë ishin aq sa burrat dhe gratë që themeluan fshatin dyqind vjet më parë, me në krye stërgjyshin e Arianit Komnenit. Ibrahimi i tha Thanasit se nëse vazhdonte kështu, fshati do të shuhej ngadalë për disa muaj. Nuk e besoj, i tha i biri, ky është një mallkim i shkurtër, por po të ishte Arianiti gjallë do të na e thoshte si mbaron kjo histori.
Të nesërmen që pa gdhirë, Thanasi shkoi të takonte Sarën dhe i tha të kërkonte nëpër librat e të atit se çfarë shkruhej për kolerën. I kam parë, tha Sara dhe i tregoi me dhjetëra raste kolerash që kishin shfarosur myslimanë dhe të krishterë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Mesdheut. Kolera është si era, tha Sara. Të kap në gjumë, e shton vrullin për të mbyllur nga frika në shtëpi, spastron çdo gjë që gjen në rrugë, pastaj futet tinëz nëpër oxhaqe, shuan zjarrin dhe ikën. Duhet të presim edhe pak, sa të ndizen oxhaqet, tha ajo. Edhe sa njerëz do vdesin, e pyeti Thanasi i zhgënjyer nga mënyra poetike me të cilën vajza përshkroi tekat e sëmundjes. Nuk e di, tha Sara, babai e mori me vete librin e vdekjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:58 am

Pas disa ditësh, qielli u nxi dhe një dëborë e zezë e mbuloi një pëllëmbë fshatin. Por ishte fundi i shtatorit dhe dëbora e parakohshme nuk mbajti gjatë. Kur rrugët u hapën, Ibrahimi i kontrolloi një për një të gjitha shtëpitë që i kishin ndezur oxhaqet për t’u ngrohur, por askund nuk pa shenjë kolere. Të sëmurëve u ishin skuqur faqet e zbehta dhe barqet me lëngje u ishin shfryrë. U kthye në shtëpi i gëzuar dhe pranë arrës së vogël pa Thanasin dhe Sarën që bisedonin në këmbë. Më duket se shpëtuam, tha dhe u fut brenda.
Sara ishte rritur dhe gërsheti i zi i dukej më i vogël. Thanasi po i tregonte sesi kishte jetuar mbi kalë, për dhjetë vjet duke ndjekur Ali Tepelenën, i cili e kishte zgjeruar pushtetin e tij në të gjitha fshatrat rreth Janinës. Po ti ç’ke bërë gjithë këto vite, e pyeti ai. Kam lexuar, tha vajza, por kur erdhi kolera librat më mbaruan. Po çfarë pret atëherë? Pse nuk martohesh, i tha Thanasi duke i prekur gërshetin. Mund të martohesha me ty, por ti ke qejf burrat më shumë se gratë, u përgjigj Sara duke qeshur. Martohu me babanë tim. Ai është njeri i mirë dhe është akoma i ri, tha Thanasi pa u skuqur.
Kjo nuk mjafton. Ai është mysliman, tha Sara dhe u largua duke tërhequr gërshetin, në një syth të të cilit kishte ngecur një gjethe e vockël arre.
Thanasi e kishte dashur shumë të ëmën, por kur pa se familja e tij ishte shtuar me tre djem, nga të cilët dy ishin shumë të vegjël, mendoi se i ti do ta kishte të pamundur t’i rriste ata, pa ndihmën e një gruaje. Thanasi vendosi të mos largohej nga fshati pa i gjetur një grua Ibrahimit. Shkoi të bisedonte me të dhe i foli për Sarën. Me vajzën e Arianit Komnenit, pyeti Ibrahimi i çuditur. Arianit Komneni ishte një burrë kokëfortë dhe i padurueshëm që nuk pyeste për njeri. sa ishte gjallë, bëri çfarë deshi dhe i trajtoi më mirë kalldrëmet se njerëzit. Kishte dëshirë të ndërtonte dhe ngriti çezma, hapi rrugë, thelloi kanale dhe ndërtoi kishën. Po të ishte grua, do kishte qenë një amvisë e shkëlqyer. Nuk e di si mund të jetë një Komnene femër. Ta mendoj, tha Ibrahimi.
Thanasi e ndjeu se babai mund të pranonte dhe vendosi të takonte prapë Sarën. Për një muaj rresht vajza kundërshtoi. Thanasi u përpoq ta bindte përmes Hanës, të cilën e kishte pasur gruan e xhaxhait, por ajo i tha se Arianiti i kishte lënë porosi që vajza do martohej vetëm po t’i mbushej mendja. Thanasi nuk hoqi dorë dhe shkonte përditë në shtëpinë e tyre.
Një ditë, Sara i tha se mund të pranonte të martohej me Ibrahimin, por vetëm me një kusht. Fol, i tha Thanasi duke e parë me dyshim. Pasi vdiq vëllai im Ismaili, që ishte babai i Hanës, nuk kanë mbetur më Komnenë meshkuj në fshat. Unë jam Komnenia e fundit, por, po të martohem, duhet të mbaj mbiemrin e burrit dhe Komnenët do zhduken. Do pranoj të martohem me babanë tënd vetëm në qoftë se ai pranon që fëmijët e mi të mbajnë mbiemrin tim. Nuk dua të jem Komnenia e fundit, tha Sara. Ky ishte një kusht që Thanasi nuk e kishte pritur. Nuk e di, tha ai i ngrysur, do flas me babanë. Vrapoi në shtëpi dhe ia tha babait. Mendova se do të ishte ndryshe, por nuk i paska lënë gjë të atit, tha Ibrahimi. Megjithatë e pranoi. Unë kam gjashtë djem dhe mbiemri im nuk ka rrezik të shuhet.
Ibrahimi dhe Sara u martuan në fillim të nëntorit. Thanasi e tundi trembëdhjetë herë kambanën e kishës atë ditë. Nikoja dhe Muhamedi e mbajtën fustanin e bardhë të Sarës nga kisha deri në shtëpi. Kur pa çiftin e zbukuruar, Hana u përlot. Sara dhe Abrahami tani janë bashkë, tha me vete. Nusja dhe dhëndri fjetën në dhomën e madhe, mbi të cilën arra e re nuk bënte akoma hije.
Për krishtlindje, Sara i tha Ibrahimit se priste një fëmijë, që ajo e lindi në korrik të vitit 1781. ishte vajzë dhe Ibrahimi kërkoi që ajo të quhej Ana, si nëna e djemve të tij. Sara pranoi. Sipas premtimit, Ana Komnena mori mbiemrin e nënës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:58 am

13

Djemtë e Ibrahimit nuk u mësuan dot shpejt me Sarën, e cila, kur erdhi, e ndryshoi gjithë shtëpinë. Ajo e leu dhomën e oxhakut me ngjyrë rozë dhe i kërkoi Ibrahimit që nga ana tjetër e shtëpisë, aty ku, deri përpara disa vitesh kishin qëndruar bagëtitë, të ndërtonin një dhomë të madhe për djemtë, në të cilën u vunë pesë krevate prej druri me jastëkë të mëdhenj dhe çarçafë të rinj që ajo i qëndisi me ngjyra të ndryshme kur ishte shtatzënë. Dhomën e saj, Sara e veshi me perde të thurura me grep dhe e shtroi me qilima të punuar me dorë, ndërsa nëpër mure vendosi rafte të vogla që i mbushi me libra. Nga shtëpia e Arianit Komnenit solli një krevat të madh prej hekuri me këmbë të vardha, në të cilin kishte fjetur Arianiti me Hënën. Po ashtu, ajo solli sëndukë, qëndisma të vjetra, kortinka të bardha leshi, një orë të vjetër muri, jorganë, velenxa, filxhanë, ibrikë prej bakri dhe shumë enë, të cilat Arianiti i kishte blerë gjatë udhëtimeve të tij.
Në fillim, djemtë u argëtuan me gjërat e rralla që vinin nga shtëpia e Arianit Komnenit, por, kur ajo e hodhi krevatin e nënës së tyre në oborr, ata u ftohën dhe iu duk se Sara nuk pranoi të flinte në krevatin ku ata kishin lindur.
Sara ndryshoi dhe regjimin e djemve. Ajo i detyronte të lanin këmbët përpara se të flinin dhe nuk i linte të hynin në shtëpi pa pastruar këpucët nga balta e fshatit, apo e arave ku vraponin. Djemtë, të mësuar të bridhnin gjithë ditën nëpër fshat, tani nuk mund të rrinin jashtë kur errej dhe kjo ishte më e rëndë, sidomos për Petron që ishte gati njëzet vjeç kur Ibrahimi u martua. Petro iu afrua një ditë Ibrahimit dhe i tha se nuk i pëlqente që Sara e detyronte të vinte në shtëpi kur donte ajo dhe po ashtu nuk i pëlqente shtëpia e zbukuruar me perde dhe porcelane për shkak të të cilave nuk vrapoje dot si më parë. Një ditë, Sara kishte dënuar të mbyllej gjithë ditën në dhomë Muhamedi, që, duke lozur, kishte thyer një nga filxhanët e Stambollit. Por Ibrahimi nuk mërzitej dhe mendonte se disiplina e Sarës do t’u bënte mirë djemve të tij. Kur Petro u ankua, ai e pa duke qeshur dhe i tha se kur të rritej do ta kuptonte se çdo grua jeton për të rregulluar shtëpinë dhe sidomos krevatin që është themeli i familjes së saj. Kur të martohesh do ta kuptosh, tha Ibrahimi. Këto janë huqe qyteti, ia ktheu Petro i mërzitur që i ati nuk e mbështeti. Ne jetojmë në fshat dhe jo në Janinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:58 am

Sara ndryshoi dhe mënyrën e gatimit. Në familjen e Ibrahimit ushqimi shërbehej në një magje të rrumbullakët e të nxirë vende-vende nga enët e djegura, e cila shtrohej përtokë dhe djemtë bashkë me babanë hanin aty me radhë. Ajo i tha Ibrahimit të gjente një tavolinë druri për dhjetë veta. Por dhoma ishte e vogël dhe kur e kuptoi se nuk do ta nxinte një tavolinë aq të madhe Sara porositi një më të vogël për gjashtë veta. Ibrahimi nuk kishte parë ndonjëherë tavolinë dhe Sara e çoi në shtëpinë e Arianitit ku i tregoi një të tillë të zezë, me këmbë të gdhendura, mbi të cilin rrinte një vazo jeshile me lule të thara. Kështu e dua, i tha Sara, duke marë lulet e thara që i hodhi jashtë, pasi e lau vazon dhe e mbushi me ujë të pastër për ta kthyer prapë aty ku e gjeti. Ibrahimi u ul në një karrige dhe ndenji një copë herë me duart nën tavolinë, duke mos ditur ku duhet t’i vinte. Por Sara hapi një sënduk dhe mori një pjatë me lules si dhe një lugë të bardhë alumini që ia vuri përpara dhe duke qeshur i tha: Ha tani. Ibrahimi mori lugën e afroi te pjata, por dorën tjetër e mbante gjithnjë poshtë tavolinës. Se si më duket, i tha i hutuar. Sikur jam në kishë. Aty nuk hahet, buzëqeshi Sara. Era e temjanit ta pret oreksin.
Të nesërmen, Ibrahimi mori një sëpatë dhe bashkë me Petron dhe Janin shkuan në pyll për të bërë dru për tavolinën e re. Zgjodhi një panjë të kuqe, jo shumë të madhe dhe e preu në mes. Panja ishte e bardhë nga brenda dhe përshkohej nga fillimi në fund nga vija të kuqe që dukeshin si enë gjaku. Në qendër të trupit kishte një sy të rrumbullakët, por sy më të vegjël kishte gjithandej. Sikur ndava një njeri në mes, mendoi Ibrahimi kur e preu pemën vertikalisht, ndërsa djemtë e ngarkuan dhe e sollën në shtëpi. Në fillim, ai bëri katër këmbët e tavolinës që, pasi i sharroi në mënyrë të barabartë, djemtë i fërkuan me gur duke i rrumbullakosur. Fërkojini derisa të lëmohen si këmbë njeriu, i thoshte i ati. Ndërsa ashklat e panjës fluturonin si re pluhuri mbi kokat e tyre. Por disa prej ashklave ishin të gjata dhe të ashpra dhe ia gjakosën djemve duart e pastërvitura. Petro, që e bënte këtë punë pa qejf, i tha një ditë të vëllait se tavolina ishte shumë e vogël dhe nuk do ta nxinte të gjithë familjen. Ndoshta, dikush nga ne nuk do jetë kur ajo të mbarojë, tha Jani.
Ibrahimi, në krahun tjetër të oborrit, punonte për të bërë syprinën. Ai e preu panjën në gjashtë pjesë të njëjta, nga një pëllëmbë të gjerë secilën, dhe i vuri në tokë ngjitur e ngjitur, për t’i parë. Thirri dhe Sarën, e cila kur i pa ashtu tha se tavolina nuk mund të përbëhej nga gjashtë copa, të cilat do fillonin të lëviznin pas pak kohësh dhe nuk ishin të rehatshme gjatë ngrënies. Ti më the se duhej një tryezë për gjashtë veta dhe unë e ndava në gjashtë pjesë, tha ai i nxehur dhe hodhi sharrën përtokë. Po, iu përgjigj Sara, por ti ke bërë gjashtë stola dhe jo një tryezë për gjashtë njerëz.
Ibrahimi shkoi për herë të dytë në pyll dhe ia filloi nga e para. Por Sara e ktheu prapë kur pa se njëra nga këmbët kishte dalë më e shkurtër se tre të tjerat.
Ibrahimi shkoi për herë të tretë në pyll dhe zgjodhi një panjë më të madhe dhe më të vjetër se dy të parat. Panja ishte shumë e rëndë dhe meqë nuk mund ta transportonin dot Ibrahimi vendosi të punonte në pyll. Për tre javë, bashkë me djemtë shkonin në pyll në mëngjes dhe ktheheshin në mbrëmje. Një ditë ra shi dhe Ibrahimi mori çarçaf nga shtëpia dhe i mbuloi drunjtë e prerë me sy të kuq. Kur filluan të ngulnin gozhdët e para, për të bashkuar këmbët me syprinën, pylli ushtoi dhe zogjtë u trembën. Kur nguli gozhdën e fundit, Ibrahimi e pa drejt në sy tavolinën e kuqe dhe tha: Do Zoti të jesh gjithmonë e ngopur.
Tre burrat e ngritën tavolinën dhe kur kaluan nëpër fshat, gratë dhe fëmijët dolën duke i hedhur sheqer dhe oriz, siç ia hidhnin nuseve për bereqet. Sheqeri dhe orizi u ra të treve mbi kokë dhe mbi supe dhe e mbushi tavolinën plot. Paskeni sjellë sytliaç, tha Sara dhe hapi derën e shtëpisë që të fusnin tavolinën brenda, por, pasi e provuan, kuptuan se tavolina ishte e madhe dhe dera nuk e nxinte. E rrotulluan nga të gjitha anët, por nuk hynte. Atëherë Ibrahimi mori një çekiç dhe e prishi qerpiçin anës derës. Kashta e tharë në baltë ra bashkë me derën. Me këtë rast do bëjmë një derë të re, tha Ibrahimi dhe vazhdoi punën. Pasi e futën tryezën në dhomë dhe e vendosën aty ku e caktoi Sara, kjo i vuri një qëndismë përsipër dhe i tha Ibrahimit që ishte mbuluar me djersë: Tani duhet të bëni edhe gjashtë karrige.
Ndërsa Ibrahimi dhe djemtë punonin në pyll për tavolinën dhe pastaj për derën e re dhe karriget, Sara merrej me oborrin. Në fillim i përzuri pulat nga shtëpia dhe e pastroi oborrin nga ndotjet dhe puplat e tyre. Pastaj shkuli gjithë barërat, hithrat, lulet e deles, mëllagat e egra, spërëngat dhe jonxhën që kishin mbirë në liri të plotë. Më pas, hoqi katër rreshta me plloça që i kishte shtruar Ibrahimi vite më parë dhe dheun e lagësht që doli poshtë tyre e mbolli me majdanoz, me dafina, me borzilok, me xhenxhefil dhe me sherbelë. Ndërsa në një pjesë tjetër të veçuar, ajo mbolli domate, kastravecë, patate, patëllxhanë dhe qepë të gjata. Kur Ibrahimi erdhi në mbrëmje nga pylli dhe e gjeti akoma në oborr me duart me baltë e pyeti se çfarë po bënte. Po shtroj tavolinën, i tha Sara dhe vazhdoi punën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:58 am

14

Të nesërmen ishte duke mbjellë kur dëgjoi një zë të fortë që thërriste: Ana, Ana. U ngrit dhe pa në rrugë një burrë të shkurtër të shëndoshë, me mjekër të kuqe dhe të veshur si malësor. Në kokë kishte një qeleshe të gjatë me majë, dhe nën jelekun e qëndisur pa mëngë, dalloheshin dy pisqolla të bardha. Fustanella e gjatë nuk ia fshihte dot këmbët e trasha gjithë nyje. Ana po fle, i tha Sara duke mbajtur një rrënjë patëllxhani në dorë. Mos është gjë sëmurë, e pyeti burri. Jo, i tha Sara, nuk është zgjuar akoma. Ishte mesditë dhe burrit i lëvizi fustanella, sikur po kërcente nga habia. Po ti kush je, i tha. Jam gruaja e Ibrahimit, u përgjigj Sara. Mos kam ngatërruar gjë shtëpi, pyeti burri dhe ktheu kokën nga rruga si një njeri që ka humbur adresën. Po zotrote kush je, pyeti Sara. Jam Llambro Xhavella, daja i Anës, tha burri duke u drejtuar. Nuk je ngatërruar, i tha Sara dhe e ftoi të hynte në shtëpinë pa derë. Burri u ul dhe Sara i tha: Ngushëllime, të rroni vetë. Ana ka dy vjet që ka vdekur.
Llambro Xhavella mori frymë thellë dhe mustaqet e kuqe i lëvizën, por nuk foli. Hoqi qeleshen dhe dy pisqollat dhe i la mbi tavolinën e re. Sa i ngjan Halil Patronës, mendoi Sara kur pa kokën e tij të rruar, pas së cilës zgjatej një gërshet i kuq që kishte filluar të thinjej. I dha një gotë ujë dhe i tregoi për kolerën, për humbjet e fshatit, për urinë dhe etjen e atyre ditëve, për vdekjen e Vasilit, të fëmijëve, të bagëtive dhe për Anën dhe djalin e saj të vogël, Ademin që vdiqën njëri pas tjetrit. Pastaj i tregoi sesi pas vdekjes së Anës ajo ishte martuar me Ibrahimin, por Llambro Xhavella, që rrinte mbështetur pas murit, e ndërpreu dhe i tha se nuk e kishte martuar mbesën me ndonjë Ibrahim. Kur Sara i tregoi se si Ibrahimi ishte bërë mysliman qysh se Ana ishte gjallë, Llambro tha se jo vetëm mbesa, por dhe i shoqi paskan vdekur. Ku janë djemtë, t’i ngushëlloj për humbjen e prindërve, tha dhe kërkoi me sy nëpër shtëpi. Janë me të atin në pyll, po bëjnë derën e shtëpisë, tha Sara. Një copë herë mbetën të dy në heshtje pa ditur ç’të thoshin. Sara kishte dëgjuar pak për Llambro Xhavellën. Ibrahimi nuk fliste për të, por Petro i kujtonte me mall ditët kur e ëma e çonte në Sul, te daja i vet. Që atje lart dukej deti, thoshte Petro, që i mburrej vëllezërve më të vegjël, të cilët nuk e kishin parë kurrë detin.
Njëherë, Llambro kishte marrë Petron dhe Foton, djalin e tij të madh, dhe i kishte çuar në det. Vetë rrinte në breg dhe lante me sfungjer kalin e tij, ndërsa djemve u tha t’i hiqnin rrobat dhe të futeshin në ujë. Nuk dimë not, i kishte thënë i biri, do mbytemi. Futuni, i kishte urdhëruar Llambro Xhavella, suljoti mbytet vetëm me thikë. Duke ecur në majë të gishtave për të shmangur gurët e bregut, dy djemtë ishin hedhur në ujë. Pas disa metrave, aty ku jeshilja bëhej blu, kishin zgjatur këmbët, por në atë thellësi nuk kishte më tokë për t’u mbështetur. Djemtë filluan të bërtisnin dhe të mbaheshin te njëri-tjetri, por kjo i tmerroi edhe më shumë sepse sa herë që njëri rëndonte, tjetri zhytej. Llambro i shihte nga bregu dhe duke qeshur mjekra e kuqe i lëvizte si sfungjer. Pasi i la dhe pak ashtu, të kapur si leshterikë pas flokëve të njëri-tjetrit, Llambro Xhavella i ra kalit fort në ije dhe ky u nis në drejtim të djemve. Kali notonte sikur vraponte dhe u afrua shumë shpejt te djemtë. Ata e kapën fort nga bishti, e pastaj i hipën sikur po e kalëronin. Kur dolën në breg, kali i Llambro Xhavellës u ul dhe dy djemtë zbritën si nga një shkallë anijeje. Kur u qetësuan, Petro e pyeti Llambro Xhavellën: Po ti dajë, a di not? Llambro ktheu kurrizin dhe, duke e fshirë kalin me sfungjer, tha: Unë nuk jam kalë, o biri i Anës.
Po ty si të quajnë, e pyeti pas pak Llambro Xhavella, Sarën. Më quajnë Sara, tha ajo. E kujt je ti Sara? Jam e Arianit Komnenit, tha ajo dhe vuri dorën te gërsheti i zi, siç kishte bërë edhe në vitin 1769 kur kishte takuar Ali Tepelenën, i cili i kishte bërë të njëjtën pyetje.
Llambro Xhavellës i shkëlqyen sytë. E kam njohur Arianitin, tha ai dhe u zgjat për të folur. Kur Martuam Anën, mua më dërgoi babai në këtë fshat për të biseduar me familjen e Ibrahimit. Pasi ramë dakord për datën dhe ceremoninë, unë doja të njoftohej pleqësia për të marrë masa, sepse ne do vinim me shumë krushq nga Suli. Suljotët shkojnë nëpër dasma të armatosur dhe unë kërkova të bisedoj me kryetarin e fshatit për ta lajmëruar dhe për t’i thënë që të mos shqetësohej kur të shikonte një ushtri me krushq të mbathur si për luftë. Pyeta dhe më çuan tek yt atë.
Në vitin 1752 unë isha një djalë 28 vjeç, ndërsa ai një burrë i madh me flokë të bardhë, të cilët atë ditë i kishte mbledhur pas koke dhe mua m’u duk si një prift që drejton një kryengritje. Edhe kur e kam takuar herën e dytë, Arianit Komneni më është dukur sikur bëhej gati për kryengritje, sepse sytë e tij të mëdhenj, shihnin sipër kokës sime dhe fjalët e tij dukeshin si urdhra. Atë ditë, Arianiti ishte në mes të fshatit dhe po i jepte dorën e fundit ndërtimit të kishës. Duart i kishte me pluhur dhe nuk më takoi. I thashë se vija nga Suli për të martuar mbesën time gjashtëmbëdhjetëvjeçare. E di, më tha, keni zgjedhur një fshat të ngrohtë për t’u martuar. Kur i thashë se për dasmë do vinin shumë krushq nga Suli dhe ata do ishin të armatosur, më pa nga koka te këmbët dhe duke qeshur më tha: Në qoftë se i lini armët këtu kur të ikni, ejani sa të doni. Unë doja ta kundërshtoja, por Arianiti më tha se kishte bërë shaka dhe se fshati kishte armë, por, duke qenë i vogël, nuk kishte shumë burra. Uroj që mbesa jote të jetë e shëndetshme dhe t’i shtojë djemtë e këtij fshati, më tha duke më parë me bisht të syrit si çdo njeri që flet për punë grash. Unë e pyeta se kur mbaronte kisha dhe kur më tha se donte dhe nja dy muaj i thashë, si me të lutur, se a mund të shpejtohej pak puna në mënyrë që mbesa ime të martohej në kishë. Nëse ti i sjell krushqit nesër që të punojnë me mua, kisha mbaron për dhjetë ditë, tha Arianiti. Ishte fundi i qershorit dhe ne kishim rënë dakord që dasma të mbahej të dielën e parë të shtatorit. Po nëse e shtyjmë dasmën një muaj, a mund ta mbarosh kishën, e pyeta unë. Besoj se po, tha Arianiti duke parë qiellin e pastër. Të dielën e parë të tetorit kambanorja është gati.
Unë bisedova me familjen e dhëndrit dhe dasma e Anës u shty në tetor. Kur u ndamë Arianiti më pyeti se nga cila familje e Sulit isha. Kur i thashë se isha nga Xhevallat, ai më mori në qafë dhe më puthi. Rron gjyshi, më pyeti. Jo, i thashë, na la, ka pesë vjet. I çuditur, unë e pyeta se a e kishte njohur gjyshin, por Arianit Komneni më tha që babai i tij e kishte pasur mik dhe më tregoi një histori nga e cila unë dija shumë pak.
Babai i Arianitit, gjyshi yt, vuante sa herë që dëgjonte se turqit pushtonin fshatra dhe shqiptarët ktheheshin në myslimanë. Ai besonte se nëse të gjithë të krishterët grekë, shqiptarë, sllavë, bullgarë dhe të tjerë bashkoheshin, turqit do të thyheshin dhe do zmbrapseshin duke e lënë Ballkanin të krishterë. Kur filloi lufta e Kretës, gjyshi yt mendoi se ky ishte rasti për t’i mundur turqit. Rrethimi i Kretës zgjati 25 vjet dhe një herë fitonin turqit e një herë grekët. Nga vitet e fundit, lajmet që vinin nga Kreta thoshin se grekëve po u mbaronin burrat dhe fuqitë e tyre po shteronin. Babai i Rianitit vendosi t’i shkojë në ndihmë të krishterëve atje dhe mblodhi disa djem nga fshati me në krye djalin e tij. Meqë fshati juaj nuk ishte shumë i madh dhe nuk kishte shumë burra, siç thoshte Arianit Komneni, yt gjysh vendosi të thërriste djem edhe nga fshatra të tjerë. Ai shkoi vetë gjithandej, por shumë pak iu përgjigjën sepse fshatrat e fushës kishin shumë frikë nga turqit në atë kohë. Një ditë, ai erdhi në Sul dhe takoi gjyshin tim që sa ishte bërë kryetar i pleqësisë. Gjyshi im i tha gjyshit tënd se fitorja e Kretës duhej të ishte një fitore e krishterimit dhe se Suli, i cili për qindra vjet i kishte luftuar turqit, nuk mund të mos merrte pjesë në këtë betejë. Gjyshi ishte rreth tridhjetë vjeç në atë kohë, por, meqë ishte i martuar dhe ishte zgjedhur kryetar i fshatit, vëllezërit e tij nuk e lanë. Gjyshi kishte dy vëllezër më të vegjël beqarë, të cilët ishin binjakë. Ata i kërkuan që ai të rrinte në fshat, ndërsa ata do shkonin në luftë në emër të Sulit. Bashkë me ta kërkoi të shkonte edhe gjyshi i Ibrahimit, i cili ishte vëlla me njërin nga binjakët dhe nuk donte ta linte atë vetëm. Babai i Arianitit u nis nga Suli një ditë të akullt nëntori të vitit 1667, bashkë me tre djemtë, që gjithë fshati doli t’i përcjellë. Gratë qanin, por acari ua ngriu lotët. Dimri i atij viti bëri shumë i ashpër dhe rrugët u bllokuan gjithandej. Deri në mars, djemtë nuk u nisën dot në Kretë. Ata katër muaj gjyshi yt i mbajti tre djemtë në shtëpinë e tij. Dy binjakët ishin të urtë dhe të heshtur, por gjyshi i Ibrahimit ishte një djalë i hedhur dhe i gojës. Shumë shpejt ai e njohu fshatin dhe ra në dashuri me një vajzë, e cila, duke qenë komshie me familjen e Arianitit, hynte dhe dilte në shtëpinë ku ai rrinte. Djali dhe vajza u dashuruan dhe gjyshi i Ibrahimit i premtoi vajzës se do martoheshin sapo ai të kthehej nga Kreta. Edhe familja e vajzës u bind dhe për disa javë e mbajtën djalin në shtëpinë e tyre, si dhëndër. U nisën në fillim të prillit, por asnjëri nuk u kthye. Vajza kishte mbetur me barrë dhe pas disa muajsh lindi babanë e Ibrahimit. Familja e tyre në Sul e mori vesh disa muaj më vonë që djali ishte vrarë dhe kishte lënë një djalë në fshatin tuaj. Kur mori vesh lajmin, nëna e gjyshit të Ibrahimit erdhi duke ulëritur në shtëpinë tonë dhe e akuzoi gjyshin tim si fajtor për humbjen e të birit. Dy familjet tona u ftohën për disa kohë. gjyshi ishte kryetar i pleqësisë dhe fshati mori anën e tij. Atëherë stërgjyshi i Ibrahimit mori gruan dhe një vajzë më të vogël dhe erdhi në fshatin tuaj ku ai kishte nipin e sapolindur. Mori gruan e pamartuar të të birit të vrarë, bashkë me nipin që ishte babai i Ibrahimit. Në këtë fshat ai ndërtoi një shtëpi në të cilën shumë vonë atij i lindi një djalë tjetër që edhe ai u vra, siç më kanë thënë. Shtëpia e tyre është kjo dhe këtu ka lindur edhe Ibrahimi, ta Llambro Xhavella dhe pasi i hodhi një sy mureve rozë, vazhdoi:
Babai jetim i Ibrahimit u martua shumë vonë, këtu në fshat, por para se të vdiste e ëma i tha se ajo donte që në qoftë se atij do t’i lindnin djem, ata t’i martonte me vajza nga Suli, sepse kështu raca do të vazhdonte. Babai i Ibrahimit ia mbajti amanetin të ëmës dhe një ditë erdhi në Sul dhe kërkoi nuse te babai im. Im atë donte që prishja mes dy familjeve të mbyllej dhe prandaj duke i dhënë dorën e mbesës së vet, Anës, që është vajza e vogël e vëllait tim. Në dasmën e Anës, ne erdhëm me njëqind krushq të veshur bukur, me fustanella dhe jelekë të zinj. Kisha kishte përfunduar. Në krye të dasmës qëndronte babai i Ibrahimit, babai im dhe babai yt. Pasi morën bekimin në kishën e re, që mbante era dru të njomë, Arianit Komneni e nxori Anën dhe Ibrahimin jashtë, ndërsa ne të tjerëve na tha të mos lëviznim. Ne u hutuam sepse nuk po e kuptonim, por kur pamë Arianitin që ndezi një qiri dhe u ngjit mbi altar nuk folëm. Ju kërkoj të gjithëve të ndizni një qiri dhe të luteni për shpirtrat e djemve që luftuan dhe vdiqën në Kretë, tha ai me një zë të fortë që akoma më bën të dridhem. Ai nuk ishte prift dhe ne nuk ishim kryengritës, por me një fjalë të tij, jam i sigurt se të gjithë do e linim dasmën dhe do niseshim për në Kretë. Por Arianiti nuk dha asnjë urdhër. Ai e ngriti qiriun e tij lart dhe ne të gjithë thamë një lutje pas tij dhe i mbajtëm qirinjtë për një kohë të gjatë mbi kokat tona. Kisha e re rënkoi si njeri. amin, tha Arianit Komneni. Amin, thamë të gjithë pas tij. Tani vazhdojmë dasmën, tha ai dhe filloi të qeshte me babanë tim. Atë natë, gjithë fshati mori pjesë në dasmën e Ibrahimit dhe të Anës. Suljotët qëllonin me pistoleta dhe kërcenin me opingat e tyre të bukura, duke i ngritur xhufkat mbi qeleshet e shokëve. Kur e pyeta Arianit Komnenin për përshpirtjen e shkurtër në kishë, ai më tha se që në fillim kishte menduar ta përuronte Kishën e re, me një meshë për të rënët e Kretës. Ata janë dëshmorët e parë të fshatit dhe kjo dasmë nuk do ishte ngjizur pa trimërinë e tyre. Por ti m’i ngatërrove gjërat, tha Arianiti duke pirë raki. Vure dasmën para meshës dhe mirë bëre, se unë kisha vënë dhjetorin para gushtit. Tani jam më i qetë, më tha, gushti mbaroi dhe unë po pres dhjetorin. M’u duk sikur më tha se po bëhej gati të shkonte në Kretë, si një prift që bekon heronjtë pas vdekjes, përfundoi Llambro Xhavella, duke parë nga Sara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:58 am

Babai shkoi në Kretë dy vjet më vonë dhe atje linda unë, tha Sara dhe i tregoi për Shebën dhe për udhëtimin me Arianitin, i cili i tha se do shkonin në pyll të kërkonin nënën, për ishujt që shihnin nga anija, për Selanikun dhe mbërritjen në fshat. Llambro Xhavella dukej i mallëngjyer, por ai burrë nuk dinte të qante dhe emocionet i dilnin si djersë mbi mustaqet e kuqe. Kur Sara mbaroi, ai i fshiu mustaqet dhe e pyeti: Kur vdiq babai? Ndoshta nuk ka vdekur, akoma, tha Sara duke ulur sytë. Ai iku nga fshati ditën që vëllai im, Gjergji, u bë mysliman. Llambro Xhavella u zgjat nga Sara sikur donte ta pyeste se ku kishte ikur Arianiti, por ajo nuk e la të vazhdonte, e kapi nga dora dhe i tha: Eja të shohësh Anën, duhet të jetë zgjuar.

Kur Ibrahimi me djemtë erdhën në shtëpi, Sara dhe Llambro Xhavella po loznin me Ana Komnenën. Llambro i vuri vajzës dorën te koka dhe i preku flokët e dendur dhe të zinj. M’i jep një palë balluke t’i çoj në fshat te njerëzit e mi, i tha Sarës, e cila mori një gërshërë, i preu vajzës disa flokë mbi ballë dhe ia dha Llambros. Ky, pasi i mori erë, e futi cullufen në një xhep të jelekut. Ana filloi të qante kur pa që i morën diçka nga koka, ndërsa Llambro doli jashtë si fajtor dhe u ul përballë tavolinës, në kohën që hyri Ibrahimi.
Mirë se erdhe, iu drejtua Ibrahimi i habitur kur e pa, ndërsa Petro dhe Jani iu hodhën në qafë. Djemtë e tjerë nuk e kishin parë kurrë Llambro Xhavellën dhe filluan të hapin sytë nga pisqollat që rrinin si të papuna mbi tavolinë.
Unë kam ardhur për gëzim, por mora vesh se i zoti dhe e zonja e kësaj shtëpie paskan vdekur, tha Llambro Xhavella. Ngushëllime. Unë jam Llambro Xhavella, daja i Anës, zonjës së shtëpisë. Ju kush jeni, iu drejtua ai Ibrahimit duke ngritur mjekrën e kuqe si një sqep kërcënues. Llambro Xhavella ishte i ftohtë, sikur kishte takuar një njeri të panjohur në majë të malit. Ibrahimi u step dhe pa Sarën në sy si të kërkonte ndihmë. Djemtë rrinin në këmbë të shushatur dhe nuk kuptonin në ishte koha e përshtatshme për ta pyetur Llambron, për Sulin, për Foton, për kushërinjtë, për kuajt dhe për detin. Është babai, dajë Llambro, foli Petro me zë të ulët, siç i flitet një njeriu që do ta zgjosh nga gjumi pa e trembur. Derisa në këtë shtëpi shpjegimet i jep i biri, do të thotë që unë kam të drejtë të besoj se babai ka vdekur, përsëriti Llambro Xhavella duke lëvizur pak mjekrën në drejtim të Petros, si dikush që noton dhe herë pa shere kthen pak kokën për të parë shokun që e ndjek.
Jam unë, foli Ibrahimi. Nuk mund të mos më njohësh. Ti ke qenë krushk i parë në dasmën time dhe të Anës. Unë doja të martohesha në shtator, por ti e shtyve dasmën në tetor dhe më the se Ana nuk i kishte mbushur akoma 16 vjeç. Nuk mbaj mend t’ju kem takuar në atë dasmë, por mund të më thuash si quhesh, se mbase kujtohem. Unë jam Ibrahimi, tha Ibrahimi. Të thashë që nuk njihemi, tha Llambro Xhavella duke parë si fitimtar nga Sara. Në dasmën e mbesës sime nuk u ftua asnjë mysliman. Vajza e mikut tim, Arianit Komnenit më tregoi me shumë dhimbje se si vdiq mbesa ime e shtrenjtë. Por në qoftë se ti Ibrahim do të më tregosh se si vdiq burri i krishterë i Anës unë jam gati të të dëgjoj. Jam bërë mysliman dhe kam ndërruar emrin. Ana e pranoi kur i thashë se nuk do merrja gra të tjera siç thotë Islami, tha Ibrahimi.
Unë e martova mbesën me një të krishterë dhe djemtë e saj lindën të krishterë, u kthye me një zë të fortë Llambro dhe duke parë nga Petro e pyeti: Ku është Thanasi? Petro pa nga Ibrahimi de ky e miratoi me kokë, si për t’i dhënë leje. Thanasi ka ikur me Ali Tepelenën në Janinë, tha Petro. Llambro Xhavellës iu fry mjekra dhe koka e tij e rruar u skuq si një domate e plasaritur. U ngrit në këmbë, mori pisqollat, i futi në brez dhe tha: Po ta kishte babanë gjallë, ai djalë nuk do shkonte pas një kusari mysliman që vjedh bagëti dhe përdhunon gra të krishtera. Ti paske dëbuar një jetim nga shtëpia dhe ky është mëkat, iu drejtua Ibrahimi me zë të çjerrë dhe pastaj duke parë nga Petro tha me ton urdhërues: Vishu ti djalë, do vish me mua që mos përfundosh dylber i ndonjë kusari tjetë. Petro nuk lëvizi nga vendi, por pa nga i ati, i cili dukej i humbur. Nisemi, tha Llambro Xhavella, por u kthye dhe iu drejtua Sarës që rrinte si e ngrirë: Babai yt ka qenë njeri i besës. Të lutem t’i mbash këta jetimë si të ishin djemtë e tu. Ndoshta, vij vitin tjetër dhe i marr edhe këta. Llambro Xhavella doli dhe pas tij edhe Petro, të cilit i foli vetëm Muhamedi. Kujdes kur të notosh Petro, se kali i dajë Llambros m’u duk i plakur. Petro kapërceu pragun pa derë, ndërsa Ibrahimi, i cili gjithë kohën kishte qëndruar në këmbë, u afrua te tavolina dhe mbështeti duart. Mbi syprinën e saj të shkëlqyer vetja iu duk si një njeri tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:59 am

Karriget dhe dera e re u bënë pas disa javësh. Ibrahimi dhe Jani punonin me ngadalë, pasi Petro iku me Llambro Xhavellën. Ibrahimi sharronte në pjesë të vogla drurët e panjës, ndërsa Jani i fërkonte me shtuf. Niko, Muhamedi dhe Aliu luanin në pyll dhe numëronin këmbët e karrigeve. Derën Ibrahimi e bëri me dru të fortë lisi. E mban lagështirën, i tha të birit. Shpatullat iu mavijosën të dyve duke sharruar lisin e gjatë me lëkurë të ashpër, që nuk donte të binte dhe prandaj ata thirrën disa burra nga fshati, për ta rrëzuar. Jani i qëroi si peshk luspat e mëdha të lisit dhe ndezi zjarr për të tharë njomësinë që avullonte si frymë njeriu.
Kur karriget rrethuan tavolinën e re dhe Ibrahimi mbylli derën e shtëpisë, Sara i tha djemve të laheshin dhe filloi të bënte darkën. Preu marule dhe i mbushi me gjizë, poqi patëllxhanë që pastaj i futi në vaj ulliri, ndau në mes gjashtë patate të mëdha dhe i mbushi me mish, zieu oriz që e zbukuroi me pluhur kanelle dhe përgatiti një tavë balte me mëlçi dhe zorrë të grira që kur e pyeti Ibrahimi ajo i tha se quhej koranik. Sara rrahu kos dhe kur ky u bë si krem ajo i hodhi sipër mjaltë, pastaj preu në feta të vogla gjithë lëng disa hurma, mollë dhe dardha dhe i leu me sheqer e i poqi dhe ato. Nga sëndukët e Arianitit, Sara nxori një takëm me lugë të dredhura dhe thika të gjata, të cilat Ibrahimi i mprehu duke i fërkuar me ujë dhe me gur, sepse vitet ua kishin thinjur tehun. Ajo pastroi një shandan të pluhurosur me shtatë krahë që Arianitit ia kishte dhënë Sheba dhe në secilën prej kupave të vogla nguli një qiri. Shtëpia nuk kishte qenë kurrë më e ndriçuar. Sara nuk e vuri Anën në gjumë dhe e mori djepin e saj në dhomën e bukës. Ana nuk ia ndante sytë flakës së qirinjve dhe qeshte. Ibrahimi u ul në krye të tryezës dhe Sara në fund, përballë tij. Jani dhe Niko u ulën majtas, ndërsa Muhamedi dhe Aliu djathtas. Përpara se të fillonin, Sara tha amen dhe ashtu bënë edhe Jani me Nikon, por dhe Aliu që i imitoi. Ibrahimi uroi me një gotë raki, ndërsa Muhamedi futi një hurmë të pjekur në gojë. Në fillim nuk folën sepse të gjithë e kishin mendjen tek ushqimet, një pjesë e të cilave ishin të panjohura për ta. Ibrahimi pinte raki dhe i gëzohej tavolinës e karrigeve të reja dhe u fliste djemve sa herë që këta rrëzonin pilaf dhe copa mishi mbi syprinën e kuqe. Mendova se nuk do na nxinte, tha Ibrahimi. Po të ishte Petro do dukej më e vogël, tha Jani duke provuar orizin me kanellë dhe mendoi se Sara kishte pasur të drejtë kur kishte porositur një tavolinë për gjashtë veta. Djemtë i zuri gjumi menjëherë, sapo tavolina u zbraz nga ushqimet. Ibrahimi vazhdoi të pinte raki dhe kur Sara iu afrua për të mbledhur enët, ai e kapi për beli dhe e puthi. Duro të marr shandanin, i tha Sara dhe të dy shkuan në dhomën e gjumit. Ibrahimi mbante era kanellë, ndërsa Sara e kishte gojën të mbushur me lëng hurme. Qirinjtë u lëngëzuan mbi shandan deri në mëngjes. Para se ta zinte gjumi, Sara mendoi se dhe e ëma duhej ta mbante ndezur atë shandan kur bënte dashuri me Arianitin.

Djemve iu shijoi kuzhina e Sarës dhe çdo ditë i kërkonin gjëra të reja. Ajo piqte bukë dhe kuleç të vegjël që i mbushte me arra dhe i spërkaste me mjaltë ose me reçel. Dhoma e oxhakut mbushej me tym kur kuleçtë digjeshin dhe Sara i tha Ibrahimit se duhej të bënin një furrë të madhe jashtë shtëpisë. Ibrahimi pyeti nëpër fshat dhe një ditë filloi të ndërtonte skeletin e furrës në oborr. Mori disa drurë që pasi i kryqëzoi si një kube, i veshi nga lart me baltë dhe i la disa kohë të thaheshin. Balta u forcua dhe u kap fort pas drurëve që mos binte. Por Ibrahimi i vuri flakën dhe drurët u dogjën të parët dhe ranë si prush në folenë e furrës. Balta u bë si kërcu dhe mbeti aty lart si një tavan i ngrirë. E ke gati, it ha Sarës. Në furrën e re kuleçtë dilnin më të fryrë dhe Sara filloi t’i priste ato në forma të ndryshme që djemve u dukeshin si lodra. Një herë nga furra dilte një ushtri me kuaj, pastaj dilte një tavë me zogj prej brumi, pastaj disa dele apo edhe katrorë e diej të rrumbullakët. Djemtë ia bënin sytë kafshëve me lajthi dhe bajame dhe kur i vinin kafshët të ziheshin me njëra-tjetrën askush nuk fitonte, sepse zënka përfundonte në thërrime të verdha prej gruri. Jani i bëri Sarës një okllai të re dhe të lëmuar me të cilën ajo e shtypte fort miellin dhe pastaj i jepte formën e lodrës, me një thikë të mprehtë. Niko kërkonte vetëm kuaj, Aliu donte katrorë, ndërsa Muhamedi pëlqente kuleç në formë hëne, të cilat i ngjyente në reçel kumbulle. Pas kuleçve të mëngjesit dreka hahej me lakror që Sara e mbushte me gjizë, me vezë dhe me presh. Ibrahimi donte lakror me petë të holla dhe të mbushur me pllaqi, ndërsa Jani ngrihej herët në mëngjes, shkonte në pyll dhe sillte një thes me hithra që ia përcëllonin duart. Djali i lante hithrat vetë dhe i thoshte Sarës t’ia mbushte me to, pjesën e tij të lakrorit.
Një ditë, kur Ibrahimi u nis në qytet për të marrë paratë e disa bagëtive që kishte shitur, Sara i tha të blinte peshk. Peshk, pyeti Ibrahimi i habitur, nuk kam ngrënë kurrë peshk. As unë, tha Sara, por ta provojmë. Pyet si pastrohet.
Ibrahimi solli tre peshq të mëdhenj që gjithë rrugës kishin rrjedhur gjak dhe i vuri mbi tavolinë. Era e peshkut e mbushi shtëpinë dhe djemtë dolën jashtë duke mbyllur hundët. Edhe Ibrahimit i vinte ndot duke i treguar Sarës se si pastroheshin. Në Pazar më thanë se i pritet koka, pastaj hapen nga barku dhe i hiqen të gjitha rropullitë. Mbaji në ujë të zier sa t’u dalë era dhe pastaj shtroi në tavë të piqen, tha ai dhe doli nga dhoma. Peshqit rrinin të shtrirë mbi tavolinë dhe kur Sara i ngriti për t’i nxjerrë në oborr, tre gjurmë uji të kuq mbetën mbi syprinë. I preu kokat dhe i pastroi, siç i kishte thënë Ibrahimi. Pastaj i shtroi në tavë, i mbushi me majdanoz dhe i bëri secilit një kurorë me domate dhe qepë. Djemtë vuajtën shumë me halat e peshkut dhe Ibrahimi mezi e nxori një halë të vogël që i mbeti Aliut në fyt. Muhamedi nuk e preku peshkun, ndërsa Jani, pasi i qëroi halat një nga një, e hëngri me bukë. Është shumë i mirë, tha Sara, por herën tjetër do t’ia pastroj halat dhe do t’ia mbush barkun me patate dhe oriz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:59 am

15

Kur Ana mbushi një vjeç e çuan në pyll. Korriku ishte i nxehtë, por pylli ishte i freskët. Sara bëri bukë të bardhë dhe kulaç me reçel, mbushi çantat me mish të pjekur me pllaqi, vuri djathë, domate të reja, kastravecë, mollë dhe limona dhe u nisën. Ibrahimi mbante Anën në krahë, ndërsa Jani dhe djemtë e tjerë ushqimet. Sara ecte pas tyre me rrobat e Anës. Rrugës, Muhamedi, që tërhiqte një trastë me domate, iu afrua, i dha dorën dhe i tha: Kam bërë një vjershë, por mos i thuaj babait. Nuk i them, i tha Sara, po mua do ma thuash? Po, tha Muhamedi dhe ia tha: Dua hurma dhe në pyll shkoj, Ana rritet, unë fluturoj.
Sara e pa duke qeshur dhe Muhamedi u skuq. Faqja e tij ishte e zbehtë dhe sytë i dukeshin edhe më të kaltër. Pse do të fluturosh e pyeti Sara. Dua të shoh botën, u përgjigj Muhamedi. Toka është e rrumbullakët si një hurmë dhe nuk e shikon dot të gjithën vetëm duke ecur. Po të ecësh nuk rrëzohesh, ia ktheu Sara duke i shtrënguar dorën. Kush fluturon bie prandaj njerëzit kanë vendosur të ecin.
Si arritën në pyll, zgjodhën një kumbull të egër të mbushur me lule të bardha, që sa kishin çelur, dhe u ulën rrëzë saj. Sara shtroi një çarçaf dhe vuri aty Anën. Djemtë vrapuan duke u fshehur pas drurëve, ndërsa Ibrahimi filloi të hapte ushqimet. Anën e zuri gjumi dhe lulet e kumbullës ia veshën flokët si një kurorë. Kur u zgjua, Jani i solli një breshkë me kurriz të verdhë, e cila i rrinte Anës përballë, si e trullosur. Vajza nuk fliste, por përplaste dorën mbi kurrizin e breshkës dhe përpiqej ta ngrinte lart. Kur breshka e kuptoi se fëmija nuk mund t’i bënte keq, filloi të lëvizë nëpër bar dhe Ana e ndiqte duke ecur me duar. Djemtë u lëshuan nëpër pyll dhe erdhën secili me nga një breshkë të vetën. Do bëjmë një garë me breshka, i tha Jani tre djemve më të vegjël. Numëroi dhjetë hapa dhe duke futur një shkop në tokë shënoi një vizë mbi dheun e shkrifët. Breshka e kujt vjen këtu e para ai fiton, tha Jani. Tre djemtë kërkuan pak kohë për t’u përgatitur, këputën bar dhe filluan t’i ushqejnë breshkat që nga frika nuk e nxirrnin fare kokën jashtë guaskës. Aliu u ankua se breshka e Nikos ishte më e madhe se e tij dhe kështu ai do të fitonte, por Ibrahimi e qetësoi kur i tha se breshka e vogël do ecte më shpejt sepse ishte më e lehtë. Por Aliu nuk u bind dhe filloi të qante. Kush vrapon më shpejt një derr apo një viç, e pyeti Ibrahimi. Viçi, u përgjigj Aliu duke fshirë lotët. Po pra, i tha i ati, sepse viçi është më i lehtë se derri. Ndërkohë, Nikoja e mori breshkën e tij të madhe, u fsheh pas një peme dhe filloi t’i fliste në vesh. Nuk lejohet t’i flasësh breshkës, i bërtiti Aliu dhe u mërzit prapë. Lejohet, i tha Jani, por varet se çfarë i thua. E çfarë t’i them, pyeti Aliu duke u afruar që të tjerët mos dëgjonin. Thuaji që nëse fiton do ta marrësh në shtëpi. Aliu u fut pas një peme dhe nisi t’i fliste breshkës.
Pasi i ngopën breshkat me fjalë djemtë ishin gati për të filluar, por Muhamedi tha se pavarësisht se breshka e Nikos dukej më e madhe, ato të gjitha ishin njëlloj dhe mund të ngatërroheshin rrugës. Mund të fitojë breshka ime dhe do duket sikur ishte breshka e Aliut, tha djali. E rregulloj unë, tha Sara dhe u ngrit duke e lënë Anën të ndiqte breshkën e vet. Mori nga trasta një domate, e ndau në mes dhe e fërkoi fort pas kurrizit të breshkës së Nikos. Kurrizi u skuq dhe breshka ngriti kokën si e plagosur. Pastaj Sara mblodhi disa luledele të verdha i fërkoi në duart e veta dhe ato lëshuan një pluhur të verdhë, që ajo e shpërndau gjithandej mbi kurrizin e breshkës së Aliut. Breshka teshtiu sikur t’i kishte hyrë pluhur në hundë dhe Aliu tha: Fillojmë se po më ftohet breshka. Breshkat nuk sëmuren, tha Sara që këputi një degë të njomë kumbulle mbi të cilën kishte çelur një lule e bardhë dhe ia futi breshkës së Muhamedit poshtë guaskës. Lulja i rrinte breshkës si një dantellë dhe Muhamedi tha se nuk donte që breshka e tij të ishte femër. Femër është breshka e Anës, i tha Jani që priste me shkop në vijën e garës. Breshka jote është një burrë që ka veshur një këmishë me lulka si ajo e dajë Llambros. Muhamedi nuk foli dhe djemtë i vunë breshkat në një rresht. Nikoja i pari, Aliu i treti dhe në mes lulja e Muhamedit.
Gati, thirri Jani dhe numëroi deri në tre. Nisu. Por asnjëra nga breshkat nuk lëvizi. Djemtë filluan t’i ndërsejnë tre kafshët e tyre, u fishkëllenin, i gjuanin mbi kurriz me thupra, u vinin bar përpara gojës, por ato prapë nuk bënin përpara. Vazhduan kështu për një kohë derisa Aliu i futi gishtin poshtë guaskës breshkës së tij të verdhë, e cila u drodh dhe filloi të ecte. Ashtu bënë edhe Niko me Muhamedin dhe të tre breshkat filluan të zvarriten, por vija e garës dukej shumë larg. Ibrahimi me Sarën ishin bashkuar me djemtë dhe ngushëllonin me radhë secilin që vraponte i djersitur, rreth breshkës së vet. Në mes të rrugës breshka e Aliut ishte një kumbull përpara dy breshkave të tjera. Aliu filloi t’i thoshte fjalë të ëmbla breshkës së tij që e ruante distancën, ndërsa Nikoja i fuste vazhdimisht gishtin nga prapa breshkës së tij të kuqe. Muhamedi ia hoqi fare lulen e bardhë breshkës nga qafa dhe i tha Sarës se ndoshta ajo e pengonte që të gjente rrugën. Djemtë i rrinin breshkave nga prapa dhe pas tyre edhe Ibrahimi me Sarën dhe askush nuk e pa Anën që, duke ecur këmbadoras, kaloi përpara breshkave dhe kur arriti te vija e garës u kthye me fytyrë nga ata dhe filloi të qeshte duke përplasur duart. Breshkat u frikësuan nga vajza që u doli përpara, futën kokat nën guaskë dhe asnjëra nuk lëvizi më. Mbaroi, tha Jani, garën e fitoi Ana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:59 am

Hëngrën bukë dhe pasdite u kthyen në shtëpi. Ibrahimi eci përpara me Anën në krahë, ndërsa Sara vinte e fundit me Muhamedin që e pyeste pse toka ishte e rrumbullakët dhe jo katrore. Aliu e mori me vete breshkën e tij dhe tha se kur gara u mbyll, ajo ishte e para. Niko zihej me Janin që e kishte mbyllur garën kur breshka e Aliut ishte pak përpara së tijës dhe nuk pranoi të mbante asnjë nga trastat me ushqimet që tepruan. Para se të shtrihej, Aliu e futi breshkën poshtë krevatit të tij dhe i hodhi bar. Fli, i tha, se do ketë gara të tjera. Ndërsa Ana Komnena sillej me duar e me këmbë mbi shtratin e madh të prindërve dhe nuk fjeti deri vonë, duke e lënë dhe Ibrahimin pa gjumë. Po iki të fle nga djemtë, i tha Ibrahimi Sarës dhe u shtri në krevatin që kishte lënë bosh Petro. Shko, i tha Sara, po kujdes mos zgjosh breshkën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:59 am

16

Gara e breshkave u përsërit disa të diela. Aliu merrte breshkën e vet shtëpiake, ndërsa Niko me Muhamedin vërtiteshin nëpër pyll dhe sillnin breshka të reja. Një ditë ata u mërzitën nga loja dhe thanë se nuk gjetën më breshka, por Aliu tha se breshka e tij i kishte mundur të gjitha breshkat dhe ato nuk dilnin më nga frika. Ana çapitej nëpër bar, ndërsa Sara ndryshonte format e kuleçve. Kur ktheheshin, Jani merrte dru në pyll, të cilët i përzgjidhte duke i parë lulen dhe lëkurën dhe kur shkonte në shtëpi i kthente në zbukurime. Ai filloi të bënte enë druri, shishe për raki, gota, okllai me përmasa të ndryshme, kanistra, rosa, pata dhe trekëndësha të vegjël për Anën.
Një ditë, Jani i thirri tre vëllezërit e tij dhe i tha se do t’u bënte atyre nga një lodër druri, por ata duhet të vendosnin se çfarë donin. Niko i kërkoi një ushtar, megjithëse nuk kishte parë kurrë ushtar me sy. Çfarë ushtari do, e pyeti Jani. Do një turk me çallmë dhe me jatagan në brez, apo një grek me kapelë të vogël dhe me këpucë me xhufka. Niko u mendua dhe i tha se donte një ushtar me jelek dhe me dy pisqolla në brez si Llambro Xhavella. Por nuk e dua tullac. Dua që ushtari im të jetë më i ri se dajë Llambro. E do me çallmë apo me qeleshe, e pyeti Jani prapë. E dua me flokë të gjata që ia merr era, tha Niko.
Aliu që e dëgjoi të vëllanë tha se ai donte një luftëtar mbi kalë si Skënderbeu. Skënderbeu kishte një përkrenare me bri dhie mbi kokë, i tha Jani dhe shpatën e kishte më të gjatë se kalin. Skënderbeu nuk i donte dhitë se ato nuk bëjnë qumësht të mirë më ka thënë babai, u përgjigj i nxehur Aliu. Unë dua që Skënderbeu im të mbajë mbi kokë jo dy, por vetëm një bri të trashë demi që i thyen parzmoret e turqve. Po shpatën, e pyeti Jani. Shpatën e dua të drejtë, por jo më të gjatë se kalin, tha Aliu.
Ndërsa Muhamedi pasi dëgjoi i qetë dy vëllezërit tha se ai donte dy lodra. Jo, i thanë vëllezërit, pse ti dy lodra kur ne do kemi vetëm nga një. Po ato janë pjesë e së njëjtës lodër, u përgjigj Muhamedi, por vëllezërit nuk po e kuptonin. Unë dua një gjë të rrumbullakët në qoftë se toka është e rrumbullakët dhe një katror në qoftë se toka është katror. Është njëlloj si ushtari yt që duket edhe nga përpara, edhe nga prapa, i tha ai Nikos. Mirë, i tha Jani, do ta bëj, se lodrat e tua janë më të thjeshta dhe gdhenden shpejt. Po unë dua që t’i bësh me pyje, me lumenj, me dete, me male dhe me fshatra, i tha Muhamedi. Po njerëz nuk do, e pyeti Jani. Jo nuk dua, tha Muhamedi. Njerëzit janë të vegjël dhe nga lart nuk duken.
Jani punoi një muaj për kukullat e vëllezërve. Shkoi në pyll dhe zgjodhi lis për ushtarin e Nikos dhe Skënderbeun e Aliut, ndërsa tokat e Muhamedit vendosi t’i bënte me qershi sepse ajo vinte si e murrme dhe ai mendoi se toka e parë nga lart kishte atë ngjyrë. Preu me kujdes katër kuti të vogla të barabarta, në madhësinë e një ikone, por u kujtua se shpata e Skënderbeut do të dilte mbi lartësinë e lodrave të tjera dhe preu një kuti më të gjatë. Vizatoi me brisk hekuri mbi secilën kuti, format e tyre të përafërta dhe filloi t’i priste trashë. Ashtu, lodrat dukeshin si gurë që koha dhe erërat i kishin gdhendur rastësisht, pa asnjë qëllim. Pastaj, me një daltë të vogël filloi të nxirrte ngadalë ashklat e drurëve derisa koka e ushtarit të Nikos u duk si një kokë ariu, pa faqe dhe pa hundë. Jani e la ushtarin e Nikos dhe kaloi te Skënderbeu i Aliut derisa edhe ky u duk si një ari i paushqyer. E la dhe atë dhe filloi të merret me kalin. Faqet dhe hundët e ushtarit dhe të Skënderbeut do t’i bëj në fund, tha me vete duke menduar se duhet t’i bënte të dukeshin si njerëz të ndryshëm sepse përndryshe vëllezërit do të ziheshin. Aliu nuk mund të pranojë që Skënderbeu të ketë fytyrë ushtari, qeshi Jani dhe vazhdoi të rrumbullakoste tokën e Muhamedit. Jani nuk kishte parë ndonjë det dhe nuk dinte nëse ai ishte më i madh dhe apo më i vogël se lumi. Në darkë pyeti Sarën dhe ajo i tha se bota kishte më shumë dete sesa pyje dhe lumenj dhe se çdo lumë bashkohej me detin dhe çdo det bashkohej me një det tjetër. Po pyll në mes të detit ka, e pyeti Jani. Ka, tha Sara. Janë ishujt, por ata janë të vegjël dhe nuk duken nga lart. Me përjashtim të Kretës, tha ajo dhe pa nga Ibrahimi që nuk po e dëgjonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitimeMon Nov 01, 2010 8:59 am

Jani i gdhendi imët pisqollat e ushtarit, por megjithatë njëra doli pak më e gjatë se tjetra. Ndërsa shpata e Skënderbeut u thye pak në majë dhe Jani ia shkurtoi këmbët e kalit, që t’i sillte në proporcion. Pastaj thelloi lumenjtë që dukeshin si gishta mbi tokën e Muhamedit dhe duke e futur daltën thellë në dru bëri nga të gjitha anët pyje që dukeshin si gjilpëra të ngulura mbi një top leshi. Në mes të një deti të madh, ngriti një gungë të vogël si nishan, që ishte Kreta. Kur mbaroi faqet, hundën dhe sytë e ushtarit dhe të Skënderbeut, njëri dukej si një burrë i hollë me faqe të verdha, ndërsa tjetri si një bullafiqi nën peshën e të cilit kali me këmbë të shkurtra po jepte shpirt.
I pastroi nga pluhuri dhe i hodhi pak ujë që të shkëlqenin. Thirri tre vëllezërit dhe ua tregoi. Në fillim ata u habitën, por pastaj filluan të shikonin me qetësi dhe të krahasonin secili kukullën e tij me dy të tjerat. Pse njëra pisqollë është më e gjatë se tjetra, u hodh Niko. Sepse ushtari yt njërën ia ka marrë një turku dhe tjetrën një greku, tha Jani. Po pse ushtari im është më i dobët se Skënderbeu, vazhdoi Niko. Sepse ushtari shkon në luftë dhe nuk ka kohë të hajë, ndërsa Skënderbeu rri majë kalit dhe nuk lodhet. Skënderbeu ka kalë sepse është komandant, tha Aliu duke mbrojtur kukullën e tij. Por pasi e pa mirë u hodh dhe ai. Kali i ka këmbët e shkurtra dhe duket si mushkë. Kali i Skënderbeut ishte ndryshe nga të tjerët, tha Jani. Ai ishte shumë i shpejtë dhe prandaj i ka këmbët më të shkurtra. Çfarë është kjo, pyeti Muhamedi duke treguar ishullin me gisht. Kjo është Kreta, tha Jani. Është një ishull. Po pse ma ke vënë Kretën, unë nuk ta kërkova, tha Muhamedi. Këtë ma kërkoi Sara, tha Jani duke parë nga ajo. Muhamedi u kthye nga Sara, si për t’i thënë se nuk kishte punë me lodrën e tij, por Ibrahimi ndërhyri dhe i tha: Në Kretë është vrarë gjyshi im dhe stërgjyshi yt. Është mirë që e ke futur në botën tënde. Muhamedi nuk foli, por Aliut iu duk se heroizmi kaloi nga shpata e Skënderbeut te bota e Muhamedit dhe duke iu afruar Ibrahimit e pyeti: Me shpatë ka luftuar gjyshi? Po, i tha Ibrahimi. Po pisqollë ka pasur, tha Nikoja. Nuk e di, tha Ibrahimi, por ndoshta e kanë vrarë me pisqollë.
Kaq duhej që dy djemtë të fillonin luftën. I afruan kukullat e tyre dhe, duke i ngjitur me njëra-tjetrën, i shtynin fort. Ushtari yt nuk i nxjerr dot pisqollat nga brezi, thoshte Aliu dhe i fuste shpatën ushtarit në sy. As shpata jote nuk ia pret dot kokën ushtarit tim, bërtiste Niko duke shtyrë Skënderbeun e shëndoshë. Në fillim u thye briri i përkrenares së Skënderbeut, pastaj ushtari mbeti me një krah dhe me krahun tjetër u hakmor duke i thyer Skënderbeut shpatën. Kështu janë më të bukur, tha Sara, duken si statuja antike.
Djemtë fjetën atë natë duke e futur secili poshtë krevatit heroin e vet të plagosur. Ushtari me një krah humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, ndërsa Skënderbeu rezistoi, por breshka e lëpiu gjithë natën. Muhamedi e futi tokën e tij të rrumbullakët poshtë jastëkut, por ashtu nuk mund të flinte sepse koka i dhembte mbi drurin e fortë. E mori dhe e vuri dhe ai poshtë krevatit, tokën e vet. Para se të flinte i tha Janit: Po të ma kishe bërë tokën katrore tani do më kishte zënë gjumi.
Kur u zgjuan në mëngjes, asnjëri nuk e gjeti lodrën poshtë krevatit. Kontrolluan nëpër shtëpi, hapën sirtarët, shkuan në qilar, por nuk i panë kund. Shkuan te dhoma e prindërve, por aty Ana po flinte me një patë në dorë. Dolën në oborr dhe panë që Sara i kishte rreshtuar tre kukullat mbi një plloçe dhe po i shihte. Do t’i lyej, tha ajo kur djemtë e pyetën.
Në fillim Sara leu me të kaltër detet, pastaj i dha një jeshile të errët pyjeve, nxiu lumenjtë dhe malet i bëri me bojë kafe. Po Kretën si do e lyesh, e pyeti Muhamedi. Me të kuq, u përgjigj Sara. Aty është derdhur shumë gjak. Me ngjyrë të kuqe u lye dhe fustanella e ushtarit, ndërsa këmisha e tij dhe kali i Skënderbeut u bënë të bardha. Pisqollat dhe përkrenarja e Skënderbeut u lyen me ngjyrë të zezë, ndërsa pjesa e mbetur e shpatës u vesh me një të verdhë ngjyrë ari. Fytyra e shëndetshme e Skënderbeut u lye me rozë, ndërsa pelerina ngjyrë vjollcë. Flokët e gjata të ushtarit u zverdhën, ndërsa faqet dhe hunda u lyen me bojë kafe. Ushtari është nxirë nga dielli nëpër luftëra, tha Sara duke lyer me gri shtëpitë e vogla të botës së Muhamedit. Si mbaroi, i vuri mbi plloçe që të thahen. Ushtarin dhe Skënderbeun përballë njëri-tjetrit, ndërsa tokën e Muhamedit në mes të të dyve. Tani kanë arsye të luftojnë për një copë tokë, tha Sara dhe i mori djemtë për t’u dhënë mëngjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"   Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 3 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Të jetosh me më shumë se një problem shëndetësor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: