| Mjeksia-Grup
| Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre... | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre... Fri Dec 24, 2010 7:19 pm | |
| Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre...
Frutat në mjekësinë popullore po gjejnë një përdorim të gjerë, si në format më të thjeshta, kur ato përdoren të freskëta, ashtu edhe në forma të përgatitura posaçërisht për qëllime të caktuara. Në suplementin e sotëm të gazetës “Albania”, ju do të keni mundësi të njiheni me efektet kuruese të 35 frutave dhe vlerat ushqyese që ato kanë. Ndiqni me kujdes këshillat dhe rekomandimet e specialistes Mimoza Petani, për përdorimin e duhur të tyre. Ndërsa në faqen e fundit të këtij suplementi të gjithë lexuesit e rregullt të kësaj gazete do të kenë mundësi të marrin përgjigjet për pyetjet që ata kanë adresuar në adresën tonë të emalit: albania.shëndetësia@gmail.com. Për të gjithë ata që kanë pyetje mbi shqetësimet për shëndetin, na shkruani në këtë adresë dhe në suplementin e ardhshëm ju do të merrni përgjigje nga specialistja popullore, Mimoza Petani. Pavarësisht nga forma e përdorimit, frutat më parë duhet të lahen mirë. Kjo masë duhet ndërmarrë, sepse frutat në përgjithësi konsumohen të freskëta dhe është mirë të mos qërohen, pasi do të humbitnin një pjesë të mirë të vlerave të tyre ushqimore dhe sidomos vitaminat, të cilat përqendrohen më shumë në shtresat e jashtme. Format që do të përmendim më poshtëë janë të thjeshta dhe mund të përgatiten me lehtësi nga cilido. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre... Fri Dec 24, 2010 7:19 pm | |
| Lëngjet e përfituara nga zierja: Përgatiten në disa mënyra, por më e zakonshmja është që në enë të hidhet sasia e duhur e ujit dhe e masës së thatë ose të njomë të bimës. Koha e zierjes zgjat deri ne 15 minuta për organet mbitokësore të pemëve dhe deri ne 30 minuta për rrënjët. Lëngu kullohet dhe pihet në temperaturë të përafërt me atë të trupit të njeriut. Rëndësi ka përdorimi i dozës përkatëse për moshat e caktuara dhe gjendjet patologjike të njerëzve. Dozat që përmenden në tekst janë të përllogaritura kryesisht për njerëzit e rritur dhe me gjendje shëndetësore të mirë. Për të sëmurët, për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe për të rinjtë nën 20 vjeç, zakonisht përdoren dy të tretat (2/3) e dozës. Kurse për fëmijët e vegjël, nën 7 vjeç, duhet të përdoren vetëm rastet e rekomanduara dhe sipas këshillave të mjekut. Që të bëhen të pijshme nga fëmijët, shtohen një deri në dy lugë sheqer ose mjaltë prë çdo gotë. Të rriturit është mirë t’i përdorin pa i ëmbëlsuar.
Lëngjet e frutave: Janë forma të lëngëta të njohura të cilat përgatiten në shtëpi, si dhe në repartet e përpunimit të frutave. Më të përmendura janë lëngu i qershisë, i vishnjes, i dredhëzës (luleshtrydhes), i rrushit, i pjeshkës, i kajsisë, i shegës, i kumbullës, i portokallit, i limonit, i mandarinës etj. Për fëmijët e vegjël më shumë efekt përdoren edhe lëngjet e freskëta të mollës, të ftoit, të dardhës e të disa frutave të tjera që kanë pak lëng. Këto, pasi i kalojmë në rëndë i kthejmë në pure (qull), i vendosim në copa të pastra pëlhure dhe i shtrydhim deri sa të kullojë lëngu, i cili u jepet fëmijëve me lugë të vogël. Përveç përdorimit të lëngjeve të freskëta, gjatë stinës së pjekjes së frutave, lëngjet mund të mbyllen me kujdes në shishe, për t’u përdorur në një kohë të mëvonshme, kur mungojnë frutat e freskëta. Në praktikë përdoren edhe shurupet, të cilat përgatiten nga lëngjet e frutave, duke e shtuar sasinë e duhur të sheqerit dhe duke i zier deri në përqendrimin e tyre për t’u përfituar një masë mjaft e dendur që nuk thartohet (nuk fermentohet.) I përmendur është pekmezi i manave, shurupi i qershisë, i thanave, i vishnjes etj. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre... Fri Dec 24, 2010 7:20 pm | |
| Mjekimet me fruta: Janë mënyra shumë të efektshme të përdorimit sistematik dhe për një kohë relativisht të gjatë të frutave për përforcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Mjekimet me fruta (frutoterapitë) janë mjaft të njohura nga populli ynë dhe përdoren gjerësisht në praktikë. Mjekimet me fruta bëhen duke konsumuar çdo ditë nga gjysmë deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar këtë për 10-20 e më shumë ditë. Gjatë zhvillimit të kurës, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripërat e panevojshme që grumbullohen nëpër kyçe dhe që shkaktojnë dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rëndon trupin. Në kohën e frutoterapisë ushqimi tjetër duhet të jetë i lehtë, i çliruar nga mishrat, dhjamërat, dhe brumërat, i mjaftueshëm në sasi duke parapëlqyer sallatat dhe supat me barishte të pasura në vitamina dhe kripëra minerale. Praktika tregon se kurat me fruta janë shumë të dobishme edhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Të efektshme janë rezultatet e kurimit me arra, me lajthi, ose me bajame për përforcimin e organizmit të dobësuar dhe për rivendosjen e shëndeti me gështenje, me ftonj, me thana ose me vadhëza kundër diarresë (jashtëqitjes) e dizenterisë; me rrush, me limo ose me dredhëza kundër reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundër anemisë. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundër sëmundjeve të mëlçisë; me mollë kundër sëmundjeve të zemrës; me portokalle e qershi kundër sëmundjeve të veshkave.
Infuzet: Përgatiten duke vluar më parë vetëm sasinë e duhur të ujit dhe pastaj duke e hedhur atë mbi masën e njomë ose të thatë të bimës që është vendosur në një enë tjetër. Ena mbulohet me kapak që të mos largohen lëndët që avullojnë lehtë. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, në një temperaturë të pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer.
Ekstraktet: Fitohen duke shtrydhur masën e njomë, e cila më pas kullohet që të veçohet nga brumi i mbetur. Përdorimi i këtij ekstrakti mund të jetë i jashtëm ose i brendshëm. Në rastet e tjera ekstraktet fitohen me mënyrën e distilimit ose duke i vendosur frutat në tretës organikë, si: alkool, verë, vaj ulliri etj. Shumë të përdorshme në mjekësinë popullore janë vajrat që ekstraktohen nga arra, bajamet, lajthit , ulliri etj. Përdorime kanë gjetur vera, rakia e uthulla që përgatiten nga mjaft fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me përqindje të lartë sheqeri, siç janë, mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli etj.
Puretë e frutave: Përgatiten pas shtypjes së frutave që kanë tul të butë, me një lugë ose duke i kaluar ato në rëndë. Zakonisht u jepen fëmijëve të vegjël kur nuk janë në gjendje të copëtojnë frutën. Përdoren pureja e mollës, e dardhës, e ftonit, e fikut, e manit, e manaferrës e pjeshkës, e kajsisë, e hurmës e thanës, e vadhëzës etj.
Pluhurat: Përgatiten pasi thahen pjesët e bimës dhe bluhen shumë imët. Ato ruhen në enë qelqi të mbyllura mirë. Pluhurat kanë gjetur përdorime duke i pirë më pak ujë, si dhe duke i përdorur për pluhurosjen dhe për tharjen e plagëve të ndryshme.
Kataplazmat: Ndryshe quhen edhe llapa. Kanë përdorim të jashtëm dhe përfaqësojnë masën e njomë të bimës të shtypur në formë brumi. Kjo masë vihet midis dy bezeve të pastra pastaj vendoset mbi vendin e sëmurë, ose mbi plagë. Pjesët bimore që përdoren për kataplazmë më parë duhet të përdoren mirë.
Banjat: Janë lëngje në të cilat futet i gjithë trupi ose vetëm pjesë të tij (këmbët, duart, koka) për qëllime mjekimi. Banjat janë aromatike, zbutëse, nxitëse etj. Gjatë banjës lëndët aktive veprojnë në lëkurë në sistemin e frymëmarrjes ose nëpërmjet tyre veprojnë edhe në brendësi të trupit. Lëngu që përdoret për banja përgatitet duke zier në ujë gjethe, rrënjë, ose pjesë të tjera të bimës për 15-30 minuta. Raportet bimë-ujë që përdoren gjatë banjës janë të përafërta me ato që rekomandohen për pirje, por pa shtuar sheqer. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre... | |
| |
| | | | Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|