Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët Empty
MesazhTitulli: E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët   E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët I_icon_minitimeSat May 22, 2010 11:29 am

E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët


E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët Pacientijorgorobi

Jorgo Robi pohon se është prej 7 vitesh në gjyq me një spital në
Greqi dhe se gjatë operacionit i prenë aortën kryesore të këmbës. Po e
lë familjen të zhytur në borxhe
“Dhimbjet po më mposhtin çdo ditë e më shumë. Ndërsa më e rëndë se
vdekja është fakti se të ardhurat e vetme të familjes shpenzohen për
mjekimin tim e jo për të ushqyer djalin 10-vjeçar”. Janë këto fjalët e
një babai, trupi i të cilit është i prerë deri në mes dhe qëndron në
karrocë prej 8 vitesh.
Fatkeqësia Jorgo Robit nga Elbasani i erdhi në vitin 2002, pas një
operacioni që iu realizua në një spital grek për problemet që kishte me
veshkat, por gabimi i mjekëve i kushtoi gjymtyrët e poshtme, duke e lënë
invalid në gjendje të mjerueshme.
Jorgo Robi tregon për gazetën historinë e dhimbshme të jetës së tij i
rrethuar nga sëmundjet, varfëria dhe zvarritja që po i bëjnë prej
vitesh gjykatat greke, pasi kërkon dëmshpërblim nga spitali ku u dëmtua.

Kirurgu vaskular pranë Spitalit Ushtarak, Edmond Fabe, i cili ndjek
pacientin prej disa vitesh shpjegon se gjatë operacioni në Greqi ka
ndodhur një komplikacion, apo, siç e njeh populli, gabim mjekësor, pasi i
është prekur aorta kryesore e këmbës.
Sipas tij, pacienti është në gjendje të rëndë dhe se për ta përbën
një rast të rrallë për shkak të humbjes së gjymtyrëve dhe ndërhyrjeve të
shumta kirurgjikale që iu është nënshtruar.
Historia
Duket se e ka të vështirë të rrëfejë historinë e tij mes pesimizmit
dhe dhimbjeve që e kanë pushtuar. Jorgo Robi pohon se para 8 vitesh
ishte person që nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe punonte e
mbante familjen normalisht
“Kam qenë emigrant të Greqi, ku punoja dhe jetoja me letra të
rregullta. Problemi më filloi me veshkat, pasi kisha 3 gurë dhe mjekët
grekë më thanë se nuk është ndonjë gjë serioze, por duhet të futesha në
operacion.
Për fat të keq, operacioni përfundoi fatal për mua, pasi më katandisi
kështu si po e shihni vetë”, – pohon Jorgo Robi, duke shtuar se mjekët
grekë i kishin prerë pa dashje arterien kryesore të këmbës dhe për shkak
të kësaj në fillim i prenë njërën këmbë dhe pastaj kur u kthye në
Shqipëri edhe këmbën tjetër, pasi ishte shumë e dëmtuar.
Pas fatkeqësisë që i ndodhi Jorgos, si ndihmë nga shteti grek ka
marrë vetëm një vit asistencë nga sigurimet shoqërore, më tej i kanë
ndërprerë çdo përkrahje, ndonëse ishte i siguruar duke i thënë se
dëmshpërblimin për invalidetin duhet t’ia japë spitali që i shkaktoi
edhe dëmtimin.
“Jam prej 7 vitesh në gjyq me spitalin grek. Jam endur kështu siç më
shihni për të fituar të drejtën time, por nuk kam marrë asgjë. Fati më
ndëshkoi mjerisht kështu dhe nuk po gjej përkrahje as nga ata që më
dëmtuan pa dashje, por as nga shteti im, i cili duhet të më sigurojë të
paktën medikamentet”, – pohon Jorgo Robi.
Varfëria
Varfëria është një tjetër problem i madh që ka pushtuar jo vetëm
Jorgon, por edhe familjen e tij. Ai jeton me një pagesë minimale që merr
bashkëshortja e tij, pagesë kjo që nuk mjafton jo vetëm për barnat, por
as për të ngrënë.
“Trishtohem tek shoh djalin tim të vetëm 10-vjeçar tek nuk ngopet me
bukë se nuk kemi të ardhura. Kur isha shëndosh i siguroja familjes sime
një jetë normale, por tashmë jo vetëm që nuk më kanë mbështetje, por
duhet t’u shpenzoj edhe ato pak të ardhura me barna për të më lehtësuar
dhimbjen.
Po e zhys familjen çdo ditë e më shumë në borxhe. Do të ishte më mirë
të kisha vdekur”, – pohon i trishtuar Jorgo Robi, i cili nuk mundet t’i
fshehë lotët tek tregon historinë e trishtë që i shkatërroi jetën.
Kirurgu vaskular në Spitalin Ushtarak, Edmond Fabe, shpjegon gjendjen
shëndetësore të pacientit. Kanë ndodhur komplikacione gjatë operacionit
Kirurgu: Pacienti është si një trung pa gjymtyrë, rast i rrallë
Në trupin e tij janë zhvilluar më shumë se 15 ndërhyrje kirurgjikale,
duke ia shtuar edhe më shumë dhimbjet dhe vuajtjet. Mjeku Edmond Fabe, i
cili ndjek prej vitesh pacientin Jorgo, pohon se pacienti mbahet me
shumë mundime në jetë prej disa vitesh dhe se ai është invalid i plotë.
“Është më mirë të mos e zbulojmë pjesën që mbahet i mbuluar, pasi është
vërtet trishtim i madh.
Për shkak të prerjes së gjymtyrëve të poshtme, Jorgo ngjan si një
trung dhe mund të them se edhe nevojat personale i kryen në kushte të
paimagjinueshme. Është vërtet e pazakontë që ka arritur të mbijetojë kaq
gjatë, por dua të theksoj këtu se kjo është edhe falë stafit mjekësor”,
– pohon kirurgu Edmond Fabe.
Ndërkohë, ai shpjegon se pacienti vuan edhe nga një sërë sëmundjesh
të tjera, sepse veshkat i ka pothuajse inekzistente, me qarkullimin e
gjakut gjithashtu ka probleme.
Ndërsa sa i takon komplikacionit që i ka ndodhur gjatë operacionit të
parë në Greqi, kirurgu shpjegoi se komplikacionet janë fenomene që
njihen gjatë operacionit dhe këtu nuk bëhet fjalë për të ndëshkuar një
kirurg apo stafin që punoi mbi pacientin, por spitali në raste të tilla
duhet të mbajë përgjegjësi, duke i siguruar një pagesë mujore pacientit
që të mbulojë shpenzimet e tij dhe të ndihmojë disi familjen, për të
cilën nuk mundet të punojnë më. “Komplikacionet, apo, siç i njeh
populli, gabimet mjekësore, gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale njihen.
Para operacionit çdo pacient nënshkruan me firmë në lidhje me këto
komplikacione, por në raste të tilla është spitali ai që merr përsipër
dëmshpërblimin e pacientëve”, – pohon Edmond Fabe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët Empty
MesazhTitulli: Re: E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët   E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët I_icon_minitimeSat May 22, 2010 11:37 am

Vertet nje lajm trondites, faliminderit qe e solle tek ne tesa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët Empty
MesazhTitulli: Re: E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët   E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët I_icon_minitimeSat May 22, 2010 11:38 am

Ska gje, shpesh po jemi viktim e te tjerve po keshtu e ka jeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët Empty
MesazhTitulli: Re: E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët   E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E operojnë për gurë në veshka, humb dy këmbët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 3 litra ujë në ditë për gurë në veshka dhe fshikëz
» Të burgosurit ua lajnë këmbët familjarëve si pendim
» Minahedhësi hedh predhën te këmbët e ushtarëve (video)
» Sulm i ri me gurë në veriun e Mitrovicës
» Lëngu i mollës kuron gurët në veshka

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: