Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:21 pm

Një grumbull rrugësh në thellësi të oqeanit në një nga zonat e propozuara si vendndodhja e qytetit të zhdukur të Atlantidës



Rrjeti i vijave të kryqëzuara është 620 milje larg bregut veriperëndimor të Afrikës, pranë ishujve Kanarie në thellësi të Oqeanit Atlantik. Një trekëndësh perfekt, që është afërsisht në madhësinë e Maqedonisë, u dallua përgjatë kërkimit në programin gjigand të eksplorimit të nënujit nga disa inxhinierë aeronautik, të cilët deklaruan se duket si një “hartë ajrore” e qytetit.

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:21 pm

Zbulimi

Imazhi nënujor mund të gjendet në koordinatat 31 15'15.53N 24 15'30.53W. Natën e kaluar ekspertët e Atlantidës thanë se këto pamje të pashpjeguara gjenden në një nga vendet e mundshme të ekzistencës së ishullit legjendar, që është përshkruar nga filozofi grek, Platoni. Në bazë të shkrimeve të tij, qyteti u zhyt në oqean, pasi banorët e tij nuk arritën të pushtonin Athinën afërsisht 9 mijë vjet para lindjes së Krishtit. Dr. Çarls Orser, kurator i arkeologjisë historike në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut tha për gazetën britanike “The Sun” (Dhë San – Dielli) se kjo gjetje ishte fantastike dhe kërkonte inspektime të mëtejshme. “Vendi ku mendohet se është gjetur është një nga vendet kryesore të propozuara për vendndodhjen e Atlantidës, siç është shpjeguar nga Platoni, - tha eksperti i Atlantidës. - Edhe nëse zbulohet se është thjesht një dukuri gjeografike, pa dyshim që duhet të shohim më nga afër se çfarë është”. Pamjet u gjetën me anë të Google Ocean, një zgjatim i Google Earth, që lejon përdoruesit e tij të hyjnë virtualisht brenda në oqean, dhe u lançua vetëm gjashtë ditë më parë. Rezultatet e para duket se janë mbresëlënëse për drejtuesit e Google, të cilët krijuan një mjet që i mundëson shkencës të zbulojë atë që nuk ka arritur të zbulojë për qindra vjet, thonë shkencëtarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:21 pm

Atlantida

Atlantida është përfolur si kontinenti më i përparuar i kohës, ku çdo gjë ndryshonte nga pjesa tjetër e botës së njohur dhe ku njerëzit jetonin më shumë se tokësorët e thjeshtë të vendeve joishullore. Nisur nga një vepër e Platonit, mitet e Atlantidës u përhapën shpejt në botën intelektuale të kohës, duke e shndërruar ishullin-kontinent në më të njohurin e antikitetit. Atlantida për herë të parë përmendet nga Platoni në veprat e tij “Timeus” dhe “Kritias”. Në këta dialogë, Atlantida shfaqet si krejt e kundërta e Athinës, ku njerëzit nuk besojnë, ku ka diktaturë, por ku ka një zhvillim të madh ekonomik dhe shoqëror. Në këto vepra, ku dialogojnë katër personazhe reale, ndër të cilët edhe i përhershmi Sokrat, Atlantida përmendet vetëm në dy-tri citime të Kritiasit. Përshkrimi i Atlantidës është i veçantë, pasi sipas Platonit, ky kontinent është më i madh se Libia (Afrika për grekët e lashtë) dhe Azia e Vogël të marra së bashku. Në të, njerëzit nuk besojnë te zotat e Olimpit dhe janë nën diktaturën e mbretit, por zhvillimi është i hatashëm. “Aty ka mjete që fluturojnë”, - thotë Kritias, duke krijuar një mendim që do të shoqëronte mitet e Atlantidës deri më sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:21 pm

Vendndodhja dhe zhdukja e Atlantidës

Dy janë mendimet kryesore që përplasen mbi vendndodhjen e Atlantidës. Disa studiues e vendosin ishullin e vjetër në Mesdhe e të tjerë në Oqeanin Atlantik, pikërisht aty ku është zbuluar edhe formacioni i çuditshëm në Google Ocean. Shumë historian madje mendojnë se Atlantida nuk është një ishull i caktuar, por një tërësi ishujsh e toke, të marra së bashku. Vende që historianët mendojnë se mund të ketë qenë Atlantida janë Sardenja në Itali, Kreta dhe Santorini në Greqi, Qiproja, Malta, Troja dhe Tantalus në Turqi dhe Kanani në Izrael. Ndërkohë që hipotezat e dyta kanë të bëjnë me territore jashtë Mesdheut, si Antarktida, Indonezia, në zonën nënujore të Trekëndëshit të Bermudeve, në Karaibe apo edhe në Detin e Zi.

Atlantida, Atlasi dhe Oqeani Atlantik
Sipas mitologjisë, Atlantida u krijua nga Atlasi, i cili ishte një gjysmëzot. Atlasi mendohet të ketë qenë i biri i Athinës dhe i Zeusit, të cilët i dhuruan të birit të tyre një sërë privilegjesh, e mbi të gjitha i dhuruan atij edhe dy territore të mëdha. Territori i parë, sipas mitologjisë, ishte Oqeani Atlantik, ndërkohë i dyti Atlantida. Mitologjia greke, sipas dorëshkrimeve antike, vijon duke treguar se Atlasi ndonëse gjysmëperëndi vdiq nga lufta e bërë për të mbrojtur Atlantidën nga pushtuesit e huaj dhe pas vdekjes së tij froni i mbretit i kaloi të birit, një diktator i paepur. I biri i Atlasit nuk iu bind as Zeusit dhe as Athinës, pra gjyshërve të tij, duke shkaktuar zemërimin e perëndive të Olimpit, të cilët ia lanë në dorë Poseidonit dënimin e nipit të tyre të pabindur. Në këtë mënyrë, Poseidoni e përmbyti Atlantidën, ajo çka sipas historianëve është një cunam që ndodhi pas një tërmeti në shekullin XVI para lindjes së Krishtit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:21 pm

Politika dhe Atlantida

Atlantida e Platonit është konsideruar nga disa mendimtarë të majtë si një socializëm utopik i hershëm, ndërkohë që nacionalistët britanikë e shohin Atlantidën si ishujt ku ata jetojnë. Koncepti politik i Atlantidës është shfrytëzuar edhe nga nazistët, të cilët në vitin 1938, me anë të kërkuesit Heinrih Himler organizuan një kërkim në Tibet për të gjetur pasardhësit e atlantëve. Sipas mitologjisë, pasardhësit e atlantëve ikën në çastin e fundosjes së ishullit-kontinent për në Tibet dhe aty krijuan perandoritë e tyre. Nazistët i konsideronin atlantët si mbinjerëz nordikë me prejardhje nga Poli i Veriut, duke iu referuar historianit grek, Tukididi. Në këtë mënyrë, ata i shihnin atlantët si raca superiore arjano-nordike. Ndërkohë që studiuesit bashkëkohorë të Platonit e konsideronin Atlantidën si një shembull të forcës dhe shtetit, duke e mbajtur këtë vend thjesht në sferën imagjinare e që u përdor në veprat e Platonit për të shprehur më mirë idetë filozofike platoniane. Standard
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:22 pm

Atlantida

Atlantida në greqishten e vjetër, Ἀτλαντὶς νῆσος, " ishte një ishull i madh që ndodhej përballë kolonave të herkulit rreth 12,000 vjet më parë. Për herë të parë ky qytet u përmend nga Platoni në vitet 360 para erës sonë në dy vëllimet e tij Timaeus dhe Kritias.

Që atëherë Atlantida ka hyrë në imagjinatën e njerëzimit si një qytet i artë me një zhvillim të paparë. Ajo zbulohet dhe ri-zbulohet pothuajse çdo vit, por për fat të keq në pozicione të ndryshme të tokës.

Madje disa mendojnë se ajo mund të ekzistojë edhe në hapësirë. Këtu mund të përmendim edhe një teori e cila e vendos atë në qytetin e Durrësit.

Legjenda për Atlantidën sipas Platonit.

Timaeus nga Platoni

E shkruar nga Platoni ne vitin360 p.e.s. (fragment)

Në atë kohë ekzistonte në atë det, një ishull përpara se të mbërrije në ato që quheshin, duke ngrënë, nga ju (Grekët) Pillarët e Herkulit. një ishull sa Libia edhe Asia sëbashku.

Prej këtej mund të udhëtoje për në ishujt e tjerë, që në atë kohë ishin prezentë/të dukshëm, edhe prej këtyre ishujve drejt atij kontinentit të pafund, në ato ujëra të vërteta.

Tani, sa ishin brenda kësaj gojës që e kemi fjalën, duket një liman i ngushtë sa për të kaluar, por ai deti tjetër me të vërtet, dhe toka që e rrethon, mund të quhet kontinent. edhe në këtë ishullin e Atlantit, kjo mbretëri e madhe dhe e admirueshme, mbizotëronte gjithë ishullin, shumë ishuj të tjerë si edhe një pjesë të kontinentit.

Prej këtej zonën në brendësi deri në Libi, dhe prej këndej deri në afërsi të Egjiptit, Nga Evropa deri në Tyreni(Tuskania.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:23 pm

ATLANTIDA

Aristoteli, nxenesi dhe studenti me i preferuar i Platonit ishte i bindur qe Atlantida ishte shpikur nga mesuesi i tij per finese filozofike por qe nuk kishte ekzituar ne realitet.

Shekujt e mevonshem markuan nje heshtje totale per Atlantiden.

Plinio I Vjetri, filozof roman, ndoqi teorine e Aristotelit duke e akuzuar Platonin e vdekur si " shpiksi i fabules se Atlantides".

Por filozofe , historiane te tjere kishin te dhena te mbartuar nga gjeneratat por qe akoma nuk ishin te forta.

Mbas nje intervali prej 1500 vjetesh nje numer i madh shkencetaresh, historianesh dhe arkeologesh filluan te manifestonin interes per kontinektin e supozuar te zhdukur ne krahun tjeter te Oqeanit.

Historiani spanjoll Francisco Lopes (1510-1560) ishte i pari qe tha se Atlantida mund te ishte quajtur Amerika.

Nje tjeter historian Francisco Bacon (1561-1626) tha te njejten gje si dhe gjermani Janua Joannes Bicherod (1663) tha qe "bota e re e zbuluar nga spanjollet (Amerika) nuk kishte asgje te re.

Prifti jeusit Athanasius Kircher(1601-1680) ishte i pari qe pranoi legjenden si nje ide historike positive dhe reale.

Ky prift ishte nje hetues i vertete per tema te ndryshme.Ai siguroi qe "kishte deshifruar heroglife te referuara Atlantides".

Sipas versionit te tij Atlantida ishte nje kontinent i vogel ne oqeanin Atlantik.Ishte me mire te thuhet nje ishull se sa nje kontinet. Dimensionet e saj gjeografike e vendosnin midis Amerikes dhe Afrikes.

Nje ishull i madh ku nje varg malesh qendore vinin duke u zbutur neper ane dhe neper ujrat e shume lumenjve qe pershkonin gjithe ishullin si rrjeta e nje merimange.

Sipas teorive te Platonit ishulli kishte nje pamje te tille ; ne qender te ishullit ishte mali ku qendronte Poseidoni ne pallatin e tij.Ky mal ishte i ndare nga pjesa tjeter nga nje canal rrethor.

Me pas vinte nje zone po prape rrethore qe njihej me emrin "Ultesira e brendshme" e cila ishte e ndare nga Ultesira e jashtme nga nje tjetr rreth me ujra te embla.Nje kanal qendror bashkonte te gjitha zonat tokesore me detin.Pjesa e jashtme ishte e rrethuar nga nje mur rrethor qe mbronte nga shikimet dhe kuriozet qe mund te harrinin aty rastesisht.

Siperfaqja totale (sipas Platonit) ishte rreth 800.000 milje katror.E gjitha eshte nje skeme perfekte ku kanali qendror bente rregullim e uljeve dhe ngritjeve te ujit .

Po nga e nxorri Platoni keto ide duke qene kaq larg prej vendit qe pershkruante? Arkitekete qe kane lexuar pershkrimet e Platonit kane ngelur te habitur per saktesine arkitektonike te tij.

Sigurisht nje ishull me siperfaqe te tille nuk mund te zhdukej komplet pa lene asnje lloj gjurme. Shume ishin vendet qe mendohej se rrethohej Atlantida , midis Skocise , Amerikes se Jugut, dhe nje pjese e Afrikes.

Por ne asnje nga keto vende nuk u gjet as prova me e vogel e nje ekzitence njerezore inteligjente qe datonte 10.000 vjet.Mund te ishte gabuar ne shifra Platoni? Me shume se nje studiues kane dashur te takojne diferencat ne relacion qe ekziston midis viteve diellore dhe henore.

Egjiptianet termin henor e kishin 30 dite, qe do te thote se periudha e then nga Platoni nga 9000 vjet do te reduktohej ne 742 vjet te sotmet .. gje e cila eshte me e besueshme.Keshtu qe mendohet se perkthimi eshte bere gabim ajo qe ka dashur te thote 100 eshte perkthyer 1000 (nga arabisht ne greqisht).Keshtu qe ngjarja duhet te kete ndodhur rreth 1500 vjet para Krishtit.

Nje teori interesante mbi kete gje vjen nga profesoir Anghelos Galanapnulos me origjine greke dhe qe besonte ne versionin e Platonit. Ne 36º ne veri dhe 25º ne lindje te detit Egje gjendeshin nje grup ishujsh qe kishin marre emrin Santorini , qe perbeheshin ne ishujt e medhenj Thera dhe Therasia dhe ishuj te tjere te vegjel qe quheshin Aprosini, Palaia Kameni, Nea Dameni dhe Mika Kameni.

Te gjithe jane me origjine vullkanike. Ne 1886 pati nje shperthim te madhe vullkanik qe u studiua nga nje shkencetar francez me emrin Fouque dhe qe sherbeu si baze per Universitetin e Vjenes per te krijuar nje skeme te shperthimeve te ndodhura ne kete zone neper shekuj.

Pati nje shperthim ne vitin 198 para Krishtit ne te cilin ishulli Palaia Kameni mbiu nga ujrat e terbuar.tjeter shperthimne vitin 726 para Krishtit e zgjati kete ishull.Ne 1573 Mikra Kameni mori formen e plote.

Ne 1650 nje shperthim tjeter qe çoi ne ndryshime ne ishujt e tjere.Por ne 1707 ndodhi nje shperthim Ciklop qe zgjati jo me pak se 5 vjet dhe u krijua Nea Kimena. Ne 1666 u krijua nje shtese e Nea Kimenes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:23 pm

Atlantida, misteri i kontinentit të zhdukur

Eshte folur shume per Atlantiden, kontinenti i supozuar i zhdukur para disa mijera vjeteve.

Shume studiues dhe shkencetare te fushave te ndryshe i kane kushtuar jeten dhe pasionin e tyre kerkimit te ketij kontinenti qe per momentin mbetet imagjinar por pa rezultat.

Ka shume teori qe kundershtojne njera tjetren dhe qe lidhen kryesisht jo me faktin se cfare perfaqesonte ne vetvehte Atlantida dhe cfare shkalle zhvillimi kishte, por me vendndodhjen.

Deshmia e pare qe mund te quhet serioze vjen nga Platoni ne njeren prej dialogeve te dy personazheve ne tragjedine Kritias dhe Timaios. Platonit (viti 350 para eres sone) i referohet ligjevenesit te famshem te Greqise se lashte Solonit i cili udhetonte shpesh, ne njerin prej udhetimeve te ketij te fundit ne Egjyp, gjate takimit me nje prift ai degjoi per historine e nje toke te begate me nje madhesi sa Libia dhe Azia te marra sebashku.

Kjo toke shtrihej diku ne afersi te Shtyllave te Herkulit (ngushtica e Gjibraltarit) dhe rreth 9 mije vjet me pare (11500 vjet para eres sone) u zhduk brenda nje nate dhe dite. Kjo toke qe ishte e permasave te medha pershkruhej nga prifti si nje vend i madh ne perendim te detit Mesdhe i rrethuar nga oqeani Atlantik.

Cdo gje ne kete toke qe po e quajme kontinet ishte shume e zhvilluar dhe e perparuar per kohen qe behet fjale.

Atlantet pershkruhen si shume paqesore, punetore dhe te afte per tregeti dhe arte zejtarie. Kryeqendra e tyre (Oqeania) ishte dhe kryeqendra e tregetise me vendet e tjera, ishuj dhe kontinente ku mendohet qe atlantet ishin shume te fuqishem ne mardheniet me vendasit.

Cdo gje neper qytet e tyre pershkruhet si shume e vecante, pasuri te tera qe dukeshin ne ndertimet dhe ne veshjet e godinave me metale te cmuara dhe te statujave. Anijet e tyre ishin te persosura dhe te perparuara per kohen. Por cdo gje u zhduk brenda nje nate dhe dite.

ndonje ndryshim shume i madh gjeologjik ne ate kohe do kete ndikuar ne permbytjen dhe me pas zhdukjen e plote te Atlantides.

Nga pershkrimet per ngjarjen, permbytjet, termetet dhe valet gjigande te oqeanit eshet arritur ne nje konkluzion qe te pakten deri tani eshte nga me te qendrueshmit qe Atlantida eshte zhdukur si pasoje e ndonje shperthimi vullkanin sepse vetem gjate shperthimit vullkanin ndodhin te gjitha ato qe u permenden me siper si faktore te fundosjes se kontinentit.

Persa i perket vendndodhjes se Atlantides ka shume teori por numrin me te madh te mbeshtetesve e ka teoria qe Atlantida mund te kete qene pjese e ishullit te sotem grek Santorini. nga studimet gjeologjike eshte arritur ne perfundim qe perafersisht ne kohen qe pretendohet se ka ndodhur permbytja e Atlantides, ishulli Santorini ne pjesen perendimore te tij ka patur nje zgjatim toke qe vazhdonte per milje te tera.

Si rrezultat i shperthimit vullkanik u fundos nje pjese e mire dhe sot kane mbetur vetem dy ishuj te vegjel me origjine vullkanike nga llava e ftohur. Ky detaj perkon edhe me pershkrimin e Platonit.

Misteri i Atlantides eshte bere pikenisje per shume studime dhe eksplorime qe ne kohet e vjetra. Madje dhe shtysa fillestare per Kolombin per te zbuluar kontinentin amerikan, ka qene fillimisht legjenda per Atlantiden.

Teori te cfaredolloji e vendosin Atlantiden ne zona te ndryshme te globit, nga pjesa juglindore e Azise, pjesa perendimore e detit Mesdhe, ishujt Azorre, Ishulli Bimini (Bahamas) dhe ne vende te tjera.

Por te gjitha kane si pike te perbashket pranine e oqeanit Atlantik. Me pas do shkruaj edhe dicka tjeter per teori te ndryshme qe lidhen me emertimin e Atlantides dhe shperndarjen gjeografike qe ka ne vende te ndryshme te globit.

Shume shkencetare kane pretenduar qe kane gjetur vendndodhjen e Atlantides por deri me sot askush nuk ka mundur ta provoje. Rasti i vetem qe mund te merret ne konsiderate eshte ai i zbulimit te nje zgjatimi nenujor ne ishullin e Biminit dhe qe ka terhequr shume vemendjen e studiuesve.

Aty duken qarte gjurme ndertimesh nga dora e njeriut dhe e nje teknike qe nuk perqaset me ate qe njihet ne zonat perreth apo te ndonje kulture te lashte qe studiohet.

Zbulimi i Atlantides ne Bimini eshte parashikuar edhe nga Edgar Cayce, nje Nostradamus i shekullit te 19-20 qe eshte shprehur se ne fund te viteve 60, Atlantida do dali nga uji ne Bimini. natyrisht ajo gje nuk ndodhi dhe as viti nuk perkoi me ate qe tha Cayce por sidoqofte gjurmet qe jane gjetur jane me interes per studim.

Ndonese shkenca ka avancuar dhe shkencetaret arrijne ne perfundime duke u bazuar ne studime dhe llogjike shkencore, parashikimi dhe sidomos personi i Edgar Cayce shpesh lidhet me Atlantiden dhe zbulimin e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:24 pm

Mundesi per ekzistencen e Atlantides ne 10 vende

Kur vjen fjala per te pyetur ne lidhje me vendndodhjen fizike te mbeturinave te civilizimit te lashte te Atlantasve, pergjigja eshte ne varesi te faktit qe me ke je duke folur.

Cdokush duket se ka nje kandidat te preferuar per te cilin mund te jepen argumenta bindese.

Nese eshte ne Antarktike apo detin Egje, Bahamas apo Atlantikun Verior, gjurmet domethenese mund te gjendjen gjithandej dhe renditja e tyre mund ta beje ceshtjen shume te ngaterruar.

Ne listen e meposhtme Childress jep disa detaje dhe mundesi per ekzistencen e Atlantides ne 10 vende te ndryshme:

Azoret

Platoni duke cituar Prifterinjte Egjyptiane nepermjet xhaxhait te tij Solonit, thote se Atlantida ka qene pertej shtyllave te Herkulit dhe qe kryen luftra me mesdhetaret e lashte dhe u perpine nga deti ne vitin 9400 P.e.s.

Atlantida ka qene nje toke lundertaresh te famshem, shume elefante dhe nje pallaje me nje qytet buze nje gjiri gjigand i ndertuar ne rrathe te shumte qe nderthureshin me njeri tjetrin.

Mbasi thuhet se Atlantida ka qene nje ishull i madh ne oqeanin e vertete qe rrethonte kontinentet, u mendua se behej fjale per mesin e Atlantikut. Per atlantasit thuhet se kishin kolonizuar shumicen e botes dhe kishin luftuar me Greqine dhe Mesdheun Lindor.

Fundosja e Atlantides la mbrapa vetem disa ishuj te shperndare ku disa prej tyre mendohet se jane dhe Ishujt Azore.

Sahara

Shkretetira e Saharase, Malet Tassili dhe Ahaggar ne Algjerine e Jugut dhe Tunisi jane propozuar qe mund te jene vendi aktual i Altantasve.

Kur francezet kolonizuan Afriken e Veriut, shume shpejt zbuluan qe nje bote e humbur ekzistonte dikur ne Algjerine e Jugut dhe se gjiri i lashte i Kartagjenes ishte nje miniature e sakte e kryeqytetit te Atlantides sic pershkruhej nga prifterinjte Egjyptiane.

Sidoqofte Saharaja nuk u zhduk nen oqean por u shkretua dhe u shnderrua ne nje shtrat te thate deti. A shtrihet Atlantida nen masivet e reres dhe formacionet e cuditshme te Shkretetires se Saharase?

Malta

Malta ka struktura gjigande te lashta te cilat tani jane datuar si mbi 9000 vjecare ose edhe me te vjetra dhe qe nga arkeologet ortodokse mendohet se jane si rrenojat me te vjetra ne bote.

Tani Malta eshte nje ishull i vogel shkembor qe njehere e nje kohe ka patur elefante dhe tregon shenja qe dikur eshte shkaterruar nga nje vale gjigande kataklizmike. Joseph Ellul dhe te tjere kane propozuar qe Malta ka qene pjese e nje civilizimi madheshtor ne te kaluaren, ka mundesi Atlantet.

Mendohet se Malta ka qene e lidhur me pjese te tjera te Mesdheut kur nje vale gjigande nga Atlantiku permbyti Mesdheun duke shkaktuar Flodin Biblik. A ka qene Malta Atlantida?

Ishulli eshte shume i vogel qe te kete qene Atlantida por tregon qarte qe Mesdheu ka qene nje vend shume ndryshe 12 mije vjet me pare.

Bimini

Me zbulimin ne vitini 1968 te asaj qe duket si nje rruge gjigande e gurte ne forme poligonale ne ujerat e ceketa te Biminit, u mendua se Atlantida u gjet ne Karaibet. Nje shkalle, pjese e nje piramide te humbur, kollona te rrezuara, te gjitha duken si rrenoja te permbytura.

Ka mundesi qe Atlantasit te jene shperndare ne nje pjese te madhe te Atlantikut nga Azoret ne Bahamas dhe mbase edhe deri ne Florida. Kohet e fundit arkeologu nga shteti Indiana, Jackson Judge ka sugjeruar se Portsmouth, Ohio ka qene vendndodhja e Atlantides.

Amerika e Jugut

Per shkak te mbeturinave gjigande ne Peru dhe Bolivi dhe evidencat qe Tiahuanaco eshte shkaterruar nga nje kataklizem, Amerika e Jugut eshte propozuar si vendndodhja e Atlantides nga nje nuumer i madh autoresh te hershem, perfshi ketu dhe kolonelin britanik Percy Fawcett i cili u zhduk ne xhunglen Braziliane ne vitin 1952 gjate kerkimit per qytetin e humbur te Atlantides.

Amerika e Jugut ka rrenoja gjigande dhe eshte pertej Atlantikut por evidencat tregojne qe kjo toke eshte ngritur nga niveli i deti dhe jo zhytur ne te.

Antarktika

Kur Charles Hagood rizbuloi Harten e Piri Reis, (per me shume lexoni kryetemen e hapur ne kete nenforum me titull Gjurmet E Civilizimeve Te Lashta) nje harte e kopjuar nga harta te vjetra prej admiralit Turk dhe ku dukej Antarktika si nje kontinent pa akull, lindi koncepti i ekzistences se Atlantides ne token e ngrire polare.

Duke qene se Altantida mund te ishte shkaterruar si rezultat i spostimit te poleve, Antarktika ka shume mundesi qe te kete patur nje klime shume here me te pranueshme 10 mije vjet me pare dhe qe ne te mund te gjenden rrenoja megalitike te njejta me ato te Amerikes se Jugut.

Antarktika duket shume larg nga Mesdheu nese kujtojme faktin e luftrave te kryera aty midis Atlantasve dhe Mesdhetareve. Po ashtu supozohet qe Atlantida u fundos brenda nje dite dhe nate, ndersa Antarktika ka akumuluar akull per mijera vjet. A shtrihet Atlantida ne Antarktike?

Kanariet

Ndonese nuk jane gjetur rrenoje te lashta ne Azoret, majat malore te kreshtes se Atlantikut Qendror, jane zbuluar rrenoja antike ne Ishujt Kanarie, afer brigjeve marokene.

Popullsia vendase Guanche e ishujve Kanarie nuk ka patur asnje njohuri udhetimi me anije kur u zbuluan per here te pare nga eksploratoret spanjolle por ne vete ishujt jane zbuluar rrenoja te gureve rrethore te cilet kane cuar ne propozimin qe Kanariet jane mbeturinat e Atlantides se Lashte.

Deti i Veriut

Zonat e ceketa te Detit te Veriut ne Hollande, Gjermani dhe Angli si dhe Skandinavi jane propozuar si zona te mundshme te egzistences se Atlantides.

Libri Oera Linda i zbuluar ne Hollande ne vitin 1700 flet per nje toke te zhutyr afer Ishujve Frisian ne Hollande. Jugen Spanuth, nje prift gjerman,kreu disa foto rrenojash te nenujshme ne Gjermanine Veriore ne fillim te viteve 50-te.

Kohet e fundit studiuesi Paul Dunbavin ka hedhur propozimin qe qyteza e Atlantides eshte lokalizuar nenuje midis Uellsit dhe Irlandes.

Qytete te medhaja hollandeze si Amsterdami dhe Rotterdami ndodhen 40 kembe nen nivelin e detit ne keto momente qe po shkruaj. Ka shume mundesi qe keto qytete ne te ardhmen do jene qytete te fundosura.

Lindja e Mesme

Lindja e Mesme dhe Arabia kane disa nga rrenojat e gurta me te medhaja dhe mahnitese ne bote. Blloqet me te medhenj te gurit sot ne bote gjenden ne Baalbek, Liban.

Ato peshojne 2000 ton sejcili dhe jae te denja per arkitekturen Atlantase. I ngjashem eshte dhe Muri Tempull ne Jeruzalem i cili ka themele prej guresh gjigande, te ngjashme me ato te Baalbek.

Autore te koheve te fundit si Stan Deyo ka sugjeruar qe Arabia Saudite, me rrenojet e saj te cuditshme ne shkretetiren qendrore, eshte vendndodhja e Atlantides.

Qytete port mund te gjehen ne brendesi te Arabise dhe ndonese eshte e qarte qe Arabia dhe Lindja e Mesme kane shume civilizime te humbura per te zbuluar, kjo zone nuk eshte aspak e zhytur ne det njehere e nje kohe.

Flodi Biblik vershoi mbi Lindjen e Mesme ne nje kohe parahistorike. A shkaktoi kjo gje shkaterrimin e Atlantides apo ishin vete atlantasit ata qe shkaktuan katastrofen?

Tera dhe Kreta

Sipas literatures turistike te Greqise, shperthimi i ishullit te Egjeut, Tera, shkaterroi Kreten dhe ne te njejten kohe Atlantiden.

Ndersa Platoni eshte shume eksplicit ne datimin dhe vendnodhjen e Atlantides (9400 p.e.s. dhe ne Atlantik), arkeologet greke duken te sigurt qe Atlantida mund te gjehet vetem disa qindra milje nga Athina.

Me mijera turiste vizitojne Teren cdo vit dhe pijne veren lokale te atlantasve ndersa bisedojne per Atlantiden. Per ta Atlantida nuk mund te gjindet ne asnje vend tjeter perveq se ketu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:24 pm

Legjenda për Atlantidën sipas Platonit

"Timeu", shkruar në vitin 360 përpara K.
(fragment)

Do t'iu rrëfej një histori të botës së lashtë, të cilën e kam dëgjuar nga një plak i moçë m, ngase Kritia, në kohën që na e rrëfeu, ishte, siç tha, ndaj të nëntë dhjetave, kurse unë për pakëz dhjetë (...)

Dhe për çfarë bënte fjalë rrëfenja, Kritia? - e pyeti Aminandri. Për veprimin më madhështor që kanë bërë ndonjëherë athinasit, dhe që duhet të ketë qenë më i njohuri, por që, për shkak se kanë rrjedhur q'atëher ë shumë kohë dhe meqë protagonistët gjetën shkatërrimin, nuk ka mbërritur gjer tek ne.

Thuana,- tha tjetri,- gjithë historinë dhe ku e prej kujt e dëgjoi Soloni këtë gojëdhënë të vërtetë.

Ai u përgjigj Në deltën egjiptiane, në krye të së cilës ndahet lumi Nil, gjendet një rajon që quhet rajoni i Saisit. Edhe qyteti më i madh i rajonit quhet, gjithashtu, Sais, dhe është qyteti prej nga rrjedh mbreti Amasis. Qytetarët njohin për themeluese të qytetit një hyjneshë. Në egjiptiançe ajo quhet Neit dhe, siç pohojnë ata, është po ajo hyjneshë që helenët nderojnë me emrin Athina.

Ata i duan shumë athinasit dhe thonë se, në një farë mënyre, janë të lidhur me ta. Në këtë qytet vajti Soloni, ku e pritën me shumë nderime.

Ai pyeti priftërinjtë më të arsyer në çështje kësodore për lashtësinë dhe zbuloi se as ai dhe as ndonjë helen tjetër nuk dinte njoftime më të vlefshme për kohët e lashta.

Në një rast, duke dashur t'i cyste të flisnin për lashtësinë, ai nisi të rrëfejë për gjërat më të lashta që dihen në anët tona - për Foroneun, që njihet si "njeriu i parë" dhe për Niobën dhe, pas Përmbytjes, për mbijetesën e Deukalionit dhe të Pirrës.

Gjurmoi gjenealogjinë e pinjollëve të tyre dhe, duke llogaritur datat, u orvat të gjejë se sa vjetë më parë kishin ndodhur ngjarjet, që ai thoshte se kishin ngjarë.

Mbi këtë e sipër, një prej priftërinjve, ai që ishte shumë i shkuar nga vërsa, iu drejtua e i tha: O Solon, Solon, ju helenët s'jeni veç se fëmijë; nuk ka asnjë njeri të moçëm ndër ju. Soloni e pyeti se ç'kuptim kishin këto fjalë.

Dua të them, gjegji ai, se nga mendtë të gjithë ju jeni të rinj. Juve nuk ju është lënë trashëgim asnjë mendim nga tradita e lashtë e as ndonjë shkencë që të jetë thinjur nga vitet.

Dhe do të ta them përse. Kanë ndodhur, dhe do të ndodhin sërish, shumë shkatërrime të njerëzimit prej shkaqesh të ndryshme.

Shkatërrimet më të mëdha janë vepër e zjarrit dhe ujit, ato më të voglat prej një numri të pafund shkaqesh.

Ekziston një rrëfenjë, që edhe ju e keni ruajtur: se një herë e një kohë, Fetoni, biri i H eliosit, që kishte mbrehur kuajt në koçinë e të atit, ngase nuk ishte në gjendje t'i ngiste në rrugën e përditshme, shkrumboi gjithçka mbi tokë, duke u vrarë dhe vetë nga rrufeja.

Tani kjo rrëfenjë është veshur me petkun e mitit, por në të vërtetë tregon rënien e trupave që lëviznin në qiejt qark tokës dhe shkrumbimin e madh të gjërave mbi tokë, që përsëdytet pas intervalësh të gjatë.

Në kohë të tilla ata që jetojnë ndër male dhe vende të thata dhe të larta janë më të ekspozuar ndaj shkatërrimit se sa ata që banojnë bri lumejve apo bregut të detit.

Nga kjo mënxyrë ne na shpëton dhe na mbron Nili, shpëtimtari jonë i amshueshëm. Kur, nga ana tjetër, zotat spastrojnë tokën me përmbytje, ata që i mbijetojnë përmbytjes, në rastin e atdheut tënd, janë lopçarët dhe barinjtë, që jetojnë ndër male, kurse të tjerët që, si ty, rrojnë në qytete, përlahen nga lumejt e barten në det. Ndërsa në këtë tokë, as në atë kohë e as në ndonjë kohë tjetër, uji nuk zbret nga lartë poshtë në fusha, por priret gjithnjë të ngjitet nga p oshtë lartë; për këtë arsye legjendat e ruajtura këtu janë më të lashtat. (...)

Kështu, në ishullin e Atlantidës ekzistonte një perandori e madhe dhe e mrekullueshme, që qeveriste ishullin e shumë ishuj të tjerë, si dhe shumë pjesë të kontinentit.

Për më t epër, banorët e Atlantidës patën nënshtruar territoret e Libisë nga Shtyllat e Herakliut deri në Egjipt, dhe të Evropës deri në Tiren.

Kjo fuqi e madhe, e bashkuar në një, orvatej të
nënshtronte me një goditje atdheun tonë dhe tuajin, si dhe tërë rajonin m idis ngushticave.

Atëherë, Solon, atdheu yt shkëlqeu ndër gjithë njerëzimin, me gjithë madhështinë e virtyteve dhe fuqisë së tij.

Ajo (Athinaja e grekëve, Neiti i egjiptianëve - A. Q.), udhëheqësja e helenëve, shquhej për guximin dhe aftësitë luftarake... Aj o i mposhti dhe ngadhnjeu mbi pushtuesit dhe i shpëtoi nga skllavëria ata që s'ishin nënshtruar akoma dhe me bujari na çliroi ne të gjithëve që banonim midis shtyllave.

Por më vonë ndodhën tërmete e përmbytje të
mënxyrshme dhe në një ditë e natë të vetme f atkobi gjithë njerëzit tuaj luftëdashës u përpinë në tokë. Në të njëjtën mënyrë edhe ishulli i Atlantidës u zhduk në thellësitë e detit. Për këtë arsye, deti në ato anë është i pakalueshëm dhe i padepërtueshëm, ngase ka një cektinë balte në udhë, që është shkaktuar nga batisja e ishullit.

Të rrëfeva shkurtimisht, Sokrat, ç'dëgjoi plaku Kritia nga Soloni dhe ç'na tregoi neve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:24 pm

Peritoni

nga "Libri i qenieve imagjinare"

Thuhet se Sibila e Eritresë paratha se qyteti i Romës do të rrënohej për fundimisht nga Peritonët. Në vitin 642 të Tënëzot arkivi i profecive të Sibilës u dogj në zjarrin e madh të Aleksandrisë; gramatikanët që i hynë punës për përtëritjen e disa fragmenteve të shkrumbosura prej nëntë vëllimeve, me sa duket nuk hasën asgjëkundi profecinë e veçantë, që parathoshte fatin e Romës.

Me kohë u gjykua e nevojshme të gjendej një burim që do të hidhte më tepër dritë përmbi këtë gojëdhënë.

Pas shumë kuturisjesh, u zbulua se një rabin nga Fesi (sipas të gjitha gjasave Jakob Ben Chaim-i) kishte lënë një traktat historik, në të cilin citonte veprën, tani të humbur, të një skolasti grek, e cila ngërthente fakte të caktuara historike për Peritonët, marrë, me sa duket, nga orakujt, përpara se Biblioteka e Aleksandrisë të digjej nga Omari. Emri i grekut t ë arsyer nuk ka mbërritur gjer tek ne, por fragmentet e tij rrojnë:

Vendbanimin fillestar Peritonët e kishin në Atlantidë. Ata janë gjysmë drerë dhe gjysmë shpendë. Prej dreri kanë kokën dhe këmbët. Për sa i përket trupi të tyre, atë e kanë krejtësisht si të shpendve, me flatrat dhe pendët përkatëse...

Veçoria e tyre më e çuditshme është se kur dielli shkrep mbi ta, në vend që të lëshojnë hijen e trupit të vet, lëshojnë hije njeriu. Për këtë arsye, disa mendojnë se Peritonët janë shpirtërat e rrugëtarëve që kanë vdekur larg shtëpisë dhe perëndive të tyre...

...dhe janë pikasur duke ngrënë dhé... duke flatruar në krina në një lartësi marramendëse mbi Shtyllat e Herkulit.

...ata [Peritonët] janë armiq për vdekje të racës njerëzore; kur arrijnë të vrasin një njer i, hija që lëshojnë përdhe është e trupit të tyre; kështu ata fitojnë dhe favorin e perëndive.

...dhe ata që kaptuan detrat me Skipionin për të përgjunjur Kartagjenën, për pak sa s'dështuan, ngase gjatë lundrimit një formacion Peritonësh u sul si shigjetë në anije, duke vrarë e gjymtuar shumë vetë... Sado që armët tona nuk bëjnë dobi ballë tyre, kafshët - pa qenë kafshë - nuk mund të vrasin më shumë se një njeri.

...zhgërryhet në gjakun e viktimave të tij dhe pastaj flatron mbi flatrat e veta të fuqishme.

...në Ravenë, ku janë parë së fundi, rrëfejnë për pendët e tyre, të cilat i përshkruajnë me ngjyrë të bruztë të çelur, gjë që më çuditi pa masë, ngase është thënë se pendët e tyre janë në një të gjelbër të mbyllur.

Sodo që këto fragmente janë të qartë, është për të ardhur keq që s'ka mundur të mbërrijë në kohën tonë asnjë njoftim tjetër për Peritonët.

Traktati i rabinit që ruajti këtë përshkrim për ne, ishte i depozituar, gjer përpara Luftës së fundit Botërore, në Bibliotekën e Dresdenit.

Është e dhimbshme të pohohet se edhe ky dokument është zhdukur, dhe nëse si pasojë e bombardimeve, apo djegieve të mëparshme të librave prej nazistëve, nuk dihet. Le të shpresojmë se ndonjë ditë do të zbulohet një tjetër kopje e kësaj vepre, për të stolisur sërish raftet e ndonjë biblioteke.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:25 pm

Orët e fundit të Atlantidës

Më 8 korrik të vitit 8498 para Krishtit, në Tokë me një shpejtësi marramendëse, nën temperaturën prej 20 000 *C, u përplas një asteroid. Katastrofa zgjati vetëm 2 minuta, dhe për ata 2 minuta vdiqën me miliona njerëz, u shkatër rua bota bimore dhe shtazore në shumë regjione të planetit tonë, ndërsa pamja dhe klima sa saj ndryshuan përgjithmonë.

Kjo ishte dita kur u fundos Atlantida legjendare dhe me të u zhduk edhe qytetërimi i parë të cilin e ndërtoi njeriu. "Shkak i kësaj katas trofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektorja e tij përreth diellit u fut në fushën gravitale të Tokës" pohon fizicienti gjerman Otto Muck në librin e tij "Gjithçka për Atlantidën ".

Kataklizma filloi në horizontin veri -perendimor; nga thellësia e kosmosit befas u paraqit një trup i panjohur qiellor, i cili fillimisht ngjante në një yll të vockël, pas 30 sekondave i ngjante kometës, ndërsa pas një minuti në një 'bolidi", shkëlqimi i të cilit ishte më i madh se 100 diej. Gati se me një trajektore vertikale, trupi u përplas në tokë.

Stuhia e tërbuar

Nga drejtimi i veri -perëndimit, asteroidi pa u hetuar arriti deri te brigjet e kontinentit Amerikano -Verior, në regjionin 330 të gjerësisë gjeografike, ku sot gjendet qyteti liman Ça rlston në Karolinën Jugore.

Kur trupi qiellor me një shpejtësi marramendëse hyri në shtresat e dendura të atmosferës, temperatura përnjëherë u ngrit në 20.000 *C dhe të gjithë ata që panë këtë "shkëlqim të tmerrshëm" përgjithmonë humbën të pamurit.Nxehtësia shkatërroi gjithçka që iu gjend në rrugë.

Nën ndikimin e nxehtësisë trupi qiellor shpërtheu, në një distancë rreth 200 km nga sipërfaqja e tokës dhe u thërmua në qindra pjesë të zjarrta që upërplasën në tokë, në formë shiu gjigant të zjarrtë, duke mbje llur vdekje dhe shkatërrim.

Dy copëzat më të mëdha ranë në regjionin e Atlantikut, në veri -perëndim të Portorikos. Më një fuqi të madhe shkatërruese ekuivalente me 30.000 bomba hidrogjenike, e shpërthyen fundin e oqeanit. Biliona tonë të magmës së zjarrtë dolën nga gjiri i tokës dhe u përzien me ujin e detit, duke u shndërruar në sasi të mëdha avujsh të cilët u ngritën deri në 30 km.lartësi.

Gjëmimi i shpërthimit u dëgjua në tërë botën. Shkëlqimi i përplasjes e shndërroi natën në ditë në një perimetër prej 2000 km. Valët gjigante, të larta deri në 1000 m u vërsulën drejt brigjeve për të shkatërruar gjithçka para vetës...
Në këtë orgji çmendurake të stihisë, plotësisht u shkatërrua Ishulli legjendar Atlantida.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:25 pm

Platoni për Atlantidën

Obsesioni kryesor i Ott o Muck është zbulimi i fshehtësisë së Atlantidës, me të cilën njerëzimi merret ka 2400 vjet, që nga ato ditë kur filozofi i famshëm grek Platoni, e vendosi në rend dite, të historisë.

Pak para se të vdiste i shkroi dy vepra: "Timaios" dhe "Kricias", në të cilat për herë të parë përmendet ky ishull dhe përfundimi tragjk i tij.

Sipas Platonit, Atlantida gjendej në afërsi të "Shtyllave të Heraklitit" - siç quhej më herët ngushtica e Gjibraltarit. Ishte më e madhe se Azia e vogël dhe Afrika jugore së bashku, sh quhej për pjellori dhe jepte dy "prodhime" vjetore.

Platoni i përmend palmat e kokosit, elefantët, krokodilët, tempuj dhe pallate të praruara, kryeqytetin me një rreze prëj 23 km dhe bashkësinë njerëzore të bazuar në normat ligjvënëse dhe kulturë të lartë. Ushtria e Atlantidës i kishte 480.000 këmbësorë, 120.000 kalorës, 160.000 karroca luftë, 240.000 marinarë.

Platoni i pari shkroi për Atlantidën. të gjitha veprat e mëvonshme u bazuan në informacionet e tij. Mirëpo, Platoni të dhënat për Atlantidën i kish te dëgjuar nga Kriciusi, të cilit i kishte rrëfyr gjyshi i tij, ndërsa gjyshi kishte mësuar prej Soloni. ligjvënësit më të njohur të Greqisë antike. Deri te këto të dhëna, Soloni kishte ardhur nga shkrimtarët egjiptas të cilët i kishte takuar gjatë udhëtim eve të tij.

Në bazë të 20 faqeve të shkrimeve të Platonit për Atlantidën, deri më tani janë botuar 25 000 punime për katastrofën më të madhe që e ka goditur planetin tonë. Për Atlantidën shkruan shkencëtarët, shkrimtarët, detarët dhe hulumtuesit, ëndërrimt arët ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:25 pm

Gjurmëve të qyteteve të fundosura

A ka prova shkencore, përveç Atlantidës së Platonit, për shkatërrimin e ndonjë pjese të madhe të tokës apo ndonjë ishulli, në historinë e njerëzimit. "Në vitin 1969, hulumtues detarë amerikan në afërsi të Ishull it Bahamas, Andros, gjetën mbeturinat e një muri dhe shtyllave gjigante".

Gjurmët e anijeve të fundosura ekzistojnë në të gjitha pjesët e botës dhe kjo e ka shpjegimin e vet: nga epoka e fundit e akullit (rreth 7000 vjet p.e.s.) shtresa e shkrirë e akullit që e mbulonte një pjesë të madhe të Evropës, e rriti nivelin e detit për plotë 200 metra.

Kështu, deti në pjesët më të ulta bregdetare vërshoi dhe fundosi qytetërimet dhe banorët e tyre. Britania e Madhe atëbotë, akoma nuk ishte ishull, në vend të detit B altik ishte tokë, ndërsa lumi Temza ishte degë e Rajnës, gadishulli Apenin ishte lidhur me rrip toke me Afrikën veriore.

Të gjitha këto regjione të vërshuara kanë diçka të përbashkët. Mirëpo, Atlantida sipas Platonit, gjendej larg në oqean. "Prej aty, shkr uante ai, mund të lundrohej në ishuj të tjerë, si dhe bregun e shtrirë të përtejm".

Ata ishuj "të tjerë" besohet të jenë Karaibet dhe Bahamet, ndërsa "bregu i shtrirë i përtejm" Amerika veriore.Sipas kësaj, Atlantida gjendej mes Amerikës dhe Evropës, ku sot gjenden IshujtAzore.

Dëshmitë e Otto Muck -ut

Kur u bënë fotografimet e para ajrore, në vitin 1921 të Karolinës jugore, u zbuluan më se 3000 kratere me origjinë misterioze.

Qindra kratere kishin rrezen prej 1,5 km, ndërsa i gjithë rajoni përreth qytet it Çarlston shtrihej në njësipërfaqe prej 156.000 km2. Si rrjedhim i kësaj, del se kemi të bëjmë më gjurmë të ndonjë trupi të madh qiellor që ka shpërthyer mbi tokë.

Dy gropa gjigante në fund të detit në regjionin e Portorikos tregojnë për goditjen e dy p jesëve gjigante të asteroidëve. Sipas llogarive të Muck -ut, të dy pjesët kishin një rreze prej më se 10 km. Ato copa krijuan një çarje të madhe e cila së shpejti u shtri deri në Atlantidë.

Magma e shkrirë që shpërtheu nga zemra e tokës u hodh me një erupcion të fuqishëm në atmosferë, ndërsa në vendin e saj mbeti një boshllëk i madh me një thellësi prej gati 3000 metrash, gjë që ndikoi të fundosej edhe një pjesë e kores së tokës. Ky ishte edhe fundi i Atlantidës, shkatërrimin e së cilës e përcollën edhe shum ë katastrofa periferike.

Hiri i lavës dhe uji i detit e krijuan një shtresë reje të zezë me trashësi prej 30 km, e cili me ndihmën e erërave pasate u zhvendos drejt lindjes, në Evropë, Afrikë, Azi. Në ato regjione u krijuan tornado dhe uragane. Hiri dhe kr ipa e detit paraqitnin pika kristalore për shira apokaliptike dhe rrebeshe që i suleshin tokës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:27 pm

Varrezat e Mamuthëve në Siberi

Njëkohësisht me këto zhvillime, mbi planetën tonë u përhapën re të mëdha me gazra helmues të cilët dolën nga thellësia e Tokës . Muck konsideron që me këtë paraqitje, e ka ndriçuar edhe enigmën më të vjetër: varrezat e
Mamuthëve në Siberi.

Atje, kryesisht në tokën e ngrirë janë gjetur mbeturinat e mijëra Mamuthëve, edhe atë në gjendje sikur të kishin ngordhur dje, e jo para mijëra vjetëve.Këto mbeturina shkencëtarët i kanë studiuar me kujdes.

Diagnoza është; "Vdekje e shpejtë, pa lëndime, si pasojë e ngulfatjes". Në stomakët e mamuthëve janë gjetur edhe ushqimet e tyre të fundit, gjethe të halorëve.

Mirëpo, ky lloj bimësh nuk jeto n në vendin ku janë gjetur mamuthët. Këto bimë rriten në vende me klimë shumë më të butë, në regjione që gjenden hiç më pak se 3500 km më në jug. E tërë kjo e nxitë hipotezën se "ndryshimin e shpejtë të klimës" mund ta ketë shkaktuar ndonjë "fuqi kosmike".

Muck thekson se përplasja e asteroidit dhe Tokës e kishte zhvendosur Boshtin e planetit tonë për 3500 km, gjë që kishte ndikuar në ndryshimin momental të klimës. Mamuthët e ngulfatur në "tymin helmues" tashmë janë të "konservuar" në një frigorifer natyror .

Përndryshe, përpara katastrofës në ato pjesë rriteshin haloret dhe drunjtë të tjerë.Rryma detare e Golfit, si dëshmi.Fakti që Evropa perëndimore ka klimë të butë duhet falënderuar "lumit oqeanik të ujit të nxehtë".

Si ishte e mundur që me gjithë ekzisti min e kësaj rryme të nxehtë, para 7000 vjetësh (kur përfundoi epoka e akullit),Skandinavia dhe shumë rajone të Gjermanisë, Britanisë së madhe gjendeshin nën shtresën e borës dhe akullit?

Muck jep përgjigje të thjeshtë. Atëbotë as që kishte ekzistuar "rrym a e nxehtë Golfit" dhe as që arrinte deri në Evropë.

Duke u nisur nga gjiri i Meksikos, ajo në mes të rrugës haste në një pengesë të pakalueshme, ishullin Atlantida, të gjatë 1000 dhe të gjerë 500 km.

Rryma e nxehtë qarkullimin e kthente në detin Karaibik, prej nga sërish kthehej drejt Atlantidës. Vetëm pas shkatërrimit të Atlantidës, rruga drejt Evropës i ishte hapur.

Nën ndikimin e rrymës së nxehtë detare, shtresa e akullt në Britani filloi të shkrihej. Ky proces zgjatë me mijëra vjet dhe akoma nuk ka për funduar.

Krijimi i racës "fytyrë -zbehtë"

Sasitë gjigante të lavës dhe hirit që u ngritën në atmosferë, e mbuluan qiellin mbi Evropë, për rreth 200 vjet me radhë. Bimët, të cilave u mungoi sasia e mjaftueshme e dritës, humbën pigmentet.

Kjo ndodh edhe me njerëz të cilët më gjatë i nënshtrohen Dritës së diellit. Muck konsideron se pikërisht në këto kushte u krijuan njerëzit fytyrë -zbehur, nga deri atëherë, raca njerëzore "e bakërt e kuqe". Këtë e dëshmojnë edhe vizatimet e gjetura në shpellat e Francës jugore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:27 pm

Data e katastrofës

Muck e përcakton këtë datë duke u nisur nga e dhëna e Platonit, sipas së cilës Atlantida është fundosur para 8500 vjetësh. Muck ka krahasuar këtë kalendar me kalendarin e Indianve Maya, i cili fillon me datën zero absolute, dhe përmes tij mund të fiksohet data e saktë, 6 qershor 8498 p.e.s.

A ishte kjo dita e shkatërrimit të Atlantidës? Ngjashmëria në data nuk mund të jetë e rastit. Me këtë datë mund të ndërlidhet një konstalacion interesant astronomik, i ashtuquajtur Konjukcioni i Tok ës, Venerës dhe Hënës.

Këta tre trupa qiellor atë ditë gjendeshin në një trajektore. Mirëpo, atë ditë në afërsi të Tokës gjendej edhe një grup asteroidësh Adonis.

A mund të mjaftonte që konjukcioni i këtyre tre trupave qiellor të ndikonte që një nga astero idët të "ndërroj" kahjen dhe të tërhiqej nga gravitacioni i Tokës?

Muck konsideron që kjo nuk është fare e pamundur. Ka dëshmi të shumta për "aksidente" më të vogla kosmike që e kishin goditur planetin tonë.

Më 30 qershor 1908 një meteorit kishte rënë në territorin e Siberisë dhe kishte shkaktuar paraqitjen e shtyllës së zjarrtë 20 km, që kishte mundësi të shihej në një largësi për 500 km.

Nën ndikimin e goditjes ajrore, njerëzit dhe kuajt binin përtokë edhe në largësi prej 650 km, nga vendi i goditjes. Me këtë rast, nuk duhet harruar që ky meteorit, ishte një "xhuxh" i njëmendët në krahasim me asteroidin që e goditi Atlantidën.

Atlantida - urë ndërmjet kulturave të lashta

Zbulimet e fundit u lejojnë hulumtuesve të së kaluarës parahistorike që të shkojnë edhe më larg në lashtësi.

Dëshmitë e kulturave të lashta, gërmimet, motivet, legjendat, mjetet e ndryshme, hulumtimet në tokë dhe det, dëshmojnë që ato kultura ishin krijuar përpara ndonjë katastrofe të madhe.

Por, ka edhe shumë indicione të tjera që ndërm jet vete kishin lidhje, edhepse gjendeshin të ndara me mijra kilometra njëra prej tjetërs.

Për gjithë këtë rrëfimi i Platonit për Atlantidën, sot paraqitet në dritë të re. Hulumtuesit janë të gatshëm të besojnë që dikur ishulli i zhvilluar në oqeanin Atlantik, paraqiste jo vetëm urë mes kulturave parahistorike të Mesdheut, Lindjes së afërt dhe të mesme nga njëra anë, dhe Amerikës së lashtë nga ana tjetër, por ishte edhe Baza e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:27 pm

Disqet artificale në fund të Atlantikut

Revista "Sputnjik" shkruan se në mes të viteve '50 një anije amerikane për hulumtime oqeanografike ka nxjerrë nga fundi i Atlantikut, në jug të ishujve Azore, rreth 1000 kg të "suvenirëve" të çuditshëm.

Ishin këto disqe, në formë pjatash me një rreze prej 15 cm dhe trashësi prej 4 cm. Pj esa e jashtme ishte relativisht e lëmuar, ndërsa e brendshmja e thelluar dhe paksa e vrazhdët.

Hulumtimet kishin treguar se ishin bërë para 12000 vjetësh, dhe çka është më e rëndësishme ishin punuar në kushte atmosferike, mbi tokë. Kush i bëri? Pse? Pse në një numër kaq i madh u gjend në një vend të caktuar?

Më tej revista thekson se edhe degë të tjera të shkencës interesohen për zgjidhjen e misterit të Atlantidës, sepse ka shumë çështje që ndërlidhen.

Etimologjia krahasuese (komparative) bën pyetje; Si ka mundësi që shumë rrënjë të fjalëve nga greqishtja e vjetër kishin hyrë në gjuhën e Indianëve Maya? Apo, si ka mundësi që në shumë shpella të Perusë të ketë vizatime dhe skulptura luanësh dhe të shtazëve të tjera, të cilat kurrë nuk kishin jetuar në ato regjione?

Edhe detajet që i përmend Platoni përputhen me provat e zbuluara. Muret dhe kullat e bëra nga guri i bardhë, i zi dhe i kuq mbështeten me atë se objektet bashkëkohore në Ishujt Azore janë të bëra pikërisht nga këta lloj gurësh. Ndërsa këta ishuj jan ë në të vërtetë majat më të larta të Bjeshkëve.

Hidrologët rus me hulumtimin e tokës në fund të detrave verior kanë ardhur në përfundim se valët e para të "rrymës së nxehtë të Golfit" të ato regjioni
kishin arritur para rreth 12 000 vjetësh.

Deri te rezultat e ngjashme kanë ardhur edhe studiusit amerikan. Ata kishin studiuar hirin vullkanik të shtresuar në fund të Atlantikut, dhe theksojnë se ai ishte krijuar aty përpara 12 000 vjetësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:27 pm

Civilizim apo identitet i humbur?

Një civilizim apo një botë e humbur? Legjendë apo realitet, rrëfimi për kontinentin e humbur vazhdon të jetë njëra nga enigmat më të mëdha të civilizimit modern. E përshkruar si tokë ideale, me civilizim kulminant – Atlantida mbetet ende inspirim për shumë shkencëtarë, të cilët jetën e tyre ia përkushtuan parajsës së humbur. Mijëra libra, filma artistik, zbulime dhe kuazi zbulime shkencore; por enigma mbetet ende: A ka ekzistuar Atlantida ndonjëherë, ku dhe kur?

Zanafilla

Kur Poseidoni, perëndia e lashtë greke e detit, për të parën herë takohet me Cleiton, lind dashuria, që në jetë do të sjellë 5 palë binjakë. Si vend për jetesë të lumtur perëndia e detit zgjodhi një ishull në Oqeanin Atlantik, i cili më pas do të marrë emrin e birit më të vjetër të Poseidonit – Atlasit. Në ishull mbetëronte një klimë e mesme dhe gjatë vitit kishte dy pranvera. Pjesën qëndrore e qeveriste biri më i vjetër me mjaft sukses. Paqja dhe toleranca ishin moto të banuesve të ishullit. Atlantida konsiderohej e shenjtë, sepse ishte e mbrojtur nga dielli, prej momentit kur ai shtriu krahët dhe i dhuroj ishullit kushtet optimale për jetë.

Civilizimi dhe teknologjia

Atlantidasit ishin autodidaktë dhe progresivë. Ata ndërtuan një civilizim madhështor, që u shpërnda në të gjitha viset ku dominonin. Ishin Titan – superior, Gjigant – për nga shpirti dhe trupi dhe Ciklop – për punë të rënda fizike.

Vendi ishte i pasur dhe produktiv, me një florë dhe vegjetacion të bujshëm. Banorët e ishullit ndërtuan miniera dhe shkritore, industri të vogla dhe punëtori, ku përpunonin metalet për nevojat e përditshme. Të gjitha veglat dhe mjetet e nevojshme për jetë u punuan nga metalet e fisnikëruara. Amblemat, monumentet sakrale dhe stolitë personale, të gjitha ishin të punuara nga ari i pastër.

Pallatet dhe falltoret kishin formë trapezoide me hyrje në formë harku. Në qendër të ishullit dominonte statuja madhështore e perëndisë Atlas. Sistemi i përpunuar i ujitjes, me shumë liqejë dhe diga të ndërtuara, mundësonte zhvillimin e bujqësisë dhe siguronte sasi të mjaftueshme të ushqimit. Porti detar i Atlantidës, në çdo kohë mund të pranonte 1200 anije, të cilat vinin nga të katër anët e botës për të tregtuar me banorët e ishullit.

Klima e përshtatshme mundësonte dhe zhvillimin shpirtëror të atlantidasve. Virtytet e larta morale, dëshira për paqe dhe progres, arsimi i lartë janë vetëm disa tipare të banorëve të ishullit. Në mes ishte i vendosur pylli i shenjtë i Poseidonit. Burime të ndryshme me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, linin përshtypjen e një parajse të vertetë. Shkollat dhe hipodromi i ndërtuar në ishull, mundësonin argëtim dhe edukim për banorët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:28 pm

Katastrofa

I tërë ky civilizim madhështor u shkatërrua brenda një dite të vetme. Në momentin e kataklizmës, ishulli ishte në luftë me Athinën, e cila me çdo kusht dëshironte të pushtonte vendin më progresiv të asaj kohe. Ka disa hipoteza për shkaqet e zhdukjes së ishullit:

- Valët gjigante të shkaktuara nga cikloni Tsunami, kanë mundur të fundosin ishullin dhe banorët e tij. Ky spjegim është tradicional dhe është i bazuar në disa fenomene natyrore karakteristike për Oqeanin Atlantik.

- Spjegimi i dytë duket më kompleks dhe ka të bëjë me rritjen e nivelit të ujit, që mund të ketë përmbytur ishullin. Ky fenomen koincidon me fundin e epokës së akulltë dhe të shkrirjes së sasive të mëdha, që rrjedhimisht rrisin nivelin e oqeanit.

Spjegimet e tjera kanë të bëjnë me tërmete të ndryshme, vullkane apo dridhje tektonike të tokës. Sidoqoftë, ende nuk ka shpjegim të bazuar për zhdukjen e Atlantidës.

Shkencëtarët, në bazë të gërmimeve arkeologjike, supozojnë se Atlantida ndodhej në mes të ishujve Kurile dhe Gjibraltarit, dhe duket të ketë ekzistuar njëmbëdhjetë shekuj para erës sonë.
Imagjinatë e Platonit apo ndjenjë e fajit kolektiv të njerëzimit, dëshirë për rikthim në parajsën e humbur, Atlantida mbetet enigmë për ne të gjithë.

Enigmë për një ishull, një shtet, një botë ideale. Në kohën anomike në të cilën jetojmë Atlantida mbetet ideal i paarritshëm për qenien njerëzore, e cila është më afër vetëshkatërrimit se kurdoherë më parë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:28 pm

A është kjo Atlantida ?



Imazhet e Google Earth kanë ngjallur debate të mëdha për disa orë rresht, pasi gazeta "The Sun" publikoi një shkrim për një zbulim të rëndësishëm të bërë në Oqeanin Atlantik.

Sipas gazetës "The Sun", nëpërmjet Google Earth, në oqean janë vënë re pjesë të zhytura të kontinentit Atlantida, të zhdukur mijëra vjet më parë. Por menjëherë pas publikimit të lajmit, Google ka përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë se bëhet fjalë për një anije të specializuar për të studiuar dyshemenë e oqeanit.

Kompania Google ka sqaruar se një lidhje paralele rrjetesh që ka shkaktuar këtë turbullirë, por tashme gjithçka është sqaruar.

Historia për Atlantidën, utopia legjendare e shkatërruar në kohët e lashta, e ka kapluar imagjinatën e shkencëtarëve, që kur u përshkrua për herë të parë nga filozofi Platon, më shumë se 2,000 vjet më parë.

Ai kishte shkruar për një pasuri përrallore, për një civilizim të avancuar dhe për bukuri natyrore. Debatet zhvillohen rreth asaj se ku ka mundur të ndodhej Atlantida, nëse ka ekzistuar me të vërtetë: disa thonë se ajo gjendet afër Kubës, pranë bregdetit të Cornwallit, afër Gjibraltarit ose në mes të Atlantikut.

Sipas gazetës "The Sun", nëpërmjet Google Earth, në oqean janë vënë re pjesë të zhytura të kontinentit Atlantida, të zhdukur mijëra vjet më parë. Por menjëherë pas publikimit të lajmit, Google ka përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë se bëhet fjalë për një anije të specializuar për të studiuar dyshemenë e oqeanit.

Kompania Google ka sqaruar se një lidhje paralele rrjetesh që ka shkaktuar këtë turbullirë, por tashme gjithçka është sqaruar.

Historia për Atlantidën, utopia legjendare e shkatërruar në kohët e lashta, e ka kapluar imagjinatën e shkencëtarëve, që kur u përshkrua për herë të parë nga filozofi Platon, më shumë se 2,000 vjet më parë.

Ai kishte shkruar për një pasuri përrallore, për një civilizim të avancuar dhe për bukuri natyrore. Debatet zhvillohen rreth asaj se ku ka mundur të ndodhej Atlantida, nëse ka ekzistuar me të vërtetë: disa thonë se ajo gjendet afër Kubës, pranë bregdetit të Cornwallit, afër Gjibraltarit ose në mes të Atlantikut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:29 pm

Atlantida (civilizimi më i vjeter i globit) dhe Ne!


Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida antike

Në historiografinë botërore, kohën e fundit, ekzistojnë tendenca serioze të dëshmimit të një hipoteze tejet të guximshme se shqiptarët dhe baskët, janë popuj të Evropës me një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat e tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida. Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të mundshme, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.

Ashtu siç do të shohim në vazhdim, prejardhja e lashtë e shqiptarëve, ka mundësi të mos fillon me civilizimin e hershëm pellazg-ilir, por i ka rrënjët shumë thellë e më thellë se sa realisht mendojmë ne vetë.

Në dritën e kërkimeve dhe zbulimeve të reja, hasa në një hipotezë tejet të guximshme se pasardhësit e popullit të Atlantidës legjendare në Evropë, mund të janë baskët dhe shqiptarët. Kuptohet nuk u befasova, por as nuk e pranova atë menjëherë si megalomani nacionale e cila sigurisht më konvenonte si shqiptar. Përkundrazi, kërshëria ime mu ngacmua seriozisht dhe unë fillova të hulumtoj edhe më tej duke gjurmuar dhe mbledhur materiale të ndryshme që sado pak do të mundësojnë më racionalist t'i besoj kësaj hipoteze.

Se ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtij civilizimi, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në suazat e shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet. Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 - 6.000 vjet para e.s. Poashtu është interesante zbulimi në shpellën e SHËN MARINËS ( në Bogaz të Konispolit) të eshtrave të një dhie të egër e cila i takon llojit "CAPRA IBEX", lloj ky i cili është zhdukur dhe nuk ekziston më, gjë që dëshmojnë mbi ekzistimin e lashtë të jetës në këto troje, me një gjueti të zhvilluar.

Por, hipoteza mbi mundësinë e prejardhjes së shqiptarëve dhe baskëve nga Atlantida legjendare, është diçka krejtësisht tjetër. Diçka më e guximshme dhe më sfiduese. Në fillim të gjetjes së një mbështetje logjike të kësaj hipoteze, kishte për qëllim, që së pari, ta bindi veten time në një mundësi të tillë, e tek pastaj, nëse do të ketë arsye të mjaftueshme, edhe ta argumentoj para të tjerëve.

Baskët janë një popull që jetojnë në pjesën veriore të Spanjës dhe kufizohen me Francën. Sikur shqiptarët, edhe baskët janë një popull që kanë ngjashmëri të ndërsjellët me virtyte të përbashkëta nacionale, sikurse bie fjala: gjuha specifike në krahasim me gjuhët e popujve tjerë të Evropës, pastaj, instinkti i fortë kolektiv i ruajtjes së identitetit etnik, trimëria dhe luftërat e shpeshta për ekzistencë dhe pavarësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:29 pm

Jo vetëm kaq!

Por, këta popuj i karakterizon deri vonë tendenca e kultivimit të marrëdhënieve fisnore dhe instinkti i fortë i ndjenjës për bashkësi që ishte mjeti i fuqishëm dhe vendimtar të mbrojtjes së tyre nga kthetrat e pashmangshme të asimilimit gjatë historisë. Pse pra të mos ketë mundësi dhe bazë logjike, të argumentohet hipoteza se shqiptarët dhe baskët mund të kenë një prejardhje nga Atlantida e lashtë?

Kuptohet, dëshmi të forta materiale ende nuk ka. Gjurmët e Atlantidës edhe sot e kësaj dite nuk dihen, përveç atyre njohurive të përcipta se: Atlantida ishte një civilizim tejet i përsosur. Ishull i rrethuar nga të katër anët me ujë dhe shtrihej në mes të Oqeanit të sotëm Atlantik, midis pjesës perëndimore të kontinentit të Evropës dhe Afrikës, si dhe pjesës lindore të kontinentit të Amerikës Jugore. Si karakteristikë e popullit të Atlantidës ka qenë inteligjenca e lartë kolektive si dhe sundimi tejet i përsosur i të urtëve që ka zgjatur 13.900 vjet.

Pas lëvizjeve të mëdha tektonike që kanë ndodhur në rruzullin tokësor, janë bërë shumë rivendosje të sipërfaqeve të shumta kontinentale, ku një pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës është zhytur në ujë, kure pjesët tjera janë paraqitur mbi sipërfaqen e ujit, duke krijuar kështu, ujdhesa dhe hapësira tjera të reja tokësore. Shkenca e jonë bashkëkohore, disponon me shumë fakte se para disa mileniumeve toka nuk e ka pasur këtë sipërfaqe sikur e kemi ne tani. Andaj, ka gjasa se një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe me Atlantidën e cila mbulohet me ujë, kurse një pjesë e popullatës së saj të mbetur gjallë, për t'i ikur përmbytjes, është shpërndarë në katër anët e botës. Duhet të jetë logjike se atdheu iu tyre i ardhshëm të zgjidhet bregdeti i rrethuar me vise të larta malore, sepse përherë ka ekzistuar frika nga ndonjë përmbytje tjetër eventuale. Nisur nga njohuria se populli i Atlantidës ka disponuar me një inteligjencë të lartë kolektive( duke mos dyshuar në lëvizjet e mëdha tektonike të sipërfaqes së atëhershme tokësore dhe ujore) atëherë, atlantidasit duhet të dispononim me pajisje të përsosura të lundrimit, andaj, edhe mundësia e tyre e arritjes në brigjet e gadishullit ballkanik ka qenë e realizueshme.

Për Atlantidën si pracivilizim i të gjitha civilizimeve, për herë të parë në veprat e veta flet filozofi i madh i Greqisë Antike, Platoni ( 427 - 347 para e.s.) si një vend më të madh dhe më të fuqishëm, i cili, 9000 vite para kohës së tij, ishte përmbytur në Oqeanin Atlantik.

Ndër popujt e botës të cilët me krenari e kanë pranuar dhe kultivuar bindjen se janë pasardhësit e atlantidasve, kanë qenë egjiptasit e lashtë. Nga një papirus i vjetër të zbuluar në muzeun e Petrogradit (Rusi), e cila datonte që nga koha e sundimit të faraonit SENTA, nga dinastia e II-të, përafërsisht para 457 vite para e.s. Ky papirus i ruajtur mirë, qartë dëshmonte se si faraoni Senta ka dërguar ekspeditën detare kah perëndimi, të pajisur me marinarë të aftë, që ta zbulojnë vendin Atlantida., prej kah, para 3550 viteve pas lindjes së tij, kanë ardhur të parët e egjiptasve, duke sjell me vete urtësinë dhe shkathtësinë fantastike të atdheut të vjetër. Ekspedita detare, pas 6 viteve bredhjeje nëpër det të hapur, është kthyer pa gjetur as këtë popull, dhe as ndonjë të gjallë që do të dëshmonte ekzistimin e asaj toke të zhdukur. Në dorëshkrimin tjetër të gjetur në të njëjtin muze, të shkruar nga historiani i vjetër egjiptas, MANATHON, thuhet: "sundimi i të urtëve në Atlantidë ka zgjatur 13.900 vjet..."

Egjiptasit e vjetër, pra, veten e kanë konsideruar si pasardhësit e atlantidasve, e që kjo për ne do të ketë rëndësi të veçantë gjatë shtjellimit të mëtejshëm të kësaj lënde.

Në një botim kërkimor-shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtinë, titulluar "Gjurmime albanologjike"- viti 1984, hasa në një RECENZURË-KRITIKË të studiuesit dhe historianit tonë të madh, Dr.Skender Riza, bërë një vepre tejet interesante dhe me një titull tejet bombastik : THOT-TAT PARLAVA ALBANEZE (Thoti-Toti fliste shqip) si një rezultat i punës 40 vjeçare në fushën e filologjisë, të filologut të shquar nga Roma. CIUSEPPE CATAPANO.

Kush ishte THOTI apo TOTI?

Thoti, tek egjiptasit e vjetër ishte perëndi e mësimit, e shkathtësisë të të shkruarit, e shkencës dhe magjisë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifëve (alfabetit të egjiptasve të vjetër) Pamja e tij përshkruhet si qenie me trup njeriu dhe me kokë të ibis-it ( shqipes-shqiponjës). Sipas Katapanos, edhe emri i Thotit ishte fjalë shqipe sepse ka domethënie të qartë shqipe: me thanë, thua, lajmëtarë, besim, mësues, ose me domethënie më komplete: "lajmëtari i Zotit", "Mësues nga Zoti" etj. Sipas tij, nga Atlantida, buron edhe emri i sotëm i Oqeanit Atlantik dhe ATLLASIT ( libri hartave të tokës), e që janë fjalë shqipe, sepse Atlantida, gjegjësisht Atllasi, burojnë nga rrënjët e dy fjalëve shqipe: AT-LASH, që do të thoshte: AT-baba dhe LASH-i lashtë, pra stërgjyshi i lashtë. Përveç këtij fakti, Atlantida në shumicën e rasteve emërtohet si "BOREA", e që edhe ky nocion, rrënjën e vetë e ka në shqipen. Bore do të thotë e bardhë, nga fjala "borë" e shqipes. Nga ana tjetër, BOREA në Egjipt, identifikohet me sfingën. Sfinga ishte në emblemë guri, adhurues i dritës që e personifikonte Zotin. Prandaj, THOTI, sipas gjykimit të Katapanos, nuk i takonte erës së egjiptasve, por asaj të "BOERO-s", d.m.th. të erës së Atlantidës. Sepse, THOTI konsiderohej krijues i doktrinës VRBALO-DRITËS, që u manifestua në tokë. Poashtu, Dielli, ishte simbol i një PERËNDIE, "ATUM ISE TEM", terme këto që kanë shpjegimin ilir-shqip:

1. AT=at=at (baba); U=unë;

M=më=mëmë

2. T=tatë=baba;

E=e

M=me=mem.

Edhe prejardhja e nocionit Ilir, Katapano e konsideron se buron nga shqipja: "me qenë i lirë", sikurse edhe emri shqiptar, burimin e sheh nga termi shqip: SHQIPONJA, e cila e simbolizon dritën, Thotoin, Zotin.

Vepra e Katapanos, nuk mbetet me kaq, por ajo shkon me dëshmime edhe më larg. Në të, më tej ai konstaton dhe argumentohet gjerësisht, se i tërë alfabeti i egjiptasve të vjetër (hieroglifët)j si alfabet i parë i përpiluar për shkrim dhe lexim, e ka bazën dhe domethënien e shqipes, nga e cila u formuan edhe bazat e alfabeteve që dihen sot si shkronja latine, shkronja hebraishte, samaritano-palestineze, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes. Të gjitha të theksuarat, Katapano, në studimin e vetë, dëshmon gjerësisht dhe të argumentuar me fakte bindëse, prezantimi i të cilëve, në këtë shkrim revyal, do të ishte tejet i gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:30 pm

Së fundi, edhe disa fakte historiografike që dëshmojnë lashtësinë e madhe të popullit tonë


Të gjithëve na është e njohur vepra e Homerit "ILIADA", ku përshkruhet lufta 10-vjeçare e ahejëve kundër trojanëve, udhëhequr nga komandanti legjendar i fiseve të bashkuara të POLISAVE (shteteve ) të Greqisë Antike-Agamemnoni. Kjo vepër epike, e shtjelluar shumë mirë dhe me mjaft elemente mitologjike, shkaktoi bujë të madhe jo vetëm në qarqet e historisë letrare botërore si një krijimtari e vlefshme artistike që dëshmonte shkallën e lartë të kulturës antike, por nisur nga përshkrimi tejet i qartë i hapësirës gjeografike të vendndodhjes, ngacmoi historianët dhe arkeologët që të mbështeten në një hipotezë tejet të guximshme se Lufta e Trojës vërtetë ka ndodhur në një kohë dhe hapësirë të caktuar.
Më i zëshmi dhe më këmbëngulësi në këtë hipotezë ishte arkeologu dhe helenisti i madh gjerman Hajnri Shliman (1822-1890), i cili, pas gjurmimeve të bëra arkeologjike arriti të dëshmoj shumë fakte se Troja ekzistonte dhe se e tërë ngjarja nga Epi i Homerit "ILIADA" ka ndodhur me të vërtetë në histori. Duke i bërë gjurmimet arkeologjike, të udhëhequra drejtpërdrejt nga vetë ai, në pjesën perëndimore të Azisë së sotme, ku tani shtrihet shteti i Turqisë, konkretisht, në rrafshnaltën e vendit HISARLIK, arriti të zbuloj gërmadhat e këtij qyteti, dhe kështu, një herë e përgjithmonë e largoi dyshimin se Lufta e Trojës ka ndodhur vërtetë dhe se Epi i famshëm i Homerit "Iliada" e përshkruante pikërisht këtë ngjarje historike.
Pas këtij zbulimi arkeologjik sensacional, me gjurmime të mëvonshme është vërtetuar se Lufta e Trojës është zhvilluar ndërmjet viteve 1194-1184 p.e.s
E tërë ngjarja rreth Luftës së Trojës për ne fare nuk do të ishte e rëndësishme sikur në vitet e 70-ta, nga ana e studiuesit dhe arkeologut brazilian S. PRAJS, nuk u paraqit vepra e tij e famshme "PUBLIKU I VERBËR I HOMERIT". Në këtë vepër, Prajsi kundërshtonte si me fakte logjike ashtu edhe materiale-shkencore teorinë e gjertanishme dhe zbulimin arkeologjik të pranuar të Shlimanit se, Troja e vërtetë gjendet në rrafshnaltën e sotme të Turqisë Perëndimore HISALIK, por ajo shtrihet 180 shkallë në anën e kundërt të rruzullit, saktësisht në gjirin e Bokës së Kotorit, vendosur në mes të trekëndëshit të megjeve të kufirit, Mali i Zi, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë. Pra, Troja e vjetër shtrihej në territorin e ish Jugosllavisë. Kjo hipotezë në qarqet e atëhershme shkencore dhe publicistike të Jugosllavisë, bëri një bujë të madhe dhe arriti popullaritet fantastik në opinionin e atëhershëm, për tu zbehur dhe heshtur më vonë në tërësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 8:30 pm

Çka mendoni pse?

Ndërkohë, dikujt të mençur nga shkenca sllave iu kujtua se vërtetimi i kësaj hipoteze, se Troja e Homerit, mund të jetë në regjionin e Gabellës, do të përfundonte me realitetin e papranueshëm për ta, se shqiptarët e sotëm janë popull që do të konsiderohen si trashëgimtar të trojanëve të lashtë, sepse vendi ku shtrihej Gabella ishte historikisht vend i banuar nga ilirët?!Pas dëshmive të prezantuara mbi lashtësinë e madhe të popullit shqiptarë në këto troje, për ta bërë më të besueshme hipotezën mbi mundësinë e prejardhjes tonë nga civilizimi i lashtë i Atlantidës legjendare, fillimisht duhet dëshmuar se sa mund të merret si e vërtetë vet hipoteza mbi ekzistimin e ndonjë civilizimi shumë të përparuar të quajtur ATLANTIDA, me popullin e saj tejet inteligjent atlantidas.
Përshkrimi i parë i këtij civilizimi të lashtë, që nga Platoni dhe papirusi i zbuluar i faraonit SENTA, në muzeun e Petrogradit ku dëshmohet besimi se egjiptasit e vjetër e kanë prejardhjen nga civilizimi i Atlantidës, mund të jenë si gjurma të para paralajmëruese, por jo edhe fakte materiale, që do ta përmbushin vërtetësinë edhe më të madhe vetëm me zbulimin e elementeve në formë gërmadhash ose sendesh nga ndonjë gërmim arkeologjik nënoqeanik. Në këto të fundit, duhet pritur edhe ca, por, me sa duket, jo edhe aq gjatë!
Deri më tani më së afërmi të këtij lloji të dëshmimit material të ekzistimit të pracivlizimit të lashtë të Atlantidës, nuk ka qenë askush tjetër, veçse arkeologu i famshëm gjerman HENRIH SHLIMAN, zbuluesi i Trojës mitologjike të Homerit nga vepra "ILIADA DHE ODISEA"

Çka ka ditur ai në të vërtetë për Atlantidën?
Më 20 tetor 1912, në revistën shkencore "NJU YORK AMERIKEN" u botua artikulli sensacional me titull: " SI E KAM ZBULUAR ATLANTIDËN-PRACIVILIZIMIN E TË GJITHA CIVILIZIMEVE?". Autori i këtij dorëshkrimi ishte PAUL SHLIMAN. Dr. Paul Shliman është nipi i Henri Shlimanit të famshëm.
Teksti i artikullit në fjalë ishte: "Disa ditë para vdekjes, në Napoli, më 1890, gjyshi im, Henri Shliman, i ka dorëzuar një mikut të tij të ngushtë zarfin e mbudhur, ku me dorëshkrimin e vet personal ka shkruar : - Le ta hapi këtë letër vetëm ai anëtar i familjes sime i cili do të betohet se tërë jetën e vet do t'ia kushtojë hulumtimeve që janë të përcaktuara në të.
Një orë para vdekjes gjyshi im kishte kërkuar lapsin dhe letër, dhe në të, me një dorëshkrim të lodhur, kishte shtuar edhe një porosi: - Shtesa e fshehtë asaj që gjendet në zarfin e mbudhur: Thyeje vazon me kokën e sorrës dhe hulumtoje përmbajtjen e saj. Ka të bëj me Atlantidën. Varri, në lindje të gërmadhave të tempullit në Saisu dhe në varrin që gjendet në rrafshnaltën ÇAKUNA. Me rrëndësi! Do të gjesh dëshmitë mbi vërtetësinë e hipotezës sime. Nata vjen. Lamtumirë!...
Këtë porosi në besim, gjyshi im ia jep një mikut të besueshëm të cilës ia bashkëngjit edhe zarfin e mbudhur, dhe ky të gjitha këto i deponon në një bankë franceze .
Kur i mbarova studimet në Rusi, Gjermani dhe në Lindje, kisha vendosur që t'i vazhdoj gjurmët e gjyshit tim të lavdishëm. Në vitin 1906 veprova ashtu sikurse kishte kërkuar gjyshi, dhe e hapa zarfin. Në te kam hasur në dokumente të ndryshme dhe fotografi, por edhe porosinë:- Ai i cili do ta hap këtë zarf, së pari duhej zotohet se do ta vazhdoj rrugën e veprës sime të pakryer... kam ardhur në përfundim se Atlantida e hershme nuk ka qenë vetëm një gërmadhë e qytetit të vjetër që shtrihej ndërmjet kontinentit të Amerikës së sotme dhe brigjeve perëndimore të Evropës de Afrikës, por ajo ishte një pracivilizim mbi të gjitha civilizimet ekzistuese që dihen gjer më tani. Në materialet që kam grumbulluar, do të gjenden skica, shënime dhe dëshmi tjera që shpijnë në zbulimin definitiv të Atlantidës.
Ai që do ta vazhdon veprën time të pakryer, së pari duhet t'i shfrytëzoj të gjitha aftësitë e veta që disponon dhe, së dyti, do ta ketë si obligim që ta publikoj të vërtetën se unë kam qenë iniciator i vërtetë i këtij aksioni.
Banka franceze disponon në trezorin e vet mjete të konsiderueshme financiare që do t'i vihen në dispozicion atij që vendos ta përfundoj këtë iniciativë, e ato mjete simbas mendimit tim duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të këtij aksioni.
Zoti i madh dhe i gjithëfuqishëm le ta bekoj këtë mision të lavdishëm!...
Henri Shliman,d.v.
Po ashtu një dorëshkrim tjetër iu gjyshit tim ka qenë i formuluar kështu: - Në vitin 1873, gjatë gjurmimeve të mia në gërmadhat e Trojës që shtrihej në rrafshnaltën e Hisarlikut (Turqi) , kur arrita tek shtresa e dytë e tokës dhe zbulova visarin e njohur të PRIJAMIT, nga sendet e shumta të vlefshme, gjeta edhe një vazo bronzi me një formë specifike.
Në brendinë e kësaj vazoje gjeta do copa nga argjila, të holla nga metali, copa të ndryshme eshtrash dhe një mbishkrim tejet të rëndësishëm: PREJ MBRETIT TË ATLANTIDËS - KRONOSIT.
Kjo Nuk ishte e tëra. Në zarfin e njëjtë gjeta edhe një dorëshkrim të shifruar me shkronja "B.E". E hapa dhe e lexova: Në vitin 1883, në Muzeun e Luvrit (Paris) kam hasur në ekzemplar të shumtë të sendeve të zbuluara nga gërmadhat e qytetit të vjetër TIAKUNAKA (Amerika Qendrore) . nga shumë sende aty më ranë në sy disa grimca të vazove të argjilat, para nga metali, si dhe eshtra të ngurosura, plotësisht të njëjta si ato të zbuluara nga rrafshnalta e Hisarlikut (Trojës).
Ngjashmëria e sendeve të njëjta më shtyn që të gjitha këto grimca t'ia nënshtroj analizave mikroskopike dhe laboratorike, kështu që arrita në përfundim se ato sende e kanë kohën dhe burimin e njëjtë dhe se materiali i ndërtimit të tyre nuk mund të gjendet as në Hisarlik dhe as në Amerikën Qendrore.
Analizat edhe më detale të disa sendeve të metalta tregojnë se ato ishin të bëra prej një legure të përzierjes së platinës, bakrit dhe aluminit, legurë e cila edhe sot e kësaj dite mbete e panjohur. Prandaj, kam ardhur në përfundim se të gjitha këto sende që janë të zbuluara në të dy anët e kundërta të botës janë bërë nga materiali i njëjtë dhe se me siguri kanë edhe prejardhje të njëjtë. Poashtu ishte e rëndësishme edhe fakti se, sendet e cekura nuk kishin prejardhje fenikase, mikene dhe as amerikane... Të kujt kanë qenë pra? Çka duhej menduar në këtë moment?
Shkrimi që zbulova nga sendet e Hisalikut, në gërmadhat e Trojës, bindshëm orientojnë kah burimi i tyre i vërtetë - ATLANTIDA".
Herri Shlimani, ky arkeolog legjendar gjerman, edhe para zbulimit të Trojës, dispononte me fakte bindëse për ekzistimin e saj dhe për këto teza të veta ka qenë i përqeshur nga kolegët e atëhershëm. Por, Troja legjendare nga epi i Homerit, është zbuluar pikërisht nga ai vetë. Së paku kjo është ende e pranuar botërisht, që mu në at vend shtrihet Troja e epit të Homerit. (edhe përpos hipotezave të reja që shfaqen kohën e fundit, sikur ajo e Prajsit)
Edhe disa dëshmi logjike mbi prejardhjen e shqiptarëve nga Atlantida legjendare.
Nëse atlantidasit si popull i ka karakterizuar inteligjenca e lartë kolektive dhe shkalla shumë e zhvilluar e përparimit kulturor dhe teknik, atëherë edhe shqiptarët në shumë etapa të zhvillimit të tyre, si individ dhe kolektiv etnik, i ka karakterizuar mu ky virtyt. Të marrim civilizimin e ilirëve të lashtë, të cilët, përveç një sistemi të organizimit shtetëror dhe teknikë, kanë qenë artist të suksesshëm, arkitektë, dhe ndërtues të mëdhenj. Fortifikatat e tyre të hershme befasojnë për shkallën e lartë teknike dhe arkitektonike të ndërtimit.
Pas shtetit të fortë dhe të zhvilluar ilir, shqiptarët përherë kanë qenë të robëruar dhe nën sundimin shekullor të tjerëve, andaj potenciali i madh i aftësive të tyre kulturor-teknik, nuk ka pasur mundësi të vjen aq në shprehje si kolektiv etnik i organizuar.
Nuk ka dyshim se shqiptarët janë popull që kanë prirje të shprehur kolektive kulturo-artistike. Nëse do ta krahasonim me numrin e banorëve, numri i krijuesve të suksesshëm artistik, e tejkalon mesataren e shumë popujt tjerë të botës. Mjaftë artist shqiptar, posaçërisht ata të shpërngulur jashtë kufijve etnik.
Përherë kur u është dhënë mundësia e lirë e krijimit, energjia e tyre latente diku në ndërvetëdijen kolektive si stereotip i të parëve tanë të lashtë (ndoshta edhe nga atlantidasit), gjithnjë ka ardhur në shprehje. Shumë emra shqiptar (ose me prejardhje shqiptare), janë të njohur në të gjithë botën për sukseset e tyre në lëmenjtë e ndryshëm të jetës shoqërore-politike dhe kulturo-artistike. Kontributi i tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm material dhe shpirtëror të civilizimit gjithëpërfshirës bashkëkohor është i madh.
Të gjitha që i theksuam më lartë, marrë realisht, nuk janë një gjë e re. Çdo popull në botë ka gjenialitetin e shprehur kolektiv dhe individual, por tek shqiptarët duhet të jetë diçka e veçantë: Deri më tani në histori nuk na është e njohur asimilimi i ndonjë populli tjetër në shqiptarë. Përkundrazi, ne kemi qenë si popull viktimë e asimilimeve të ndryshme gjatë pushtimeve të pandërprera shekullore. Dihet se asimilimi është i imponuar ( i dhunshëm) e shqiptarët kurrë nuk kanë pasur një mundësi të tillë, sepse kurrë nuk kanë sunduar askënd. Andaj, të gjithë ata që janë shqiptarë, e mbajnë vulën gjenetike të pastër racore, pa ndonjë kryqëzim të ndonjë shkrirje tjetër masovike. Përkundrazi, shqiptarët ishin ata që nga pushtuesit e ndryshëm u asimiluan duke u përzier edhe me popuj tjerë që tani ekziston me ndonjë emër tjetër në Evropë. ( shembull: dalmatinët e Kroacisë, kanë prejardhje nga fisi ilir DALMAT; malazezët e Malit të Zi, kanë prejardhjen nga fisi ilir DOKLEATËT, etj.)
Civilizimi bashkëkohor i sotëm në Perëndim, për zhvillimin e vetë material de kulturor, gjithmonë ka qenë mirënjohës bazave të trashëguara nga kultura e lashtë helene e Greqisë Antike. Ky "shabllon" është pranuar si realitet i pacenueshëm. Ajo, jo rastësisht, ka qenë edhe tendencë e fortë që të ruhet me çdo kusht, nga frika e lëkundjes së themeleve bazë e një vetëdije kolektive mbi të cilën do të ndërtohet rendi i ri botëror. Projektuesit e këtij "rendi të ri botëror", edhe përpos dëshmive të reja që mund të paraqiten, nuk kanë qenë të interesuar që të shkaktojnë rrëmujë për një çështje të kaluar dhe jo aq me rëndësi nga synimet e veta përfundimtare.
Botën, realisht, e sundon MASONERIA e sekteve të ndryshme, dhe ata, vetën e konsiderojnë si "ELITA SHOQËRORE" që dikton kahet e orientimit të vetëdijes kolektive botërore.
Masonët sot kanë depërtuar kudo, veçanërisht në koncerne të mëdha financiere-bankiere, dhe përmes imponimit të kredive dhe ndihmave tjera financiare, ndikojnë në vullnetin e popujve të vegjël, duke trysur të gjitha idetë e reja që nuk i konvenon qëllimeve të tyre të fundit. Qofshin ato edhe zbulime të mirëfillta shkencore.
Nuk është fare e rastit që në shumë biblioteka të mëdha dhe të pasura botërore, ruhen me xhelozi dhe me një vello të fshehtësisë së madhe, shumë të vërteta që do ta dëshmonin të kundërtën historike nga ajo që është pranuar. Andaj, fare nuk mund të merret si e rastësi, që në mes të popujve që konsiderohen si një civilizim i lashtë, janë gjithmonë luftëra, tendenca të asimilimit ose imponimi i një mënyre të re dhe të përhapur të të jetuarit dhe të menduarit, me arsyetimin, se ajo bëhet në emër të modernizmit bashkëkohor. Poashtu, nëse e vrojtojmë me një vëmendje të përqendruar zhvillimin e shumë përleshjeve të armatosura me përmasa lokale dhe regjionale në botë, do të vërejmë se, këta popuj gjithnjë janë në luftëra dhe mbahen në ankth të përhershëm, duke ju mohuar e drejta për vetëvendosje dhe shtetësi të pavarur. Si shembuj mund t'i marrim: baskët, shqiptarët, palestinezët, kurdët...etj.
Do të ishte naive të mendojmë se dikush frikohet nga ekzistenca e tyre fizike, por frika e vërtetë qëndron gjetiu: në inteligjencën e lartë të trysur si ndërvetëdije kolektive të këtyre popujve të lashtë. Pra, ata frikohen nga shpirti i këtyre popujve.
Nëse marrim luftën e fundit në Kosovë dhe ngjarjet rreth saj, dhe në kontest të temës tonë në shtjellim, e parashtrojmë pyetjen: Çka ishte ajo që i shtyri pikërisht këta hartues të "rendit të ri botëror" të bëjnë diç të tillë?!
Në këtë pyetje do të ketë shumë përgjigje të natyrës: humanitare, ekonomike, politike, ushtarako-strategjike etj. Normalisht, që edhe disa prej tyre mund të merren si të sakta, por, në këtë ngjarje të madhe me përmasa botërore, ka edhe diçka irracionale, ose si latente shpirtërore. Ajo nuk mund të lexohet në gazeta dhe as të ndihet nga goja e politikanëve, poashtu, as të kuptohet nga qendrat e ndryshme të vendosjes politike globale. E përgjigjja do të ishte: magnetizmi i fortë i ndërvetëdijes tonë kolektive që rrezaton pa masë dhe tërheq. Është intuita e popujve tjerë që shpaloset një realitet të pamohueshëm se ne jemi pjesë e atij civilizimi të lashtë, nga i cili kanë buruar shumë njohuri gjatë tërë ekzistencës njerëzore, dhe se është momenti i fundit, që sipas të gjitha ligjeve natyrore, t'i kthehet ky borxh u kahershëm këtij populli.
Dhe si përfundim: DUHET TË KRENOHEMI ME PLOTË BESIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV SE JEMI SHQIPTARË, DHE SI KOMB I TAKOJMË NJË CIVILIZIMI TË LASHTË DHE SHUMË TË PËRPARUAR. Pse të mos themi, edhe nga Atlantida legjendare.
Me zbulimet e afërta edhe arkeologjik të ekzistimit të Atlantidës, jam i bindur se patjetër do të vërtetohet hipoteza e pamohueshme e Katapanos se, THOTI-TOTI me të vërtetë fliste shqip, dhe se stërgjyshërit tanë pellazge-ilire, janë më të vjetër se sa eshte e vërtetuar.
Koha punon për ne shqiptarët...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





 Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean     Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean  I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: