Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet Empty
MesazhTitulli: Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet   Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet I_icon_minitimeSun May 23, 2010 11:41 am

Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet


Antibiotikët duket se shfrytëzohen së tepërmi për sinusit,
derisa shumica e këtyre gjendjeve shkaktohen nga viruset. Studimet më të
reja tregojnë se vetëm 3 deri në 5 % e infeksioneve akute të sinusiteve
janë me natyrë bakteriale, që do të thotë se po kaq i përgjigjen
trajtimit me antibiotikë.
Duke shfrytëzuar të dhënat e
nxjerra nga dy studime amerikane mbi praktikën e përshkrimit,
hulumtuesit konkluduan se antibiotikët ishin të përshkruara për më shumë
se katër nga pesë pacientë me sinusit akut dhe dy të tretat e
pacientëve me sinusit kronik.
“Nga njohuritë e tanishme duket se antibiotikët përdoren së tepërmi”,
thotë studiuesi Donald A.Leopold. “Kjo mund të bazohet në faktin se
mjekët ndjejnë nevojën t’i japin pacientit një bar dhe prandaj nuk
rezultojnë me mjekime shumë efektive. Por, edhe mund të jetë se
antibiotikët vërtet ndihmojnë pacientët të ndjehen më mirë”.
Antibiotikët të përshkruar më së shpeshti
Rhinosinusiti është një inflamacion i vrimës nasale dhe hapësirave
sinusale. Simptomat janë konsideruar akute kur kanë zgjatur deri në
katër javë dhe, kronike kur kanë vazhduar për tre muaj, ose më gjatë.
Sinusiti akut zakonisht shkaktohet nga infeksione virale. Shkaktarët e
sinusitit kronik nuk janë mirë të qarta, por mendohet se nxiten nga
inflamacionet. Ka pasur një vlerësim të përgjithshëm se antibiotikët
janë të përshkruar së tepërmi në mjekimet e infeksioneve të sinuseve dhe
gjendjeve jo të mira shëndetësore të lidhura me sinusitet, por, janë
bërë shumë pak studime për ta konfirmuar këtë.
Trajtimet më së tepërmi të përshkruara, për të dy infeksionet
sinusitale, akute dhe kronike, janë antibiotikët, të pasuara nga
antihistaminikët, dekongjestantët nazal, kortikosteroidet inhaluese dhe
ekspektoransët dhe agjentët tjerë mukolitikë.
Penicilina ishte antibiotiku më së shpeshti i përshkruar, i pasuar
nga cefalosporinat. Antibiotikët përshkruhen në 70% të rasteve gjatë
vizitave shëndetësore për infeksionet kronike të sinusitit dhe në 83%
tek infeksionet akute të sinusitit.
Përdorimi i gjerë i antibiotikëve sjell një përfundim se ata duket të
jenë efektivë në uljen e simptomave ose në parandalimin e përsëritjes,
thonë studiuesit. Një mundësi tjetër e rëndësishme është se shumica e
pacientëve kanë sëmundje që tejkalon vetvetiu, e që mund të zgjidhet
pavarësisht nga trajtimi, dhe mjekët e tyre përshkruajnë atë çfarë ata
mendojë se do të funksionojë.
Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet Sinusiti1
Steroidet e inhaluara dhe tretësirat e kripës
Përshkrimi i tepër i antibiotikëve në masë të madhe nxitet edhe nga
prirjet e pacientëve. Është e kuptueshme që nuk duhet t’i trajtojmë
viruset me antibiotikë dhe nuk duhet të supozojmë se antibiotikët janë
mjekimi më i mirë për rhinosinusitin kronik ose akut.
Steroidet për inhalim, që përdoren për të ulur inflamacionin, duket
të jenë një zgjidhje më e mirë për shumicën e pacientëve me probleme
kronike të sinusiteve. Por, këtë mjekim e shkruajnë vetëm në 16.4% të
rasteve me pacientë me simptome kronike.
Një prej mjekimeve më të mira për infeksionet akute jo bakteriale të
sinusitit është, po ashtu, një prej më të thjeshtave, larja e hundës në
mënyrë të vazhdueshme me sprej kripor nazal që është mjaft efektive si
zgjidhje terapeutike OTC (jashtë nevojave për t’u përshkruar detyrimisht
nga mjeku).
Rekomandohet që pacientët të fillojnë të shfrytëzojnë këto tretësira
kripore për spërkatje kur ndjejnë të përparojnë simptomat respiratore.
Terapia me tretësira kripore është më e lirë, efektive dhe më pak e
përdorshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antibiotikët nga bimët
» Pse nuk duhet përdorur antibiotikët në mënyrë preventive?
» Antibiotikët joefikas në shërimin e kollës kronike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: