Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 “Tundim” për pasaporta shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

“Tundim” për pasaporta shqiptare Empty
MesazhTitulli: “Tundim” për pasaporta shqiptare   “Tundim” për pasaporta shqiptare I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 12:57 pm

“Tundim” për pasaporta shqiptare 15pasporta5
Prishtinë, 15 nëntor - Zyrtarë të qeverisë së Kosovës nuk kanë përjashtuar mundësinë që një numër i kosovarëve të synojnë pajisjen me pasaporta shqiptare, pas heqjes se vizave për udhëtimet e shtetasve të Shqipërisë në zonën Shengen, raporton BBC.
Siç ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Prishtinë, janë tetë kritere që duhet të plotësohen që një shtetas i huaj të marrë pasaportë të Shqipërisë, duke përfshirë qëndrimin rezident prej 5 vjetësh, respektivisht 3 vjetësh për qytetarët e Kosovës.
Ministri në dorëheqje i Integrimit Evropian, Besim Beqaj thotë se historia ka treguar që pas liberalizimit të vizave me Serbinë, disa shqiptarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta serbe dhe e njëjta tani mund të ndodhë edhe me Shqipërinë.
“Ka qenë një fshehtësi publike nëse mund ta quaj kështu, që qytetarët tanë kanë mundur të shkojnë në Serbi dhe të blejnë pasaporta biometrike”, thotë ai.
Sipas ministrit Beqaj, ka pasur disa raste kur qytetarët e Kosovës kanë shkuar në Serbi dhe kanë bërë regjistrim fiktiv, duke marrë pasaporta serbe për të përfunduar kështu në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
“Kjo ka treguar se çdo bllokim që bëhet, krijon mundësi që ata të gjejnë rrugë alternative dhe ky është argumenti që ne përdorim çdo ditë”, tha ministri Beqaj.
Pak ditë më parë, Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, i ka tërhequr vërejtjen Serbisë dhe Maqedonisë për “keqpërdorimin e liberalizimit të vizave” duke përmendur edhe mundësinë e rishikimit të këtij procesi.
Pas vendimit të fundit për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, Kosova ka mbetur vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk do të mund të udhëtojnë në zonën Shëngen pa viza.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar fillimin e shpejtë të dialogut me Kosovën për procesin e liberalizimit, duke e kushtëzuar atë me ri-integrimin e të zhvendosurve.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, në një intervistë për BBC-në nuk ka sqaruar kur pritet saktësisht të fillojë ky dialog, por ka lënë të kuptohet se është çështje javësh dhe jo muajsh.
“Shumë shpejt do të thotë shumë shpejt”, tha zoti Fule.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Tundim” për pasaporta shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: