iliriana Studentë i FM-së
Postime : 3702
| Titulli: Grabitet shoferi nga Novi Pazari Tue Nov 02, 2010 7:13 pm | |
| Mitrovicë, 28 tetor - Policia e Kosovës ka filluar hetimet intensive lidhur me rastin e regjistruar të grabitjes, të raportuar të ketë ndodhur rreth orës dy pas mesnatës të ditës së martë. Ankuesi 42 vjeçar, i përkatësisë etnike boshnjak, banor i Novi Pazarit, republika e Serbisë, ka njoftuar autoritetet policore se ai ishte grabitur nga katër persona të panjohur për të, së bashku me kamionin e tij të ngarkuar me mall ndërtimor. Sipas ankuesit, ai ishte ndaluar në një pikë kontrolli të doganave të Kosovës në fshatin Koshtovë të Mitrovicës ndërsa iu ishin marrë dokumentet për t’u drejtuar në terminalin doganor të Mitrovicës. Gjatë rrugëtimit të tij në drejtim të terminalit doganor, me të arritur në afërsi të lokacionit “Ura e gjakut”, përkatësisht në rrugën e “Ulqinit”, një automjet civil i tipit “Mercedes” ngjyrë e zezë, i kishte dalë para duke e detyruar që të ndalonte kamionin e tij. Nga automjeti “Mercedes” thuhet se kanë dalë katër persona të dyshuar, të panjohur për viktimën, të cilët e kanë detyruar viktimën e tyre që me forcë të futet në automjetin e tyre ndërsa dy prej të dyshuarve kanë marrë kamionin e viktimës. Më tutje, ankuesi ka deklaruar se me automjetin “Mercedes”, bashkë me dy të dyshuarit, ishte dërguar deri në rrugën qarkore në drejtim të fshatit Vaganicë, ku edhe i ishe marrë portofoli i tij së bashku me një qafore nga fyti. Në portofol, veç dokumenteve personale, ankuesi ka deklaruar se kishte edhe 35 euro. Në një moment, viktima kishte arritur që t’i shmanget sulmuesve të tij, ndërsa me vrap ishte drejtuar në shtëpinë e disa familjarëve të tij prej nga edhe ka njoftuar autoritetet policore. Nuk është raportuar për lëndime ndërsa ankuesi ka deklaruar se sulmuesit e tij nuk ishin të armatosur. Njësitë policore të stacionit jugu në Mitrovicë, kanë filluar hetimet e menjëhershme të rastit ndërsa në bazë të aktiviteteve operative në kërkim të personave të dyshuar, njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë kamionin e viktimës, të braktisur në lagjen Vaganicë të Mitrovicës. Një automjet civil, i tipit “Mercedes” ngjyrë e zezë, me targa “KS”, i cili besohet të ketë qenë i përfshirë në këtë akt kriminal, është identifikuar nga hetuesit policorë dhe i njëjti është sekuestruar si pjesë e provave materiale. Pronari i automjetit në fjalë, nuk është lokalizuar ende ndërsa policia është në kërkim të tij. Rasti është kualifikuar si vepër penale “Grabitje” e paraparë në bazë të nenit 255 të Kodit Penal të Kosovës. | |
|