Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Makina e parë ‘Made in Albania’

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Makina e parë ‘Made in Albania’ Empty
MesazhTitulli: Makina e parë ‘Made in Albania’   Makina e parë ‘Made in Albania’ I_icon_minitimeWed May 19, 2010 11:25 am

Makina e parë ‘Made in Albania’







Makina e parë ‘Made in Albania’ Shpikesi-makines
.
Do të takojmë sot Petrit Ymerin. Sigurisht që emri i tij nuk ju thotë
asgjë, por në Cërrik ai është heroi lokal. Ky zotëri është konstruktori i
parë shqiptar i një makine të mirëfilltë.
Makina kabrio është e një kubature minimale, por është shumë e
përshtatshme për trafik të dendur dhe mbi të gjitha është automjeti i
parë “Made in Albania”.
“Ideja ka ardhur nga eksperienca ime në punë. Shpesh mendoja se si
mund të arrija të bëja një gjë të bukur, një gjë të mirë”, thotë
Petriti.
Petriti është një novator, por për proçesin e punës ai ka qenë shumë
strikt dhe nuk i ka lënë asgjë rastësisë në xhevahirin e tij të vogël.
“Bleva llamarinën, ndërtova shasinë nëpërmjet materialeve të blera në
dyqan. Pastaj orientova sistemin e drejtimit, pastaj dola mbrapa me
kokat e zbarës, koka paraleli dhe të gjitha pajisjet e tjera”, tregon
Petriti.
Por nuk ka qenë një shetitje e lehtë që një grumbull hekurishtesh të
rëndomta t’i kthejë në një makine jo vetëm funksionale, por mbi të
gjitha të sigurtë.
“Hasa vështirësi në sistemin e frenave. Piva nja tre katër cigare
derisa mblodha mendjen dhe më pas ia dola”, thotë Petriti.
Si në çdo skuderi serioze, testimi është momenti i shenjtë, ku
mblidhet ankthi dhe frika e ndonjë dështimi përfshi ndonjë aksident në
rrugët automobilistike.
“Provat fillimisht i bëja gjatë natës, në orët e vona, sepse sedra
është gjë e madhe dhe unë jam 61 vjeç. Kur dola në provat e fundit që
zbrita deri në qytet, marshallah makina eci mirë”, rrëfen Petriti.
Diçka duhet theksuar, kjo nuk është zbavitja e fundjavës për
Petritin, pas një jete të mbushur me vështirësi, fatkeqësi, këto makina
të vogla të prodhuara nga ai vete, janë dashuria e tij dhe një shtysë e
madhe përpara.
Të blesh pjesë këmbimi për markat e njohura është ndoshta veprimi me
banal në raport me një makinë, por ku i ka fabrikuar shpikësi ynë
parakolpet dhe karrocerinë e makinës së tij.
“I kam mbledhur tek kazanet e plehrave, aty i gjeta”, thotë shpiksi.
Tashmë Petriti mund të quhet një prodhues makinash i afirmuar.
“Kjo është makina e dytë që kam bërë. Një e kam shitur në Belsh, të
cilën pronari e përdor për gjah”, tregon Petriti.
Dihet që makinat e bukura janë dhe një magnet shumë i fuqishëm për
femrat.
“Bashkëshorten e shëtis me të, por nuk i kam bërë sedilje prapa, se
kam hall se ma thyen. Por makina mban deri në 150 kilogramë”, thotë
Petriti.
Ai ka tejkaluar vetveten pasi ai në zanat ka hekurin dhe drurin dhe
lidhjet elektrike nuk kanë fare të bëjnë me të.
Makina e parë ‘Made in Albania’ Shpikesi-makines1
“Mu desh një muaj e gjysmë punë duke punuar nga mëngjesi deri në 2 të
natës”, thotë Petriti.
Ama në gjithë këtë mrekulli që ka krijuar Petriti, ka një difekt, ai
nuk ka akoma një emër për veprën e tij.
“Jo nuk i kam vënë ende një emër. Pres ndonjë konfirmim, udhëzimet
nuk e di nga do i marrë”, shprehet Petriti.
Kaluar problemi estetik tashmë vjen momenti i testimit objektiv për
të verifikuar të gjithë fjalët që ka thënë Petriti.
Një mjet komod, i sigurt i bërë me dashuri mbi të gjitha duke pasur
parasysh ata që kushtet fizike nuk i kanë të lehta, kjo makinë me logo
AL është krenaria jonë më e fundit industriale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Makina e parë ‘Made in Albania’
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Gërmi pa makina
» Jetmiri fitues i Big Brother Albania
» Plaka fitoi dhjetë euro në loto, e shkeli makina
» "Rally Albania" starton sot, pa Kosovën
» Australia, "made in China"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Kuriozitete-
Kërce tek: