Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Si të shmangim shtrëngimet në muskuj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

 Si të shmangim shtrëngimet në muskuj Empty
MesazhTitulli: Si të shmangim shtrëngimet në muskuj    Si të shmangim shtrëngimet në muskuj I_icon_minitimeSun Jan 02, 2011 9:45 am

 Si të shmangim shtrëngimet në muskuj Calf-muscle-exercises

Shtrëngimet e dhimbshme të muskujve nëpër këmbë shpesh na befasojnë gjatë natës. Ndodh që shtrëngimi i fortë të zgjojë njerëzit nga gjumi më i thellë. Tek shumica ky probleme paraqitet nga mosha 45 deri 50 vjet dhe është dyfishë më i shpeshtë tek femrat. Është dëshmuar se deficiti i magnezit shpesh është shkaktar i paraqitjes së shtrëngimeve.

Magnezi rregullon prodhimin e energjisë nëpër qeliza, ndërrimin e materive dhe punën e më shumë se 300 enzimave, mbron zemrën dhe enët e gjakut, ul nivelin e yndyrave në gjak dhe parandalon bashkimin e trombociteve të kuqe të gjakut. Nervave dhe muskujve po ashtu është i nevojshme pasi që rregullon transmetimin e impulseve dhe parandalon problemet e caktuara.

Kushtojini vëmendjen e veçantë tek ushqimi. Magnezi është i nevojshëm çdo ditë të merret nëpërmjet ushqimit.
Ushqimet me plot sheqer, yndyra dhe me miell të bardhë dhe ushqimet e gatshme përmbajnë shumë pak magnez, ndërsa kafja, koka-kola dhe alkooli parandalojnë absorbimin e tij.

Pjesa më e madhe e magnezit merret nëpërmjet ushqimeve me prejardhje bimore, siç janë perimet dhe drithërat. Produktet si bademi, kikirikë dhe arrat po ashtu përmbajnë sasinë e madhe të magnezit. Edhe me rastin e zierjes së perimeve në ujë humbet sasi e madhe e magnezit, ndërsa me ngrirjen e ushqimeve humbet rreth 40 për qind. “Ushqimet e rafinuara, alkooli, kafja, fosfatet nga pijet e gazuara dhe sheqeri i rafinuar ndikojnë keq në efektshmërinë e magnezit në organizëm.

Konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon po ashtu në nivelin e magnezit në organizëm pasi që alkooli stimulon sekretimin e tij nëpërmjet veshkave”, pohojnë ekspertët, duke shtuar se edhe gjatë kohës së aktiviteteve fizike dhe në saunë me anë të djersitjes largohet sasi e madhe e magnezit.

Sportistët aktiv sidomos kanë nevojë për sasi më të madhe të magnezit. Po ashtu edhe rreth 30 për qind e shtatzënave vuajnë nga shtrëngimet në muskuj, kështu që rekomandohet marrja e rregullt e magnezit që nga fillimi i shtatzënisë. Pasi që nuk kemi gjithmonë mundësi që nëpërmjet ushqimit të marrim sasinë e nevojshme, është e preferueshme përdorimi i preparateve të magnezit të cilët ndihmojnë shumë shpejt.

Në konsultim me mjekun mund të merrni edhe preparatet e magnezit në formë të tabletave, në pluhur etj. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tabletave “Biolektra Magnezijum 240 forte” pasi që treten pa problem dhe janë shumë të përdorshme. Këto tableta me shijen e limonit të freskët treten në ujë, duke mundësuar thithjen e menjëhershme si dhe marrjen e lëngjeve shtesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të shmangim shtrëngimet në muskuj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: