Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti Empty
MesazhTitulli: PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti   PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti I_icon_minitimeTue Nov 02, 2010 4:39 pm

Me 66 vota për, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi i Republikës së Kosovës të martën votoi mocionin e mosbesimit, duke rrëzuar kështu qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi. Për rrëzimin e qeverisë “me qëllim të nxjerrjes së vendit nga kriza” votuan deputetët e AKR-së, LDD-së, të pakicave dhe ata të partisë që deri më tash ishte në pushtet, PDK-së. Ndërkaq duke e konsideruar si “lojë të PDK-së”, nuk votuan deputetët e LDK-së dhe ata të AAK-së.
Ngritja e mocionit të mosbesimit është iniciuar nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR), ndërkaq një strategji e tillë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme është përkrahur edhe nga vet qeveria në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, që është edhe iniciues i mocionit të votëbesimit në Kuvendin e Kosovës, tha se vendi aktualisht gjendet në krizën më të thellë institucionale që nga viti 2000. Kjo krizë, sipas tij e ka bazën në keqqeverisjen nga ish partnerët e koalicionit që kanë vënë prioritet interesat e tyre partiake.

Duke ndje përgjegjësinë për zhvillimet e fundit, Grupi i AKR-së, i mbështetur nga 40 deputetë të Kuvendit tha se ka parashtruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Si arsyetim i ngritjes së mocionit të votëbesimit merret kriza e shkaktuar pas dorëheqjes së presidentit për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës dhe largimit të LDK-së nga Qeveria e rrezikon të thellohet më tej.

Ndërkaq, edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili foli para deputetëve tha se ky proces nëpër të cilin po kalon vendi është test tjetër i rëndësishëm për shtetin. “Po përballemi me test të demokracisë në shtetin tonë të ri”, tha ai, duke shtuar se duhet të jenë të përgjegjshëm dhe duhet përballur me situatën.

Ai tha se vendimi i Kuvendit do të konsolidojë demokracinë, ndërkaq shprehu besimin se Kuvendi do të votojë mocionin për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja, me legjitimitet të ri. Duke vlerësuar punën e tij, Thaçi pohoi se Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe as miqtë ndërkombëtar nuk e deshën një situatë të tillë, por fatkeqësisht sipas tij kriza u imponua dhe duhet përballur me të. Ai tha se edhe gjatë javës në vijim qeveria do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë treguar mbështetje.

Gjatë kësaj seance, folën edhe përfaqësuesit e Grupeve parlamentare në Kuvend. Me këtë rast, u konfirmua se edhe Grupi parlamentar i PDK-së do të votojë mocionin e votëbesimit. Ky grup parlamentar fajësoi LDK-në si shkaktare të krizës. Megjithëse nuk është praktikë, mocioni i votëbesimit në Kosovë është përkrahur edhe nga vet deputetët e partisë që është në pushtet, PDK-së.

Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK-ja, tha se ngritja e mocionit është e drejtë kushtetuese, por sipas tij LDK nuk pajtohet dhe nuk e pranon arsyetimin dhe përmbajtjen e mocionit. Mocionin si të tillë, tha Beqiri LDK nuk e pranon dhe nuk do të marrin pjesë në votim.

Ardian Gjini, nga AAK duke ironizuar fjalimin e Thaçit tha se nëse dikush e përmbledh fjalimin që e mbajti në Kuvend arrin të nënkuptojë se ka thënë “Ju lutem shkarkomi sa i mirë jom kon”. Sipas tij, kjo qeveri duhet të shkojë për shkak të korrupsionit, shtypjes së lirisë së medias dhe shumë arsyeve tjera. “Kjo qeveri nuk e ka mbajtur asnjë premtim”, tha Gjini, duke shtuar se pse mocioni nuk është kërkuar më herët kur ka pasur mjaft arsye. Gjini tha se nuk mendon se mocioni është kërkuar për ta nxjerrë vendin nga kriza, po për shkak që zgjedhjet të mbahen në “terr” dhe pa Haradinajn. Me këtë rast, Gjini njoftoi se Grupi parlamentar i AAK-së nuk merr pjesë në votim.

Lulëzim Zeneli, nga LDD-ja tha se për tri vite të kësaj qeverisjeje Kosova nga raportet ndërkombëtare ka marrë vetëm vlerësime negative. Ai tha se LDD do ta votojë mocionin, në mënyrë që kjo qeveri të shkoi sa më parë.

Tensionimi i situatës politike në vend dhe kriza institucionale disa javësh ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike. Megjithëse, LDK mohon të jetë shkaktare e krizës institucionale, ish partneri në koalicion PDK e akuzon këtë parti se është shkaktare e krizës në vend për interesa të ngushta partiake e personale. Koalicioni ndërmjet këtyre dy partive është vlerësuar nga analistë politikë si koalicion i panatyrshëm, ndërkaq brenda LDK-së gjithnjë ka pasur zëra për largimin e LDK-së nga Qeveria.

Me rënien e Qeverisë Thaçi vendi nuk do ta presë datën 13 shkurt siç ishte përcaktuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, mirëpo do të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda këtij viti. Me votimin e mocionit të mosbesimit, e vetmja procedurë mbetet shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhje. Këto të fundit, mbahen më së paku 30 ditë, e më së shumti 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti
» Rama: Skenari i përgatitur nga pushteti!
» Franca rrëzon një “Galeb” libian
» Tajvanezja martohet me veten
» Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: