Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  Empty
MesazhTitulli: Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve    Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  I_icon_minitimeWed Jan 05, 2011 6:32 pm

Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë se trupi i
shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë
fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore, shëndet kardiovaskular. Në
të njëjtën palestër, megjithatë, çdo ditë mund të shohësh njerëz, të
cilët duken njësoj si disa vjet të shkuara. Përse këta individë nuk kanë
ndryshuar aspak për kaq kohë? U mungojnë njohuritë në këtë fushë? Apo
nuk po stërviten me intensitetin e duhur? Trup i shëndetshëm është një
frazë që përfshin disa kuptime. Idetë që ju vijnë në mend janë më tepër
individuale sesa standarde. Të gjitha këto gjejnë shpjegime në
suplementin e sotëm të gazetës, gjithashtu ai përmbledh 118 të rejat më
të fundit nga shkenca. Studime të kryera në laboratorët më të mirë
amerikanë dhe gjermanë, rekomandime për një jetë të gjatë dhe të
shëndetshme. Lajmi më i mirë nga këta laboratorë hedh poshtë
jetëgjatësinë e trashëguar. Shkencëtarët theksojnë se jetojnë gjatë ata,
të cilët e kurojnë ditë pas dite organizmin e tyre, me të gjitha
vitaminat, karbohidratet, yndyrnat e nevojshme, pa abuzuar me alkool,
duhan, dhe, mbi të gjitha ata që kane informacion mbi të rejat më të
fundit të shkencës dhe që jetojnë çdo ditë me këshillat që japin mjekët
ditë pas dite. Zhvillimi në mjekësi, arsim, si dhe parandalimi dhe
trajtimi i sëmundjeve, kanë ndikuar në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e
përgjithshme të njerëzve. Por, ajo që ndoshta ende nuk e dini, është se,
zakonet tona të përditshme, që në pamje të parë duken të parëndësishme,
ose e shkuara jonë, mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe mirëqenien
tonë. Këto e shumë këshilla të tjera në një suplement prej pesë faqesh,
për një trup të shëndetshëm. Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës,
të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe
këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj.


15 mënyra për të jetuar më gjatë


1- Mos flini me orar të zgjatur
Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7
deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të
dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi.
Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë
kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa ne
rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë
shëndetit. Studimet thonë se më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia
shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe
shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

2- Duhet të jeni optimistë
Studimet e bëra nga Mayo Clinic në Rochester, zbuluan se njerëzit
optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind
krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm.
Rezultatet e publikuara në Gusht 2002 nga ky studim treguan se:
Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë
probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin
me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu optimistët
kanë presion më të ulët të gjakut se pesimistët, të cilët nën ndikimin e
mendimeve të tyre pesimiste janë më të "prekurit" nga stresi.

3- Një jetë e kënaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se seksi
ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu
mbështetur studimeve, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur,
por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i
shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi,
ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë
në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme
të zemrës. Këto studime u publikuan në Prill 2004 në një gazetë
amerikane treguan se: "Frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton
rrezikun e kancerit të prostatës".

4- Mbani kafshë shtëpiake
Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të
stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë të psikologët e
tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e
mbijetesës nga ataku i zemrës të personat që mbajnë kafshë shtëpie janë
12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në
shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të
gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet
e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti
që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën
të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të
dalësh për shëtitje.

5- Bëni çdo vit analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me
sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA,
kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi
rrezikun që sjell mos testimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e
gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura
niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për
qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të
rregullohen më ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara
nga mjeku.

6- Të ardhura më të larta
Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë 24% e
Amerikanëve të ardhurat e familjeve të së cilëve janë më pak se 20 000 $
janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me
një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem.
Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin,
kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më I plotë
tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të
shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres një
pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë por edhe rrit të ardhurat e
mundësinë për një dietë të shëndetshme.

7- Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është
një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive,
kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të
pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë
duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të
ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e
reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas
studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret "kanë në dore" vdekjen
në moshe të hershme te shumë duhanpirës.

8- Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të
cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si
kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur
nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në
krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët
ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar
atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me
lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së
bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni
mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga
supet tuaja.

9- Konsumoni antioksidantët
Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella
deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë
bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt
përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky
antioksidant këto radikale të lira "pastroheshin" nga veprimi i disa
qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si
dhe në luftimin e kancerit. Një shëndet i mirë është pasqyrë e
përkujdesit për mënyrën e të ushqyerit dhe mirëqenien psikologjike. Një
dietë e pasur ushqimore ndihmon për një jetë pa probleme.

10- Një martesë e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim
dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa
shqetësime. Po "martesë e lumtur" lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra
me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, ashtu edhe
aftësia e tyre për t'u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë
fëmija në disa raste janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në
jetëgjatësi. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e
zgjatura. Prania e fëmijëve në një familje i shton asaj gjallërinë dhe
harmoninë.

11- Bëni një jetë aktive
Sapo të çoheni në mëngjes një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e
frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që
ushtrimet gjimnastikore ju mbajnë në peshë por ndikojnë edhe në
shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të
nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju
ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson
thotë: "Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh." Personat të
cilët janë aktivë në jetën e përditshme ndihen më mirë, janë më të
shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

12- E qeshura të zgjat jetën
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina
dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në
disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh "relakson"
qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i
shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon
stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. "Një person i stresuar
lexohet në fytyrë", kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në
paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e
vazhdueshme stresuese.

13- Ruani peshën normale
Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në
rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo
tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të
zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në
mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të
nevojshëm fizik. Sipas eksperteve nuk është e rëndësishme të dish të
dobësohesh por të mundohesh të mos shëndoshesh. Të kesh një peshë
normale nuk është vetëm një problem estetik i femrave, por në radhë të
parë ka të bëjë me gjendjen shëndetësore.

14- "Menaxhoni" stresin tuaj
Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një
punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e
përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë.
Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të
gjeni mënyrën si t'i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të
kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. "Unë mendoj se
stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër." -shprehet
Dr.David Fein. Gjendjet e vazhdueshme nën stres ndikojnë negativisht në
shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.

15- Meditoni
Sipas Dr.Ëoodson Merrell, doktor në Spitalin Mendor të Izraelit në Nju
Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar
një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e
këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë
treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i
rënduar. Ende pa filluar dita 2 minuta meditim do të ishin të
shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet
tuaja, kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni te fjalët. Meditimi është
një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në
fushën e psikologjisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  Empty
MesazhTitulli: Re: Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve    Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  I_icon_minitimeWed Jan 05, 2011 6:33 pm

10 këshilla të nevojshme për shëndetin

1- Kujdesuni për zemrën
Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për
dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se
femrat që bëjnë "floos" në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë,
kanë një buzëqeshje të bukur por "floosing" shkatërron bakteret e
dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës,
nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në
sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik
përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se
problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në
popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar
qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën.
Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që
kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të
rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të
tilla.

2- Shmangni sëmundjet nervore
Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një
nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga
shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. "Acidi
folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e
homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon
atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat.
Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime
psikologjike, por në disa raste edhe nervore. Disa nga këto sëmundje
neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë, por nuk
mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e lagësht ose në
stinën e ftohtë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i
kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve, nga studimet
më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim
specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike.

3- Variçet venoze
Nëse doni të shmangni variçet venoze, bëni kontrolle mjekësore. Shumë
gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por
vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e
shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis
Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke
zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, gruri,
orizi, etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të
brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani
nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

4- Problemet me sytë
Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here
Duhet të bëni një vizitë të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi të vini
syze apo lente kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre
vetëm në ato raste kur pësojmë aksident apo kur kemi pamje të
turbulluar. Optometristët ngulmojnë në gjendjen shëndetësore të njeriut
duke filluar që nga shqetësime të tilla si diabeti, presioni i lartë i
gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru. Duhet të keni kujdes pasi
ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të
shkaktojë dëmtim të syve.

5- Bëni gjumë të rehatshëm
Nëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm.
Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan
Joan Shaver thotë: "Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike,
gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon
dhimbja e kokës dhe mund të çojë edhe në depresion". Njerëzit me
sëmundjen e pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo
nisin një punë, nuk e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë. Por edhe
gjumi me orar të zgjatur mund të jetë problematik për shëndetin tuaj.

6- Konsumoni fibrat
Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me "fibra" që në
mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt
pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të
gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës. Konsumoni produkte
vegjetariane dhe ushqime me fibra. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm
në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e
tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve
(parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.

7- Shmangni Osteoporozën
Nëse doni të shmangni osteoporozën duhet të merrni vitaminë K.
Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në
Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia
si dhe përdorimi për një kohë të gjatë kortikosteroideve.

8- Mos u shëndoshni
Nëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët konsumoni bajamet,
lajthitë, arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme në shtimin në
peshë. Këta ushqyes përmbajnë lëndë, kalori e vitamina, aq sa për të
shuar urinë për 2 orë. Ato përmbajnë fitokimikate të cilat reduktojnë
rrezikun e kancerit në shumë organe të brendshme dhe gjithashtu luftojnë
artritin.

9- Presioni i gjakut
Kujdesuni që presioni i gjakut të jetë në nivel normal. Nga presioni i
lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj në Britani si dhe shumë gra
të moshës 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere në fushatat për
Shoqatën e Presionit të gjakut, kujton: "të shihen me kujdes etiketat e
ushqimeve, për sasinë e "fshehur" të kripës, sepse kjo është rruga
kryesore nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve.

10- Dhimbjet e kokës
Nëse doni të mos keni dhimbje koke, përdorni peshkun. Japonezët kanë një
shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e
peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të
perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk
para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në
javë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  Empty
MesazhTitulli: Re: Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve    Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  I_icon_minitimeWed Jan 05, 2011 6:33 pm

Të gjitha mënyrat për të jetuar mbi 100 vjeç

Yndyrnat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e
përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në
dhjamosje. Përpos që krijohen rezerva të energjisë, yndyrat e ruajnë
edhe membranën qelizore dhe marrin pjesë në formimin e vitaminave.
Yndyrndat e ngopura gjenden në ushqim me origjinë shtazore: në mish, në
qumshtë, gjalpë, djathë dhe vezë. Kurse yndyrnat e pangopura gjinden të
ullinjtë, kikirikët, soja, luledielli, misri dhe në mishi i peshkut.
Meqë yndyrnat janë mjaft kalorike, rekomandohet që të mos teprohet me
to.

Fibrat
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme,
ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun,
ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to),
apendisitin, sëmundjet e zemrës. Minerale të rëndësishme janë kalciumi,
fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa
vitamina si A, D, E, K, vitaminat C dhe B kompleks, që duhen marrë
rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat
minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale
e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të
sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të
nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë
të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së
bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një
ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet
muskulore.

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e
realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet
normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për
qind, dyfishohet.

2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë
të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë. Nevojat e
organizmit për minerale janë të vazhdueshme, ndaj duhet t'i sigurojmë
ato.

3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës
për të cilin organizmi ynë ka nevojë. Ushqimet cilësore me përmbajtje të
lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe
zgjasin jetën.

4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit,
është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Përbërësit e
arrës së kokosit ndihmojnë në kontrollimin nga truri të shumë
funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në
mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të
zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera. Frutat janë pjesë e pandarë
e një dietë të shëndetshme.

6- (Beli- frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e
natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo
të sistemit që mbron tretjen e ushqimit dhe në rregullimin e
normalizimin e tensionit të gjakut.

7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë
kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet
e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë,
veçanërisht pas perëndimit të diellit.

8- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të
ndryshme, fruta, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull,
etj. Shumë njerëz kanë shëndet të mirë në sajë të konsumimit të
vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.

9- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt
produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile,
etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut.

10- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, e cila
gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
Përdorimi i tij ndihmon në mirëqenien e lëkurës dhe të kockave.

11- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse
përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe
sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

12- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat
dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje
të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar
metabolizmin e trupit.

13- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës
tonikë të domosdoshme për organizmin. Edhe bërthamat e ndryshme të
frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.

14- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në
mënyrë që t'i bëni një "shpëlarje" sistemit tuaj të tretjes. Duke u
munduar të mos konsumoni fare ujë, për t'i zëvendësuar nevojat për ujë
me lëngje frutash.

15- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e
zemrës dhe diabetit. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore. Një dietë e
shumëllojshme do të japë edhe rezultatet e dëshiruara në shëndetin tuaj.

16- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në
mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime
të vogla.

17- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si
lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj. nevojat e
organizmit për lëngje janë të vazhdueshme dhe lëngjet e frutave janë të
pasura me vitamina.

18- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk
përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Duhet të jeni të sigurt që vaji që
ju përdorni për gatim të mos përmbajë elementë të dëmshëm dhe të jetë i
kontrolluar.

19- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e
mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i
kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët.

20- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat
përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën. E dobishme është edhe përdorimi
i sojës, e cila përmban 9 lloje vitaminash, të domosdoshme për
funksione të ndryshme të organizmit.

21- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të
cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si
dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  Empty
MesazhTitulli: Re: Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve    Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  I_icon_minitimeWed Jan 05, 2011 6:34 pm

Ç’thonë mjekët për të jetuar më shumë

Stërvitje dhe joga

1- Trupi i njeriut duhet të jetë gjithmonë në lëvizje
2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit
3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit
4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit
5- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë, si karburant për trupin
6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit
7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta
8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë
9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të luftuar sëmundjet
10- Jeta në një vend të ftohtë ul ritmin e metabolizmit të trupit 11- Frymëmarrja e thellë ndikon në jetëgjatësinë e një personi
12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë duhet të jetë 1:4:2

Stërvitje dhe joga

13- Mbajeni trupin drejt
14- Përpiquni të merrni frymë lirisht si gjatë ditë ashtu dhe gjatë natës
15- Kujdesuni për organet e brendshme duke u marrë me aktivitet fizik
16- Hani perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe shmangni stresin
17- E rëndësishme është kujdesi për mendjen
18- S'ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes
19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike
20- Jetoni të qetë, shmangeni zemërimin dhe inatet e dëmshme
21- meditimi ndikon në tensionin i lartë, harresën dhe plakjen 22-
Vazhdoni të kënaqni mendjen edhe kur keni probleme me shëndetin
23- Merreni jetën si ju vjen, mos u stresoni nga problemet e pashmangshme
24- Merruni me punë në ajër të pastër

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në
dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm.
Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
2- Biokimiket në kombinim - nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që
merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet
të merret pas ushqimit.
3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
4- Pjesa e të gjithave produkteve dietetike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t'i shmangni ato.
5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.
6- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.

7- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të
gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë
kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht
në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje
automatikisht.
8- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së
auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe
dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
9- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
10- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e
qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit
me fushën magnetike të tokës.
11- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë
se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e
kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
12- Mbaj ujë magnetik. Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë
me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë
gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në
mëngjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  Empty
MesazhTitulli: Re: Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve    Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve  I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Suplement shëndeti:118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: